• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nëse nuk del Olta ne nuk besojmë më te votimet

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Ndërkohë që ngjarjet brenda shtëpisë së “Big Brother” po bëhen gjithnjë e më intriguese, diskutimet e fansave të këtij programi bëhen gjithnjë e më të nxehta
.

Kësaj here ata kanë vendosur të mos tolerojnë nëse rezultati i votimeve nuk i ngjan atij të votimeve on-line duke shpjeguar se ata krahas këtij votimi, bëjnë edhe atë me telefon për të nxjerrë jashtë personazhin që pëlqejnë më pak.

Nëse dy javë më parë personi më i votuar ishte Klodi por në fakt doli Graciela, ata kanë frikë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe kësaj here, ku me vota maksimale është vendosur që të dalë Olta.

Ata kërcënojnë se nuk do të votojnë më dhe do ta braktisin këtë program nëse vullneti i tyre i shprehur me vota, nuk pasqyrohet edhe në rezultatin final, pra me daljen e banorit më shumë të votuar.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top