• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Në konservë gjeti pjeshkën me “fytyrë djalli”

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy


Një grua nga Zelanda e Re, Wendy McMahon hapi në shtëpinë e saj konservën me pjeshka, pa menduar se kjo do t’i sillte ndonjë shqetësim. Megjithatë u gabua. Kur pa se në njërën prej pjeshkave ishte gravuar një fytyrë, mbeti e tmerruar.
“Fytyra e djallit”, siç e quajti ajo, e shikonte me ngulm atë, me dy vrima që dukeshin si sy, me hundë dhe buzë në të cilat shiheshin edhe dhëmbët.

Fotografinë e pjeshkës e publikoi në internet dhe shkroi: “Kam menduar, Zoti im, a është kjo fytyrë? Kjo më ka tmerruar”.

Prodhuesit e këtyre konservave me pjeshka nga kompania Safeway Traders Ltd e siguruan zonjën McMahon se prodhimi në Kinë është i automatizuar dhe është e pamundur që një pjeshkë e vetme t’i ketë shpëtuar kontrollit, shkruan “Sky News”. /Telegrafi/
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Përgjigje e: Në konservë gjeti pjeshkën me “fytyrë djalli”

mah mua me duket me shum si ato kungujt e hallewin
 
Top