• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nëse Jezusi është Biri i Perëndisë...

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Nëse Krishti u ngjall, ne e dimë me siguri që Perëndia ekziston, si është Ai, dhe si mund ta njohim Atë personalisht. Gjithësia merr kuptim dhe qëllim, dhe është e mundur të përjetojmë Perëndinë e gjallë në ditët e sotme.

Nga ana tjetër, nëse Krishti nuk u ngjall nga të vdekurit, krishtërimi është vetëm një relike për në muze dhe asgjë tjetër. Nuk ka vlerë objektive. Megjithëse është një mendim i bukur, nuk ka kuptim të entuziazmohesh aq shumë për të. Martirët që shkuan duke kënduar në gropën e luanëve, dhe misionarët e sotëm që kanë dhënë jetën në Ekuador dhe Kongo duke iua çuar këtë mesazh të tjerëve, kanë qenë budallenj të shkretë të gënjyer.

Sulmi mbi krishtërimin nga armiqtë e tij është përqendruar më shpesh mbi ringjalljen sepse është parë qartë që kjo ngjarje është pika kyçe e çështjes. Një sulm mjaft i madh ishte ai i planifikuar në fillim të viteve '30 nga një jurist i ri anglez. Ai ishte i bindur që ringjallja ishte thjesht përrallë dhe fantazi. Duke e nuhatur se ky ishte guri i themelit i besimit të krishterë, ai vendosi t'i bënte botës një nder duke e demaskuar një herë e përgjithmonë këtë mashtrim dhe bestytni. Si jurist, ai ishte i bindur se i zotëronte aftësitë e domosdoshme për të shoshitur në mënyrë strikte çdo provë dhe për të mos pranuar si provë asgjë që nuk i plotësonte kriteret e ngushta të pranimit të tyre në sallat e gjyqit në ditët e sotme.

Megjithatë, ndërsa Frank Morrison-i po bënte kërkime, ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Ky rast nuk ishte aq i lehtë sa i ishte dukur në fillim. Si rezultat, kapitulli i parë në librin e tij, Kush e lëvizi gurin? titullohet, "Libri që refuzoi të shkruhej." Në të përshkruhet se si, ndërsa shqyrtonte provat, ai u bind, kundër vullnetit të tij, për vërtetësinë e ringjalljes trupore të Krishtit.
 
Top