• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Në Kukës e tatëpjetë, kështu ka qenë e do të jetë

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
3,136
Pikët
113
6 Qershor 2013
Vendosa të shkoj në Kukës, me këtë rast shikoja dhe autostradën e re. U nisa nga Durrësi në mëngjes. Deri afër Milotit, e njihja rrugën pasi kisha qenë në Shkodër dhe anasjelltas. Sapo autobusi iu fut asaj rruge, po vëreja rrugën me vëmendje të madhe për të mos më shpëtuar asigjo. Ishte një rrugë e gjerë, por jo autostradë. Kisha udhëtuar afro një orë dhe nuk dukej shenjë autostrade. Autobusi, ndaloi në një lokal, ku siç dukej ishte pikë ku ndalonin të tërë autobusët dhe mikrobusët. Një grua e re më pyeti për autostradën, se ku ishte ajo, e i thashë se dhe unë po udhëtoja për herë të parë këndej (po të përjashtoja udhëtimin nga rruga e vjetër para 20 vjetëve) dhe isha për vete i çuditur se ku është autostrada. Mendova se mos ishte një mashtrim vizual, sa për vota, apo mos ndoshta ishte e regjistruar në bursë si autostradë, si objekt, duke e fryrë artificialisht vlerën e saj, për të gjeneruar të ardhura për investime, por jo, e dija se shqiptarët e mi nuk merrnin vesh nga të fshehtat e bursës, nuk merrnin vesh nga spekulimet e ndryshme, ata ishin trung në këtë drejtim. Mora në telefon urgjent njërin nga çunat e hallës në Kukës dhe e pyeta se ku qenka ajo autostrada e famshme që e kisha parë në foto dhe për të cilën kuksianët flisnin me krenari. Më pyeti se ku jam, i tregova se ku, dhe më tha se për pak kilometra fillon autostrada. Dhe më në fund ajo u duk, megjithëse e parandjeva nja 1-2 km larg nga kodrat pa shtëpi. Ishte vërtet autostradë modernë, tunel modern por autostradë e shkurtër. Ajo ndarja e Shqipërisë më dysh që Lubonja kish thënë në një artikull të tij, tani kuptohej qe ishte e ngutur. Aty s'kishte ndonjë ndarje, se jo vetëm që s'kish fshatra, por edhe autostrada ishte bërë në faqe shkëmbore nga ku nuk kishte punë njeri në ato anë. Lëre që s'kishe ku të bëje ndonjë dalje-hyrje, se ishte humnerë e mal në 80-90 përqind të saj. Halla dhe burri i saj, të dy rreth të 80-tave mbaheshin, ajo me qumësht dhe ai me raki qysh me mëngjes. Kështu i mbaja mend qyshkur. Ishte një rast i mirë për studim nga dietologët. Kush do fitonte, rakia apo qumështi. Kukësi ishte po ai i dikurshmi, veç rrugët e trotuaret ishin prishur nga kanalet që hapeshin për firmat e ndryshme. Punë shqiptarësh, shtro rrugë, asfalto, dhe hap kanal për ujësjellësin, mbulo prapë e pastaj hap kanal për internetin, përsëri mbulo e hap prapë për elektrikun. Nëse doje të shihje një pasqyrë se si mund ta bësh një punë sa më keq, kjo ishte Shqipëria ime. Aty ishte një rast i mirë për studentët perëndimorë, të shihnin punën e budallenjve, duke filluar nga politikanët e deri tek pastrimi, gjë që mund t'ju vlente këtyre studentëve si një eksperiencë në jetë. Bëra disa vizita aty, vajta tek të gjithë. Halla kish bërë një tabore, sa dhe Lymi çuni i madh i tyre më thoshte për ta: Na qëlluan prindërit budallenj, pa shkollë, nuk dinin punë tjetër veç atë të seksit. Beni, më i hedhuri nga ata dhe me materialisti u ankua për vëllanë, Papin, që nuk para dërgonte me para.
- Eh, ça të të them, gjithë bota krenohen kur kanë një vëlla në Evropë, unë mshifem, më vjen turp, se do më thonë; Ti me vëlla në Evropë dhe jeton kështu, çar t’i boj Papit unë, të gjithë kanë blerë e bërë vila, ai mezi bleu një në periferi të Tiranës, ka 13-14 vjet jashtë dhe s'ka një makinë, e çoj unë me ktë rrangallen time anej-knej, osht bo për gjynof, n'ven t’i vij atij keq për jetesën tonë, na vjen ne keq për jetën e atij, gjynof, osht bo për gjynof...
Në Kukës qëllova tek ndeshja e fundit e kampionati shqiptar. Kukësi-Skënderbeu. Drejt e në stadium, i sapo rregulluar, plot me tifozë. Korçarët ishin aty afër nesh, tek pjesa përballë tribunës. Ekipi i Kukësit ishte plot me lojtarë të blerë, por edhe ekipet e tjera, siç mora vesh, nuk kishin ngelur mbrapa. Merkatoja e futbollistëve, lulëzonte si në asnjë vend tjetër të botës, me një ndryshim se vlera e lojtarëve, shitblerjet, ishin në vlera të vogla, punë nën gjysmë milioni euro për lojtar. Kishte shitblerje për 100 mijë euro, 50 mijë, 200 mijë, 300 mijë euro, por jo më lart se gjysmë milioni për lojtar. Treg i vogël, si vet vendi, por gjene mirë, xhiroja totale luhatej me miliona euro në vit në këtë merkato dhe kampionat. Ndeshja nuk ishte keq, luhej për prestigj më tepër. Ne duatrokisnim duke shoqëruar thirrjet e tifozëve. Policia ishte në lartësinë e duhur. Mbyllja e ndeshjes dhe kampionatit njëkohësisht ishte e bukur. Shijova një eveniment, që kisha vite pa e parë. Emigracioni më kish shkëputur nga kampionati shqiptar, madje për mua dhe shumë njerëz, ishte surprizë që Kukësi të fitonte kampionat. Ishte diçka e rrallë. Kuksianët i gëzoheshin tashmë pjesëmarrjes së tyre në kampionatet evropiane.
Kisha dëshirë të shkoja edhe në teatër, pasi në Tiranë kish filluar të fuksiononte teatri, ku bileta ishte 200 lekë = 1,40 euro, por nuk e di se si po më iknin ditët e fundit, sikur rrëshqisnin. Në plazh çoku dilja ndonjë orë me Papin, i cili s'më ndahej. I shkreti, kish gjetur më në fund një njeri të butë në atë vend të egër dhe ai isha unë. Me mua i shkonte muhabeti. Të tjerët i dukeshin si të egër. Kuptohet, vinte nga perëndimi, atje ku njerëzit duken si më të butë, me pelte, dhe ishte bërë si ambienti ku jetonte. Kjo gjë ndodhte me tërë emigrantët e vjetër.
Duke qenë se në raste të veçanta, veja në veprim sensorët organikë të mi për të zbuluar diçka, a për t’u bërë i "padukshëm" si rasti kur kisha kaluar në doganën e Vlorës pa u parë dhe pa u dokumentuar, vendosa një ditë të shoh se kush shërbim i fshehtë i huaj ishte më aktivi në Tiranë. Dikur aty nga fundi i socializmit, kisha bërë një veprim të tillë ku sensorët më kishin çuar andej nga rruga e Elbasanit. Aty me rezultonte se jugosllavët kishin njeriun e tyre, ekonomist, me fije të shtrira edhe tek të tjerë, të tjerë që ndonjë rezultonte i vetëdijshëm për veprimtarinë kundër dhe ndonjë i pavetëdijshëm për lidhjet e ekonomistit me jugosllavët. Për ta përcaktuar më mirë, e kisha bërë dy-tri herë atë rrugë, duke i dalë nga rrugica e studentëve e duke u ngjitur lart, duke i dalë nga uzina traktori e poshtë, si dhe nga fusha e Ali Demit e deri sipër, dhe sensorët më kishin çuar deri afër mëhallës së tij. Madje para se të përcaktoja mëhallën e tij dhe atë vetë, sensori më kish çuar tek një që doli shoku i vëllait, ai që u prishte sinjalet e radiove policëve. Ky ishte thjesht një i krisur, i padëmshëm për ekonomminë shqiptare, por që gomerët drejtues të asaj kohe e kishin klasifikuar si të rrezikshëm. I rrezikshmi i vërtetë, ishte ky ekonomisti që kisha zbuluar unë, por ngaqë; 1) isha kundërshtar i regjimit të asaj kohe, dhe 2) nuk isha punonjës i shtetit shqiptar apo i inkuadruar në ndonjë strukturë të tyre, nuk kisha ndonjë interes për ndjekjen e kësaj çështjeje. Ky ishte më tepër një lloj "sporti" , një risi për mua, diçka që kishte të bënte me një fushë të panjohur edhe për mua vetë. Mirëpo tashmë isha bërë "mjështër" i kësaj fushe metafizike, asaj që nuk shihej me sy, por me sensorë organikë. Më dukej sikur kisha shqisa, më tepër se njerëzit e zakonshëm. Në nja dy raste kryesore (përveç rasteve të vogla), kisha qëlluar që të isha i pranishëm duke pirë kafe apo duke kaluar aty, aty ku ish zhvilluar pas disa orësh një luftim ndërmjet policisë apo bandës (si rasti i atij Dritanit në Durrës) dhe një rast kur po pija kafe vetëm përball Cirkut, dhe nga darka policia seç kish kapur një grup të madh aty. Si duket kishin qenë nën survejim dhe nuk ishte çudi që dhe fytyra ime të ishte inkuadruar në këto paraaksione. - Shyqyr që shpëtove kokën, - do m'kish thon ija, - që nuk e dinte se sensorët më lajmëronin në kohë për çdo gjë, pa e kuptuar as unë vetë. Nejse, kësaj radhe, si "mjeshtër" tashmë, vendosa të shoh se kush prapaskenaxhi ishte me aktivi. Trupin e kisha lënë të lirë, këmbët shkonin nga drejtonte njëri sensor. Kalova andej nga dikur (1997) CIA, strehonte djemtë e vet, (e kisha zbuluar rastësisht) , por ata ishin zhvendosur diku më poshtë, por dhe aty qetësi, qetësi absolute sikur ata flinin gjumë. Lashë pazarin dhe mora drejt qendrës. Sensori kapte dhe shihte nën një rreze prej 1 km tërë ata që punonin me të huajt. Më kalonin lloj-lloj individësh, institucione që kishin punë me të huajt, por ishin në rregull me legjislacionin. Pjesa e mendjes digjitale, përpunonte për 1 sekondë, me shumëtë dhëna seç mund të përpunonte SHISH për tërë ditën. Këmbët për çudi më ndaluan tek makina e kuqe e Bradit. E kish parkuar mbrapa pallatit të Kulturës. Thashë t’i telefonoj, por topin ia kisha lënë atij. Vërtet ai punonte me të huajt, me një vend mik i Shqipërisë, dhe e dija që ishte në rregull me të tëra letrat, veç u habita se pse duhej të ndaloja këtu. Ahh, u kujtova, do të doja thjesht ta pyesja për rrogën se më duket sikur më kish gënjyer, se rroga e tij (nuk ka rëndësi shifra) ishte jo vetëm më e madhe se e vetë parlamentarëve të BE por dhe më e madhe se e vetë kryetarëve të komisioneve, si Michel Luis që e kish rrogën 6400 euro, apo Karel De Gucht, apo Olli Rein, rroga që arrinin deri në 8600 euro. Për një njëri si unë, që merresha me shifrat, rrogat, lëvizjet e parave, bonuseve etj., ajo që Bradi më kish thënë më rezultonte e ekzagjeruar, ndonëse në një shkrimin tim të mëparshëm, e kisha moderuar disi rrogën e tij. Ia lashë makinën pas dhe vazhdova rrugën më tej drejt qendrës duke marrë nga bulevardi e kryeministria. Rraha disa rrugë, dhe përfundimi ishte i çuditshëm, gati i papritur. Shërbimi më aktiv, apo vendi me aktiv, gati-gati më agresiv në vendin tonë të mëmëdhembjes, ishte Greqia, njërëzit e saj. Ishin stacionuar si në vendin e tyre, sa aktiv aq dhe të dëshpëruar, sa ofensiv aq dhe të fshehtë, sa të egër aq dhe të dashur, të disponueshëm në disa institucione, sa humanitarë aq dhe të dhjerë në punën e tyre. Kjo më shkaktonte pamasë një dhimbja shpirtërore...

Tek dyqani i kushëririt, ku kisha punuar me përpara, gjeta një çikë kohë dhe vajta. Ai kish instaluar një web- kamer që lidhej me kompjuterin.
- Oo, qenkeni modernizuar, - i thashë, - qenkeni bërë si në perëndim.
- Modernizohen hajdutët, modernizohemi edhe neve.
Qeshëm të dy. Dhe më shpjegoi se kish një rënie të madhe në shitje, një mbledhje dore nga njerëzit. Kriza kish bërë të vetën, plus që leku ishte akumuluar në pak duar, te qeveritaret dhe pecogrosët e biznesit.Në Shqipëri, ishte e çuditshme, se tregu ishte plot, të tëra produktet që tregu perëndimor i kishte, ndodheshin aty, veç lëvizja e tyre ecte ngadalë, shumë ngadalë. Bankat, nga ana tjetër, ishin plot, kishin likuiditete, ndiqja me vëmendje çdo deklaratë të BQ dhe bankave të tjera, madje edhe shumat që dispononin, pavarësisht se këto mbaheshin të fshehura për publikun. Mirëpo nga ana tjetër, dhe këtu kish një kontradiktë si vetë Shqipëria dhe shqiptarët, nuk kish treg ku të hidheshin këto pará, nuk kish projekte të qarta, sa bankieret detyroheshin të nxirrnin shuma të mëdha në tregjet e huaja, duke përfituar nga ’to një fitim shumë të ulët 1- 2 përqind apo dhe të humbnin 1-2përqind të vlerës së tyre. Qeveria nga ana e saj, me gjithë pompozitetin e fryrë, ishte e paaftë. Edhe ato investime që kryheshin aty, ishin sipas sistemit të vjetër ekonomik qe përdornin japonezët para L2B, bankat jepnin pará për projektet e infrastrukturës që bënte qeveria, duke futur në lojë bonot e thesarit, metodë sa e vjetër aq dhe jo shumë efikase...
Për mua si emigrant, për juve si emigrantë, besoj se nuk ka rëndësi se kush do jetë në pushtët, ky apo ai, Buall Mavria apo Ed Palloshi, Ilir Koktulja (nuk jam dakord me disa qe e quajnë KokLopë, pasi prish dhe një rregull të edukatës politike, ku nuk duhet të ofendosh me përbuzje, por e shumëta ta ironizosh me humor tjetrin) apo Bamir Qoftja, nuk ka rëndësi, dikush pëlqen këtë, një tjetër do atë, unë p.sh., dua Skënder Gjinushin, po, po, mos u habisni, nga tërë ajo zallamahi politike, ky m’u dukte më i sakti, që fliste edhe me argumente. Ky ka një njollë si ministër i Ramo Derbederit, se ka qenë ministër, por ju garantoj unë se ky ishte më i pastër se tërë hajdutët aty. Tjetër punë se ne shqiptarët i paragjykojmë njerëzit. Dhe për sa kohë i paragjykojmë, u shohim gunën, u shohim forcën e pushtetit dhe jo forcën e argumentit, kemi për të ngelur në vend numëro. Duhet të fillojmë të ndryshojmë nga vetja në fillim, pastaj të fillojmë të kërkojmë të ndryshojmë edhe të tjerët. Ketë gjë unë kam kohë që kam filluar ta bëj, kam ndryshuar, nuk e kam me atë mentalitetin e shqiptarit për pompozitet, në shqip i thonë; dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë, nuk e kam atë ndjenjën për t’i bërë gjërat për dukje, madje jam kaq i tërhequr në këtë çështje sa kam ngelur në hije. Ndoshta duhej të isha më agresiv, kështu mund t’i detyroja t’u tërhiqja vëmendjen, por sa para bën kjo, sa fajde bën kjo. Në misionin tim politik, jam futur për të bërë diçka të mirë për ketë vend, e nëse ti nuk do, ky më duket se nuk është faji im. Boll e vështirë është të bësh diçka të mirë për atë vend, mirëpo pse është kaq e lehtë, për të bërë diçka të keqe për atë vend, apo ta lëmë të keqen, zëre se ata punojnë mirë, atëherë pse qenka e vështirë të bësh diçka të mirë për vendin tënd?! Pse? Ka njëri ti përgjigjet kësaj pyetjeje...
Një çështje që do të doja të realizoja, ishte lidhja me tren të elektrifikuar ndërmjet Maqedonisë dhe Durrësit, idenë e së cilës e kisha hedhur me vite. Të prisje çdo fund jave, me mijëra turistë nga Maqedonia, ishte një impuls për ekonominë shqiptare gjatë muajve maj, qershor, korrik, gusht e shtator. Vajta tek drejtoria e hekurudhave, rrugës që shkon drejt portit. Pyeta rojën dhe më tha se janë në mbledhje, megjithatë më la të prisja sipër. Muri i korridorit përmbante disa foto e piktura nga hekurudhat e para. Prita sa prita dhe trokita tek sekretaria. Pyeta se kur mbaronte mbledhja. Me tha dhe pak. Dhe vërtet paspak, dolën nja dy veta dhe u futa unë.
- Jam një emigrant nga Belgjika, nuk do të doja t'ju merrja shumë kohë, prandaj po futem drejt e në temë, - nuk po dija për një moment se si të prezantohesha, - jam një emigrant që do të doja qe sistemin tonë hekurudhor ta shihnim sa më mirë, të elektrifikuar, mbase si një shtysë për ketë problem ma dha ai programi famoz që u bë me 4 punonjës të hekurudhave belge këtu në Shqi-përi.
- Pse e keni parë atë emision? - sikur u çel drejtori i hekurudhës shqiptare.
- Po, jo vetëm unë por e panë me mijëra belgë, ishte një program interesant i bërë nga ata, kishte opinione të ndryshme nga ata, disave u vinte keq për prapambetjen e hekurudhave, të tjerë flisnin me përbuzje, ishin dhënë përshtypje nga më të ndryshmet.
- Po vërtet ne kemi ngelur ca prapa, por gjer më tani ne s'kemi marr asnjë investim, për të mos përmendur ndonjë donacion të vogël, nejse më vjen mirë që belgët e paskan parë programin mbi ne.
- Poo, e, vërtet është ca gjendje e mjerueshme e hekurudhave, unë do të doja të shkoja në Pogradec me tren, por treni shkon deri në Elbasan, dhe e lashë fare.
- Ee, linja po rregullohet, kemi ca avari - dhe ai po me tregonte se si, dhe se së shpejti mund të futej në punë treni.
- Me një fjalë, gjendja qenka, terreni doja të thoja, nuk mund ta favorizojë një linjë të elektrifikuar, se në fakt edhe që doja të shkoja në Pogradec, do të doja të shihja tërë linjën dhe terrenin deri në Prrenjas.
- Elektrifikimi edhe mund të behet se sot nuk ka gjë që s'bëhet, por është ana financiare pengesë.
- Ne aty në Belgjikë, kemi një firmë të specializuar për elektrifikimin e linjës hekurudhore, Infrabel quhet, janë ndër specialistët më seriozë në Evropë, ata mund ta bëjnë këtë linjë shumë mirë.
- Nuk kam kundërshtim, por është ana financiare.
- Nuk ka thua pará për 150 km, sa mund të jetë kjo pjesë deri në Durrës apo Kavajë, se pjesë e vogël është.
- Qeveria, ka në plan për zgjedhjet e ardhshme, ta zgjidhi qesen për hekurudhën, madje një nga prioritetet e kryeministrit për këto 4 vitet e ardhshme është hekurudha.
- Normalisht hekurudha këtu bëhet rentabël, por thuaj që mund të ketë grupe të interesit që janë kundra, si shoqëritë e autobusëve dhe mikrobusëve, por këtyre mund t’u lihen linjat e shkurtra, se treni elektrik i shpejtë do distanca të mëdha, p.sh., niset nga Pogradeci apo Përrenjasi dhe ndalon në Elbasan e pastaj në Durrës ose Kavajë, apo niset nga Durrësi a Golemi, ndalon në Elbasan, Pogradec a Përrenjas dhe pastaj në Strugë e Tetovë.
- Mirë e ke ti, por pala maqedonase nuk është gati, ata nuk kanë tren në Strugë.
- A, nuk e di, vërtet. Po nëse e kanë deri në Tetovë, i bie që e njëjta firmë, p.sh. Infrabel, ta bëjë atë pjesë deri në kufi... - dhe iu afrova hartës së tyre të varur në mur.
- Po, por më duket se ata e kanë trenin deri në Gostivar, dhe po punojnë, po e shtrojnë ee, tani mund të kenë arritur deri e, e kanë kaluar Kërçovën, mund të jenë deri këtu, - drejtoi gishtin ai drejt hartës, - di që kanë edhe 65 km për të bërë për pjesën e tyre.
- Edhe 65 km, ehe, po di gjë si po e bëjnë këtë pjesë, të elektrifikuar apo thjesht me lokomotivë me dizel, me tërheqje.
- Me tërheqje, pa elektrifikim, hë për hë.
- Kjo nuk e favorizon shumë turizmin, ndryshe do qe të elektrifikohej e tërë linja nga Shkupi deri në Durrës, - dhe i fola për trenin elektrik qe vinte nga Evropa deri në Mal të Zi, deri afër kufirit tonë në Shkodër. E dinte dhe i vinte keq që tërë sistemi hekurudhor mezi po mbijetonte.
- Ne shpresojmë për fonde, ndoshta qysh këtë vit, qeveria na ka dhënë fjalën, për ta rikonstrukturuar pjesën tonë nga kufiri në Prrenjas e deri në Elbasan, me qëllim që të jemi gati me palën maqedonase.
- Jo të elektrifikuar, kështu të thjështë, me sistemin e vjetër.
- Fatkeqësisht kështu si sistemi i vjetër por do modernizohen sinjalistikat, lokomotivat, trenat, - dhe ai po me thoshte se ishin porositur vagonët me lokomotivën, të cilat kapnin shpejtësinë 120 km në orë.
- Po nëse mundësohet ndonjë firme për elektrifikim, pala shqiptare, mundet të jetë dakord.
- Pse jo, atë duam edhe neve, veç paratë, këtu është thembra e Akilit, me fondet që kemi, se ajo do investim të madh besoj, nëse Evropa na jep fonde, pse mos e bëjmë, varet tek ata, ata e kanë qesen...
Bisedës i erdhi fundi. I dhamë dorën njëri-tjetrit dhe u ndamë si miq. Ehh, sikur të afroheshin njerëzit kështu, pa paragjykime për njëri-tjetrin, a nuk do ishte bërë më shumë punë dhe a nuk do ishin shmangur konfliktet dhe paragjykimet? Eh! Fjala e vjetër thotë: Selanik e tatëpjetë, kështu ka qenë e do të jetë. Selanikun e zëvendësova me Kukësin....
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
6,077
Pikët
113
I ke ngaterruar dialektet ?? vallahile nuk njof asnje kuksian qe flet si tirons sado qe kane ardh heret ne Tiron ? "papi ish bo per gjynof" plus qe nuk I pershtatet kuksit ajo qe ka qene per Selanikun ? nejse pershkrimet e vendeve dhe ngjarjeve I ben lezetshem,,, pa hyre ne detaje per deshiren per zbulim grupesh armiqesore ?
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
3,136
Pikët
113
ana, kuksianet me njoni-tjetrin, flasin ne dialektin kuksioan, por me ne, na pershtaten neve,
nderkoh qe me fshataret (fshatrat) flasin nje dialekt tjeter me te rende, qe nuk para e perdorin ne qytet,
 

Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,293
Pikët
63
Vendndodhja
Shkodër
Për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, Bashkimi Evropian i fali Shqipërisë 35.4 milionë euro. Punimet duhej të kishin që në 2019-ën, dhe sot duhet të ishim duke udhëtuar me tren elektrik deri afër Rinasit. Por....jemi në vitin 2020, dhe punimet ende nuk kanë filluar dhe ka rrezik të digjet dhurata prej 35.4 milionësh që dha BE-ja. Ndoshta është ajo që thua ti Pjer, që dikush që shet naftë apo ka linja autobusash, ua lyen mirë rrotën qeverisë shqiptare që ajo të zvarrisë projektin për trenin Tiranë-Durrës-Rinas.
 

Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,293
Pikët
63
Vendndodhja
Shkodër
ana, kuksianet me njoni-tjetrin, flasin ne dialektin kuksioan, por me ne, na pershtaten neve,
nderkoh qe me fshataret (fshatrat) flasin nje dialekt tjeter me te rende, qe nuk para e perdorin ne qytet,
E folmja 'kuksiane' është vetëm në qytet. Sapo lë kufijtë e qytetit ke të folmet e veçanta për krahinat e ndryshme. E folmja mbizotëruese është lumjanja, pasi krahina e Lumës shtrihet nga Zhuri në veri, e deri në Kala të Dodës në jug, e si kufi ka lumin Drin në perëndim. Pastaj ke të folmet e Has-Malësi e Gjakovës dhe të folmen e zonës së Malzi-Dukagjin që është vazhdim i Fan-Mirditë. Ke dhe zonën e Gorës, të cilët dallojnë në të folme. Pra, dy banorë të rrethit të Kukësit, mund të kenë të folme po aq të ndryshme sa një banor i Korçës me Vlorën p.sh.
Po të jap një shembull, takohen tre pleq kuksianë e thonë njëri-tjetrit - Si jeni? Përgjigjet mirë i pari, mëjr i dyti, majr i treti.
 
Last edited:

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
3,136
Pikët
113
Për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, Bashkimi Evropian i fali Shqipërisë 35.4 milionë euro.
edvin djali, ky eshte lajm i njohur, dhe ishte kredi me kushte te mira, por jo dhurate,
çeshtja e trenit ka ngelur pezull, jo vetem se aty jane interesat e shoqerive te autobuzave dhe taksive,
por akoma nuk ka nje projekt te sakte per stacionin e trenit te tiranes, ku do jete, vendi,
e mira eshte qe stacioni trenit dhe terminali i autobuzave, te jene afer,
 

Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,293
Pikët
63
Vendndodhja
Shkodër
edvin djali, ky eshte lajm i njohur, dhe ishte kredi me kushte te mira, por jo dhurate,
çeshtja e trenit ka ngelur pezull, jo vetem se aty jane interesat e shoqerive te autobuzave dhe taksive,
por akoma nuk ka nje projekt te sakte per stacionin e trenit te tiranes, ku do jete, vendi,
e mira eshte qe stacioni trenit dhe terminali i autobuzave, te jene afer,
Kredia u mor nga BERZH-i. Unë po them për dhuratën, për grantin nga BE-ja. Është gjysma kredi e gjysma dhuratë. BERZH nuk ka lidhje me BE-në.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
58,902
Pikët
113
I ke ngaterruar dialektet ?? vallahile nuk njof asnje kuksian qe flet si tirons sado qe kane ardh heret ne Tiron ? "papi ish bo per gjynof" plus qe nuk I pershtatet kuksit ajo qe ka qene per Selanikun ? nejse pershkrimet e vendeve dhe ngjarjeve I ben lezetshem,,, pa hyre ne detaje per deshiren per zbulim grupesh armiqesore ?
Punë e madhe, nuk njeh ti kuksian që flet si tirons njeh Pjeri.
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
3,136
Pikët
113
Kredia u mor nga BERZH-i. Unë po them për dhuratën, për grantin nga BE-ja. Është gjysma kredi e gjysma dhuratë. BERZH nuk ka lidhje me BE-në.
e di qe jane dy organizma te ndare nga njeri-tjetri, po berzhi eshte gjithmon prane qeverive shqiptare me kredi te buta, thuajse ne çdo projekt,
per grantin e be/eu, nuk di gje, megjithse me vjen mire,
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
8,317
Pikët
113
E folmja 'kuksiane' është vetëm në qytet. Sapo lë kufijtë e qytetit ke të folmet e veçanta për krahinat e ndryshme. E folmja mbizotëruese është lumjanja, pasi krahina e Lumës shtrihet nga Zhuri në veri, e deri në Kala të Dodës në jug, e si kufi ka lumin Drin në perëndim. Pastaj ke të folmet e Has-Malësi e Gjakovës dhe të folmen e zonës së Malzi-Dukagjin që është vazhdim i Fan-Mirditë. Ke dhe zonën e Gorës, të cilët dallojnë në të folme. Pra, dy banorë të rrethit të Kukësit, mund të kenë të folme po aq të ndryshme sa një banor i Korçës me Vlorën p.sh.
Po të jap një shembull, takohen tre pleq kuksianë e thonë njëri-tjetrit - Si jeni? Përgjigjet mirë i pari, mëjr i dyti, majr i treti.
Po me mbiemer Sopi/Sopiaj ku ka me shume ne Kukes?
 
Top