• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Në vitin 1784 Kraleva kishte vetëm 11 shtëpi serbe dhe 89 shqiptare

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,742
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....

Pushtimi i trojeve shqiptare deri në Durrës nga ushtria serbe gjatë vitit 1912 dhe luftërat ballkanike

Shkruan: Dr.Qazim Namani

Për shtrirjen e shqiptarëve edhe në pjesën qendrore të Serbisë gjatë shekullit XVIII e XIX, gjejmë burime të shkruara edhe nga autorët serbë (shih fig.1). Duke ditur se në këtë periudhë nuk kishte popullatë turke që jetonin nëpër qytetet e Ballkanit, mund të pohojmë se pjesa dërrmuese e banorëve të rajonit ishte me origjinë shqiptare. Mendoj se politika ruse dhe serbe sipas platformës së tyre i shfrytëzoni shqiptarët ortodoks që tani kishin hyrë në fazën e sllavizmit, pasi që ata e dinin gjuhën, traditën dhe depërtonin te liderët dhe feudalët shqiptarë pa asnjë problem. Fatkeqësisht liderët shqiptar në mungesë të platformës kombëtare dhe unitetit, nuk i kanë kuptuar në hollësi hilet e politikës ruso-serbe, dhe përmes këtyre njerëzve i zhvillonin bisedimet për çështjet më të rëndësishme në rajon.

Në ndikimin e politikës ruse dhe Kishës Ortodokse Serbe, në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, nacionalizmi serbë një shkallë të urrejtjes ndaj popullit shqiptar dhe pushtimit osmanë të trevave të Ballkanit. Siç mësojmë nga literatura serbe deri në vitin 1834, kishte pasur shumë pak banorë serbë. Bazuar në regjistrimin e parë të shtëpive në vitin 1834, menjëherë pas fitimit të autonomisë, vërejmë se në Beograd shtëpi serbe dhe të hebrenjve ishin regjistruar 769 shtëpi apo 25%, nga numri i përgjithshëm i shtëpive në qytet, por për një periudhë të shkurtër, në vitin 1846, numri i shtëpive për këto dy komunitete shtohet në 1720 apo në 45% nga numri i përgjithshëm (shih fig, 2).
Po ashtu nga burimet e kohës është e ditur se gjatë kësaj periudhe në qendrën e Beogradit jetonin hebrenjtë dhe shqiptarët, andaj me qenë se numri i serbëve ishte shumë i vogël, gjatë regjistrimit të shtëpive dhe popullatës në fillim për ta shtuar numrin e serbëve, me ta përfshiheshin edhe hebrenjtë e më vonë edhe vllahët.

Shumë nga vllahët që ishin vendosur për të jetuar në Beograd, ishin nga vendbanimet shqiptare si: Janina, Elbasani, Manastiri, Ohri, Nishi, e Shkupi, (shih fig.3).
Nga literatura serbe, kuptojmë se pas autonomisë serbe e deri në vitin 1867, nuk kishte ndonjë politikë, për ndryshimin e strukturës së popullatës që ishte koncentruar gjatë atyre viteve në Beograd. Deri në këtë kohë në Beograd ishin koncentruar, banorë të ndryshëm, që flisnin gjuhë të ndryshme, dhe kishin tradita të ndryshme, sa që edhe nuk kuptoheshin mes veti. Pas këtij viti u ndërmorën disa veprime politike, për asimilimin dhe serbizimin e pjesëtarëve të komuniteteve tjera që i vendosën për të jetuar në Serbi.

Autorët serbë duke u bazuar në dokumentet historike të arkivit të Beogradit dhe literaturës për kujtimet e qytetarëve të vjetër të Beogradit, ka mjaft emra. Po e përmendim që është Arnautovi Ilija, që ishte kolonel dhe oficer i shquar, është quajtur ashtu sepse kishte ardhur nga jugu, prej trevave shqiptare. Nga kjo kuptojmë se oficerët e parë të ushtrisë serbe, pjesa dërmuese kishin origjinë shqiptare që kishin shkuar në Beograd nga trevat shqiptare (shih fig. 5).
Përveç ushtrisë nga trevat jugore shqiptare, kishin shkuar për të jetuar në Beograd, edhe njerëz me profesione të ndryshme (shih fig, 6).
Nga territori i Maqedonisë së sotme në Beograd kishin shkuar, një numër i madh i banorëve, me origjinë shqiptare të besimit ortodoks që me kohë u serbizuan (shih fig. 7).

Siç do të shohim më vonë, këta shqiptarë që në këtë periudhë u vendosën në Beograd, e të cilët u serbizuan, dhe hynë në strukturat ushtarake serbe, ata i bënë krimet më të mëdha ndaj popullatës shqiptare, gjatë krizës lindore, dhe krimet më të rënda në të gjitha fushatat ushtarake që i zhvilloi Serbia më vonë ndaj popullit shqiptar.Në dy dekadat e fundit të shekullit XIX, në Serbi u krijuan organizata të shumta rinore dhe institucionale që luftonin mes veti edhe për ta marrë pushtetin.Në gusht të vitit 1901, një grup oficerësh të rinj, të udhëhequr nga kapiteni Dragutin Dimitrijevi Apis, e themeluan organizatën çetnike “Dora e Zezë”, ky ishte një grup konspirativ i organizuar kundër dinastisë s Obrenoviçëve.
Nga kjo organizatë e fshehtë që vepronte në Shkup, u kryen krimet më të rënda ndaj popullatës myslimane shqiptare. Shqiptarët nga aksionet e pjesëtarëve të kësaj organizate u masakruan në mënyra të ndryshme. Shqiptarët në vazhdimësi ishin të ndjekur, të vrarë, të dhunuar, dhe shpeshherë nga aksionet e bandave të tyre kufomat e shqiptarëve të vrarë hidheshin në lumin Vardar.

Vasilije Trbic, ishte një çetnik serbë, i cili gjatë vitit 1908, me bandën e tij, i kishte masakruar banorët shqiptar në fshatin Braillovë e Desovë, në komunën e Dellovës, që shtrihet në pjesën qendrore të Maqedonisë afër Prilepit. Në Braillovë nga plaçkitja që kishte bërë në familjet shqiptare ai e ndërtoi një kullë. Gjatë masakrës, të gjallë e kishte lënë vetëm një foshnje në djep.
Foshnja ishte një vajzë të cilën e kishte veshur në rroba serbe dhe në djep e kishte lëshuar në mes të fshatit. Pranë djepit ai e kishte shkruar dhe parullën se prej tash këtu do t’rriten vetëm foshnje serbe. Ajo foshnje e kishte emrin Emine, ishte një vajzë nga fshati Desovë e familjes Bajraktari. Familjarët shkuan natën e morën vajzën, të cilën e rritën, por nga presionet e shumta nga pushtetarët sllav, që kërkonin ti martonin me dhunë vajzat e kësaj familje me çetnik serbë, ajo detyrohet të shpërngulet në Turqi. Përveç masakrave të shumta që kryen ndaj familjeve shqiptare, këta çetnik cenuan edhe nderin familjarë të shqiptarëve në këto anë, duke marrë për gra vajzat e shqiptarëve.




 

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,742
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
Plotësim i artikullit të sipërm:

Kush janë shkijet ? (1)


-Kush janë shkijet ? A janë të njetë si serbët? -A kanë ndryshim? -Ku është ndryshimi shka –serb? -Si u krijuan shkijet ? - A janë popull i ardhur, apo u krijuan më vonë?
- Ç`farë gjuhe flasin shkijet sot? Si flisnin më herët?
- Pse shkijet u bënë armiq të shqipëtarve?
-Pse u favorizua, dhe nga kush u favorizua armiqësia në mes shkijeve dhe shqipëtarve?


Nga Fahri Xharra

Se shqiptarët janë“ushqyesit“më të mëdhenj të fqinjëve tanë, kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve, kjo është më së e vërtetë.Në rrethin tonë fqinjësor që nga Mali i Zi, Serbija dhe Greqia shqiptari ishte faktori kryesor shtetformues. Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete. Kush ndikoi që shqiptari të mohon vetvetën dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhët edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Një pyetje mjaft e vështirë për t`u përgjegjur, por që duhet pa tjetër t`i përgjigjemi.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të jetë një shkrim për Histori, por që në bazë të të dhënave historiografike të dokumentohet se na ishim para të gjithëve këndej pari dhe që çdo mënyrë tjetër e paraqitjes së tyre në mënyrë kohore apo kulturore para nesh është e kotë, është një mashtrim, është një tentim i përvehtëtësimit të historisë së krijuesit të tyre.
Ka shumë për të folur, ka shumë për të shkruar por për të gjitha do të dihen, se e vërteta, se Historia dhe faktet janë në duar t`tona, e neve na duhet vetëm të punojmë. Tani edhe koha punon për ne.

““Shokut Skender Rizajt

Nuk di a jeni te njofur me prejardhjen e dinastise se Nemanjiqve, e cila ka sunduar me shtetin mesjetar te Nemanjiqve, nga shekulli XII -XIV .
Sipas nje teorie greke dhe te shenimeve ne Hillendar, ajo eshte me origjine Shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanet njeher ishin katolike, pastaj ortodoks, pas ndarjes se kishave dhe te skizmes me 1054 . Me vone, me ardhjen e Turqve (osmaneve ) jane islamizuar . “

E fillova me letrën e një popi “serb” për të treguar të kaluarën tonë të përvehtësuar nga serbët.

“Fisi Nimani eshte shkruar si“Nemane“(greq.) kurse Stefan Nemanea si“Stefan Nemane“(greq.) gjithashtu edhe ne Hilendar eshrte shkruar me emrin Stefan Nemane. Prandaj ne shqiptimin e me vonshem te Shqipes e ka marr leximin itacistik Nimani, e me heret eshte lexuar Nemane .
Me sllovenizimin e te lexuarit te fjales Nemane, ne mesjeten e vonshme eshte pervetsuar fjala Nemanja (nga metateza e shqipes : Nemanaj . ).
Nga fisi nimani kan mbetur trashigimtaret e Nimanasve te tanishem nga te cilet ka ne rrethinen e Prizerenit dhe ne vet Prizren .....Kjo eshte persa i perket etimologjise Nemanjiqi, ç – iqi.“
“Nimanajt kane sunduar sipas te drejtes kanunore deri me 1354, kur Car Dushani e ka nxjerr Kanunin e vet, i cili eshte perplot me te drejta te vjetra kanunore shqiptare . Kanuni ka pretenduar te zhduke te drejten e vjeter kanunore te Shqipetareve dhe legjislacionin dhe jeten juridike ta rregulloj sipas shembullit bizantin, por me 1389 u permbys shteti i Nemanajve kurse populi iu ka kthyer zakoneve, te cilet jane ruajtutur sot e ksaj dite te serbet (skizmatiket Shqiptare ) dhe Shqiptaret ne Kosove, me sakt ne metohi (dukagjin ) .

Kjo eshte deshmia e dyte e cila verteton se Nemanjiqet ishin me prejardhje shqiptare”. ....”Nemanja ne fillim nuk ka qene zhupan i madh por eshte quajtur“Dorezon – deshmitar i madh“
Kurse me vone ne ndikimin e grekeve dhe sllaveve e ka marr emertimin thirrjen e zhupanit te madh .
Si dorezon i madh shprehje shqipe = sundimtar; sinonim i shprehjes sundia e cila perdorej ne mesjete ka pasur kaloresi dhe njerez te vet, te cilet ishin kaloresit e bujaret e tij, e nepermjet te te cileve ka sunduar . Kjo eshte deshmia e 4 per metoden shqiptare te sundimit te dinastis Nimani ne serbin mesjetare .
Une te gjitha keto i di sepse e zoteroj mire gjuhen e vjeter greke, dhe e di edhe gjuhen shqipe duhet te jete shqiptar skizmatik - shka dhe zakonet shqiptare . Per kete arsye ju njoftoj qe kete element dhe fakt ta keni parasysh ne punen tuaj te ardhme, nese keto gjer me tani nuk i keni te njohura . Ndersa deshmite origjinale per piken 1 mund ti gjeni ne Hilendar kurse te tjerat mund t’i gjeni ne Metohi (Dukagjin ) sidomos ne punimet e Dr. Milutin Gjuriqiqit .
“Kjo është letra anonime e një popi ortodoks i cili thotë: Na falni qe nuk mund te neshkruhem nen kete informat, sepse, si serb (shqiptar – skizmatik ) frikesohem .“ (20.IX.1985)

Pra shqiptar -skizmatik . Pra shka -shkije. . Ne i quajtëm shkije se ata ishin vetëm të fesë ortodokse dhe flisnin shqip. Pra ata ishin shqiptarë.

Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç tregon ” bulla e artë” e mbretit Stefan Deçani (1330), dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva. Kështu kuptojmë, shton Dr. Skënder Rizaj, se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit, -Nimanasit (nga shekulli XIX - Nemaniqët), Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Dushani dhe Llazarasit, despoti Stefan etj., që të gjithë ishin ilirë, ishin tribullë (fis pellazgë -iliri –ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe, pra ishin shqiptarët, njëherë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë (shqiptarë të sllavizuar e më vonë edhe të islamizuar), sqaron autori, për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat
edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik, si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë.

Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes Kostandinopojes kur u be skizma ndarja e kishes Prendimore (Romake katolike) me Kishen Lindore(Ortodokse) ne vitin 1054. Nga fjala skizma ka dal fjala shkij shkja pra është emërtim shqiptar që emërtuan të gjithë ata që u shkeputen nga kisha katolike Prendimore.
Edhe pse ishin shqiptar, deri tash iu është "holluar" aq shume gjaku i pasardhesve, sa nuk do te diskutojme mbi cfaredo gjeje të rilidhjes me ta, dhe se këtu askush nuk po kërkon vëllazerim apo bashkim me shkije por po bisedojmë me te dhëna dhe burime historike si u formuan serbët si komb, andaj është mirë ti dimë proceset e asimilimit te popullatës shqiptare qe per fat te keq ka qenë plagë e rëndë të cilin ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.
Pra ka te bëjë edhe me atë, aresyeja e ndarjës se kishes, .sepse ne nje moment historik, gjatë kohes se 'çlirimtarëve' otoman, popullata jonë ortodokse, i ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, dhe te sllavizohet, ose te islamizohet, 'turqizohet', qe kinse te shpetoj nga sllavizimi..

Pra, shkak i ndarjës edhe më të madhe të shqiptarëve otodoks - shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni, Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptarë ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që i ka bër sllavëve nën presionin Rus, për zhdukjen e elementit katolik shqiptar .

Pra si e thashë edhe më lartë, nuk mbetej gjë tjetër për ne ose sllav ose muhamedanë.

Jovan Tomiq në librin e tij mbi shqiptarët shkruan se disa shqiptar u bënë shumë të njohur në kryengritjen Serbe Te vitit 1804. Madje shumë studiues pajtohen se udhëheqësi i kësaj kryengritje i pari i dinastisë së Karagjorgjeviqëve, Karagjorgje Petroviq ishte me origjinë shqiptare. Kësaj periudhe i takon edhe krijimi i letërsisë serbe ku në vitin 1816 Vuk Karagjiqi (shkja) e ofroi për ta shtypur fjalorin në gjuhën serbe. (Q.Namani)
Viti 1637, për Gjakovën sipas misionarit fra Bonaventura da Palacula, nga 500 shtëpitë e kësaj kasabaje vetëm 20 ishin katolike të tjerat“il resto tutti Turche et Scismatici”(të tjerët shqiptarë musliman dhe shqiptarë shkije ). Dhe mandej
vashdon:” Per andare dalla parte del Settentrione sopra Jacova incominciano li Scismatici” –duke u ngjitur nga Gjakova në Deçan, nëveriun e Gjakovës nëpër fshtra të gjithë fashtarët “shkizmatik” Në marsin e vitit 1683 dëshmitë e fra Kerubinit e japin pamjen demografike -statistike të rrethit të Gjakovës si“që nga Gjakova e deri në Deçan ishin të gjithë shkizmatik dhe Manastiri i Deçanit . Pra frati Kerubini që nga Gjakova në Deçan i hasi“fshatrat shkizmatik” („molte ville di Scismatici".)
Shembull i pranisë të shqiptarëve ortodoks është edhe ky, ku për Hasin (ndër bjeshkët e Pashtrikut, në lugine e Lumit Drin, në jug të Gjakovës), shkruhet (1837): i tërë rajoni është i banuar me serbë të albanizuar dhe me Shqiptarë „..(.tout le districkt habite par des Serbes allbanises et des Albanais.)

Ka me mija dokumente për egzistimin e shkijeve në anët tona dhe më gjerë, por të cilët kanë kalur ose në musliman ose në Serb.
Për kazatë e Pejës dhe të Gjakovës, deri në luftën e Krimesë, sipas Myllerit dhe Bues, konstatohej se në rrethinat e këtyre qyteteve ka mbizotërua element ii krishterë ortodoks (shkijet f.xh.) e më pak Shqiptarë katolik, Latin, kështuqë në 35.750 mashkuj musliman ishin edhe 48.200 fshtarë të krishterë.

.."Kemi shembuj të gjallë ku shkijet dhe shqiptarët me trung familjar të përbashkët“ janë sot familjet shqiptare Korça nga fshati Gmicë në komunën e Dardanës që jetojnë sot në disa qytete të Kosovës, Familjet sot serbe Korçiç nga fshati Zebincë komuna e Artanës, që sot jetojnë në Zebincë dhe shumë qytete në Serbi, si dhe familja Llapashtica që sot jetojnë në fshatin Marec, Hajvali dhe qytete të Kosovës. Lagjja Korça në fshatin Gmicë të Dardanës sot ka mbi njëzet shtëpi myslimane shqiptare që e dëshmojnë prejardhjen e përbashkët të krishterë me familjet sot serbe në fshatin Zebincë. Fshati Zebincë në mesjetë është quajtur Arbanashi i Artanës. Këto familje janë trashëgimtarë të dy vëllezërve Ilit dhe Simonit. Duke e parë origjinën e përbashkët të këtyre familjeve akademiku serb i shtyrë nga politika pan sllaviste pa të drejtë shkruan se korçajt e Gmicës janë serb që së pari u myslimanizuan dhe kinse më vonë u shqiptarizuan. Pas hulumtimit dhe studimit të kësaj çështje vërtetohet se pikërisht korçiçët e Zebincës u asimiluan dhe u bënë serb në fillim të shekullit XX. Këto dy familje gjatë gjithë shekullit XX kanë komunikuar mes veti dhe të gjithë të moshuarit e korçiçve të Zebincës e kanë folur gjuhën shqipe. Si dëshmi tjetër është edhe përkatësia e përbashkët fisnore e fisit Krasniqe. Ili pas myslimanizmit e ndërroi emrin në Ali, ndërsa Simoni mbeti i krishterë në fshatin Zebincë. (Fakte historike mbi serbizimin e popullatës shqiptare në Kosovë, Qazim Namani )”
Është interesant të theksohet se si në Sërbi ashtu në Malin e Zi të sotit, shkizmatikët nëse janë shndërruar në musliman dhe flasin serbisht i quajmë Boshnjak, kurse ata shkizmatikë që mbetën ortodoks dhe poashtu flasin serbisht quhen Serb ose Malazez.

Pra, shkijet ishin shqiptarë, e që rrethanat historike aspak favorizuese për ne i shtyen që të bëhën armiq të vetvetës dhe tokave të tyre. Pra serbët e kanë të kotë të mburrën me trashëgimin e të tjerëve -shqiptarëve, dhe at trashëgimi t`a bëjnë si të vetën.

 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,183
Pikët
113
Plotësim i artikullit të sipërm:

Kush janë shkijet ? (1)


-Kush janë shkijet ? A janë të njetë si serbët? -A kanë ndryshim? -Ku është ndryshimi shka –serb? -Si u krijuan shkijet ? - A janë popull i ardhur, apo u krijuan më vonë?
- Ç`farë gjuhe flasin shkijet sot? Si flisnin më herët?
- Pse shkijet u bënë armiq të shqipëtarve?
-Pse u favorizua, dhe nga kush u favorizua armiqësia në mes shkijeve dhe shqipëtarve?


Nga Fahri Xharra

Se shqiptarët janë“ushqyesit“më të mëdhenj të fqinjëve tanë, kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve, kjo është më së e vërtetë.Në rrethin tonë fqinjësor që nga Mali i Zi, Serbija dhe Greqia shqiptari ishte faktori kryesor shtetformues. Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete. Kush ndikoi që shqiptari të mohon vetvetën dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhët edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Një pyetje mjaft e vështirë për t`u përgjegjur, por që duhet pa tjetër t`i përgjigjemi.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të jetë një shkrim për Histori, por që në bazë të të dhënave historiografike të dokumentohet se na ishim para të gjithëve këndej pari dhe që çdo mënyrë tjetër e paraqitjes së tyre në mënyrë kohore apo kulturore para nesh është e kotë, është një mashtrim, është një tentim i përvehtëtësimit të historisë së krijuesit të tyre.
Ka shumë për të folur, ka shumë për të shkruar por për të gjitha do të dihen, se e vërteta, se Historia dhe faktet janë në duar t`tona, e neve na duhet vetëm të punojmë. Tani edhe koha punon për ne.

““Shokut Skender Rizajt

Nuk di a jeni te njofur me prejardhjen e dinastise se Nemanjiqve, e cila ka sunduar me shtetin mesjetar te Nemanjiqve, nga shekulli XII -XIV .
Sipas nje teorie greke dhe te shenimeve ne Hillendar, ajo eshte me origjine Shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanet njeher ishin katolike, pastaj ortodoks, pas ndarjes se kishave dhe te skizmes me 1054 . Me vone, me ardhjen e Turqve (osmaneve ) jane islamizuar . “

E fillova me letrën e një popi “serb” për të treguar të kaluarën tonë të përvehtësuar nga serbët.

“Fisi Nimani eshte shkruar si“Nemane“(greq.) kurse Stefan Nemanea si“Stefan Nemane“(greq.) gjithashtu edhe ne Hilendar eshrte shkruar me emrin Stefan Nemane. Prandaj ne shqiptimin e me vonshem te Shqipes e ka marr leximin itacistik Nimani, e me heret eshte lexuar Nemane .
Me sllovenizimin e te lexuarit te fjales Nemane, ne mesjeten e vonshme eshte pervetsuar fjala Nemanja (nga metateza e shqipes : Nemanaj . ).
Nga fisi nimani kan mbetur trashigimtaret e Nimanasve te tanishem nga te cilet ka ne rrethinen e Prizerenit dhe ne vet Prizren .....Kjo eshte persa i perket etimologjise Nemanjiqi, ç – iqi.“
“Nimanajt kane sunduar sipas te drejtes kanunore deri me 1354, kur Car Dushani e ka nxjerr Kanunin e vet, i cili eshte perplot me te drejta te vjetra kanunore shqiptare . Kanuni ka pretenduar te zhduke te drejten e vjeter kanunore te Shqipetareve dhe legjislacionin dhe jeten juridike ta rregulloj sipas shembullit bizantin, por me 1389 u permbys shteti i Nemanajve kurse populi iu ka kthyer zakoneve, te cilet jane ruajtutur sot e ksaj dite te serbet (skizmatiket Shqiptare ) dhe Shqiptaret ne Kosove, me sakt ne metohi (dukagjin ) .

Kjo eshte deshmia e dyte e cila verteton se Nemanjiqet ishin me prejardhje shqiptare”. ....”Nemanja ne fillim nuk ka qene zhupan i madh por eshte quajtur“Dorezon – deshmitar i madh“
Kurse me vone ne ndikimin e grekeve dhe sllaveve e ka marr emertimin thirrjen e zhupanit te madh .
Si dorezon i madh shprehje shqipe = sundimtar; sinonim i shprehjes sundia e cila perdorej ne mesjete ka pasur kaloresi dhe njerez te vet, te cilet ishin kaloresit e bujaret e tij, e nepermjet te te cileve ka sunduar . Kjo eshte deshmia e 4 per metoden shqiptare te sundimit te dinastis Nimani ne serbin mesjetare .
Une te gjitha keto i di sepse e zoteroj mire gjuhen e vjeter greke, dhe e di edhe gjuhen shqipe duhet te jete shqiptar skizmatik - shka dhe zakonet shqiptare . Per kete arsye ju njoftoj qe kete element dhe fakt ta keni parasysh ne punen tuaj te ardhme, nese keto gjer me tani nuk i keni te njohura . Ndersa deshmite origjinale per piken 1 mund ti gjeni ne Hilendar kurse te tjerat mund t’i gjeni ne Metohi (Dukagjin ) sidomos ne punimet e Dr. Milutin Gjuriqiqit .
“Kjo është letra anonime e një popi ortodoks i cili thotë: Na falni qe nuk mund te neshkruhem nen kete informat, sepse, si serb (shqiptar – skizmatik ) frikesohem .“ (20.IX.1985)

Pra shqiptar -skizmatik . Pra shka -shkije. . Ne i quajtëm shkije se ata ishin vetëm të fesë ortodokse dhe flisnin shqip. Pra ata ishin shqiptarë.

Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç tregon ” bulla e artë” e mbretit Stefan Deçani (1330), dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva. Kështu kuptojmë, shton Dr. Skënder Rizaj, se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit, -Nimanasit (nga shekulli XIX - Nemaniqët), Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Dushani dhe Llazarasit, despoti Stefan etj., që të gjithë ishin ilirë, ishin tribullë (fis pellazgë -iliri –ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe, pra ishin shqiptarët, njëherë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë (shqiptarë të sllavizuar e më vonë edhe të islamizuar), sqaron autori, për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat
edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik, si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë.

Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes Kostandinopojes kur u be skizma ndarja e kishes Prendimore (Romake katolike) me Kishen Lindore(Ortodokse) ne vitin 1054. Nga fjala skizma ka dal fjala shkij shkja pra është emërtim shqiptar që emërtuan të gjithë ata që u shkeputen nga kisha katolike Prendimore.
Edhe pse ishin shqiptar, deri tash iu është "holluar" aq shume gjaku i pasardhesve, sa nuk do te diskutojme mbi cfaredo gjeje të rilidhjes me ta, dhe se këtu askush nuk po kërkon vëllazerim apo bashkim me shkije por po bisedojmë me te dhëna dhe burime historike si u formuan serbët si komb, andaj është mirë ti dimë proceset e asimilimit te popullatës shqiptare qe per fat te keq ka qenë plagë e rëndë të cilin ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.
Pra ka te bëjë edhe me atë, aresyeja e ndarjës se kishes, .sepse ne nje moment historik, gjatë kohes se 'çlirimtarëve' otoman, popullata jonë ortodokse, i ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, dhe te sllavizohet, ose te islamizohet, 'turqizohet', qe kinse te shpetoj nga sllavizimi..

Pra, shkak i ndarjës edhe më të madhe të shqiptarëve otodoks - shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni, Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptarë ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që i ka bër sllavëve nën presionin Rus, për zhdukjen e elementit katolik shqiptar .

Pra si e thashë edhe më lartë, nuk mbetej gjë tjetër për ne ose sllav ose m

Ka me mija dokumente për egzistimin e shkijeve në anët tona dhe më gjerë, por të cilët kanë kalur ose në musliman ose në Serb.
Për kazatë e Pejës dhe të Gjakovës, deri në luftën e Krimesë, sipas Myllerit dhe Bues, konstatohej se në rrethinat e këtyre qyteteve ka mbizotërua element ii krishterë ortodoks (shkijet f.xh.) e më pak Shqiptarë katolik, Latin, kështuqë në 35.750 mashkuj musliman ishin edhe 48.200 fshtarë të krishterë.

.."Kemi shembuj të gjallë ku shkijet dhe shqiptarët me trung familjar të përbashkët“ janë sot familjet shqiptare Korça nga fshati Gmicë në komunën e Dardanës që jetojnë sot në disa qytete të Kosovës.

Pra, shkijet ishin shqiptarë, e që rrethanat historike aspak favorizuese për ne i shtyen që të bëhën armiq të vetvetës dhe tokave të tyre. Pra serbët e kanë të kotë të mburrën me trashëgimin e të tjerëve -shqiptarëve, dhe at trashëgimi t`a bëjnë si të vetën.

Pra...shkijet ishin skiptare???
Atehere ...URTE.
Kte fadilin ne Rusi e.....PUSHKATONIN.
 

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
863
Pikët
93
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Në përgjithësi Serbia qendrore ka pasur pak shqiptarl në raste të rralla. Disa historianë bëjnë gabimin se gjeneralizojnë duke i bërë të gjithë muslimanët shqiptarë, kur ata mund të kenë qenë edhe me përkatësi tjera etnike, si turq, çerkezë, boshnjakë e sidomos serbë të fesë muslimane. Ndërkaq regjioni i Nishit ëshjtë tjetër çështje aty prezenmca shqiptare ka qenë e fortë, e hershme dhe këmbëngulëse. Ka dhe teori që aty e nxjerrin djepin e popuillit arbëror në mesjetën e hershme.
 
Top