• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Naim Frashëri

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥


Naim Frashëri është poeti që me të drejtë në letërsinë shqiptare ka marrë epitetin kombëtar. Përmendja e mbiemrit kombëtar pas emrit të tij i shkon me tepër se asnjë autori tjetër në tërë letërsinë shqiptare. Këtë ai e ka arritur, para së gjithash, me veprimtarinë e tij krijuese. Është nga shkrimtarët e rradhë që pothuajse në tërë krijimtarinë e tij ka në thelb të vet tri atributet thelbësore që e përbëjnë qenien shqiptare: atdheun, kombin dhe gjuhën. Ai duke krijuar në kohën kur shqiptarët i kishin të rrezikuara pikërisht këto tre faktorë bazë për të ekzistuar një komb, kurse tash në kohën kur kombi shqiptar është ende i parealizuar plotësisht si popujt e tjerë evropian, pas njëqind vjetëve që jeton jetën e pavdekshme, ka kryer dhe kryen rolin e profetit të letërsisë shqiptare. Për të kuptuar se çfarë vendi të rëndësishëm i kushton Naimi: atdheut, popullit dhe gjuhës së tij, tri vlerave rrënjësore të kombit të civilizuar duhet parë se me çfarë gjuhe u flet ai shqiptarëve në veprën e tij.

ATDHEU
Naimi mund të thuhet se flet si profet, sepse ai është profet. Që në nisje të poemës së tij të famshme “Bagëti e bujqësia” me atë vargun kushtrimor “O malet e Shqipërisë dhe ju o lisat e gjatë”, Naimi dëshmon se u drejtohet majave, kulmeve, por që t’u drejtohet pikave më të larta reliefore, duhet hipur në një nga këto pika. Duke qenë një poet thellësisht kombëtar, ai fillon komunikimin e tij me vlerat më të mira, jo thjesht me malet si emërtime, por me vlerat më të mëdha, më të larta të ambientit shqiptar, duke harruar plotësisht antonimet e këtyre vlerave, ultësitë. Edhe kur merret me emërtimin e gjërave më të rendomta, që në jetën e përditshme vërtetë janë të këtilla, përdor kriterin e njëanshëm, por aq të domosdoshëm, tash e gjithmonë për shqiptarët, vlerësimin e së mirës edhe aty ku ajo shihet pak, apo nuk vërehet fare.
Mohimi i vetvetes, madje edhe i gjësë më të shtrenjtë, mohimi i vendlindjes, tokës së nënës dhe babait mëmëdhe-atdheut, për ne shqiptarët nuk është gjë e huaj, as sot e as mot. Naim Frashëri, pikërisht për një nga gjërat me të shenjta që për çdo njeri është atdheu, u flet shqiptarëve. Ai do t’ i bindë ata se vendi i tyre është i mirë dhe i bukur, madje tepër i mirë dhe i bukur. Dhe kjo mirësi gjendet gjithkund, në tërë hapësirën tokësore, ujore e qiellore, është në njerëz, në kafshë e shpezë, në bimë në ajër e nëntokë. Naimi u dëfton shqiptarëve se këto vlera janë midis tyre, vetëm ata duhet t’i zbulojnë, t’i shijojnë, t’i rujanë, t’i dashurojnë e t’i zhvillojnë. Naimi bisedon me ndjenjë e me emocion, me dashuri të pakufishme me bashkëkombasit e tij, shqiptarët, duke u përpjekur për t’i bindur ata me fjalë të mira e të buta, me zërin e tij engjëllor se atdheu i tyre, Shqipëria, nuk është i vogël, viset shqiptare nuk janë të këtilla. Ajo shtrihet e madhe, e plotë, e gjerë dhe e pasur, në poemën e tij të njohur, duke sugjeruar se ajo është e këtillë sepse është mëmëdheu-atdheu i tyre, prandaj duhet verësuar si të këtillë.

KOMBI
Poeti ynë kombëtar, në shumicën e veprës së tij ka harruar të metat, të këqijat e atdhetarëve të tij, për të afirmuar ndjenjën e shenjtë të bashkimit të tyre që iu ka munguar e po iu mungon edhe aktualisht edhe për gjërat kryesore. Prandaj fjalët e tij dalin si nga goja e shenjëtorit, i cili veç fjalë të urta e të ëmbla flet për njerëzit, duke anashkaluar realitetin e dikurshëm e aktual i cili ka gjëra të shumta që duhet kritikuar. Naimi, nuk është tipi i shkrimtarit si Gjergj Fishta që edhe të lëvdon edhe të shanë, ai është poeti që më së shumti lëvdon. Ai kërkon të kryejë misionin e tij fisnik, t’u krijojë bindjen shqiptarëve se janë si të gjithë popujt e tjerë, por që historia të shumtën e kohës nuk është sjellë mirë me ta. Duke qenë një popull me kulturë, histori, art, atdhe e fe, e origjinë të lashtë pellazgjike, sipas tij ata janë një nga popujt më me vlerë të Ballkanit e Evropës, popull që nuk e ka vendin në bisht të historisë, po në krye të saj. Duke qenë romantik klasik, ai e thotë këtë për t’i bërë që ata të kuptojnë se janë popull normal si të gjithë të tjerët. Dhe cila është rruga, sipas Naimit, dje e sot, për të arritur popujt e tjerë: me arsimim, me dije, me punë të mira për atdheun. Për këtë ai jep shembullin e tij vetiak, duke u përpjekur vazhdimisht e në çdo vend për vendin e vet, deri në shkallën sublime, deri në flijim, që është thirrje për të gjithë shqiptarët, para njëqind e sa vjetësh, sot e në mot, e përherë.

GJUHA
Pothujse nuk ka shembull në letërsinë shqipe, që të ketë lëvduar gjuhën shqipe aq sa e ka lëvduar Naimi. Mbase një nga arsyet themelore për lëvdimin e saj, është se shqipja nga goja e Naimit vërtetë del si Zonjë, madje Zonjë e Madhe. Bukuria, lirshmëria, muzikaliteti, natyrshmëria, dinamizmi, hapësira e shqipes së Naimit është vështirë të gjejë shoqe në gjuhën e ndonjë autori tjetër. Prandaj Naimi flet më shqip se asnjë autor tjetër. Kjo është një arsye e lëvdimit të saj, por Naimi duke qenë romantik, poet, e njeri i Zotit u lëvdon shqiptarëve gjuhën e tyre, në kohën e tij e sot, për të thirrur mendjen e tyre, për të sjellë në vete ata, se çfarë po bëjnë me gjuhën e tyre. Dhe paradoksi ndodh, dikur e sot. Shqipja, Gjuha e Perëndisë, që është e mirë, e lehtë, e lirë, po nëpërkëmbet nga vetë shqiptarët herë me vetëdije e herë pa vetëdije. Kjo gjuhë që është vërtetë me vlera të posaçme. Poeti ynë kombëtar e ka thënë këtë, se është gjuhë perëndie, po edhe shkenca aktuale është shprehur se shqipja për nga stuktura, përmbajtja, veçantësia e saj është një nga gjuhët kryesore të Evropës.

PËRMBYLLJE
Në fund të kësaj fjale për Naimin, siç do të shprehej prozatori i shkëlqyeshëm shqiptar, Mitrush Kuteli, po të ishte gjallë, duhet thënë se poeti ynë kombëtar, edhe pas njëqindvjetëve jetë në amshim, ështi gjallë, aktual e i përgjithmonshëm. Ai jep mesazhin e jetës për të gjithë shqiptarinë: të përpiqemi, për atdhe, komb, gjuhë, kulturë e fe.
 

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Bagëti e Bujqësi

Bageti e Bujqesia
O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.

Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.

Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them;
Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë.

Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
- Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë!

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.

Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç'nom të bekuar vure për çdo gjë q'është në jetë!

Sa më pëlqen blegërima, zër'i ëmbël' i bagëtisë,
Qëngji edhe kec'i bukur, që rri më gjunj' e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet' e këmborët e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
Një gas t'ëmbël' e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
Pelën e ndjek mëz'i bukur, lopës i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
Zoqtë zënë këng' e valle dhe po kërcejn' e këndojnë,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet përpjetë, thua q'i shpie Perëndisë
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,

Qielli sa ësht' i kthiellt e sa është sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
Gjithë këto lule ç'janë, që u ngjallë menjëherë?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verë!
Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj'erë e një ngjyrë,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa është e bukur faq' e dheut! S'të zë syri gjë të metë.

Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me të matht të ti' Zoti pej parajs'e ka dërguar?

Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer' e të brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S'i ka mbetur gas në zemrë, se s'i la vënt idhërimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer' e buzëplasur,
Se përtimn' e zi, q'e pruri të gjorën më këtë ditë,
Nuk' e dimë vet' e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
Zëmëra s'thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.

Ah! edh' atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul'e me bar, një të gjori udhëtari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
Mërguar nga mëm' e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;
Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh'e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt' e tu ke parë
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
Përsiprë lulez' e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe të majm'e pëllore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q'u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemërn' e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;
Jam lark jush i dëshëruar edhe s'e duronj dot mallë,
Po s'e di si dua unë do t'u shoh një herë vallë?

Të paskësha vrapn' e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
Nxitimn' e lumit me valë, q'ikën me vërtik si plumbi,
E të vija në gjit tuaj, nj' ujë të ftohtë të pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt' e ballit t'i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
Gazë, që paçë njëherë, prap' aty ndër ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët' e djalërisë, o moj kohëz' e të rit tim?

O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt' e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër'i bagëtisë;
Marrënë vrapn' e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
Dhëntë ndër shesh'e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.

Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih më nj'anë;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bër'i zi sterrë, shikon bulmetn' e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
Udhëtar' e gjahëtorë, q'u bije udha ndër male,
U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale...
Kec'i mbeturë pa mëmë dhe i varfër' e i shkretë
Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
Dëgjohet nga mez'i pyllit krism' e sëpatës s'druvarit,
E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell'i shterparit.

Shterpari s'i qaset stanit, po nër pyje bij'e ngrihet,
Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;
S'i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit' e natë,
Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatë,
As nga shkëmbënjt' e nga pylli, as gogolëtë s'e hanë,
Armëtë ka shok e vëlla, mëm' e motërë xhuranë;
Miqt' e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,
Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,
Që s'flenë, po rrin' e ruajn bagëtinë dhe barinë,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;
S'e hanë njerin' e mirë edhe mikun' e udhëtarë,
Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.
Vjen nata, e lë në t'errët, del hëna, i përhap dritën,
Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint' dielli, i bije ditën.
Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,
Gjithë ç'lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë.
Mblidhen ret' e hapësira bënetë e zezë sterrë,
Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;
Bariu vë gunën në kokë, z'eshkën me herët të parë,
Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;
Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,
Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun' e zë edh'e përlan,
Se bisha, që bije dëmnë, errësir' e mjergull kërkon,
Papo bariu shum' ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon,
Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,
Gumzhitin pyjet' e veshur e oshëtijnë përrenjtë!

Esht' e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit,
Dhe bij'e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit;
Dhi e shtëpis' ësht' e plokshtë, fle në vath' e nënë strehë
E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;
Esht' e butëz' edh'e qetë dhe e urtë si manare,
Nuk' është si malësorja, andaj i thonë bravare.

Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,
Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,
Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur
I nget bagëtin' e delen, i mjel plakëz' e drobitur.
Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,
Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,
Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,
I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,
Mushkën, që ësht' e harbuar edhe bashkë me gomarë
Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.
Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,
Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.

Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,
Na i dha në këtë jetë shok' e ndihmës Perëndija.
Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s'rronte dot në jetë,
Do të vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretë;
Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën' e përsërit.
Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,
Nukë pjell mirë si duam, po s'e patmë plehëruar.
O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!
Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën' u qoftë.
Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,
Njeriu duhetë t'i shohë, t'i ketë kujdes, t'i dojë.
Të mos t'i mundojmë kurrë, po si fëmijë t'i kemi,
Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.

Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
Dhe të k'ënda vahn' e lumën, që vjen me vrap e me valë,
A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie
Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?
Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,
Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,
Q'është thier, bërë posi një pasqirë,
Duke këputur nga cmagu, që s'e kanë vartur mirë,
Apo vjen nga fush'e Korçës, nga vënd'i mir' e i gjerë,
Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot' e ndjerë?
A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?

Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,
Me gas të math do t'i vinjam Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh' Elbasan' e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat' e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit' e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisë,
Tue bam me trimni luftë, e m'e munt mren e Tyrqisë.

Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz' e mëmëdheut!
Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!
Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall' Ylqinë
Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?
Nukë më ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumë shpresë,
Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.

Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,
Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun' e vinë,
Burrat trima me besë dhe shpirtmir' e punëtorë,
Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.

O fushazëtë pëllore, që m'ushqeni Shqipërinë,
Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.

Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,
Unju posht' e më ndih pakë, o motra im'e të gjorit!
Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,
Ball' e gush' e faq'e llërë dhe këmb' e duar dëborë;
Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,
Duaj edhe fusharakët dhe arat' e bujqësinë,

Edhe ti, o mëmëz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratë,
Sa pjell mijëra të mira e kurrë s'mbetetë thatë,
I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurë,
Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.

Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!
Si lulet' e si bilbili edhe unë jam djali yt.

Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,
Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç'vent'i kesh nxjerrë!
O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!
O bukuroshe, t'u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorët të bukur e more nga gjir'i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehër' e plotë i motit?
Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulëzon!

Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinë,
Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!
Vjen dimëri, t'i than lulet, ti me një frym' i ngjall prapë,
Napënë q'u heth përsiprë, ua heq me ver' e me vapë.

Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,
Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;
Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,
Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë...
Shërbëtor'i mëmës' së dheut, q'e ka zëmrënë plot shpresë,
Del kur hapet trëndafili dhe bari 'shtë gjithë vesë;
I falet Zotit t'vërtetë dhe zihet nga pun' e mbarë,
Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.

Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,
Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,
Si të punosh dit' e natë e të bësh ç'duhenë gjithë,
Ahere kërko nga Zoti të t'apë bukëz' e drithë.

Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,
Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t'ep Perndija.

Puna ka duk e uratë, Zot'i math e ka bekuar,
Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.

Ver' o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot
Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,
Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,
Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.

Zot'i e i vërtetë për të ushqyer njerinë,
Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,
I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,
Bëri dimërin e verën dhe zemrës san' i dha shpresë.

Për të arriturë rrushnë ç'ka punuar Perëndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!
S'është çudi pse na dëfren ver' e bukur zemrën tënë;
Ç'ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!
Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,
Se përçmoni Perëndinë, q'i ka falur hardhisë rrush,
Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,
Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,
Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,
Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,
Se në breng' e në të keqe, në punë e në të pirë,
Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.

A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën,
Dhenë, erën, retë, kohën, Kashtën' e Kumtërit, Shënjën,
Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn' e punojnë,
Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.
Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,
Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?

Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë
Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!
Kur e sheh kallin' e plotë të kërrusurë nga barra,
Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,
Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn' e kashtën mënjanë,
U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,
Kur e përmbush plot shtëpinë me drith' e me gjë të gjallë,
Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.

Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,
Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,
Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,
Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,
Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,
Q'e çpërblen punën e djersën e mundimn' e njerëzisë.

Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lëçijnë,
Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.
O ç'punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn' e mirë!
N'apin dyllëtë, q'ep dritë, dhe mjaltë fjesht' ëmbëlsirë.
Dhe punëtorët' e mirë m'atë mëndyrë punojnë,
Edhe gjithë njerëzija me mundimt t'atyre shkojnë;
Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,
Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Një bën pluar' e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,
Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,
Çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,
Kjo ësht' udh' e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë.
Edh' ajo miza përdhese, ç'i duhetë për të ngrënë,
Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz' e ka vënë.
Ka një punë të punonjë si çdo gjë q'është në jetë,
Kshu e ka thënë me kohë Zot'i math e i vërtetë.

Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,
Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,
Gratë të gjitha punojnë n'avlëmënt e në të tjera,
Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:
Eshtë nj'udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë,
I kanë ngrirë të mjerit vesh' e goj, e këmb' e dorë;
Ngrihet i zot'i shtëpisë edhe të huajthin e merr,
E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,
Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,
Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,
Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh'e mbajnë me të mirë,
I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën' e të pirë.

Kështu të huajt' e miqtë njeriu q'është i uruar
I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.

Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,
Sbukurohetë faq'e dheut e merr mijëra fytyrë;
Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë
Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.

Shpest' e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë,
Lulet' e bukura m'erë si ar e si flori ndrijnë,
Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,
Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë -- puna mbarë --
Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,
Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;
Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,
E ndër ment të ti i bije ca t'ëmbla shumë mejtime.
Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,
Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,
Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,
Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;
Përveshin llërët' e bardha dhe të majm'e të perndijta,
Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët' e kërthijta.
Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,
U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,
Dhe mëshqer' e përkëdhelur vjen në lumë të pij' ujë,
A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.

Bari, bima vatur më bres e bujku shum' i gëzuar,
Si bariu kur merr kërthinë edh'e përkëdhel ndër duar.

Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,
Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.

Veç një vashëz' e mjerë qan të motrënë, q'e ka lënë,
O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!
Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,
Dhe shqerra manarez' e saj, e përzieshmez' e për lumë!
Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,
Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!

Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt'i saj në qiej shkoi,
Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;
Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,
Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,
Gjësendi s'humbetë kurrë e gjë s'vdes me të vërtetë,
Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;
As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,
Vdesën e ngjallenë prapë si gjith' edhe njerëzija.
Këtu janë gjithë ç'janë e gjithë ç'gjë munt të jetë,
Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot'i vërtetë!
Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s'ka anë,
Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.

Perëndija njerin' e parë e mori prej dore vetë,
E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletë,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
E bëri të zotthin' e dheut edhe kështu e porsiti:

Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë,
Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nom dashurinë,
Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut,
I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas.

Nga gjithë ç'pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,
Në u bëfsh si them, i mirë, emr'i math do të të mbesë.
Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
Dhe zëmër' e vetëdijë, të mir' e të drejtën ta njohç,
Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj' e të të zgjonjë.
Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,
Po gjësendi në shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell' e më thellë,
C'do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.
Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
Edhe përsipërë soje, e sa do të t'i ket ënda!

Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!

Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!

Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;
Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë.
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.

Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.

Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Naim Frashëri

Vargje te urta nga Naim Frasheri .

Gjithe njerezit i duaj
Mos i pandeh per te huaj.

Mos i bej njeriu ne jete
Gje qe s'do ta pesosh vete.

Kusaria, ligesia
Dhe sa te keqija jane
Edhe gjithe marrezia
Padijen meme kane.

Shiko faqebardhe te rrosh
E perpiqu te besh mire
Dhe me ç'do njeri te shkosh
I padem edhe i lire.

Mos e kthe fjalen kurre
Por qendro më nje si burre.

Kur te jesh i zemeruar
mendja eshte e turbulluar
bej durim sa te kullohet
Se njeriu pastaj pendohet.

Do te rrosh me nder mbi dhe?
Me te liq mos u perzje.

Gjuha eshte thike e mprehte
Plage e saj nuk eshte e lehte
Shume njerez gjuha mundon
Ca te tjere i turperon.

Ai qe hiqet i madh edhe mbahet i rende
e ka mendjen te vogel e te lehte si pende.

Dhe te te falin kamjen e jetes
Mos thuaj kurre veç te verteten.
 

Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,538
Pikët
113
Naim Frashëri - poezi

FALJA

Zot i math e i vërtetë
Që kreve ç'shohëm në jetë,
Edhe të tjerë që janë
Pa funt pa krye pa anë,
Edhe kudo je ti vetë,
Syri yn tekdo shikon,
Që nga lint e gjer tek perëndon,
Më çdo vënt të sheh fuqinë,
Urtësin' e madhërinë,
Falna gjithë mirësitë,
Epna dituri e dritë,
Tregona udhën' e mirë,
Mos na lerë n'errësirë,
Dhurona gjithë të mirat,
Mërgona nga të pështirat.

Zot! falna vëllazërinë,
Dashurin' e miqësinë,
Epna dëshirë të msojmë,
E të mirat të punojmë,
Bëna të but' e të qetë,
E të urt' e të vërtetë,
Jetënë ta trashëgojmë.

FJALËT E QIRIRIT

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t'u ap pakëzë dritë,
Natënë t'ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s'e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t'u ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M'është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,
Dua ta djek trupn' e shkretë
Për atë zotn' e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,
Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin' e urtësinë,
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.
O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t'i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.
Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.
Gjithë tuajt' i kam parë,
Mëm' e at' e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.
Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
E jam përzjer' e ndryshuar,
Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj' e balt' e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.
Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë
Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul' e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t'u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë zjarrtë?

PELLAZGËT – SHQIPTARËT

Ishte një ditë
Që pellasgjitë
Posi një dritë
Mbuluan dhenë
Duall ng' Asia
Si mizëria
Dhe me ania
E hodhë denë.

Pas pakë herë,
Duke përzjerë
Ca me të tjerë,
Bënë elinët,
Dhe duke ndarë
Syresh një farë,
Si ka të ngjarë,
Bëri llatinët.

Edhe të tjerët
E më të ndjerët,
Të papërzjerët,
Pellasgjinj mbenë
Maqedhoninjtë
E ilirinjtë
E mollosinjtë,
Gjith' ata qenë.

Dhe ata janë
Prindërtë tanë,
Pastaj na thanë
Na shqipëtarë
Mundim të themi
Ne ata jemi,
Atë gjak kemi,
Si dhe shtyparë.

Thot' Herodoti,
Në Tomor zoti
Shtëpi qëmoti
Kishte Dhodhonë
Eshtë m'e vjetër
Ngaha çdo tjetër,
Shumë më tepër,
Kjo gjuha jonë.

Ne kurdoherë
Burra të ndjerë
Edhe të vlerë
Jemi treguar;
Me grekërinë
Dhe me Persinë,
Me gjith' Asinë
Kemi lëftuar.

Me Lekën vamë,
Muntmë Daranë,
Datën i dhamë
Gjithë Asisë
Burr' u dëftyem,
Të gjith' i thyem,
Përmbys e kthyem
Fron' e Persisë.

Të tërë dhenë,
Den' e sterenë,
Sa kombe qenë
Në këmb i vumë
Dhe mbretëruam
Kudo që shkuam,
Tekdo lëftuam,
Vëndin e zumë.

Me Pirron vamë
Romës i ramë,
Llatint' i vramë
E i tmeruam;
Me Skënderbenë
Tyrqve sa qenë
U dhamë dhenë
Dhe i dëbuam.

Kush i goditi
Posi petriti
E i cfiliti
Tyrqit, barbarët?
Bota s'kuxonte
Që t'u qëndronte,
Po kush lëftonte?
Ne shqipëtarët.

Pastaj u ndruam,
Se s'kupëtuam
Dhe nuk e çquam
Të mirën tënë
Gjaknë për botë
E derthmë kotë,
Njeri ç'të thotë?
Nuk ishte thënë!

Mbajtmë Tyrqinë,
Ngjallmë Greqinë,
Ndihm' Italinë.
Po Shqipërinë?
Pse s'u munduam?
Për kë lëftuam?
Neve ç'fituam?
Ç'kemi taninë?

SHKËNDIJË E DIELLIT NDAJ MANUSHAQES

Manushaqe bukuroshe,
Pse s'ngre kryete përpjetë,
Po rri e mpit' edh' e qetë,
Pse s'zbukuroh e s'shëndoshe?

Pa shiko lulet' e tjera,
Q'u çel' e u lulëzuan,
Shih, pa shih ç'u zbukuruan,
I ngjalli përsëri vera.

O lulez' e Perëndisë,
Që të mbolli vetë Zoti,
Zgjohu tani q'u ngroh moti,
Erdhi koh' e gjallësisë ;

Se dheu anembanë mbleroi,
E të vdekurit' u ngrinë,
Gjithë ç'jan' u përsërinë,
Zoti nga gjum' i rënd' i zgjoi.

Më dërgoi dhe tek ti Zoti,
Që të t'ap jetëz' e ditë,
Të të bije shpirt e dritë,
E të bëhesh si qëmoti.

Prej qiellit bukurinë
Edhe nga parajsa ere
Të kam prurë këtë herë,
Po hape, pa hape gjinë.

Hap syt' e qesh dhe gëzohu,
Se gaz të math të kam prurë,
Mos më rri si e sëmurë,
Po çelu e zbukurohu.

Shpendëra, hithëra, ferra
përsipër të kanë rënë,
Dritënë t'a kanë zënë
Me fletë shumë të gjera;

Të kanë kallurë gjemba,
Që të çpojn' e të lëndojnë
Edhe gjaknë t'a helmojnë,
Që të lëvrin nëpër rremba.

Dhe ca nga fletet' e tua
Me të huaja përzjerë,
Secila do të të bjerë
Dëmn' e vdekjenë pothua.

Oh! fletëtë që i rrite,
Duke nxjerrë nga gjiri yt,
T'u bënë si halë në syt
Pa m'u fishk' e m 'u drobite!

Dimër' t math me dëborë,
Me të ftoh t' e me të ngritë
E m'e gjithë ligësitë,
Të la të mjer' e të gjorë;

Ah, ta zbriti bukurinë
Dhe gjellimn' e gjithë ç'kishe,
Vdiqe, u trete, u prishe,
Të thatë të shoh taninë!

Po mos u tremp, beëhu trime
Edhe ki durim e shpresë,'
E pa silli Zotit besë,
Dhe kësaj fjalësë sime.

Dheu ishte një her' i shkretë,
Gjë të gjallë nukë kishte,
Dhe fare i rjepur ishte
Pa fill bar e pa një fletë!

Ndaj soje gjë s'piperrinte,
Po brenda në atë brumë
Ishte një shpirt i math shumë,
Që prit kohë të buçinte.

Nga ay shpirt i pa anë
Gjërëra pa funt u ngrinë,
Që edhe sot ven' e vinë,
Edhe të sosurë s'kanë.

Kush pandeh' të dil nga dheu
Gjithë ky rrëmet q'është sot,
Oh!preveç se i madhi Zot,
Që me dorët të ti e kreu.

Ay, i qofshimë falë
I dha shpesit fluturimnë,
Njeriut mendjen e mejtimnë,
Edhe njerëzi e fjalë.

Tani më kanë dërguar
Nga fron i lart' i Perëndisë,
Si engjëllin e Marisë
Me frymë të shenjtëruar .

Më s'më mba as gjemp as fletë,
Se kam ardhur me shume mall,
Ndë gjithit tënt dua të ngjall
Zotn' e math e të vërtetë.

ZONJ' E FATIT

O moj plaka lozonjare,
Që ndjek fatn' e njerëzisë
Dhe mas' e peshë s'ke fare,
Po me shkop të marrëzisë.

Moj po me ç'sy e me ç'faqe
Më qasesh prap' e më çfaqe?

Të shoh që vjen posi hije
Ngadalë si qën i qetë
Edhe hi syvet më shtije,
T'u thaft' ajo dor' e shkretë!

Ata sy të zgurdulluar
T'i shoh, o e mallëkuar!

S'je e verbërë, si thonë,
Që s'sheh, s'di se ç'bën në jetë,
S'je e shurdhër, pasha Zonë!
Dëgjon posi djalli vetë.

Po je e keqe dhe shtrigë,
E pabes' e zëmërligë.

Ti fjalëtë i ke kthyer,
Prandaj na ke përvëluar,
A, popo, ç'na ke gënjyer!
Njeri s'të ka trashëguar.

Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
Prandaj s'të ka qëndrim fati.

Jakë, se jam dëshëruar
E më s'e duronj dot vrerë,
Qesh, mos rri e zëmëruar,
Makar për një copë herë.

Qesh një herë, o leshrakrënde,
Me të qarë nuk u dënde?
 

Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,538
Pikët
113
Përgjigje e: Naim Frashëri

LULET E VERËS​
(Mendime mbi Naimin nga prof. Kostaq Cipo, botuar më 1936)



Naimi

Është më i madhi nga të gjithë ne dhe i pari apostull i shqiptarisë e i vllazërise s'onë. Nuk ka shpëtim shqiptari, në qoftë se nuk shtije në punë frymën me të cilën është veshur fjala e Naimit. Sa herë që hap e këndoj "Lulet e Verës", Naimin e gjej në valle, dhe këtë valle e heqin me radhë apostulli, poeti, filosofi, bektashiu, panteisti, atdhetari. N'ato pak fletë nunoset një shpirt i math, i vetmi ndofta që ka pasë forcën e karakterit të mbyti bishën që fle e zgjohet në shpirtin e njeriut.
Të marish udhën drejt për t'u nunosur, është një punë e rëndë, se kërkon mundim të math: kërkon të besh fli një copë nga jeta e shkuar, të lesh shkallën më poshtë e të njitesh një shkallë e lart. Të veç e të zesh nun, i tregon njeriut rrugën që të shpie lajmëtarin e së vërtetës.
E vërteta e gjallë lind me dhembje e me shpresë, zbulohet me përparimin e mbrendëshëm të njeriut. Naimi i ka kryer të gjitha këto lutje e pastrime me durimin e një asketiu, dhe tue i u qasë më e më së vërtetës, është bërë një krua i gjallë ku të gjithë ne, po deshëm, munt t'unjemi e të pijmë e të përtërihemi shpirtërisht. Veçse, që të marrish dorë te Naimi, duhet më parë të mësosh vehten me një dishiplinë të fortë duke i vën fre duhisë së epsheve; shkurt, duhet të njohish vetvehten. Fjala e Naimit s'është pa grat, se është fjala e një burri që mundohet të përmirësojë shqiptarin me një gojë t'ëmblë. Ndofta mbrenda zjen, po ky zjarr nuk e shtrëngon të vërviti mendime e të lëshojë vetima si pas mënyrës së profetëve t'Israelit.
Po vetëm fjalë paska shkrimtari i yn? Poh, se nga fjala kalohet në punë, se fjala e poetit përfshin dëshirat e drejta të një populli që peshon nën zgjedhë, se ndize ushtarin me fjalë, e do të shikosh që ky zjarr do t'ja mbajë të ngrohtë zemrën kur të bjerë në luftë.
Për një kristian, fjala NUN, ka kuptimin Autokritikë, apo rëfimi haptazi para besimtarëve të tjerë, në Kishë, për atë çka ka menduar dhe si ka vepruar. Shprehja nun nga ku ka ardhur dhe fjala nunosje është shprehja që u kopiua nga Komunistat Rusë për të justifikuar formën e autokritikës së hapur para partisë.
Poeti
Është poet popullor, se di t'i flasi popullit me një të folë shtëpijake. Të tjerë mund të mbyllen në kullën e fildisht, Naimi, jam i sigurt, do të mërzitesh për vdekje, sikur të ndodhesh mbrenda ndonjëherë. Zana e tij këndon në fushë të hapët, dhe është e larë nga çdo hypokrisi, ndonse ia tha këngës kur priste e qepte ky ves. Të vijmë në vlerën e vepravet! Jo gjithë sa shkruan njeriu mbetet më këmbë për jetë. Ka vepra që thërmohen me një të rënët'armës së kritikut, po ka dhe asosh, së cilave s'ka se ç'u bën furija e motit. Pjella e Naimit natyrisht, nuk është këngë e gjithë, veç se n'ato pak vise ku fryn flladi i poezisë, aty ku stolia e parverës do të qëndrojë e njomë ngahera.
Po vjershat e Naimit çalojnë, kemi thënë. Poh, shqepojnë vende vende. Mirpo kjo veshje e jashtme e pakrehur mirë s'e shuan dot dritën e poezisë. Fjala vjen, atje ku thot: Syri yt mos u venitë/ Si hëna u përtëritë.
Ndonse vargu nuk është prere mirë, drita e syrit të çupës nuk venitet. Që ta kuptojmë mirë këtë punë, të hidhemi në një lëmë tjetër. T'a zemë se kemi përpara syve një affresko të Giotto-s dhe se një artist, që gjendet aty afër, po na tregon gabimet e shpërpjestimet e pëlhurës. Po pse ahere, thomi ne me vetvehten, e mbajnë bota këtë veprë artistikisht të mbaruar kur paska këto të meta? Mos do të thot që pëlhura e Giotto-s ka vlerë vetëm si një gjë e vjetër, si një gjë që ka lidhje e mardhëneje me kohën e ahershme? Jo. Kjo s'është fjalë me vend. Sepse po të çmohesh vlera e një vepre vetëm nga përsosmija e trajtës, ahere duhej që të gjithë ata që kanë sosur një Akademi të Arteve të Bukura n'Europë, dhe që janë në gjendje të piksojnë një pëlhurë pa gabime prospektive, të jenë më të mëdhej nga Giotto dhe, lumthi ne, kryeveprat e artit do t'i kishim me shumicë. Them prap, të qe veshja teknike kulmi i artit, ahere përsosmija më e madhe e këtij do të gjendesh në veprën e një maqine fotografike, dhe fotografia do të zinte rradhën e parë, përpara së cilës çdo kryevpër e njeriut do të dukesh e zbehtë. Poet popullor, shtiu në punë vjershën për të përhapë diturin e miqsin ndërmjet nesh dhe ky është shkaku kryesor që në veprat e tij nuk shikojmë aq fytyrën e zanës se sa predikimin e Fjalës. Dhe po të peshohet puna e tij nga kjo faqe, gjykimi del më i drejtë.
Apostulli
Lëçiti fjalën e dashurisë, dhe mbushi zemrat tona me shpresë. Foli me gjuhë të popullit ashtu si u ka hije apostujvet. Ajo kohë lypte që shqiptari veç shqip të shkruante, se vetëm në gjuhë të nënës mësimi jipet i ngroht dhe shërben më mirë për të lëruar propagandën që do të bëhej për lirin e Shqipërisë... Mësimi i tij s'ka pedanteri akademike, dhe mendimi që formojmë, si mbarojmë së kënduari cilëndo vepër është ky: Naimi nuk u gjunjëzua përpara veprës së vet sikurse bëjnë një palë, as që u a dhenka botës për adhurim. A e di se çdo me thënë të shkruajsh në kohë të robërisë, kur kish marrë tatpjetën shqiptari, kur po vdiresh e po bashtardohesh gjuha? Të rrojsh në një klime të tillë psikollogjike, e të kesh besim të math n'agimin e lirisë, kjo punë e rrethon ballin e Naimit me kurorën e dritës s'apostujvet. Kur ne sot, me të mirat e lirisë mbi buzë të krahut, nga shkaku i disa rethanave, na kap zymbeni, hopeee hope na mbyt pesimisma, Atë kurr nuk e lëshoi zemra se çe vall do të agonte ajo ditë e dëshëruar. Apostujt, në misionin e tyre të shenjtë, nuk dëshpërohen. Me fuqinë magjike të fjalës sheshojnë kodra, fitojnë zemra, ja dalin punës nd'anë... Apostulli shqiptar punoi e vojti për vehte, për shokët, për gjithë njerzin. Ardhi në këtë botë duke mbjellë kudo dashuri...
Çështje Gjuhe
Naimi shkroi n'atë gjuhë që dinte, kurse ne, na gënjen mendja kot, se shkruajmë në një gjuhë letrare të kulluar. Ne thënçim që gjuha e jonë nuk është ngritë ende në rradhën e gjuhëvet letrare, nuk është turp. Po pas njëzet e dy vjeç pune se pa prerë rreth shqipes, të mos kemi mundur deri më sot të davaritim shumicën e dyshimevet gramatikore e syntaktike, hë, ky është turp i math. E këto dyshime nuk do të zhduken, deri sa mos mbledhet e gjithë goja e popullit, e mos të sqyrtohet imtë nga një komisi filologësh në gji të Ministrisë s'Arsimit. E si të kryhet kjo punë, vetëm ahere mundt të systemohet një gjuhë e vetme për të gjithë Shqipërinë. Po kur t'ja arrijmë kësaj dite, mos do t'a humbasi vlerën dhialekti? Aspak. Dhialekti është gjuha që flet populli e kjo, duke u folë për ditë, merr faqe të ndryshme dhe kështu nuk e le gjuhën letrare të ngurroset për jetë n'ato forma në të cilat u pa e nevojshme të vihet prej filologëvet. Po n'anë tjetër edhe gjuha letrare vepron mbi dhialektin duke u vënë fre, disi, ndryshimevet fonetike, morfologjike, syntaktike e leksike që pëson ky për ditë. Gjuha që flet populli ka forcë të madhe: fjalët e huaja, që hynë prej kohësh në fjalorin tonë, gjuha diti t'i ndryshojë e t'i bëjë pas vehtes... Nuk më besohet se një gjuhë mund të bashtardhohet vetëm se ka shtije në përdorim, nga nevoja, një pakicë fjalësh që s'janë tonat. Lëngata e vërtetë të kërkohet gjetkë; të kërkohet në të lidhunit të mendimevet, larg frymës së natyrës së shqipes. Leopardi thot: "una lingua e barbara quando si allontana non dalle frasi e parole, ma dal carattere e dal'indole sua". (Një gjuhë bëhet barbare atëherë kur largohet jo nga frazat e fjalët, por nga karakteri e natyra e saj).
Të vijmë prap në themën tonë. Naimi shkroi bukur, shkroi aq bukur sa ne na merr malli sot të shkruajmë një shqipe si atë të këngëtarit të Qerbelasë.
Bektashisma
Të gjitha këto fe që dijnë t'a bëjnë njeri të mirë, s'ka kush të ngrihet e të thotë se s'janë të mira. Kush mburret me fen e vet duke e mbajtur këtë si më të mirën e së gjithave, duhet pik së pari ay veht të jetë më i miri i të gjithëve, ndryshe vjen një ditë që puna përgënjeshtron fjalën. Kjo fe, ndonse është një degë e Islamismës, megjithatë ke një fisionomi të vehten. Medje, në shumë pika dogmatike, largohet nga burimi. Duke studiuar dy këngët mystike "Besojmë" dhe "Perendia" gjejmë në to gjurma nga Buddisma, Hebraisma, Krishterimi, Islamisma dhe sidomos nga fet e fshehta t'Orientit. Bektashisma, në punë dogmatike, rreh gjithmonë që shkrola të mos mbyti frymën...
Feja është si një prismë që duhet kqyrë nga të gjitha faqet. Nga çdo anë që t'a kthesh bektashismën, qoftë edhe të mbuluar me napën e alegorisë së Naimit, është një fe që ka bërë e do të bëjë gjithnjë dishepuj, sepse:1) Ka elementin moral që duhet të jetë në krye të çdo feje, 2) I mblaton njeriut shpresë, ngushullimin , mbështetje, 3) Nuk kundërshton aspak përparimin e shkencës, 4) Pajtiset plotësisht me nevojat e shoqërisë e të shtetit.
Pantheisma
...Për pantheistin Gjithësija është një Tempull madhështor ku luhat fryma e Perëndisë. Meshtari i kësaj Faltoreje është vetë njeriu, se vetëm ky di t'i ndreqi telat e qithares për t'i kënduar këngë shpirtit të Gjithësisë. Po shpirti i njeriut ç'është vallë? Një copë nga shpirti i math i botës, një shkëndijë prej frymës hyjnore, një monedhë e pavdirme...
Pantheisti, nga do që t'i rutullojë sytë, çdo gjë që të përkëdheli, e di që gjindet në prani të Fuqimadhit. Në syt'ë tij njeriu është krijesa më e hyjnishme.
Kërkonja gjetkë t'a gjejë/ Zotn'e math e të vërtetë/ Ajy qenkej ndaj meje/ E paskësha un vetë!
Me pantheismen sgjidhet, më duket, edhe enigma që ndan njerin nga gjithësia. Ja se ç'thonë pantheistët: Do të vijë një ditë që do t'a lëmë këtë botë, po ç'ka të keqe kjo punë? A nuk jemi ne pjestarë të një gjithësije, po çfarë gjëje nuk humbet? Do të vijë një ditë që do të ndahemi nga miq e dashamirë, po jeta, duke shkuar nga njëri te tjetri, do të vijojë gjithnjë si përpara.
Është pikërisht sikur t'i thoshim një zonje që ka humbur vargun me flori: "Mos u dëshpëro, mos zonje, se vargu nuk ka humbur, por ka shkuar dorë më dorë"...
Gjithësija e dukëshme qenka një trajtë e paqëndrushme e shpirtit të botës...
Moshat
S'dij në i ka vënë re njeri. Kur këndojmë "Lulet e Verës", theoria e katër moshavet të jetës, s'ka më të fshehur për ne. Vërtet se mosha e njomë nuk gjendet këtu mbrenda, po të tjerat janë. Është për shembull mosha e djalit njëzet vjeçar me shkëndijën e dashurisë në zemër, me këngën në buzë:
Do të shkrihem
Të venitem
Si kandili kur s'ka vaj

Tashti vjen mosha e burrit të pjekur, në vluk të fuqisë së gjykimit, që rreh të gjejë shkakun e çdo gjëje dhe e mbyt sqeptiqisma: Po vallë ku vanë?/ Për jetë u mërguan?/ A po u ndryshuan?
- - - - - - - - - - -- - -
Po shpirti që s'vdes/ S'ka mbrëmje mëngjes/ Ku ka fluturuar?
Ky krimbi i dyshimit bren edhe një poet të math italian, Leopardin. "Di-mmi ove tende, "Thuame ku synon.... questo vagar mio breve? kjo endja im'e shkurtër ?…Che fa l'aria infinita, që bën hapësirën të pamatë, e quel profondo infinito, seren? dhe pafund kthjelltësinë?Che vuol dire questa solitudine?.. Ç'kuptim ka kjo vetmi? e immensa?" pafund?"
Atdhetari
Është atdhetar. Nuk e shoh të nevojshme t'i shtoj kësaj fjale nonjë epitet, sepse, kur është shumë e madhe cilësia e një burri, mbiemri është kallp. Miqtë e tij janë të gjithë ata që punojnë me drejtësi për të mirën e Shqipërisë, të gjithë ata që kanë mbështetur shpresën në djalërinë tonë, që nuk duhet vetëm të gatitet për të nesërmen, po duhet, që sot, të ulet në kuvendin e burrave ku bisedohen e rrihen probleme që kanë lidhje të ngushtë me fatin e atdheut... Për këto shërbime që i ka sjellë gjuhës, kombësisë, vëllazërisë, Naimi është i nderuar, të cilit i puth dorën dhe në mësimet e të cilit e ndiej veten time njeri e shqiptar."

---------------------------------
Botohet me pak shkurtime
Prof. Kostaq Cipo (1892-1952) është ndër pionerët e studimeve të mirëfillta naimiane.
I njohur si gjuhëtar i shquar dhe personalitet i shkollës shqipe, prof. Cipo, u mor herë pas here edhe me kritikë letrare, duke i kushtuar Naimit disa nga faqet më të bukura e më të goditura të gjykimeve të veta ideoestetike


Përgatiti për botim Hiqmet Meçaj
(Botuar në “Gazeta e Athinës”, nëntor 2006)
 

Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,538
Pikët
113
Mendime per Naim Frashërin

NAIM FRASHËRI​



REXHEP QOSJA



1. Njeriu dhe fjala e tij

Në kohën tonë zakonisht nuk shkruhet mbi natyrën dhe cilësitë e një shkrimtari, sikundër veprohej në shekullin e kaluar. Vepra artistike ka ekzistencën e vet dhe është qenie që jeton shkoqur autorit të saj. Mbase është mirë pse veprohet ashtu meqë, sikur veprat të trajtoheshin varësisht prej karakterit të autorit të tyre, atëherë shumë proza e poezi do të duheshin flakur për shkak të natyrës së krijuesve të tyre. Megjithatë, kritika letrare është fatlume kur zbulon të identifikuar bukurinë e karakterit të njeriut me bukurinë e veprës së tij. Një mishërim i tillë ideal i veprës artistike me krijuesin e saj
gjendet ndërmjet Naim Frashërit si njeri dhe Naim Frashërit si poet. Ajo që të magjeps përpara këtij poeti është madhështia morale e natyrës së tij; ajo që të bën ta duash veprën e tij përgjithmonë është prezenca imanente e njeriut, e humanistit, në secilën fjali të
shkruar; ajo që të bën të kesh respekt të pakrahasueshëm ndaj profilit të tij njerëzor dhe kreativ është gatishmëria e tij të flijohet për të mirën e njeriut, për progresin e tij. S’ka dyshim se një analizë e këtillë mund të të shpjerë në grackat e pozitivizmit, porse kënaqësia e njohjes së njeriut e shpaguan rrezikun. Shembulli i Naimit disi të bën të
besosh, edhe pse s’është gjithmonë ashtu, se vetëm njeriu i madh moralisht mund të bëjë vepra të mëdha për njeriun. Prandaj të kërkosh ndonjë vijë karakterologjike të një njeriu
të tillë nuk është punë e kotë: duke kuptuar njeriun mund të kuptosh edhe veprën e tij.
Ka diçka që veprën e Naim Frashërit e bën të pamortshme, diçka që e shpëton prej hiçit dhe harresës edhe njeriun, edhe veprën e tij të shkruar, përkundër mohimit të çuditshëm të Faik Konicës. Kjo diçka nuk është vetëm vlera artistike e saj, por, më tepër, roli prej prisi i Naimit në shumë fusha të krijimtarisë sonë shpirtërore. Zulma e merituar e Naimit i dedikohet më tepër gjerësisë së tij kreative se sa thellësisë artistike të shkrimeve. Sikur të me rendoheshin shkrimtarët tanë të deritashëm vetëm simbas kriterit të vlerës estetike të veprave të tyre, do të vërehej se vendi i Naimit ika ndërruar nën presionin e
imponimit të emërave të rinj sidomos të prozatorëve të tanishëm. Por, megjithatë, ai mbetet në ballë të letërsisë sonë. Këtë paradoks e shpjegojnë rolet e shumta dhe dimensionet e tij kreative, misioni i lartë që ka kryer në çastet më vendimtare të historisë sonë moderne dhe ndikimi i madh që ka ushtruar mbi krijuesit e rinj dhe mbi tërë
kulturën kombëtare. Naim Frashëri është artist dhe humanist. Është njeri i shkrirë si qiriu në punë për të mirën e njeriut. Në shumë sfera të krijimtarisë shpirtërore tek ne ai është i pari dhe breznitë e ndiejnë dhe e dinë tërë domethënien e lartë të veprës e të punës së tij. Akti i
jetës dhe i veprës së tij janë një: kjo është bukuria më e madhe e shëmbëlltyrës së tij prej njeriu e artisti. Të jetë dikush njëkohësisht themelues i letërsisë moderne të një populli, të jetë themelues i gjuhës së tii letrare, të jetë mendimtar, iluminist e pedagog i tij, të jetë ai
që orvatet të japë recetat e përparimit të tij - kjo s’është meritë e vogël, që mund të lihet pa u vënë në spikamë. Naimi disi sintetizon mbarë përpjekjet historike të popullit tonë.
Racionalizmi dhe iluminizmi i tij, në të vërtetë, janë ajo hallka e domosdoshme që vihet ndërmjet rropatjeve politike të Lidhjes së Prizrenit dhe mbarë vlimeve shpirtërore të popullit shqiptar. Veprimtaria e tij letrare është, në pajtim të plotë me atmosferën e
përgjithshme shoqërore dhe nëse Lëvizja e Prizrenit dështon si lëvizje politike, Naimi është ai që në planin e super-strukturës e vazhdon i pari me aq vendosmëri misionin e saj. Ndikimi i tij mbi ndërgjegjen e njerëzve është i pamatur dhe zgjat deri në prakun e Revolucionit socialist. Si krijues, deri sot ai është i vetmi që do të hynte edhe në historinë e mendimtarëve tanë, edhe në historinë e letërsisë. S’ka dyshim se Naimi është vetëm poet origjinal e iluminist i vetëdijshëm, kurse filozofia, etika e pedagogjia e tij janë të selitura pa sistem, pa farë bazash shkencore, pa ambicje kreative. Elementet didaktike,
padyshim, e dëmtojnë kualitativisht poezinë e tij; mirëpo, shikuar në varësi prej aktualitetit shoqëror ushtrojnë ndikime pozitive dhe e zgjerojnë efektin praktik, duke shtuar ashtu edhe rëndësinë e rolit të Naimit në historinë tonë. Naim Frashëri e fillon veprimtarinë letrare në çerekun e fundit të shekullit të kaluar, atëherë kur romantizmi si drejtim letrar ishte në tërheqje e sipër. Prej të gjithë ithtarëve të këtij drejtimi letrar, vetëm Ygo e pasonte me ngulmë, si në teori ashtu edhe
në praktikë, atë rrugën e filluar. Asokohe në lamen e poezisë ishin bërë ndryshime rrënjësore mbas emrave të Nervalit, Bodlerit, Rembosë, Verlenit e Malarmesë. Letërsia shqipe, ndërkaq, zhvillohej ndamas këtyre rrjedhave poetike, ashtu sikundër zhvilloheshin shkoqur tyre edhe letërsitë kombëtare të popujve të tjerë të robëruar e të
përçarë. Në të vërtetë nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë zhvillim simultan të ideve letrare nëpër vende të ndryshme, pikërisht nëpër vende të lira dhe të robëruara, kur dihet se kushtet historike dhe niveli i përgjithshëm i zhvillimit shoqëror e kulturor ndikojnë edhe në letërsinë, ashtu siç ndikon edhe ajo në to. Edhe sikur të kishte njohuri të mjafta për poetikën e re europiane, Naim Frashëri prapë nuk do të mund të ishte tjetër përpos ai që është: krahas poetit edhe iluminist. Vetëdija e tij don të komunikojë me vetëdijet e tjera nacionale dhe ai ua nënështrcn impulset e veta kreative imperativeve historike kombëtare.
Taman në momentin më të nevojshëm Naimi shfaqet si një fuqi që vë në lëvizje ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëvet të shkoqur gati prej qenies së tyre kombëtare. Ai shfaqet si sinteze e fjalës së shkruar dhe e orvatjevet praktike në frymën e Lidhjes së Prizrenit. Është e sigurtë se në letërsinë tonë kurrë s’janë bashkuar ashtu idealisht mendja
e qartë dhe ndjenja e flakët, etika e bartë dhe vetëdija e zgjuar, dëshira e pashuar dhe durimi vetëmohues, vullneti i çeliktë dhe gatishmëria e sakrifikimit. Kurrë një poet s’është nisur ashtu vetëdijshëm rrugës si vetëmohimit për hir të një qëllimi të shenjtë. Së
këndejmi, edhe Fjalët e Qiririt:
Në mest tuaj kam qëndruar
E jam dyke përvëluar,
Që t’u ap pakëzë dritë,
Natënë t’u a bënj ditë.
Do të tretem të kullohem,
Të digjem të përvëlohem,
Që t’u ndrinj mir’e të shihni,
Njëri tjetërin të njihni.

Për ju do të rri të tretem,
As një çikë të mos mbetem...

flasin për një flijim të tillë të vetëdijshëm dhe janë program i tij artistik e moral: program
i lartë dhe i shtrenjtë me të vërtetë. I sëmurë prej armikut karakteristik e më të madh të
poetëvet: prej tu-berkulozit, mandej prej çermës, i sëmurë edhe në laring, Naimi nuk mori
frymëzime prej fatkeqësivet subjektive, por prej fatkeqësisë kombëtare. Me fuqinë e
moralit dhe të ndërgjegjes së vet, ai e tejkaloi individualizmin për hir të një kauze më të
lartë. Nuk është vetëm vepra e shkruar dëshmi e madhështisë së tij njerëzore:
bashkëkohasit thonë se edhe jeta e tij e përditshme është vepër tjetër poashtu e madhe:
shtëpia e tij ishte, si të thuhet, teqe e të gjithë liridashësve që përpiqeshin për pavarësinë e
atdheut; ata aty frymëzoheshin, mësonin dhe mirrnin kurajo për të vazhduar orvatjet e
veta patriotike; ata shihnin se kishin prej kujt të mësonin dhe prej kujt të mirrnin kurajo:
zëri i Naimit si poet, si vizionar, si humanist kishte marrë dhenë e tij. Naimi çfarë e
kuptojmë ne sot nga vepra është shfaqje e atij njeriu që u ndante udhëzime vizitorëve. E
si mund të ndikojë një njeri tek tjetri në qoftë se fjala dhe vepra e tij nuk janë të
identifikuara! Tomas Karlajli ka thënë: “Poeti nuk mund t’u sjellë porosi të tjerëve në
qoftë se nuk është vetë më tepër njeri se ata”. Ndërkaq, Marksi e ka shpjeguar edhe më
bukur këtë mendim kur ka thënë: “Në qoftë se dëshiron të ushtrosh ndikesë mbi njerëzit e
tjerë, duhet të jesh njëmend njeri që nxit dhe përparon të tjerët. Çdo qëndrim i yti ndaj
njeriut — e edhe ndaj natyrës — duhet të jetë manifestim i caktuar i jetës sate reale
individuale, që i përgjigjet objektit të vullnetit tënd”. Naim Frashëri ishte i tillë. Ne sot na duken të kufizuara dhe anakronike disa prej pikëpamjeve të Naimit; disa prej tyre janë njëmend të tilla edhe në përqasje me kohën e tij e me nivelin e zhvillimit kulturor e shkencor të shoqërisë europiane. Persë, mendimet e tij u përgjigjen atyre të cilëvet ua dedikon ai dhe janë një hap i gjatë përpara në atë gjendje
historike e shoqërore. Edhepse jetonte në Stamboll, në zemrën e shtetit më të prapambetur feudal të asaj kohe, Naimi me mend dhe me zemër ishte prore në atdheun e tij, në vendin e shkelur e të robëruar, në atë vend më të pra-pambetur se ç’ishte ai ku ishte
vendosur thuaja përdhunisht. Ai shkruante për bashkëvendësit e paarsimuar, për vendin e pashkolla, pa kulturë, pa ekonomi, pa të drejta fjale e pune të lirë. Poezia e tij synonte ndryshimin e kësaj gjendje me iluminizëm, ndaj mruhej me didaktizëm dhe moralizime
që sot ia ulin vlerën letrare.
Është e dijtur se një shkrimtar nuk trajtohet nëpërmjet të asaj që ka mundë të japë, po vetëm përmes asaj që ka dhënë: askend nuk e interesojnë potencialet e pashfrytëzuara, por sajimet e nxjerruna në dritë. Këtu, ndërkaq, akoma po flitet për njeriun dhe varësinë
e veprës nga natyra e karakteri i tij human që vareshin e kushtëzoheshin nga nevojat më vitale të shoqërisë shqiptare. Naimi fare lehtë do të mundë të ishte më tepër “i vetes” se sa i shoqërisë, porse morali i lartë dhe përgjegjësia shoqërore e shpiejnë rrugës së qëllimit historik. Së këndejmi, poezia e tij shkruhet në radhë të parë që të ushtrojë efektin e duhur dhe është poezi tendencioze, si thuhet sot. Ai shpesh shkruan jo si e don imperativi i tij subjektiv, por si e don domosdoja historike — shoqërore. Po të shtrohet nji paralele ndërmjet katër vepravet kryesore të Naimit: Historisë së Skënderbeut, Qerbelasë, Bagëti e Bujqësisë dhe Luleve të Verësë, do të shihet se vepra e fundit, e veçmas me një pjesë të vjershave të saj, kualitativisht qëndron larg të tjerave pikërisht me frekuencat shpirtërore të poetit të shfaqura përmes një lirizmi të shquar. Shkaku është i qartë: vetëm në këto poezi Naimi kryesisht e liron fjalën prej patetikës, retorikës e didaktizmit që për hir të nevojës, ia përshkojnë veprat e tjera. Këtu ai është i lirë dhe fjalës së vet poetike i jep
dimensione më të gjera. Naimi do të shkruante akoma vepra me aso gjerësie emocionale, me asi intensiteti artistik, me aso thellësie meditative sikur të mos shtrëngohej nga ato kërkesat e jashtme që e drejtojnë Unin e tij moral t’u përulej me aq qejf, me aq pasion e
përkushtim. E vërteta më e madhe mbi Naim Frashërin përmblidhet në ato fjalët e Dhimitër Shuteriqit, i cili thotë se ai nuk ka pasur kohë t’i daltojë veprat e veta; por ai s’ka pasur kohë as të zgjërojë sferat kreative, të pasurojë opusin krijues me ide e realizime të reja. Ai nuk ka pasur kohë, që duke i përpunuar të thellojë domethënien e
tyre. Është e drejtë prandaj edhe të thuhet se jeta e tij në njëfarë mënyre nuk i shërben bukurisë artistike sa luftës për pavarësinë e vendit me anën e fjalës letrare.
Siç e dimë, Naimi nuk ka punuar aq gjatë dhe s’ka gëzuar liri prej ndërgjegjes së vet që të shkruajë si të dojë e ç’të dojë. Dy momente e kanë kufizuar radiusin e tij krijues në pikëpamje të kualitetit e të kuantitetit të veprave: sëmundja dhe pushteti otoman.
Kundër të dy këtyre armiqve ai ka luftuar vetëmohueshëm, duke ecur zgripit të vdekjes nga të dy anët. Ky rrezik në të cilin ndodhej pareshtur e lartëson edhe më tepër veprën e Naim Frashërit si njeri. Kufizimet fizike e politike ai i ka asgjësuar me gatishmërinë e
flijimit të vetes për hir të zgjimit të vetëdijes së bashkatdhetarëve të vet, për hir të shndërrimit të fjalës në armë për çeljen e rrugës së lirisë dhe të sqarimit të pozitës historike të popullit. Si i tillë, Naimi me veprën e vet është kaptina më e gjerë e letërsisë shqipe, kaptina së cilës ngado t’i afrohesh të magjeps me përkushtimin dhe zjarrin e fjalës
së shënuar në të. Të punojë dikush në tamën e shtetit kundër të cilit lufton, të bëjë çmos për të zgjuar popullin e vet kundër atij shteti dhe të jetë një udhëheqës shpirtëror, një pris kulturor i popullit deri në vdekje, e edhe mbas saj, kjo është vepër e madhe, e sendërtuar
ndër rreziqe edhe ma të mëdha. Të thuhet se kësaj ia doli në skaj me sukses vetëm një krijues i kalibrit të tij është e tepruar, por të thuhet se kësaj ia doli në krye vetëm një njeri i karakterit e i virtyteve të tij, duket se kjo është më e vërtetë. Marksi, thonë, s’kishte armiq. Po kjo mund të pohohet edhe për Naim Frashërin. Ai është natyrë e njeriut të butë, skofiar, përdëllimtar. Elementi i tij njerëzor është në të vërtetë virtyti më i lartë që mund të ketë qenia shoqërore e njeriut. Para tij kapitulonte çdo ves, çdo nakar, çdo ndjenjë johumane. Ai të asimilonte me bukurinë morale të natyrës së tij. Ja se si e përshkruan Sevasti Dako takimin me Naimin: “Para se të afrohemi, disa nga këta (bashkëbiseduesit e Naimit - RQ) më heqin vërejtjen, po ma tepër një prej syresh, i cili ndonëse ishte më shtat të mesme edhe i imët, po kishte një fytyrë fort të qetë edhe të pershkruarë me ato sentimente të larta, të cilat vetëm një vjershëtor i lindur munt t’i ketë. Syt’e tija plot zjar, që munt të djegë vetëm në zemër të atij atdhetari që asht i kthjellët dh’i vërtetë. Të gjitha këto të përmbledhura, i jepnin fytyrës së tij një pamje intelektuali të çquar; ishte një magnet dashurije! Si u përshëndëshmë me të gjith, Naimi më afrohet edhe pasi më përshendoshi edhe më uroj edhe një herë më tha këto fjalë, të cilat edhe janë të gjalla në zemër t’ime; fjalë, që tronditnë shpirtin e të gjithëve që i dëgjuan; fjalë plot enthuziasm edhe flakë, që derdheshin prej një zëmbre plot ideallësh të nalta: “Motrë..., pengime edhe trazime të shuma edhe të mëdha do të kini në këtë udhë që kini nisur, por si një Shqiptare trime të gjitha i ke për të kapërxyer. Të gjitha ato çupa e gra që do të vijnë nën hijen tënde i frymëzo me ideallë të nalta e të vërteta, që të harrijmë një qytetërim të vërtetë, edhe kështu t’a bëjmë edhe brezin tonë të pushtojnë gjith ato virtuta dashurije, vlazërije, atdhetarije dhe bashkimi që karakterizonin kohërat e
Skënderbeut”.
Sikundër mund të shihet edhe nga veprat e tij, Naimi kishte një kulturë solide letrare e shkencore. Është fare lehtë të konstatohet se ai njihte Danten, Spinozën, Lajbnicin, Darvinin, Shatobrianin, Lamar-tinin, Ygon, Gëten e, sidomos shkrimtarët e filosofët arabë, persianë, grekë e romakë. Mirëpo, simpatinë më të madhe ka ndaj iluministëve francezë: Volterit, Rusoit, Didros, Helveciusit. Rëndom edhe për shkrimtarët mund të përdoret ajo thënia e popullit: “Më thuej me ke rri se të tregoj kush je ti”. S’ka dyshim se Naimi nuk jep mendime plotësisht origjinale filosofike e iluministe, porse ai bisedon në heshtje me humanistët më të mëdhenj të njerëzimit, e, ç’është më rne rëndësi,
ai ka afinitet të shquar për pikëpamjet progresive të iluministëvet. Si mendimtar ai është eklektik, është utilitarist, por në këtë utilitarizmin e vet është humanist i pashoq. Vetëm vargjet më të bukura të Naimit janë të leçitura theksit edukativ e iluminist.
Lexuesi do të duhej të hudhej gati një shekull mbrapa për të kuptuar realitetin e kohës së tij, marrëdhëniet shoqërore, e posaçërisht imperativin e çlirimit kombëtar, që kushtësojnë një sinkretizim të tillë të poezisë dhe të iluminizmit. Në vizionin e tij ka vend vetëm për
njeriun e ndërgjegjshëm e të ngritur dhe ai bën çmos që të ndërtojë një njeri të tillë; sikur njeriu të ishte çfarë e kërkonte Naim Frashëri, bota do të ishte e lumtur me njerëzit e vet. Misionin e poetit ai nuk e merr si shprehje të ndjenjës autarkike; më parë e konsideron si
misionin human që të tjerëvet ua hap dyert e ardhmërisë më të bukur. Ai me fjalën e vet don të të mësojë, të të bëjë taman njeri, të të tregojë rrugën e progresit për të qenë i barabartë me të gjithë popujt e tjerë evropianë. Duke të mësuar ai don të të çlirojë se, simbas tij, vetëm njeriu i ditur është i aftë të çlirohet. Naimi nuk sjell herët shenjat që do të tregonin rrugën e tij të pastajshme. Krejt
ç’merr prej fëmijërisë janë: pak njohuri religjioze, shëndeti i lig që do ta përcjellë deri në vdekje si dhe kujtimet e ditëye të kaluara në vetmi. Naimi është shkrimtar që zgjohet duke njohur dhe kuptuar historinë e botës dhe të popullit të vet dhe, më konkretisht, vjen
duke u formuar krahas baticave e zbaticave shoqërore të popullit të vet. Askush më bukur se ai, madje-madje as i vëllau Samiu, që është një si ideolog teorik i lëvizjevet politike të shqiptarëvet asokohe, nuk e ka kuptuar ashtu qartazi se ç’i duhej njeriut të lënë aq shumë
mbrapa në skenën e shoqërisë evropiane. Edhe kur është religjioz - këte më tepër ia kërkon situata konkrete shoqërore se sa afiniteti subjektiv; edhe kur është iluminist - këtë ia kërkon situata kulturore; edhe kur është pedagog - këtë ia kërkon gjendja arësimore. Vepra e Naimit shkruhet pse i duhet popullit mu në ato çaste, shkruhet për të
komunikuar, për të ngritur e arsimuar. Naimi nuk është revolucionar në kuptimin që ka sot kjo fjalë, por për kohën e tij kryen një mision vërtet revolucionar. Ai nuk i jep armën fizike masës së gjerë, por i jep armën moderne e kulturore, e arma e tij është më efikase,
shumë e kërkuar dhe e domosdoshme asokohe. Hapi i parë i tij është forcimi i vetëdijes kombëtare dhe i ndjenjës liridashëse, i krenarisë për të kaluarën e lavdishme, njohja e virtytit dhe qenies kombëtare; hapi i dytë është arsimi, hapja e rrugës që të shihen faktet e njëmendëta të asaj të kaluare; hapi i tretë është zhdukja e mospajtimeve fetare dhe ngritja e kauzës nacionale mbi vetëdijen religjioze. Me një fjalë: Naim Frashëri e përgatit njeriun shpirtërisht për ndryshimet që duhej të pasojnë dhe që koha i solli. Përpjekjet e tij në këtë pikëpamje janë prometeike dhe nuk ngelin pa rezultate. Kryengritësit e parë shqiptarë
mbanin në gji disa nga veprat e tij. Po, megjithatë, madhështia e Naimit qëndron sa në përpjekjet aq edhe në ndjenjën e tij të flakët e humane.
 

Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,538
Pikët
113
Përgjigje e: Naim Frashëri

2. Njeriu etik dhe utopia e Naimit

Rëndom shkrimtarët e shquar kanë filozofinë e vet mbi të cilën e ndërtojnë veprën letrare; po, më shpesh ndodh, ndërkaq, që vepra të shkruhet spontanisht, kurse prej saj të ajgtojë lexuesi botëkuptimet e autorit edhe në qoftë se ato nuk janë të shfaqura në mënyrë taman të qartë. Naim Frashëri është shkrimtar - mendimtar, është poet vizionar; ai është tip meditativ e kontemplativ. Naimi, padyshim, nuk mund të mirret si filozof në kuptimin e plotë të kësaj fjale, edhepse ndonjë prej veprave të tij si Mësimet, bie fjala, janë vepra kategorish morale-etike e filozofike kryesisht. Botëkuptimi i tij nuk është ndërtuar simbas ndonjë sistemi të caktuar dhe s’ka pretendime ekzaktësie. Pikëpamjet e tij, që s’janë kurdoherë konsekuente ndaj të njajtave probleme, janë zakonisht imperative të qenies së tij shoqërore dhe kanë qëllime utilitariste: të mësojnë njeriun se ç’qëndrim të marrë ndaj
njeriut tjetër, ndaj familjes, shoqërisë, fesë, shtetit, e të tjera. Pikëpamjet e tij jo rrallë s’janë origjinale dhe ky eklektizëm më së miri pikaset në kontradiktat ndaj të njajtës kategori filozofike.

Si dashamir i kulturës e i mentalitetit kontemplativ të mendimtarëve e poetëve arabë e persianë. Naimi shfaq simpati të veçantë ndaj disa pikëpamjeve të tyre, por si iluminist i parë shqiptar, që ka përpara misionin e lartë të nxjerrjes së kombit nga letargjia pesëshekullore, ai don dhe predikon shumë nga botëkuptimet e mendimtarëve të
perëndimit. Pë këtë arsye, në filozofinë e tij, nëse mund të quhen kështu persiatjet e tij të pasistem, shihen të gërshetuara ndikesa të të dy këtyre sferave të kulturës botërore: të kulturës klasike greke e persiane - arabe, nga njëra anë dhe të kulturës moderne franceze, nga ana tjetër.
Orientimin filozofik të Naimit e kushtësojnë edhe kontaktet me literaturën, edhe afiniteti i tij shpirtëror, por shumë më tepër e kushtësojnë vetë jeta dhe gjendja shoqërore e Atdheut të tij. Meqenëse në pjesën më të madhe të shkrimeve të veta, ai don ta përudhë njeriun në jetë, edhe filozofia e tij mund të pagëzohet si filozofi e praktikës jetësore, me theksin etik. Në kohën kur populli duhej të përgatitej shpirtërisht për ndryshimet që duheshin të bëheshin dhe për rezistencën e armatosur kundër pushtuesit të huaj, Naimi
me filozofinë e tij don të krijojë njeriun, i cili do të jetë i kompletuar përkah nderi e vetëdija, i cili çdo veprim të vetin do t’ia nënështrojë qëllimit liridashës e patriotik dhe fuqisë së mendjes. S’është çudi, prandaj, pse pothuaj çdo vepër e tij përfundon me shprehje patetike që madhërojnë ndjenjën liridashëse e të dashurisë ndaj të kaluarës
historike.
Problemi qenësor i filozofisë së Naimit është, pra, krijimi i njeriut etik; ai kërkon që çdo njeri, pavarësisht prej fesë, të jetë i kompletuar moralisht. Vetëm një shoqëri e përbërë prej njerëzish me ndjenjë morale mund të jetë e lumtur. Në këtë mënyrë ai krijon herët besimin e vet se njeriu mund të jetë i lumtur tërësisht vetëm (kur ndjenja morale është shprehje e ndërgjegjes dhe e mendjes së shëndoshë. Edhe ndjenja morale, edhe ndërgjegja, edhe arsyeja tek Naimi janë në relacione me vetëdijen dhe me ndjenjën patriotike. S’ka dyshim se Naimi është religjioz, është deist, por feja në kuptimin e tij nuk
është kurrfarë veçantie e kombit dhe kërkon me ngulm zhdukjen e ndasisë fetare ndër shqiptarët. Zoti, të cilin e përmend aq shpesh, duhet të zëjë vendin e kultit fetar muhamedan, respektivisht kristian, dhe të bëhet ashtu simbol i bashkimit dhe i kompaktësisë së tyre shpirtërore. Për këtë arsye Naimi e thekson zotin si të vetmen besë
(besë ai quen fenë) të shqiptarëvet, e për këtë arsye herëherë edhe i largohet panteizmit dhe pranon monoteizmin. Filozofia e tij, pra, lakohet simbas nevojës praktike dhe vetëdijes së tij patriotike. Intimisht, Naimi është panteist dhe ky vizion i botës i përgjigjet
natyrës së tij poetike e romantike, por si iluminist e racionalist ai pranon atë bindje hove-hove që është më afër qëllimeve të tij, të cilavet ua kushton edhe veprën, edhe jetën.
Perëndia i Naimit nuk është analogon rationis, por diçka që ka të bëjë më tepër me ndjenjën. Perëndia që e përmend Naimi nganjëherë është krijesë, e nganjëherë imanencë e natyrës, ligjë e përgjithshme e gjithësisë. Inkonsekuenca e tij në këtë pikëpamje të bën të dyshosh se nuk lodhet shumë për këtë ide të trilluar të njeriut. Zoti i duhet poetit vetëm e vetëm që të predikojë unitetin e bashkëvendësve të tij, që të përsosë moralisht njeriun dhe ta bëjë të dojë tjetrin, pavarësisht prej fesë. Në realitet kjo është një formë e patriotizmit të tij dhe, për atë kohë, mjaft efektive:
Bes’ është Perëndija
Për gjithë Shqipëtarët.
Edhe vëllazërija,
Urtësia, të mbarët,
Fe është njerëzija.
(poezia: Varfërija)
Sikundër është poetika e Naimit romantike, ashtu edhe filozofia e tij është romantike, megjithëse i ven theksin fuqisë së mendjes. Në këtë kontekst mund të shihet edhe lidhmëria e poetikës dhe e filozofisë së tij. Panteizmi, si bindje intime e Naimit, është shumë afër ndjenjës së tij romantike. Natyra me ritmin e saj harmonik, me evolucionin e vazhdueshëm dhe nxjerrjen e gjithnjëshme të kualiteteve të reja është i vetmi medij tek sheh bukurinë dhe satisfaksionin e jetës së shkurtë të njeriut. Kjo natyrë madhështore, ky univerzum i paskajshëm, në gjiun e të cilit është krijuar njeriu, ka fshehtësitë e veta që mund t’i njohë vetëm individi i ngritur, i arsimuar, i lartësuar në pikëpamje diturie e morali. Naimi në këtë mes bën identifikimin e ndjenjës morale me
nivelin e ngritjes arsimore: babëzitë, simbas tij, shkojnë krahas injorancës. Mbasi perëndia është një trajtë e shfaqjes së bukurisë së ligjeve të natyrës, s’është për t’u çuditur pse Naimi, në vend që të thonte se njeriu, duke u ngritur e arsimuar njeh botën e natyrën,
thotë se njeriu, duke u ngritur e arsimuar i afrohet zotit. Këtu, në të vërtetë, bie theksi i metodës së tij gnoseologjike: realiteti njihet vetëm me fuqinë e ratios, e fjala realitet në fjalorin e poetit është zavendësuar shumëherë nga fjala zot apo perëndi. Filozofia e Naimit është praktike dhe ka për qëllim zhdukjen e prapambeturisë, e
cila e kishte pushtuar vendin gjatë robërisë sashekullore. Së këndejmi, edhe në veprat poetike, e jo vetëm në ato shkollore, ai fut njohuri shkencore, natyrisht, duke i vulgarizuar, si ka thanë Aleksandër Xhuvani, me qëllim që t’ia afrojë sa më tepër masës së gjerë të popullit. Në shpjegimin e fenomeneve të ndryshme të natyrës, në shpjegimin e shumë problemevet astronomike, antropologjike, filozofike, historike, ekonomike, e të tjera, Naimi fut mjaft nga shkenca, por mendimet e tij aty-këtu nuk janë të leçitura as
naivitetesh, as shpjegimesh fetare. Mbasi si mendimtar nuk ka mendim të prerë dhe konsekuent, ai as si propagator i shkencës nuk mund të jetë konsekuent. Mbi të gjitha, ndërkaq, këtu qëndron qëllimi i tij që të luftojë prapambeturinë dhe fenë, si mjet të shpjegimit të natyrës, ndonëse nuanca të saj përvidhen në këtë mes edhe në mendimet e tij. Ai don ta afirmojë vetëm shkencën, taman si iluministët francezë, dhe të tregojë se vetëm ajo e shpie shoqërinë përpara. Këte e provon edhe me mohimin që i bën spiritualizmit të Senekës dhe me përkrahjen që i jep metodës shkencore racionale të
Dekartit. Lidhur me këto përpjekje të tij është edhe qëndrimi ndaj gjuhës. Naimi vëren bukur se, përveç që është element thelbor i kombit dhe mjet i komunikimit e i afirmimit të njerëzvet, gjuha është edhe mjeti më i sigurtë i përhapjes së diturivet, arësimit e i kulturës së një populli. Këto funksione mund t’i kryejë si duhet vetëm gjuha amnore, sepse esencën e mendimit njeriu e shpreh dhe e merr nëpërmjet të saj. Në Mësimet, Naimi shkruan: “E par’ e gjithë mbrothësivet, që i duhenë një kombi është gjuh’ e Mëmëdheut.
Se nga gjuhët e hueja s’mund të marrë njeriu kurrë dritat’ e diturive si duhenë.” Gjuha e bashkon kombin, e ndriton, e nxjerr nga errësira, shpirtin’ e mëndjen e lartëson, vetijat’ i sbukuron, vetëdijen’ e njohën’ e lulëzon, vëllazërin’ e shton dhe miqësinë e shumëzon.
Gjuhë e një kombi s’është ndaluarë as mund të ndalohet kurrë”. Vërehet këtu një qëndrim romantik, po njëkohësisht edhe bashkëkohor, ndaj gjuhës së një kombi. Naimi, s’do mend, synon t’i qortojë të gjithë ata që mund të kenë qëndrim përbuzës ndaj gjuhës
amnore, apo ata që orvaten t’ia imponojnë tjetrit gjuhën e vet, por, kur thotë se asnjë gjuhë e huaj s’mund të jetë efikase në përhapjen e kulturës si gjuha kombëtare, është edhe artist, i cili e ka provuar se ç’do të thotë finesa gjuhësore për përcjelljen e frekuencave mendore e emocionale. Rëndësi të posaçme në botëkuptimet e Naimit ka dialektika e persiatjeve të tij. Përkundër dogmës fetare, ai thekson saherë domosdonë e përsosjes morale të njeriut dhe të ngritjes së tij në sferat e kulturës dhe të diturisë. Në të vërtetë, kjo është epiqendra e filozofisë së tij iluministe dhe romantike. Njeriu i Naimit nuk është krijuar njëherë e përgjithmonë, nuk është qenie e vënë në gjendje statike por u nënështrohet ligjeve të progresit etik e shoqëror. Përsosja e tij e matejshme nuk mbërrihet me lutjet, me përgjërimet, që u bëhen hyjnivet, as me arritje në nirvana, por përmes punës së pareshtur dhe të pajisjes me njohuri shkencore dhe vepra morale. Që t’i dijë njeriu “të gjitha ç’janë tej-përtej” duhet të mësojë mbarë dituritë shkencore, pra, jo dogmën religjioze. Në këtë mënyrë, ai lidh edhe njëherë moralin e diturinë në favor të përhapjes së shkencës dhe të Ideve të tij iluministe. Kështu, vërehet se Naimi është një mendimtar i cili i beson vetëm shkencës dhe në shpjegimIn e fenomeneve të ndryshme të natyrës dhe të të vërtetës kërkon të respektohet argumenti shkencor. E vërteta, simbas Naimit, ndërkaq, është barazi me të mirën, që do të thotë se e shikon nga aspeki etik. Po, megjithatë orvatjet që të përhapë dituritë, vetë nuk ia del të formulojë një metode objektive të njohjes së të vërtetës. Ai pranon se zbulimi i të vërtetës nuk është punë e lehtë, por, në anën tjetër, jep
të kuptohet se kjo arrihet me asgjë më tepër se sa me fuqinë e mendjes. Edhe këtu Naimi është racionalist i përbetuar, dhe eleminon ndjenjën si faktor që e largon mendjen nga rruga e saktë. Përkitazi me këtë, ai shkruan: “Kur të jesh i zemëruar, Mëndja ësht’ e turbulluar”.
Naim Frashëri është i njohur edhe me krijimin e kultit të punës. Asnjë shkrimtar apo krijues tjetër kulturor shqiptar para as mbas tij nuk i ka dhënë aso rëndësie faktorit të punës, si kusht kryesor i mbrodhësisë shoqërore. Nuk ka vepër, në prozë as në poezi, në të cilën nuk e ka theksuar sa e sa herë rolin e punës dhe të vullnetit të njeriut në
përparimin dhe mirëqenien e kolektivitetit njerëzor. Me pak ndryshime nga iluministët e shekullit të tetëmbëdhjetë që, poashtu, i japin punës rëndësi të madhe, Naimi i krijon këtij faktori qëllimin kombëtar: lirinë dhe pavarësinë e vendit të vet, sd të vetmin ideal drejt të
cilit duhet të orientohen orvatjet e njeriut të tij etik. Se këto janë levat kryesore që ndikojnë në krijimin e botëkuptimit të tij njeriu bindet kur sheh se me ç’pasion e mbron ai këtë ideal, duke ia nënështruar të gjitha virtytet e tjera të individit. Dhe, pikërisht për këtë arsye ai e indeterminon vullnetin e subjektit dhe i jep mundësi të mëdha shfaqjeje, duke ia zgjeruar atij radiusin e veprimtarisë dhe të akcionit. Vetëdija patriotike kushtëson, pra, krijimin e filozofisë optimiste dhe aktiviste të Naimit, edhepse intimisht nganjëherë nuk ka arsye të jetë optimist. Simbas Naimit, rruga jetësore e njeriut nuk është e lehtë dhe obligimet morale që ia vë ai përsipër duhet ta lehtësojnë ecjen nëpër të, sepse qëllimi krijon vullnetin. Të njihet e të kuptohet jeta nuk është punë e kollajshme dhe cdo akt kërkon mund e përpjekje. Mirëpo, mundi do të paguhet rne kënaqësinë gnoseologjike kur dihet se
“Njeriu duket vuar, Ç’do gjë e ka msuar”. Ato që i mëson njeriu nuk duhet të ngelin vetëm në sferat e përjetimit; ato duhet të kenë aplikimin e tyre praktik: të përmirësojnë e të përparojnë jetën. Kjo do të thotë se filozofia e Naimit nuk është filozofi abstrakte dhe për persiatje të tilla ai nuk ka pasur kohë, nuk ka pasur as mundësi e, ndoshta, as prirje. Mendimet e tij janë udhëzime që e drejtojnë njeriun në përmirësimin dhe në gëzimin e jetës.
Në mësimet e Naimit, të shpërndara nëpër të gjitha veprat e tij, rol me rëndësi i kushtohet ndërgjegjes së njeriut, mbi të cilën ai ngrit ndërtesën e moralit dhe të humanitetit të vet. Njeriu i tij duhet të jetë i vetëdijshëm e i ndërgjegjshëm për arsye të, mirëvajtjes shoqërore dhe të lumturisë së vet shpirtërore. Në Mësimet, ai shkruan:
“Njerin’ e lik e shajnë njerëzija e kurrëkush s’e ka mik, e qërton vetëdija e s’e le në prehje, edhe frika s’i del kurrë”. E cili është ky njeri i lik? Ai që ndjek babëzitë, që s’do arsimin e shkencën, që s’përfill pavarësinë e tjetrit, që s’do atëdhenë, që s’do gjuhën e të vetin dhe, në fund, që s’do njeriun. Dashuria ndaj njeriut është qenësi e mendimeve të tij morale dhe prej këndej fillon etika e Naimit. Në të vërtetë, kjo rrugë e përsiatjevet e sjell atë tek rezonimi dualistik antinomik, që shprehet përmes kuptimit mbi luftën ndërmjet të
mirës e të keqes. Mbi këtë parim tradicional maniheik të luftës së Fizisit e të Antifizisit konsiston edhe porosia e tij që të luftohen të gjitha ato që pengojnë ngadhnjimin e së mirës, të diturisë, të bukurisë, të ndërgjegjes dhe të lumturisë në tokë, si kushte për
përsosjen morale të individit. Patriotizmi i tij, prandaj, nuk është vetëm shprehje e dashurisë ndaj vendit të vet, nuk është vetëm detyrë që ia ngarkon vetëdija historike, por edhe rezultat i bindjeve të tij jetësore: armikun duhet dëbuar si kusht të mirëqenies e të
lumturisë së njerëzve, si kusht që të jenë njerëzit të përsosur. Edhe pse shquhet me aftësinë e mendimit dialektik, Naimi, ndërkaq, nuk është në gjendje të pikasë raportet kauzale ndërmjet të mirës e të keqes dhe të dallojë se edhe e keqja nganjëherë mund të kthehet e të bëhet e mirë, ashtu sikundër ka thënë Didro: “Kur e keqja mbërrin kulmin zëron të kthehet në të mirë”. Moralizimi nuk e lejon Naimin të shohë, pra, se ndërmjet të mirës e të keqes ekziston kauzaliteti: kushtëzojnë e shkaktojnë njëra tjetrën. Domethënë se ai nuk ishte në gjendje të ngritet në nivelin e mendimit, vërtet, revolucionar dhe të
vërejë se nuk është mirësia e paskajshme ajo që bën transformimin moral, social e shoqëror, por akcioni; jo njeriu i qullur me mirësi morale, por njeriu i veprës praktike, që të keqen e then me të keqe, njeriu çfarë do të duket në vegimet e Migjenit. Me gjithë njëanshmëritë në këtë pikëpamje, Naimi pikas se tek njeriu gjithmonë manifestohet ai parimi dualistik, prandaj mendimet e veta i ven në shërbimin e
ngadhënjimit të së mirës. I vetëdijshëm se mbrenda njeriut ekziston lufta ndërmjet së mirës e së keqes, ai do që të pridhet ajo fuqia djallëzore, që të shuhet satani i fshehur mbrenda njeriut. Por, megjithatë, në këtë pikëpamje ai nuk shpëton prej Idealizmit, sepse,
totaliteti moral i njeriut nuk ndryshon me predikime, por në radhë të parë me ndryshimin e marrëdhënieve shoqërore. Pikëpamjet e tij rreth kësaj cështjeje mbesin ashtu utopike. Ato, ndërkaq, mbështeten në nevojën e përhapjes së arsimit e të kulturës dhe varësisht nga koha e vendi nuk mbesin të paefekt. Aq më tepër, ato janë progresive për arsye se, siç dihet, më parë duhej fituar liria e mandej të bëheshin ndryshimet e raportevet njerëzore. Si edhe tek shumica e krijuesve, edhe tek Naimi ekziston mospajtimi ndërmjet “teorisë” e “praktikës”. Kur nuk moralizon, Naimi nuk kërkon eleminimin e të keqes me përsosje shpirtërore, por me aktin e aksionit, do të thotë me ligjën e fuqisë kërkon dëbimin e pushtuesit shekullor. Fund-fundit, ai nuk është predikues i ndonjë pasiviteti budist, sikurse mund të duket në shikim të parë, dhe asnjëherë nuk predikon moskundërshtimin e të keqes. Edhe
Historia e Skënderbeut, edhe Qerbelaja, edhe një varg poezish lirike,
shquhen me zjarrin e fjalës kundër të keqes: kundër pushtuesit si shkaktar i të gjitha të këqiave. Naimi nuk është predikues i askezës dhe morali i tij nuk është moral religjioz, por humanist. Ai kërkon që njeriu “të përpiqet për këtë jetë sa të rronj’ e sa të jetë”. Në qoftë
se ndonjëherë duket se i shuhet shpresa në këtë pikëpamje, këte nuk e bën mendimtari po vetëm poeti, qenia e tij emocionale që ndien se jeta është e shkurtër, kalon vetimthi dhe e sjell krijesën e gjallë në hiç. Naimi mbron pikëpamjen e kënaqjes me pak, ashtu siç veprojnë disa mendimtarë të lashtë kinezë e grekë. Në përrallëzën Qeni dhe hij’ e tij, ai thotë në fund:
Syr’ i pangopur:
Lakmim’ i shkretë
Na ka brengosur
Në këtë jetë.

Simbas mendimeve të Naimit, njeriu mund të shfaqë mirësinë kur të dojë, sepse ajo është “në dorë tënë”. Kjo do të thotë se në pikëpamje të aktit moral ai e indeterminon vullnetin e njeriut. Qëllimi ku don të dalë ai në planin etik është lumturia: harmonia mbrenda unit të subjektit dhe harmonia shoqërore. E kjo do të thotë se ai është militant i eudemonizmit.
Një çështje e veçantë e botëkuptimit të Naimit është edhe ideja e tij eskatologjike. Në disa vargje ai jep të kuptohet haptazi se përfill dualitetin. shpirt-materie e, mandej, edhe pikëpamjet e Pitagorës mbi kalimin e shpirtit prej një gjësendi e objekti në tjetrin. Dëshmi e qartë e mendimit të këtillë dualistik është vjersha Perëndija. Këtë ide të kalimit të fluidumit, të shpirtit të njeriut prej një objekti në tjetrin e do të thotë edhe prej një njeriu në tjetrin, e kanë quajtur Metempsikozë dhe i kanë dhënë shpjegime religjioze. Le të jetë ashtu. Por, mbase do të mund t’i ji-pej edhe një shpjegim tjetër sikur të vihej në lidhje me humanitetin dhe ndjenjën sociale të Naimit. Athue kemi të bëjmë këtu me një vizion social të Naimit, me utopinë e barazisë së njerëzvet, me ndjenjën e afërsisë e të humanitetit? Ndoshta! Në qoftë se shpirtërat e njerëzvet mund të transformohen, mund të shkëmbehen, pa marrë parasysh diferencat klasore, do të thotë se mund të jenë të barabartë. Në qoftë se njerëzit nuk janë të barabartë në jetë, ai që ua transcendenton shpirtërat i barazon mbas vdekjes. S’ka dyshim se ky mund të jetë një dimension i pavetëdijshëm i idesë së poetit. Natyra të cilën aq shumë e don Naimi i pranon njësoj të gjithë njerëzit dhe
ajo është i vetmi medij i realizimit të të tyre social, ashtu sikundër është vdekja, në kuptimin shekspirian, nivelizuese e të gjithë individëve, qofshin të pasur apo vorfanjakë. Duke u individualizuar, njeriu është shkoqur prej virgjërisë pagane të natyrës e poeti,
duke ndikuar në moralin dhe në nderin e tij, don ta kthejë rishtazi nga ajo virgjëri, ta barazojë me të, t’i ba-razojë të gjithë njerëzit. Kur është i vetëdijshëm se kësaj përpjekje s’mund t’ia dalë në krye, do të punojë bota e tij iracionale dhe do t’i nivelizojë me anën e metempsikozës: me nivelizimin e shpirtrave të tyre mbas vdekjes. Përpjekje njëmend humane, por e kotë. Kur i shpreh haptazi pikëpamjet e veta sociale Naimi sikur e provon mendimin e sipërm. Morali i tij social nuk është moral borgjez, edhe pse vjershës
Varfërija mund t’i bëhen dhe i janë bërë shpjegime të tilla. Edhepse mëshira si e tillë është kategori borgjeze, tek ai ajo ka karakter social e humanitar dhe është në pajtim me humanizmin dhe panteizmin e tij.
Për të përmbushur misionin e edukatorit të kombit, Naimi predikon optimizmin e shpresën, ndonëse intimisht është i vetëdijshëm se “jeta ësht’ e përzjerë me gas e me helm”, e mbase me më shumë helm se sa gas. Besimi i tij në lumturinë e qenies njerëzore nuk ka të bëjë me të tashmen por me të ardhshmen e tij. Edhepse i paprirje të kuptojë
shkencërisht historinë, ai i ndien pulset dhe ritmin e saj, prandaj edhe Revolucioni francez i jep nxitje imagjinatës, se tij. Ai ndjen dhe beson se e ardhmja do të sjellë ndryshime rrënjësore në arenën e historisë së shqiptarëvet dhe don ta përsosë njeriun, ta pajisë me të gjitha virtytet që të bëjë asO ndryshimesh e të jetë në gjendje t’i drejtojë ato,
t’i vërë në baza të reja. Për këtë shkak edhe kërkon t’iu kushtohet kujdesi më i madh brezit të ri dhe misionit të gruas në familje e në shoqëri. Roli i femrës në jetën tonë nuk është parë kurrë drejt; si krijesë shoqërore ajo s’është përfillë kurrë prandaj nëna e gjinisë
njerëzore s’ka mundur të ndikojë vetëdijshëm sa duhet në formimin e profilit moral e shoqëror të breznive. Në pajtim me frymën e idevet moderne evropiane në këtë pikëpamje, Naimi kërkon që asaj t’i pranohet roli shoqëror ashtu siç e meriton. Së këndejmi shkruan: “Grueja duhet të jet’ e mësuarë më shumë nga burri, se fëmija së pari nga mëma e marrënë arrësiminë dhe mësimet (...) Grueja është mëmë e fëmijësë, zonj’ eshtëpisë dhe krej’ i njerëzisë”. Duke kuptuar rolin e brezit të ri në të ardhmen, Naimi
shtron imperativin e edukatës së drejtë të tij, për arsye se të rinjtë “janë për një, kohë Më tej nga koha juaj”. Në xixën e mendimeve pedagogjike të Naimit gjendet, pra, njeriu i ardhmërisë, ai
që me fuqinë e mendjes, të vullnetit, me punën vetëmohuese do të ndërrojë fizionominë e vendit, ardhmërinë. Ai sheh tek ky njeri një potencial të pashtershëm mirësish e diturish dhe me ngulm orvatet t’i shquajë ato, t’u japë mundësinë e shprehjes e të përsosjes.
Njeriu çfarë e imagjinon Naim Frashëri është me të vërtetë njeri ideal: liridashës, patriot, i vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm, i moralshëm, bëmirës, vetëmohues, i ngritur e, mbi të gjitha, zelltar i madh; ai është një sinteze e virtyteve dhe e aftësive të njeriut çfarë e kanë
kërkuar humanistët. e shquar të Evropës. Në këtë kërkesë në të vërtetë qëndron bukuria dhe absurditeti i vesrimeve të Naimit. Kur do të jetë njeriu i tillë? Simbas Marksit ai është mundësi historike-shoqërore; simbas Froidit ai është iluzion; po Naimi sikur s’jep
përgjigje. Përsiatjet e tij, megjithatë, janë të bukura pikërisht pse bazohen në shpresën, ashtu siç është i dëshiruar ngushllimi pse bota mund të ketë gjithmonë njerëz si Naim Frashërin.
 

Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,538
Pikët
113
Përgjigje e: Naim Frashëri

3. Koha e tashme dhe koha e shkuar

Të gjitha ato që u thanë sipër hyjnë ndër dialogjet e Naimit me kohën, me njerëzit dhe me ardhmërinë e tyre. Te ai, ndërkaq, dallohen dy plane të shprehjes: bisedat me subjektet e jashtme dhe monolo-gjet. Duhet të dallohet Naimi që u flet të tjerëvet, që i drejtohet njeriut të tij etik dhe don t’i jetë mësues - kur vepra e tij letrare pëson mjaft
nga kualitetet artistike - dhe Naimi kur flet në vetmi, flet me veten dhe trajton probleme që ia preokupojnë botën intime - e kur poezia e tij ngritet artistikisht, merr domethënie më të gjerë dhe çan kufijtë e kohës me vlerën e vet. Kur poeti i shpëton iluministit e
edukatorit, Naimi del artist i njëmendët, por, kur mësuesi e pridh kreatorin, atëherë ai është mendimtar, i cili dëgjon kërkesat praktike të kohës, e jo imperativin krijues artistik.
Optimizmi dhe eudemonizmi i tij janë shprehje të Unit të tij shoqëror dhe praktik, por Naimi ka edhe Unin subjektiv poetik, si edhe të gjithë poetët e shquar. Diç nga vargjet e veta i kushton edhe vetes. Në të tilla çaste, në çastet kur dëgjon zërin e brendshëm, ai sheh e ndien edhe faqen tjetër të jetës, sheh a ndien kotësinë, dhembjen
pikëllimin, absurditetin ekzistencial. Jeta në buzë të vdekjes, kuptimi i saj në të tilla momente, është preokupim të cilit i vjershëron atëherë kur disponimi i tij oscilon ndërmjet gazit e helmit e, sidomos, kur termometri i disponimit të tij bie teposhtë deri në shkallën e fundit. Tani ai sikur harron misionin që i ka vënë vetes, sikur harron se ka
premtuar se “do të tretem të kullohem” për t’ua treguar vëllezërve të vet rrugën e ardhmërisë dhe ideologu, pedagogu, iluministi tërhiqen përpara poetit, i cili ka në shpirt barrën e rëndë të kuptimit e të moskuptimit të jetës. Nuk mund të jetë ai gjithmonë i kthjellët shend e verë, nuk mund të jetë predikues i moralit, sepse është edhe poet, e poeti nuk e merr botën vetëm me mend, por edhe me ndjenja. S’do dyshuar se Naimi shumë shpesh ia zen frymën alter egos, por gjithmonë nuk mund ta bëjë këtë: vigjilenca e bardit dobësohet nganjëherë dhe tani shpërthen liriku, që e mundojnë edhe probleme nga sferat e përjetimeve subjektive. Mes dy polesh, nga anon ai vetë, racionalisht? Me çka dëshiron t’i prezenitohet shqiptarit të robëruar, Atdheut të pushtuar? Padyshim, me Historinë e Skënderbeut, me
Qerbelanë, me Bagëti e Bujqësinë, me Mësimet, me veprat shkollore,
me vjershat e zjarrta patriotike. Ndërkaq, Lulet e Verësë pjesërisht e jo në tërësi, janë lule e therra të zemrës së tij; aty shihet liriku, i cili, ndonëse nuk e bën Unin e vet bosht të botës, sikundër veprojnë shumica e fomantikëvet, kësaj radhe është subjektiv deri në
pikën e fundit. Vizionin e tij të jetës mund ta përfillish dhe mund të mos e përfillish, por vlen ta trajtosh, të orvatesh ta kuptosh se ashtu kupton pjesën shpirtërore të njeriut, kupton jetën dhe njëmendësinë e tij. Ai nuk mendon gjithmonë njësoj; ai mendon herë nëpër dritë e herë nëpër terr - kështu shihet edhe ajo dialektika e pozitës dhe e
persiatjeve të tij. Pjesën e ndriçuar të vizionit të Naimit përafërsisht e kemi parë, tani mbetet edhe pjesa tjetër, ajo e errësuara. Sikur poetin mos ta kundrojshim edhe nga kjo anë, vepra e tij do të ngelte e trajtuar njëanshëm. Kritika, shpesh për hir të qëllimevet
edukative, lë mbanash atë pjesën më pak optimiste të botës së shkrimtarit. Gjithnjë, për hir të të tashmes sigurisht! E mira është të thuhet e vërteta për çdo shkrimtar, të shihet pa paragjykime pedagogjike vepra e tij dhe le të mbesë ajo që duhet të mbesë. Në qoftë se ndonjë krrijues ka edhe momente “dobësie”, duhet të vërehen edhe ato momente, meqë ia kemi borxh qëndrimin objektiv të vërtetës shkencore. E vërteta do të sjellë të kuptohet shkrimtari nga të gjitha anët, e për vlerën artistike të veprës së tij shumherë janë më të
rëndësishme disa aspekte të heshtura, se sa ato që theksohen me theksa e germa të mëdha. Tekembramja, ashtu nuk i mbetemi kujt borxh e as nuk krijojmë idhuj të rrejshëm. Naim Frashëri është shkrimtar që e duron analizën nga të gjitha anët dhe, bile, kështu profili i tij kreativ, zgjerohet edhe më tepër. Qe për çka është fjala.
Përkundër pikëpamjevet optimiste, aktive, vitale, ekziston edhe pak pesimizëm tek Naimi, që mund të quhet pesimizëm intim.
Njeriu etik i Naimit është utopi: do të thotë se ai e kërkon atë që nuk ekzistonte në jetë, që nuk ekzistonte në kohën e tij, që duhej të ekzistonte në të ardhmen - këtu mbështetet edhe dëshpërimi, edhe optimizmi i tij. Utopia ka dy skaje; njerin që ngjall dëshpërimin e tjetrin që ngjall shpresën. Në disa poezi lirike Naimi pushon së qenuni ai moralizuesi i përparshëm, ai racionalisti, ai iluministi i deriparshëm. Këto afinitete të tij janë tërhequr që t’ia lëshojnë vendin poetit, të cilit i fanitet fytyra e të bijës së vdekur, e shokut, e mikut, e të afërmit; poetit që kapitet nga mendimet pse i ikën koha duke ia marrë me vete rininë, fuqinë, jetën, pse i shpie drejt hiçit. Ai e don jetën, është e vërtetë, jo pse don realitetin e saj bashkëkohës, por pse don ardhmërinë e njeriut. Të gjitha këto, megjithatë, nuk do ta
pengojnë që të vuajë nganiëherë për shkak të të aenmes së shkurtë të njeriut, për shkak të kredhjes së tij graduale në mosqënie. Në këtë mënyrë qenien e tij lirike e kaplon një si ndjenjë pesimiste, që karakterizon vetëm të tashmen e tij, prezentin, e jo edhe vegimet e
ardhmërisë. Këtë pesimizëm intim Naimi e tejkalon me besimin e pathyeshëm ndaj të nesërmes, ndaj njeriut që do të vijë, me stoicizmin e tij racional, me kultin e punës, me bindjen se materja, “Gjësendi s’humbetë kurrë, e gjë s’vdes me të vërtetë” sepse njeriu
përsëritet, ashtu sikundër përsëriten stinët e vjetit, nata e dita, e mira dhe e keqja. Horizontet e tij terratisen vetëm kohëmbaskohe, atëherë kur edhe agensat e jashtëm ndikojnë që arësyeja e tij e fortë t’ia lëshojë vendin ndjenjës. Ato janë momente kur akrepi i orës së tij intime ndalet tek numri dymbëdhjetë i mesnatës, sikundër ndodh
edhe tek Migjeni kur kredhet në të zitë e natës, të realitetit, të fanitjeve të lemeritshme, kur. e pushton vetmia e gjësendevet. Në të tilla çaste romantiku Naim e percepton botën me ndjenjat e tij të ndieshme që ia kanë shuar zërin iluministit. Vërtet, ai nuk ka ndonjë
fond të madh krajatash sociale, porse fondi i krajatave të tij fizike e shpirtërore është mjaft i madh. Dhembja e tij nuk është pozë, nuk është dhembje e aristokratit Bajron, as dhembje e quajtur mal du siecle, por vuajtje e sinqertë për disa arsye, që i krijon qenia e
tij poetike. Mirëpo, poezinë më të thellë, me tension më të lartë të shprehjes metaforike, mendimin e tij ekzistencial, e nxisin pikërisht momentet e italia. Kurdo ndihet jehona e saj, jehona e asaj zbraztie që e gërryen përmbrenda, jehona e kujtesës, Naimi ia del ta dendësojë shprehjen poetike, ashtu sikundër ia dalin kësaj në të tilla çaste edhe të tjerë poetë të shekullit të tij. Jeta për Naimin sikur ka dy pole: njërin të ndritshëm, tjetrin të errësuar, njërin parajsor, tjetrin skëterrik. Me mendjen e vet ai ndjen luftën ndërmjet së mirës e së keqes, e me zemër luftën ndërmjet vuatjes e gëzimit. Sikundër rezonon në mënyrë antinomike, ashtu edhe ndjen: parimet kontemplative janë edhe parime emocionale. Në këtë kontekst
mund të nxirret një kësi përgjithësimi që deridiku u përgjigjet edhe rilindësve të tjerë: poezinë e Naim Frashërit e frymëzojnë ndjenja tragjike, si refleks i vetëdijes mbi pozitën historike dhe ndjenja optimiste, si refleks i vetëdijes mbi domosdonë e ndryshimit të asaj
pozitë. Tani jemi tek komponenta e parë, tek bën pjesë edhe ndjenja e tij intime pesimiste. Ajo që e pocaqis psikikisht poetin është edhe shqitja e shpejtë e kohës, tretja e qenies së njeriut diku në paskajshmërinë e saj ajo është edhe përpara, është edhe tani, por
esencën e njeriut në planin emocional e merr me vete, që do të thotë se njeriu është i humbur në rrjedhjen e saj. Njeriu jeton brenda kohës, brenda kësaj kategorie in continuo, mirëpo ecja e tij me ecjen e saj nuk është as nuk mund të jetë paralele; koha ka ritmin e vet, shqet fluturimthi dhe nuk mund të ngadalsohet, ndërsa qenia e njeriut mbetet pas saj, e shkelur dhe e shtypur prej saj. Njerëzimi si tërësi, poashtu, ecën vazhdimisht, zhvillohet, ndërsa individi ecën që të ndalet, ose ecën duke u ndalur gradualisht derisa të gurëzohet njëherë e përgjithmonë në aktin e fundit që i thonë vdekje. Koha merr me vete
bukurinë, rininë, vitalitetin dhe, në fund, jetën tërësisht. Ajo të merr qetazi kuptimin e jetës dhe të lë dikur të zhveshur, si gjësend. Njeriu mbetet i leçitur prej të gjitha atyre vlerave që i japin kuptim ekzistencës së tij. Koha e qëron individin edhe në një kuptim
më të gjerë dhe e qëron, e degradon edhe rrethin e tij: i merr bukurinë natyrës, e lë disi të zbrazët, të zvetmuar, të rëndë, të padurueshme. Ky nuk është perceptim i vetëdijshëm, por iracional: natyra është e tillë çfarë e sheh subjekti jo çfarë është në të vërtetë. Kv
është subjektivizëm fihtean, perceptim tipik romantik, sepse, nuk janë realiteti e gjësendet çfarë i shoh unë, por çfarë janë vetë. Ky është një iluzion optik që e shkakton emocioni, që e shkakton dëshpërimi kur nJeriu e sheh jetën nga piedestali i “kohës së shkuar.”
Për poetin e keqia më e madhe qëndron atv se koha nuk e “varfëron” njeriun menjëherë, por dalëngadalë thuase qëllimisht don ta vërë në tortura të paskajshme shpirtërore. Njërnend, ai nuk është në gjendje rezignate, por në njëfarë gjendjeje ataraksie, gjendjeje shpirtërore të pandjenja, jo pse nuk mund të ndjejë dhembje, pikëllim, rezignatë, po pse potenciali i tij emocional është shtangur, është ngrirë - e kjo është
barazi me vuajtjen e pashërueshme. Ndërsa natyra plaket e përsëritet -Naimi e ndjen, e shpreh për mrekulli këtë ritëm mrekullues të natyrës -individi nuk ka këso aftësie. E fajin e ka koha që kalon, e cila ka marrë me vete vitalitetin tonë, duke e tretur në paskajshmërinë e vet, duke na lënë më të varfër për një fakt real, për një pjesë të jetës, duke na ndarë prej natyrës. Kështu kjo gjendje përsëritet: sot, nesër, mbasnesër derisa të vijë ai çasti i fundit.
Naimi gjithmonë i mrekullohej natyrës dhe, si të vetmin medij të realizimit të lirë të njeriut, e shihte në ngjyra farfuritëse, por në çastet e kontemplacionit i dukej se edhe ajo pëson ndryshime, duke shtuar shkaqet e pikëllimit të tij. Shkurt: koha është faktor i rezignatës së poetit për arsye se merr gjithnjë prej individit, por s’i kthen gjësend; duke e pasuruar shpraztinë e saj të paskajshme, ajo e rjep, pra, njeriun prej të gjitha atyre që e bëjnë jetën të vlershme; njeriun e rjep në planin fizik e shpirtëror, kurse, gjësendet në planin fizik vetëm:
Si t’ja bënjë zemr’ e mjerë
Me kohën gënjeshtare,
Që ndrohetë kurdoherë
Dhe s’ngjan me të parët fare!
Duke ikur na rrëmben,
Gjithë ç’duam e ç’gjë kemi,
Ah, e shkreta ç’na gënjen,
Ashtu si qemë më s’jemi!

(Koh’ e shkuarë)
Në eseun Konstantat poetike, Rene Neli ka thënë: “Mitet mbi kohën përbëjnë esencën e çdo poezie njëmend humane. Koha është ajo që na nxjerr prej kohës. Ne e kuptojmë veten vetëm gjatë zhvillimit kohor. Ne jemi të lirë vetëm ndaj të kaluarës sonë. Me tërë imagjinatën ne orvatemi të kapim rrnimin, ta shfrytëzojmë qoftë duke e bërë të
palëvizshëm në gjendjen e pasionevet, qoftë duke e plotësuar me ritmin e përjetësisë, qoftë, më në fund, duke e kthyer në hapësirë duke ia dhënë dekorin e vet. Fati ynë na shtrëngon të skalisim jetën tonë, të kuptojmë lakoret e saj dhe muzikën e saj në kuadrin e ngjarjeve të kaluara”. Mu kujtuan këta rrjeshta duke lexuar disa vjersha të Naimit, tek është i ballafaquar me kategorinë e kohës. Mënyra se si percepton ai kohën sjell nevojën psikologjike që të ngurohet ajo, që të kërkohet ndalimi i saj e të vihet në gjendje statike, në mos më tepër, bile që të ngadalsohet ritmi i saj. (Një “luftë” e këtillë me kohën vërehet edhe tek romantikët e tjerë, e në letërsinë shqipe edhe tek Zef Serembe deridiku). Prandej, Naimit i dhemb pse përpjekjet e tij janë të kota, pse kohën don e s’mund ta kthejë, pse nuk mund t’i kthejë vlerat që ajo ia ka marrë. Nga shkon koha, respektivisht, nga tretet ai totaliteti që merr ajo me vete? Me pasurinë e rrëmbyer ajo futet në gjiun e universumit që Naimi e identifikon me emrin perëndi. A e ngushllon kjo poetin? Si poet kurrsesi, e si mendimtar mund të jetë. Pra, kjo ndjenjë pikëllimi a s’e ven në dyshim besimin e tij! Më në fund, a s’e përforcon ky pohim supozimin se ai s’lodhet aq për zotin? Para gjithësisë së paskajshme ai e ndjen veten të gjorë, tamam si Paskali, të vogël, të padukshëm, të parëndësishëm.
Si pasojë e parë e ballafaqimit të tij me kohën e shkuar ishte dëshira e shtangimit të saj, kurse si pasojë e dytë tani shfaqet një tjetër që mund të quhet dëshirë imperative e shfrytëzimit të çastit jetësor, e që vjen në shprehje veçmas në vjershën Ujët e bekuare. Ky hedonizëm në pikëpamjet e Naimit është shpjeguar si ndikesë e pësuar nga vargjet e
Omer Khajamit, me çka nuk shpjegohet dot gjë me rëndësi. A pajtohet një hedonizëm i tillë me natyrën vetëmohuese të Naimit? Dhembja nganjëherë sjell reaksionin që manifestohet me shpërthimin e ndonjë disponimi diametralisht të kundërt më të. I sëmuri orvatet më tepër se sa i shëndoshi që të gëzojë jetën. I urituri ka apetit më të madh se sa ai
që e ka tryezën plot. Koha ikën e individi duhet të marrë diç prej saj, së paku ndonjë çast mbresash që do të mbesin të pashlyeshme në kujtesë përkah efekti i tyre gazmor. Në qoftë se ajo na torturon me kujtesën e mbrujtur mbresash të pelimta, përse mos t’i krijojmë negacionin me kujtesën e mbrujtur mbresash të hareshme? Prandaj shpërthen:
Koha po shkon e më s’kthehet,
Njeriu i zi gënjehet,
Me punë të rrema merret,
Dhe e mbulon babësija!
Gjithë jetën nuk rrojmë,
Shpirtinë pse fe mundojmë?
Pa qasuni të këndojmë,
Se na plasi buz’ e shkretë.

(Ujët e bekuarë)
Kjo është një sëmundje e shpeshtë e poetëvet romantike, është një epidemi që ka pushtuar njerëzit më të shquar të shekullit të kaluar, poeti ynë ka arsye më të mëdha të ndjejë veten të pikëlluar, të mallkuar në jetë, të ekskomunikuar nga të mirat e jetës.
Sepse, ai nuk është egoist, nuk është vetëm individ: ai është ndërgjegje e kombit, shprehje e gjendjes së tij reale shoqërore, e mosekzistencës së tij në hartën e shtetevet evropiane. Dhembja e Naimit është, vërtet, subjektive, por ka të gjitha kushtet, shkaqet
shoqërore e psikologjike të jetë dhembje e sinqertë e kurrsesi pozë. Ai do të donte të jetonte akoma, jo vetëm për të ekzistuar fizikisht, por që të përjetojë lumturinë e ardhme të vendit të vet, që të shohë atë ditën për të cilën u dogj si qiri. Dhe, mbase, kjo është arsyeja tjetër pse e mundon koha e shkuar. Epikureizmi i tij që shpërthente në vargjet e mësipërme ka shkak dëshpërimin: kazani d mbushur dhembje tani derdhet në formën e gazit. Një gjendje emocionale lyp të mohohet me tjetrën, edhepse që të dyjat shkakun e kanë të njëjtë. Kësaj radhe poeti don të qeshë për arsye se i dhemb. Qeshje paradoksale, vërtet. Qeshje e çuditshme e njeriut që s’ka pasur afat të qeshë. Kështu, poetin e gjejmë në dy pole të të njajtës ndjenjë, që mund të quhet ndjenjë tragjike. Gëzimi e pikëllimi, e mira dhe e keqja tek ai bashkohen në një pikë, aty ku ndjen dhembjen edhe si vetëdije subjektive, edhe si vetëdije historike. Në një aso pozitë, si jeta
ashtu edhe kujtesa e tij janë të ngarkuara me dhembje më të mëdha se ç’mund t’i marrim me mend ne sot. E jeta që bënte ad: i sëmurë, i paatdhe, i pa të tashme - jetë e poetit që mund të jetonte ose në të kaluarën historike, ose në të ardhmen e parandieme. Dhe, s’është çudë pse prej çasteve të qartësisë racionale thuase bie në iracionalitet dhe kërkon të këpusë lidhjet me realitetin e jashtëm e të berndshëm dhe të puqet me natyrën, meqë vetëm ajo është e pafajshme ndaj fatit të tij (Zëmëra).
Megjithëse lektiset imagjinativisht ndaj njazimit me natyrën, kur vjen në stomin e njëmendësisë së zhurit të vet, bën brapaktheu: ka akoma shumë të thotë e të përjetojë. Në fund, ai akt i njazimit i then iluzionet e tij e, mbase, edhe besimin, sepse aty sheh, ballafaqohet me të vërtetën: Tanatosin, simbolin e vdekjes. Zotin e mordes, si e quen
Mjeda vdekjen, e vegon si fantazmë të shëmtuar, por si fakt në jetën e çdonjërit. Këtu më tepër se sa parandej kontemplacionet e tij janë të përshkuara dridhjesh brahmanike të shpirtit dhe dhembja e tij nuk është e pacaktuar. Këto janë ndjenja eterike, gati të paformë, të shprehura përmes figurash, pothuaj, të pacaktuara. Kështu në vjershën
E zonj’ e fatit arrihet kulmi i ndjenjës së tij tragjike dhe këtu e sjell dëshira që t’i pushojë dhembjet e veta. Kjo është një lojë, por lojë tragjike me vdekjen. Këtu s’kemi kurrfarë elementi religjioz, veç një veprim të ndërdijes së poetit, të cilin e provokojnë mendimet
rreth vdekjes. Në bazë të fjalorit të vrazhdë me të cilin e përshkruan Tanatosin shihet se ai nuk mund të pajtohet me finalen tragjike të njeriut. Simbas disa ideve spirituale të shfaqura aty-këtu, përsiatjet e tij në këtë mes do të duhej të kishin tjetër ngjyrë disponimi. Mirëpo, toni i tij e provon atë të vërtetën simbas së cilës feja e të-huajson njeriun prej vetes. Ajo shpresa e jetës së përtej varrit tani zhduket dhe intuita e poetit është më e fuqishme se sa dogma. Poeti disa herë përmend në vjersha dëshirën e njazimit me natyrën, me imanencën e saj-perëndinë dhe të tretjes e shkrirjes në amshimin e saj. Po fanitja e parë e Tanatosit e zgjon, e nxit të mendojë më realisht. Për këtë arsye, Naimi nuk mund të kënaqet me mendimet mbi jetën e përtej varrit, të shpirtit shkoqur materies, kurse metempsifkoza e tij sikur humb kuptimin tradicional dhe e fakton supozimin që u shtrua përpara. Një dyshim i poetit mund të jetë provim i mendimeve të tij realiste e
materialiste:
Të linç për të vdekur prapë,
E të vdeç, që prapë të linç,
Edhe kështu ver’ e vapë,
Gjithënjë të veç’ e të vinç?
A po për jetë do të shkosh,
Mosqënja të të mbulonjë,

Edhe ti jetën ta harrosh,
Dh’ ajo ty të harronjë?

(Një lul’ e fishkurë a një vashëz’ e vdekurë)
Në këtë mënyrë Naim Frashëri e mbyll me dyshim kaptinën e persiatjeve dhe të ndjenjës së tij tragjike; me dyshim që fakton se Uni i tij shtronte pyetje të shumta dhe s’u gjente përgjegjë të kënaqshme. Pyetja që shtrohet në formë të dyshimit zakonisht do ta provojë të kundërtën.
 

Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,538
Pikët
113
Përgjigje e: Naim Frashëri

4. Identifikimi i njeriut me të bukurën

Çdo epoke ka idealet dhe mitet e veta. Një ndër mitet e romantizmit ishte femra. Shkrimtarët romantike në të shumtën e rasteve e kanë mistifikuar edhe gruan edhe ndjenjën e dashurisë. Shpesh portretet që kanë nxitur ndjenjën e tyre erotike i kanë veshur me misteret e imagjinatës së shqetësuar. Paradokset ishin në gjakun e tyre. Ndonëse me vonesë, edhe në letërsinë shqipe janë shprehur tiparet e romantizmit sa i përket erotikës, duke marrë më vonë edhe ngjyrën e kohës dhe të atmosferës së vendit; e shprehje të veçantë kanë gjetur në poemthin erotik-estetik Bukurija.
Kategoria estetike e të bukurës, simbas Naimit, është imanencë e natyrës dhe shprehet veçmas te njeriu, e, edhe më cilësueshëm, te femra. Gruaja është inkarnacion i bukurisë, e bukuria inkarnacion i gruas: distinkcion në këtë mes nuk ka. Poemthi Bukurija është përpjekje racionale dhe iracionale për të vënë në gjendje të palëvizshme karakterin tranzitor të kësaj ndjenje më fisnike në jetën e njeriut, për ta sjellë atë në situatë që t’i rezistojë tehut të kohës dhe shpejtësisë së ndryshimit. Bukuria dhe femra për Naimin janë një: element hyjnor në kuptimin pantei-tik. Poemthi në fjalë përmban të
gjitha pikëpamjet, persiatjet, lektisjet dhe emocionet e poetit: mendimtar, romantik ekzotik dhe sentimental. Aty shihet qenësia e tij shpirtërore, sepse kjo poezi shpreh vibracionet e natyrës së tij humane. Me një fjalë: aty e gjejmë të kompletuar edhe një herë mendimtarin, moralistin, estetin dhe poetin skofiar.
Është thënë se sa më i madh të jetë njeriu shpirtërisht, aq më i lartë dhe më njerëzor është qëndrimi i tij ndaj femrës. Në këtë pikëpamje Naimi do të rrinte në Olimpin e humanistëvet, por larg perëndivet për hirin e të cilëvet Grekët therorizonin bijat e tyre më të bukura që të shuajnë etjen e atyre gjakpirësvet, por duke plotësuar edhe oreksin e vet pushtues. Në Bukurinë e Naimit është bërë identifikimi i kategorisë estetike të të bukurës dhe qenies së njeriut, që rrjedh, gufon, fosforoscenon prej saj. Po s’mund të thuhet preras se cila është epiqendra e persiatjeve të poetit: femra si krijesë me të cilën
njeriu kompletohet dhe ngritet në sferat e lumturisë apo bukuria, të cilën Naimi e merr si përmbajtje objektive, që shquhet veçmas tek grueja. Simbas Naimit”, bukuria nuk varet nga vrojtësi, meqë është imanente tek guri e druri, lulet e yjet, bari e gjethi, toka e qielli:
do të thotë tek çdo gjë materiale. Ajo shfaqet pavarësisht prej tij tek dukuritë dhe objektet e ndryshme natyrore, sado në formë të veçantë pikërisht te individi. Në këtë kontekst, mund të konstatohet se Naimi ka pikëpamje pankaliste. Për të bukuria - perëndia - grueja janë një dhe meqenëse plotësohen reciprokisht, domethënë se nëpërmjet të femrës, bie fjala, vijnë në shprehje edhe bukuria, edhe hyjnia. Kështu krijohet koncepti se gruaja në njëfarë mënyre është personifikim i bukurisë dhe hyjnisë, që ka mbështetjen në humanizimin e tij. Kjo krijesë qenka, pra, e divinizuar nga romantiku ynë. Duke u nisur
prej pikëpamjes së këtillë nuk është çudë pse ai s’ia del të japë fare portretin e të dashurës së vet, respektivisht nuk cakton elementet portretiste të saj. Ajo nuk mund të përfytyrohet, nuk dihet ç’pamje ka, cilat janë tiparet e fytyrës së saj, cila është ngjyra e zërit të saj, çfarë kualitetesh shoqërore dhe morale ka. Nuk mund të deshifrohet natyra e
kësaj krijesë, e as të caktohen vijat e përgjithshme të pamjes së saj. Aq më pak Naimi jep mundësi të depërtojmë në psikën e saj, apo të kuptojmë shkaqet përse e refuzoi dashurinë e tij të zjarrtë. Ajo është mjegull, fluid, diçka astrale dhe eterike. Megjithë përpjekjet e
imagjinatës, njeriu nuk mund ta zbresë para vetes atë fantazmë të çuditshme, e cila është në gjendje të nxisë dashurinë e poetit të pafajshëm, e të reshtet pastaj si farë zene hije-hije para baticës së ndjenjave dhe rënkimeve të tij të heshtura. Prania e saj në imagjinatë
nuk është prani e krijesës prej mishi e gjaku, por e përfytyrimit që fanitet në formë femre të një bukurie të pashoqe. Një dukuri e zakonshme në poemthin Bukuria është mistiflkuar ashtu deri në pikën e fundit. Edhe kur duket se tipizon, edhe kur duket se na i sjell vijat, na tyrën e të dashurës së tij, poeti, në të vërtetë, bën vetëm përgjithësime të pakrahasueshme dhe pareshtur është ezoterik.
Gruaja si simbol i bukurisë, ajo grua të cilën e dashuron ai përmbledh shkëlqimin farfuritës të diellit, të dritës e ditës, madje jo brenda një kohe të shkurtër, por gjatë tërë jetës, sepse e tillë i bëhet kur ia sodit: “Gush’ e krahruar’ (Paqez’ e ballë) Dhe pulp’ e llerë, (Sy e qepallë) Dhe këmb’ e duar!” Në fund të një theksimi të tillë të bukurisë së saj ai don, me anën e kontrasteve e antitezave, të na zbresë nga qielli i ekzaltimit të tij dhe të na vërë në një bazë si më reale. Kur pohon me aq ngulmëri se joshet nga bukuria e saj, nga bukuria magjike e fytyrës së saj, kur thotë se në pamjen e saj zbuloi vetë bukurinë që ka tipare hyjnie, duke e përqasur përjetimin e vet me të atij që përjeton katarzë kur pandeh si i afrohet në nirvana perëndisë, kjo nuk na premton se krahasimi mund të kuptohet nga e para; perëndia e tij është imanencë, ndërsa bukuria emanacion i hyjnisë
dhe i gruas posaçërisht; kjo do të thotë se duke zbuluar bukurinë në fytyrën e saj ai përjeton njëfarë ekstazë shpirtërore, “Si ajy që gje- ti në malt Perëndinë”; pra. një katarzë shëmbëllyese. Në anën tjetër, kur pohon se përpara lules së majit vetëm mund t’i vijë ndohtje, kjo do të thotë se lulja qëndron në tokë, ku i ka rrënjët, prandaj është e shëmtuar në krahasim me bukurinë fluide të gruas së imagjinuar. Në këtë mes ai nis e i shtron tiparet e të dashurës së tij por, megjithatë, asaj nuk mund t’i zihen vijat as me imagjinatën më të bujshme të lexuesit. Sepse, ato janë vija të një krijesë impersonale, fare të
pamaterializuar. Pareshtur na bëhet se kemi përpara hijen e një gruaje të pacaktuar. Në të vërtetë e tanë vjersha e tretë e poemthit përbëhet nga kontrastet që synojnë shtimin e efektit emocional dhe estetik: syri i saj i shkruar ngjall asociacione në lidhje me yjet e nënën, sado edhe këta trupa qiellore, që metaforizojnë shkëlqimin dhe bukurinë, i duken
“si të shëmtuar” në përqasje me bukurinë e saj. Naimi romantik vuan prej shumë sëmundjeve të romantikëve, por vuan edhe prej sëmundjes së tij shpirtërore e fizike; për këtë arsye dashuria jehon me tinguj të dhembshëm në Unin e tij. Meqenëse i dëshpëruari kënaqet me pakëz, edhe ai do të ndihej i lumtur dhe do të vdiste plot hare e gaz, sikur të ishte i sigurtë se mbas vdekjes ajo do të thoshte: “Vdiq për mua pastë ndjesë!” I pushtuar ditë e natë nga pamja, nga bukuria që fluoroscencon prej kësaj femre, atij edhe bimët e ndryshme Ia kujtojnë pjesët e trupit të saj. Kur i sheh pjeshkët atij i mejtohet gjiri i saj, kur sheh jaseminë, që shquhet me lule të
bardha dhe kundërmon erë shumë të këndshme, ai nuk nguron ta personifikojë dhe t’i drejtohet si ndonjë krijesë të vetëdijshme: “Pse më djek zemrën, i thashë. E më ngjan me atë dorë?”
Edhepse me anën e këtyre përqasjeve të bukura poeti shkoqet nga përgjithësimi karakteristik i poemthit, as me këto orvatje të konkretiziniit nuk mund të krijohet përfytyrimi i caktuar i objektit të dashurisë së tij; edhe më tutje imagjinohet e ai fluid ezoterik e i paprekshëm. Asociaoionet e tilla, që ngjallin ndjenja të flakta dhe bëhen emnesë në jetën e tij, është e natyrshme të përcillen me shpërthimin e dufit të brendshëm. As Naimi me aftësinë e pashoqe të zotërimit të vetvetes, rne ato cilësitë e tij të panteistit, me butësinë që karakterizon budistët, në këtë rast nuk mund t’i rezistojë imperativit të zemrës. Së këndejmi nuk gjen tjetër objekt me të cilin do të përqasej përpos me qiriun, me këtë simbol aq frekuentues të klasikëvet persianë. Thotë se qiriu, të cilin, poashtu, e personifikon sikundër parandej jaseminin, prej tij ka mësuar që të shkrihet përvëlueshëm, që të tretët mengadalë, sado me nxehtësi vullkanike, por duke shkrirë
ndjen kënaqësi të veçantë pikërisht nga tretja e vetvetes, sepse në ndërkohë lëshon zjarr e flakë, dritë e shkëlqim:
Qiriri meje ka mësuar
Të digjet, të përvëlohet
Edhe duket përvëluar,

Të qeshnjë e të gëzohet,
Të bënetë zjar e flakë,
Të tretët pak’ e nga pakë.

Si lirizmi i theksuar i vargjevet, ashtu edhe asociacionet që ngjallin ato janë më se të çuditshme në e parë. Duke u djegur qiriu “të qeshnjë e të gëzohet”! Çudi e madhe, apo jo?! Edhepse qiriu është poeti, prapseprapë duket vështirë nga vuajtjet e dashurisë të shkrihet në gaz. Por, këtu shihen edhe paradokset e çuditshme të romantikëvet: poezia, thonë, ç’nuk bën, sa na ngrit në qiell poaq vetimthi na zbret në tokë dhe të pamundshmen e bën të mundshme. Sa i përket Naimit, zjarri e flaka që aq shpesh përmenden në poezinë e tij janë zjarri e drita plotiniane nga të cilat ndriçojnë objektet materiale: ato janë atribute të hyjnisë. Në planin filozofik ky është idealizëm platonik.
Bukuria si dukuri imanente e natyrës është ajo që çel lulet, që ndikon të
zbukurohen e të stolisen me dekorin që ua ka dhuruar natyra, të qeshin e të gëzohen.
Drandofillja si simbol në vargjet identifikohet me objektin e dashurisë së tij, me gruan, dhe ai është me të tani po në atë relacion në çfarë janë edhe bylbyli e drandofillja. Ajo nuk i flet atij, por duke e shikuar se si përpëlitet nga vuajtjet që ia shkakton zjarri i brendshëm, ndjen kënaqësi të madhe dhe bukurohet përherë e më tepër. Me kohë
intensiteti i vuajtjeve të tij vjen duke u shtuar, kështuqë dikur nis e çon edhe natën pa gjumë. Prej simbclikës poeti kalon në veten e parë dhe thotë: edhe në qoftë se gjendet dot njeri t’i thotë se e dashura e tij ka zemër si guri, ai s’do t’i besojë por, kur tevona kupton se kjo qenka e vërtetë e hidhur, ai nuk pëson kurrfarë ndryshimi sa i përket përkushtimit emocional. Përse ndodh kështu? Padyshim për arsye se poeti nuk ka të drejtë të hidhërohet ndaj të dashurës, meqë ashtu do të profancste çdo gjë të shenjtë. Sepse, siç është thënë, ai dashuron bukurinë dhe objektet e fenomenet tek shfaqet ajo. Duke e krahasuar pamjen e të dashurës me hurmën, e zemrën e saj me bërthamën,
Naimi e jep njëkohësisht me fuqi të jashtëzakonshme situatën në të cilën gjendet vetë. Dhe, njëmend, a mund të shprehet më bukur pozita e një personi që gjendet ndërmjet dy zjarresh: lektisjes së hatashme të nxitur nga fuqia magjike e bukurisë, nga njëra anë dhe indiferencës së pakuptueshme të femrës së dashuruar, nga ana tjetër. Femra së cilës i vjershëron Naimi është më tepër perëndeshë se sa grua dhe në këtë drejtim ka diçka të përbashkët me Beatriçen. Nuk i shembëllën idealit romantik të femrës aq sa atij të Mesjetës. Mund të çuditemi se ç’dashuron poeti në të. Ndoshta është i robëruar nga ideja që ia ngulit vetes në kokë, e ndoshta dëshiron që, duke ia kushtuar mendimet e ndjenjat një krijesë majestetike e eterike, të largohet nga vetja dhe realiteti. Këto do të ishin shkaqet sociale-psikologjike të mistifikimit të tillë të gruas. Një kuptim i tillë i Naimit mbi kategorinë e të bukurës dhe mbi femrën, ndërkaq, përkon edhe me jetën, me formimin dhe me botëkuptimin e tij. Idealisti dhe moralisti Naim nuk e sheh të udhës të shfryjë me tinguj senzualizëm plot, kurse Naimit shëndetlig, të tërhequr në qetësinë e jetës shtëpiake dhe të mbyllur në Unin e vet, më mirë i përgjigjet hieja se sa krijesa e gjallë. Megjithatë ai diçka dashuron dhe ndjenjat e tij të çiltërta dhe humane i grish bukuria e cila reflektohet nga objekti i imagjinatës së tij. Së këndejmi, ajo të cilën e
adhuron, për te është më reale se sa të gjitha krijesat e tjera të kësaj bote. Me vigjilencën më të madhe të imagjinatës së tij të errësuar ai i përcjell lëvizjet e saj, kurse vijat e trupit e të fytyrës ia sublimon me ndonjë metaforë të fuqishme, në çdo rast adekuate vizionit të tij.
Femra për të cilën flet Naimi s’ka origjinë as moshë të caktuar, s’ka lindur as nuk do të vdesë: ajo është vetëm fanitje e imagjinatës së stuhishme. Ajo është si feniksi që vdes dhe krijohet prej hirit të vetvetes. Poeti ka zgjedhur materien poetike që ta krijojë ashtu sikundër i përgjigjet natyrës dhe konceptit të tij filozofik, porse piktori do të ngelte duarkryq përpara saj ose, tekembramja, do të bënte hijen e idealit të vet. Gruaja që e imagjinon ai nuk mund të përfytyrohet në kohë as në hapësirë; ajo s’ka kurrfarë dimensionesh konkrete, ajo është ide abstrakte. Të gjitha epitetet që ia vesh, virtytet dhe tiparet e saj s’përkojnë me sensibilitetin e kohës e as me temperamentin dhe mentalitetin e njerëzve të trevës shqiptare. Mund të thuhet, prandaj, se bukuria e Naimit është bukuri filozofike, gruaja e imagjinatës së tij është grua e imagjinatës ekzotike. Edhe ideali estetik i Naim Frashërit është ideal estetik i krijuar nga kontaktet me literaturën persiane
dhe platoniane. Çajupi, bie fjala, i cili ishte në kontakt me rrymat moderne të mendimit evropian, e që e kishte ruajtur atë frymën e shëndoshë të filozofisë popullore, ka pikëpamje krejtësisht të tjera për dashurinë dhe bukurinë. Mara e tij është e buhishme, lozonjare, senzuale. Ajo di të bëhet mitare, por edhe e merdostë, çfarë e shohim
kohëmbaskohe edhe vetë poetin. Gruaja e imagjinatës së Naimit s’ka asnjë tipar o vijë të gruas ose të vashës shqiptare. Në qoftë se ndokush do ta ndehte sadopak imagjinatën e vet për ta sendërtuar përpara hijen e saj, do të shihte se është nga ato bukuroshet apokaliptike që fluturojnë revet dhe qiellit të përrallave dhe të poezisë orientale. Nga
shtati i saj si floriri (shqiptarët e krahasojnë femrën me selvinë, drenushën, apo ndonjë krijesë apo gjësend tjetër nga jeta e tyre baritore, e jo me florinin që s’e kishin), nga prehri i saj reflektohet një bukuri që të merr me vete dhe “Gjithë jetën e sbukuron”. Kjo
“gjithë jetën” nuk do të thotë jetë e matur me ditë, e muaj, e yjet, porse amshimin dhe tërësej rruzullin tokësor. Ajo është femër që ecën me një graciozitet të rrallë dhe në ecje e sipër vetëm ia hudh ngandonjë shikim poetit të gjorë, me të cilin e zharit përgjithmonë
zemrën e tij që lektiset pas saj. Për të dalë sa më eterike kjo krijesë e ëndërrimeve poetike të Naimit, ai i vesh edhe epitete, që në esencën e vet prap janë afër kuptimit të ndonjë materie fluide. Kështu, ajo ka leshrat “si tërtërë”, kurse qepallën “si gjilpërë”. Në këtë mënyrë edhe forma e përmbajtja janë shkrirë në një kuptim, respektivisht përmbajtja ka diktuar formën.
Tamam nga gjysma e poemthit, kur veç është fituar përfytyrimi mbi atmosferën e përgjithshme që mbretëron ndërmjet poetit dhe të dashurës së tij, zë e shtohet tensioni poetik dhe nisin të ndryshojnë formën edhe marrëdhëniet midis tyre. Ai që deritani vetëm
e përshkruante dhe stoliste, duke i veshur epi-tetet më të bukura, ndonëse duke dhënë edhe ndonjë asociacion të rrallë, nga i cili mund të kuptohet se ajo nuk ishte aq e goditur nga cfilitjet e tij shpirtërore, këtu e tutje bën një fortissimo në paraqitjen e situatës ndërmjet tyre.
Zëmra jote në krahnori tënt
Është hekur brënda n’ergjënt

i thotë ai asaj dhe këtu ia bën vetes gati terrenin për t’iu drejtuar me lutje e përgjërime që ta shikojë, ta përfillë, të ketë ndjesë ndaj tij. Kësaj vazhde edhe parabola e intensitetit të përshkrimit romantik që prej fillimit zë të ngrihet mengadalë nga hapësitë e paskajshme
të gjithësisë, ku, simbas tij, gjenden të njazuara bukuria dhe ideali, tani nis e bie teposhtë, porse hëpërhë me pjerrtësi fare të butë. Nga prezen-ti, në të cilin me anë antitezash e jep gjendjen e saj shpirtërore, del tani në futur për të shprehur me një ritëm e muzikalitet të rrallë atmosferën personale shpirtërore dhe për të treguar gatshmërinë që të sakrifikohet, që të tretët e venitet, ngadalë po tragjikisht ashtu sikundër bën “kandili kur s’ka vaj”, vetëm e vetëm që të fitojë një fije simpatie prej saj. Përqasja që i bën vetes me kandilin, i cili vjen duke u shterrur mbasi i mungon vaji, ndonëse shprehje konvencionale, e trashëguar nga mësuesit e tij shpirtërorë, mund të thuhet lirisht se nuk e dobëson fuqinë artistike të vjershës së dhjetë që, përkah intonacioni, ritmi, muzika është bukuri e vërtetë,
po, përkundrazi, lidhet mrekullueshëm me kuptimin e vargut final: “Haj, e zeza jetë, haj!” që shënon shkallën e parë të gradacionit të dhembjes, që shquhet në tërësinë e poemthit.
Në këtë mes Naimi ia del në krye të gjejë si figurat me të cilat shpreh gjendjen e vet emocionale, ashtu edhe ritmin e shpejtë të tetërrokëshit të thyer e të shqetësuar, nëpërmjet të të cilit derdh disonancat e shpirtit të brengosur. Pikërisht vargjet e alternuara nga të cilët i pari ndahet në dy vargje katërrrokëshe, që shtojnë shpejtësinë e ritmit dhe
nervozitetin e tij, sikur sugjerojnë lektisjen e poetit për bashkimin me të, në njërën anë dhe vejnë në spikamë se sa e shkurtër dhe e pashfrytëzuar mbetet jeta, në anën tjetër. Bie në sy se si vjershat e fundit, në të cilat, poashtu, shprehet lëvizja, ecja e shpejtë, kalimi,
gati rendja e kohës, kanë po atë ritmin e gulshuar të shpejtësisë dhe i rezistojnë çdo kuptimi statik.
Romantiku i kredhur në botën astrale të imagjinatës së tij, tek sodit një objekt ireal me të cilin e sugjestionon veten, më vonë do të bëjë përpjekje t’i japë kontura më të caktuara materiale atij vizioni dhe, ndonëse nuk ia del ta gjallësojë portretin e gruas, prapë orvatja e tij tregon se u kthehet burimeve më reale poetike. Ndër pak huazimet e
Naimit nga poezia popullore, edhe në Bukurinë janë disa figura të trashëgimit të popullit.
Vizionin e femrës ai tani e metaforizon me “Sorkadhenë qafëgjatë” dhe e quan “Bukuroshe” symëshqerë!” duke e konkretizuar kështu për një nuancë më tepër pamjen e saj engjëllore, edhepse temperamenti i tij i qetë dhe botë’kuptimi panteist s’i lejojnë t’i qaset edhe më idealit dhe thesarit burimor. Prandej ai do të vazhdojë me të njëjtat mjete
poetike me të cilat shkroi të gjitha vargjet e veta. Këtu vetëm përkohësisht kthehet në vatrën e lindjes së tij, për t’u arratisur rishtazi në largësitë e paskajshme, atje ku i këndojnë qiriut, bylbylit dhe drandofilles, atje ku janë shkaqet e ko-templacionit të tij, por
jo edhe zemra e Naim Frashërit.
Prej idesë Naimi tani kalon tek objekti. Ai e përgjëron të dashurën e tij që të mos i derdhë flokët e saj të bukura dhe të bujshme në erë, që të mos e shgjetojë përsëri me ata sytë e saj prej pëllumbeshe, që të mos ecën aq bukur sikundër di vetëm ajo, meqenëse nga të gjitha këto, nga pamja dhe lëvizjet e trupit të saj, derdhet një zjarr vullkanik në shpirtin e tij dhe ia copëton zemrën. Kështu edhe muzikaliteti i paralajmëruar i vargut në vjershën e dhjetë, në të vërtetë efekti vertikal I saj, tani vjen duke u shuar, duke iu adaptuar
përbetimeve të prri-dhura, respektivisht duke u shtrirë me efekt horizontal. Edhe parabola emocionale e poetit merr tatëpjetën, kurse hovin vetëm pakëz ia ndal edhe një orvatje e njohjes së botës me anën e poezisë, tek në të vërtetë koncentrohet vuejtja e tij dhe pret të
lëshohet me ngjyra sentimentale në vjershën pasonjëse. Hera e fundit kur atij i përhihet gruaja, të cilën e adhuron, është një reminishencë që puqet me materialin poetik në fillim të Bukurisë, vetëmse këtu qëndrimi i saj ndaj tij vihet në plan të parë dhe tregon se ajo,
edhepse nuk e përfill lumëmadhin, prapseprapë s’e mohon plotësisht simpatinë e tij, që për subjektin është një zjarr përvëlues. Shikimi të cilin ia drejton ajo e bën të mendojë se në të janë koncentruar dritë e diell dhe pandehja se këqyrja do të thotë një rreze dashurie,
çel mundësinë e përsiatjevet rreth rinisë së perënduar. Kështu indi i ndjenjës përshkohet ngadalë-ngadalë nëpër të gjitha vjershat e poemthit Bukuria duke krijuar, nën pluhnizën e mistikës, skeletin e motivit të tij. E kështu zbutet deridiku edhe mbresa e fragmentaritetit
dhe, në u marrtë para sysh se këtu nuk i vjershërohet vetëm bukurisë së femrës, por edhe kategorisë estetike të të bukurës, si diçka imanente e natyrës, mund të thuhet se tërësia e këtij poemthi të Naimit është më pak e cënuar se ç’pandehnin kritikët, edhepse mund të
jetë shkruar në faza të ndryshme të jetës së tij.
Çasti i takimit të shikimevet në imagjinatën e poetit krijon iluzionin e një dashurie të përjetshme, të pafikur kurrë, jo pse mund të jetë ashtu, po pse ai dëshiron dhe don të jetë ashtu. Tek Naimi këtu gjejmë edhe një koncept modern poetik: ajo që është më e thellë e më intensive i shqet mundësisë së shprehjes me fjalë; mbase, kjo tek ai mund tëjetë pasojë e ndjenjës panteiste:
Pse s’ka fjalë të dëftenjë
Dashurin’ e Bukurinë,
Nuk’ e them dot atë ndjenjë,
Nuk’ e them dot Perëndinë!

Mos u munda kot,
Nuke thuhet dot.

Në këtë mes poeti sikur pushon së ekzistuari si subjekt dhe identifikohet me bukurinë, me të cilën kaherë janë identifikuar ndjenjat e tij. Shkalla më e lartë e kësaj substance të përbërë prej të të bukurës dhe ndjenjës është vetë perëndia, dq të thotë natyra, perëndia i Spinozës, që nuk ekziston si krijesë absolute, si pjellë e imagjinatës kristiane e muhamedane, por është prezent njëherë e përgjithmonë në gjithçkahjën e natyrës. Derisa për Shilerin e ndikuar nga ky filozof dashuria ia afron njeriun perëndisë, poeti ynë ia shton këtij njazimi edhe kategorinë e tretë: bukurinë.
As Naimi, sikundër as pjesa më e madhe e romantikëvet, nuk i shpëton notës melankolike, që karakterizohet nga “vuajtja e shekullit”, ndonëse shkaqet e tij për dhembje të tillë janë më të mëdhaja se sa të shumë të tjerëve. Përçarja që ekziston ndërmjet Unit të tij dhe realitetit, do të thotë humnera që ndan aspiratat e tij dhe
mundësitë që la ofrojnë ambienti dhe situata shoqërore sjell pezmatimin e qenies së tij sociale dhe psikologjike, nga i cili lirohet me shpërthimin e vargjeve përplot shpresë e dhembje. Toni sentimental, ndërkaq, nuk e karakterizon më tepër se një pjesë të vogël të
vjershave të tij. Vetë fakti që ai nuk mohon iluminizmin, sic bëjnë romantikët e spikatur si Shatobrian, Shlegel, Kolrixh, e të tjerë, flet se ai ishte vitalisht i lidhur me idealet dhe
synimet e vendit të vet dhe i ndjente më mirë se shumëkush tjetër pulset e tij. Pasojat me këtë, edhe vuajtja e tij, që është e një forme më të butë se sa e një duzine romantikësh, është deridiku pasojë e shkëputjes së poetit, natyrisht nën presionin e rrethanavet, nga
rrymimet dhe atmosfera e vendit, aq sa është pasojë e vetë motivit delikat, rreth të cilit janë thurur vargjet më të tujgura lotësh të shekullit të kaluar. Dhembja e Naimit në poemthin Bukuria vjen kryesisht nga frika e humbjes së objektit të dashurisë; këtë
ndjenjë, ndërkaq, ai e kapërcen me bindjen e vet panteiste: meqenëse identifikon bukurinë - dashurinë - perëndinë dhe si mishërim të kësaj triade nxjerr njeriun, femrën, është e natyrshme të pandeh se elemente të saj doemos e përshkojnë edhe ate si qenie njerëzore. Do të thotë se me ndjenjën e vet i afrohet hyjnisë e në këtë mënyrë
vetvetiu edhe objektit të dashurisë.
Pse plaket, pse e len rinia e me të edhe të gjitha mirësitë e jetës së pabrenga, duket se ai nuk lodhet aq shumë. Ndonëse thotë se do të “qajë” pareshtur për shkak se jeta s’është më për të, mbasi nga pleqëria s’mund ta shijojë, Naimi i krijon një antitezë këtij disponimi pakashumë të zymtë dhe, me bekimin që i bën të dashurës së imagjinuar:
Ti, o bukuroshja ime,
Të ritë ma paç për jetë,
Kurrë mos paf sh hidhërime!
Të dhashtë Zot’ i vërtetë!
Syri yt mos u venitë,
Si hëna u përtëritë!

ven ekuilibrin ndërmjet dy kontrastevet, duke i krijuar një kuptim të durueshëm qëllimit jetësor. Do të thotë, vetë është plakur e molisur dhe s’vuan për këtë shkak, por pse Ajo nuk do ta dashurojë më. Ajo që shquhet në këtë mes dhe e tregon edhe më natyrën fisnike
të poetit është humanizmi d tij, është altruizmi i tij, është zemërmirësia dhe gatshmëria që as mohimin mos ta shpërblejë me mohim. Një krijesë e bukur, pamja e së cilës sjell në kujtesë objektet e fenomenet më të bukura të natyrës, nëpërmjet të të cilës vijnë në
shprehje të gjitha atritautet e hyjnisë, që sintetizon idealin e tij estetik-panteist, e që, tekembramja, e dashuron, s’ka kurrfarë kuptimi të mallkohet, sikundër di të veprojnë një Myse kur vihet në lojë nga Zhorzh Sand. Shkaku tjetër i cili bën që ai ta bekojë atë dhe t’i
dëshirojë freski e risi të pamortshme është se nëpërmjet të saj bekon hyjninë. Kështu poeti vepron në pajtim me zemrën dhe me mendjen e vet; me zemrën - sepse ashtu plotëson hirin e saj dhe bekon atë që dashuron; me mendjen - sepse ashtu vepron në pajtim me pikëpamjet e veta panteiste dhe me idealin estetik.
Me të kaluar të rinisë është e kuptueshme të shfaqet brengosja për arsye të humbjes së një kualiteti të pazëvendësueshëm jetësor, por tek Naimi, kjo, në radhë të parë, është brengosje për shkak të humbjes së objektit të dashurisë. Që të shprehë karakterin tranzitor të rinisë, të dashurisë dhe të jetës vet, ai merr një vjershë të tërë, si
simbolike të gjithë asaj që e përshkon jetën e tij të parandjeshme. Vjersha të sugjeron imponueshëm të pandehish se vera - rinia, bilbili - poeti, lulja - dashuria si material poetik vehen tani në kundërshtim me dimrin - pleqërinë dhe zbehjen e asaj kohe. Më nëfund edhe vetë ritmi i saj sikur shpreh harbimin e djalërisë, e që është në përputhje të
qartë me vjershën e dhjetë, ku shquhet gatshmëria e tij të bëjë çmos vetëm e vetëm që ta shijojë atë bukuri hyjnore, meqë jeta është e shkurtër dhe kalon fluturimthi. Përkah intonacioni i disponimit, të poetit, në këtë mes pikasen shëmbëllime nae vjershat që kanë të bëjnë me kohën e shkuar e me kujtesën. Edhe pse vjersha e fundit duket se del nga kontinuiteti i tërësisë së poemthit, prapseprapë asociacionet që nxit ajo nuk bëjnë përjashtim nga intonacioni i përgjithshëm i tij. Në fund rishtazi hapet horizonti i depërtimt të gazmendit dhe të dritës në zemrën e poetit, kurse disonancat në brendësinë e tij dalin orvatje për të vendosur një lumturi që e kërkon njeriu prore në jetë. Sa i përket formës së Bukurisë, megjithatë, nuk mund të pohohet premazi se Naimi ia ka dalë në krye të plotësojë të gjitha kriteret që i kërkon një poemth i përsosur. Kjo ndodh edhe për shkak se poezia e tij nuk është shkruar nën presionin e një frymëzimi
të fuqishëm momental, por gjatë periodave të ndryshme të jetës së tij. Atij i mungon koherenca që do të duhej ta kishte si poemth me motivin kryesor: dashurinë dhe rrjedhat e tjera kuptimore që derdhen në të. Femrën e ekzaltimeve të tij s’kemi përse ta kërkojmë: ajo nuk ekziston. Ajo është ëndërr e rinisë, siluetë që paraqitet e zhduket sa çel e mëshel sytë. Ajo është persiatje rreth diçkajes që e dë-shircjnë vakumet e qenies psikologjike dhe shoqërore të njeriut, persiatje për diçka që duhet t’i plotësojë hiret e zemrës dhe t’i shërojë plagët e jetës. Edhepse fluidum dëshirash ëndërrtare, ajo mjafton që prej saj të këllehet mendja e poetit. Dashuria e Naimit nuk ka të bëjë me një femër të caktuar dhe, mbase, është punë e kotë të kërkohet ndihma e biografisë së tij për shpjegimin e poemthit në fjalë. Ajo i është kushtuar kuptimit të përgjithshëm mbi femrën, mbi të bukurën dhe ndjenjat që zgjojnë ato tek njeriu. Gruaja së cilës i vjershëron ai nuk mund të gjendet gjetiu përpos në ëndërra, prandaj, edhe ajo vetë është ëndërr. Ja për ç’shkak ju lutem, mos e profanosni idealin e poetit! Tekembramja, ai do ta emëronte, do ta quante: Violë, Editë, Ervehe o Alkinoje, porse ajo është çdo grua dhe s’është asnjë: ajo është ideja e poetit për femrën dhe bukurinë panteiste: ide e thellë romantike dhe njerëzore. Hidhërimi i tij është i një forme më të butë, gëzimi dhe hareja kanë shkallën e caktuar deri ku mund të mbërrijnë, dëshpërimin nuk e lëshon në thellësi si më të mëdha: çdo formë e gjendjes së tij emocionale ka masën e vet dhe nuk del asnjëherë në skaj. Përse? Sigurisht pse poeti s’ka prej kujt të kridhet në gazmend as në dëshpërim të tepruar. Ndjenjat që i kushtohen hijes nuk mund të maten përkah intensiteti i vet me ndjenjat që i kushtohen krijesës së gjallë. Edhepse vargjet e tij janë të bukura, ato nuk nxisin asociacione që do të kishin të bënin me farë erotizmi të fuqishëm. Po, ky s’është qëllimi i poetit.
Bukurija përbëhet prej strofash të ndryshme dhe vargjesh të llojllojshme: dymbëdhetërrokëshe, tetërrokshe, gjashtërrokshe dhe pesërrokshe, kështuqë nuk mund të ndjehet monotonia e vargut të njëtrajtshëm. Përsa i përket ritmit të pasur, melodisë dhe tonalitetit, kjo është vërtet një bukuri. Aliteracioni, antitezat, simboli, rima e zgjedhur dhe kumbuese, në tërësi faktura poetike, e fusin poemthin e Naimit ndër poezitë e tij më të bukura. Ajo është poezi antologjike. Poeti i respekton me përgjegjësi të lartë ligjet e metrikës. Fjalët e rimuara nuk janë të parat që i sillen ndërmend, ato janë të qëmtuara me kujdesin e nazeqarit më të madh të poezisë; janë të puthitura aq bukur, ashtu sikundër është e gëdhendur dhe e përsosur e tërë struktura e vargut të tij. Fjalën që dëshiron ta theksojë, sepse përmban esencën e mendimit të tij, ai e ven në pozitën e rimimit zakonisht, ose të aksentit ritmik, porse aq mjeshtrisht sa ia del të ruajë të gjitha veçoritë strukturale të vargut dhe të strofës. Nëpërmjet të ritmit të vargjeve të ndryshime ai shpreh për bukuri edhe shkallët e ndryshme të intensiteti të botës së vet të brendshme. Me vargun e shkurtër, rëndom, shtron rrshimin e ndjenjavet, duke krijuar njëkohësisht edhe mbresën e karakterit të tyre të përkohshëm, kurse me vargun e gjatë fiton volinë t’i japë dimensione më të gjera kuptimore e shpirtërore botës intime.
Lexuesi, ndërkaq, gjithkund e ndjen prezencën e tij, sepse çdo varg apo strofë e njom me ngjyrën e temperamentit dhe të natyrës së tij lirike. Bukurinë e cilësojnë antitezat e shumta, ndonëse edhe vetë poemthi në tërësi sikur përmban antitezën fundamentale që e shprehin antinomitë kuptimore: dashuria - indiferenca, rinia - pleqëria. Ajo emfaza karakteristike e romantikëvet këtu mungon pikërisht pse nuk i vjershërohet krijesës së gjallë, por të imagjinuar. Forma e poemthit është lakuar varësisht nga përmbajtja dhe situatat që konkretizohen. Qëllimi dhe mjetet janë plotësuar në mënyrë reciproke. Po porteti i poezisë së Naimit i reshtet imagjinatës së lexuesit.
Engjëllin e ëndërrimeve të tij nuk mund ta përfytyrojmë, porse e ndjejmë fuqinë e poetit tonë të madh.
 

Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,538
Pikët
113
Përgjigje e: Naim Frashëri

5. Glorifikimi i natyrës

Në qoftë se përsiatjet e Naimit rreth disa kategorive filozofike përfundojnë me dyshim dhe në qoftë se meditimet e tij rreth fatit të njeriut në gjiun e univerzumit mbesin pa përgjegjë optimiste, në një pikëpamje tjetër ai është poet, i cili fare realisht e vegon të
nesërmen e njeriut të tij. Në kët kaptinë të veprës së tij bëjnë pjesë vjershat kushtuar Atdheut, gjendjes dhe ardhmërisë së tij, vjershat e motivit patriotik e liridashës, pra. Dhe kulti i ardhmërisë, si një prej specifikave të poezisë sonë të Rilindjes, zën rrënjë të thella
mu në krijimtarinë e Naim Frashërit dhe përcillet posaçërisht deri në prakun e pavarësisë, ndonëse aty-këtu edhe pastaj. Naimi e sheh vendin e vet ashtu siç do të donte ta shihte e jo sikundër ishte. Botën e tij emotive e nxisin kualitetet etnike dhe veçoritë e tjera kombëtare që i sheh nëpër spektre ngjyrash më të bukura. Ai është optimist i madh sa i përket perspektivës historike të shqiptarëve, damkos e mallkon të gjithë ata që nuk veprojnë në emër të saj dhe, që t’ua zgjojë vetëdijen historike të tjerëvet, e aksenton sa e sa herë besimin e tij ( Përse, Gjuha jonë, Shpreh, Trathëtorëtë, Korça, Parajsa, Shkëndij’ e diellit ndaj manushaqesë, e të tjera).
Të shohim ç’shprehje kanë marrë ndjenjat liridashëse dhe ekzaltimet romantike tek Naim Frashëri.
Romanitikët rëndom janë njerëz të rebeluar të cilët, duke iu reshtuar realitetit shoqëror të kohës së vet, ndërtojnë botën e tyre imagjinative, utopike, ku i gjejnë prehje qenies së shqetësuar e të tëhuajsuar sociale dhe psikologjike. Pa marrë parasysh se a janë
të pakënaqur për shkaqe të brendshme apo të jashtme, apo të brendshme dhe të jashtme njëkohësisht - çfarë ndodh më së shpeshti, ata i zgjerojnë dimensionet e Unit të vet nëpër të cilin filtrojnë krajatat dhe shpresat e tyre. Sidoqoftë, këtij tëhuajsimi të botës së tyre mund t’i gjenden shpjegimet sociologjike dhe psikologjike. Njerëz, rëndom,
ndjenjash të hipertrofizuara, romantikët janë prore të gatshëm t’i çelin ventilat e presionit të brendshëm nëpërmjet të kreacionit letrar. Komparatisti Rene Velek, në librin e tij Konceptet kritike, ka thënë se romantikët i karakterizojnë tri kritere: - Imagjinata si kuptim i poezisë, natyra si botëkuptim dhe simboli e miti si veçori të stilit poetik.
Romantikët tanë, ndërkaq, nuk mund të futen plotësisht brenda kësaj skeme dhe, përpos de Radës, Darës, Serembes dhe Naimit, të tjerët i largohen mjaft shumë këtij përkufizimi teorik të veçorive të romantizmit, edhepse as këta s’inkuadrohen në të simbas të tri
kritereve. E vetmja specifike që i afron me romantikët e vendeve të tjera, e sidomos me ata të vendeve të robëruara sikundër ishte Shqipëria, është kulti i të kaluarës, i folklorit, i virtytit kombëtar, është patriotizmi i flakët i shprehur përmes veprave të tyre. Shikuar
varësisht nga aktualiteti i fjalës poetike, specifika e tillë e romantizmit tonë është me rëndësi të madhe dhe kualitetin artistik të veprave sikur e kompenzon në planin shoqëror efekti i ushtruar brenda asaj gjendje aktuale. Militimi i lirisë dhe i pavarësisë mbetet deri në fund komponenta kryesore e letërsisë shqipe të Rilindjes.
Edhe glorifikimi i natyrës nga ana e romantikëve tanë e, sidomos nga ana e Naimit, ka të bëjë, kryesisht, me glorifikimin e virtytit kombëtar, të trevës dhe të trashëgimit të tij historik. Ky adhurim i natyrës dhe i të kaluarës ka për qëllim forcimin e ndjenjës dhe të vetëdijes kombëtare si dhe të krenarisë për totalitetin njerëzor dhe natyror të vendit. Romantiku ynë është element i zgjuar nacional dhe shcqëror, i cili merr përsipër detyrën e kthimit të besimit në veten, në qenien kombëtare dhe në ardhmërinë.
Duke krijuar mitet, duke zgjeruar dimensionet heroike të së kaluarës, aj mbërrin efekte në të dy anët: zbut presionin subjektiv me të cilin e shtyp e tanishmja dhe ndikon tek të tjerët, lexuesit e tij. Prandaj angazhimi i vetëdijshëm moral kombëtar, social dhe shoqëror-politik është indi që përcillet nëpër veprat e të gjithë shkrimtarëve të Rilindjes
sonë kombëtare. Në një situatë të këtillë është e kuptueshme pse faktura historike zgjerohet, zmadhohet, kurse natyra dhe realiteti shihen nëpër ngjyra farfuritëse. Bile, shumë detaje të tyre - natyrës, realitetit - ndryshohen për hir të qëllimit të lartë. Është interesat se tek Naimi, krahas shquarjes së natyrës dhe virtytit kombëtar, vjen në shprehje edhe elementi thjesht subjektiv, edhepse ky qëndron në vend të dytë. Një projektim i këtillë i Unit personal dhe i Unit kombëtar në poezi pikaset veçmas në Bagëti e Bujqësinë, që është vepra e cila ngërthen më së miri këtë veçori të romantizmit të tij.
Këtu ai në fillim shkruan:
Mën,dje, mer fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brenga, nga thash-e-themet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.

E kjo do të thotë se dëshiron të braktiset nga vorbullat e civilizimit, nga ai purgator i njerëzisë dhe të dalë e të gjejë prehje në pafajsinë e natyrës kombëtare, aty ku janë ruajtur bukuria, modestia, çiltëria e njeriut, e gjësendit, aty ku çdo gjë është e pastër dhe e kthjelltë porsi në fillet e ekzistencës. Njëherësh kjo do të thotë se ai zhuritet t’i
kthehet natyrës edhe që të gjejë prehje, edhe që të nivelizohet me subjektet e objektet e saj. Ky është ai element universal romantik, sado këtu shprehet edhe dimensioni kombëtar i veprës së tij. S’mund të përshkruhet se sa të bukur e sheh ai vendin e vet të largët; se sa të hieshme i sheh fushat e malet; se sa të lumtur njerëzit. Ai nuk don të vërejë askund farë problemesh shoqërore, skamje, sëmundje, as dëshpërime. Të duket sikur krijon njëfarë parajsë, në të cilën Dante i shpjente vetëm miqt dhe dashamirët e vet. Pse e bën këtë Naimi? Sigurisht për arsye se në atë parajsë të imagjinatës së tij duhet të
mblidhen të gjithë shqiptarët e çakërdisur në të gjitha anët e lamshit tokësor, ata njerëz të tëhuajsuar nga qenia kombëtare dhe individuale. Megjithë këtë idealizim të lezeçëm, nga Bagëti e Bujqësija
kundërmojnë dhembja, nostalgjia, malli, zhuri, sepse poeti jeton larg
vendit të vet dhe prej së largu e sheh si nëpër mjegull, në të vërtetë e projekton me imagjinatë ashtu si ia ka ënda. Ajo është dhembje e përshkruar me mall për diçka që e dashuron pa masë, por që nuk mund ta arrish, nuk mund ta shikosh, nuk mund ta prekish.
Mund të thuhet, prandaj, se në këtë poemth bukolik-lirik është realizuar dëshira e patriotit, humanizmi i tij, esenca e njeriut dhe e poetit. Mjaft ishte me vuajtjet e veta subjektive dhe tani mezi pret të ikën prej vetmisë, të dalë në natyrë e më vonë edhe në histori. Glorifikimi i natyrës në këtë poemth, ndërkaq, nuk e pason vetëm lektisjen e tij që t’i reshtet vetmisë dhe ta bëjë natyrën të vetmin mile të lumturisë njerëzore. Ai ka shkaqe shumë më të mëdha: t’ia çelë sytë dhe t’ia vejë në lëvizje ndjenjat çdo vendasi, nga njëra anë dhe të mohojë disi atë realitetin ku jetonte, nga ana tjetër. E Naimi kishte se ç’të mohonte: para së gjithash atë hapsanen në të cilën jetonte. Sikundër është vënë në dukje edhe deritani, poeti e shkruan këtë vepër pikësëpari që t’ua forcojë ndërgjegjen dhe besimin në veten të gjithë atyre që ishin rralluar emocionalisht ndaj vendit të tyre.
Prandaj edhe mund të thuhet se subjekti i këtij poemthi të pasubjekt është dashuria ndaj atdheu, është bukuria e tij. Që të shquhet kjo bukuri dhe të gjenden arsyet e dashurisë së tij janë spikatur të gjitha objektet dhe sferat e jetës e të natyrës: bimët, shtazët, ajri,
njerëzit; mandej, mirëqenia, lumturia, mirëvajtja, harmonia mes banorëvet, e të tjera.
Elemente të shumta atraktive janë futur që të bëjnë të bindshme fjalën poetike dhe tënnxisin ndjenjën. Në historinë e letërsisë shqipe, në lidhje me Bagëti e Bujqësinë janë shkruar edhe këto fjalë: “Po në letërsinë e Shqipërisë, është hera e parë që populli, - jo me tipa të
caktuar, po masa vetë, dora e ulët, fshatarësia punonjëse në tërësi, “lala” i Myzeqesë apo “fusharaku”, “maloku”, njeriu i përbuzur apo i përcmuar i stanit dhe i tokës, - bëhet protasonist i një vjershe aq të bukur i hymnit të atdheut, dashurohet dhe admirohet në
mënyrë të këtillë. Dhe përkrah kësaj dashurie dhe admirimi, - asnjë fjalë nër zotërit e vendit. Te jeta e tyre poeti nuk bën as aluzion. Vallë mos nuk i siellin ata asnjë bukuri dhe nder atdheut? Naimi nuk i përmend fare”. Ky moment është me rëndësi për të
kuptuar credon e poetit, për të kuptuar qenësinë e poezisë së tij dhe dëshirën që t’i kthehet njeriut të dëlirë, të thjeshtë, njeriut të pakorruptuar nga interesi feudal e borgjez, njeriut, i cili nuk mund të ketë ideal më të madh se sa Atdheun dhe punën për të mirën e
tij. Në kohën e Naimit fshatari ishte ai që ruante me pasion krenarinë për tokën e vet, sado e varfër qoftë ajo, kurse poeti don t’i tregojë se ajo është e denjë të jetojë e të vdesë vetëm për të. Është iluzion të pandehet se ai nuk është i vetëdijshëm se fshatarit të tij shumçka i mungon, por ai nuk ka nevojë ta thotë këtë, sepse shikimi i tij është i drejtuar nga ardhmëria, sepse e nesërmja është e vetmja fjalë që i jep kuptim jetës në fjalorin e tij letrar. Kështu, Naimi zbaton edhe një prej premisave të filozofisë së tij, që është në pajtim me mohimin rusoist të civilizimit: pasuria e deformon njeriun moralisht, krijon mospajtimin ndërmjet njerëzve dhe eleminon humanitetin. E Naim Frashëri, në emër të këtij humaniteti është në gjendje të flijohet çdo çast. Shtresa e domethënies sociale është, pra, ideja implicite e Bagëti e Bujqësisë, patriotizmi-lajtmotivi i saj, kurse shtresa humane - porosia e saj. Edhe në këtë mes: porosi e lartë e poetit dhe e njeriut të pashoq.
 

Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,538
Pikët
113
Përgjigje e: Naim Frashëri

6. Skënderbeu: mit kolektiv dhe realitet historik

Për Naimin është punë e pamundshme ta riprodhojë realitetin historik taman simbas fakturës së tij për arsye se, duke marrë parasysh gjendjen shoqërore-politike dhe sociale, don të krijojë vetëdije të re historike në saje të aksentimit kualitativ të atij realiteti. Ai sheh ashtu siç ia don qejfi, siç e prijnë emocionet. Megjithatë, prej shkrimtarëve tanë, përveç Fan Nolit, asnjëri s’ia ka dalë të mishërohet me historinë
kombëtare porsi Naimi. Historija e Skënderbeut dhe Qerbelaja
janë dy vepra të frymëzuara në temën e historisë dhe të krijuara simbas parimit të njajte: luftës midis të mirës e të keqes, gënjeshtrës e të vërtetës. Shtresa e të parës është po ky dualizëm, vetëm i bazuar në mitin kombëtar mbi Skënderbeun, kurse e të dytës i bazuar në mitin religjioz. Derisa tek Qerbelaja aksentohet mirësia e mbështetur mbi religjionin, në Historinë e Skënderbeut aksentohen trimëria dhe përkushtimi ndaj Atdheut, si virtyte më të larta të njeriut.
Ky dualizëm, ndërkaq, bën që personazhet e këtyre dy veprave të dalin të njëanshme. të zgjatura në paskajshmëri në një orientim të tyre, pa ndonjë plotni psikologjike e jetësore. Naimi nuk mund ta shohë njeriun në totalitetin e tij, sepse ai për të është vetëm i mirë, ose vetëm i keq; ose vetëm bartës i dritës, ose vetëm bartës i
errësirës. A mund të jetë personazhi i epit ashtu i thjeshtësuar? Mbase, më parë se sa i romanit. Por, a mund të jetë kclektivi njerëzor i përbërë vetëm prej subjektesh ashtu të diferencuara? Sikur të krijohej një kolektiv asisoji atëherë në njerën anë do të ishte vetëm
parajsë, kurse në anën tjetër vetëm skëterrë. Kjo pjesa e dytë e botës me siguri do të kasapitej dhe do të shkatërrohej furishëm: të këqiat nuk mund ta çojnë fare mesveti.
Meqenëse Naimi zakonisht nuk ia shpie në krye të vërejë kundërthëniet që ekzistojnë brenda dukurivet, ashtu sikundër nuk vëren se, thënë me fjalë të Marksit, një gjë ekstreme e mohon veten me të kundërtën e vet, edhe mundësia e tij të krijojë vepra epike të kompletuara artistikisht është e pakësuar mjaft nga këto shkaqe. Jeta në vepër i del si përfytyrimi i rruzullit tokësor: në njerën anë është ditë e në tjetrën natë. Epet e tij rrjedhin si lumë i qetë, pa ndonjë dramacitet. Njeriu i Naimit ose ka vetëdije ose nuk ka
fare. I keqi është i verbër në mizorinë e tij, kurse i miri është, poashtu, i verbën në mirësinë e tij. Kujdesin më të madh poeti ua kushton personazhevet pozitive, duke reduktuar tepër trajtimin e atyre negative dhe duke pakësuar ashtu edhe mundësinë që t’i shquajë artistikisht edhe të parët. Pikërisht pse e thekson mirësinë ai e zben atë dikur, sepse e nxjerr të mirë prej vetes e jo edhe prej ndi-kesave dhe shkaqeve të jashtme. E meta më e rnadhe e këtyre veprave të Naimit qëndron aty se ai pret çdo varësi reciproke, kauzale, ndërmjet të mirës e të keqes. Pos kësaj, veprat e tij epike kanë edhe mungesa të
tjera kompozicionale, formale: edhe përsëriten shpesh, edhe rrjedhin monotonishëm, edhe janë të mbytura nga didaskalizmi, nga episodet e payëna në koherencë me tërësinë; mandej, vargjet janë më shumë verbale se sa metaforike dhe mungon dramaciteti; në përgjithësi, poeti është rnë tepër retorik. Ai vetëm përshkruan ngjarjet e ndryshme, pa
vënë lidhje të dendur shkakpasojë ndërmjet tyre, pa krijuar konflikte, pa krijuar tension, pa nxitur lexuesin të kërkojë diçka më tepër se ç’jipet nga sipërfaqja e tekstit poetik. Në përgjithësi, ai duket njeri i tretur diku në kohë e hapësirë që kundron se si përskaj tij ecin
njerëzit dhe, megjithëse i don apo urren paskaj, nuk është në gjendje të vërë aso lidhjesh dhe raportesh ndërmjet tyre, që jetën e realitetit ta përcjellë edhe në vepër. Ndonëse pjesëmarrja e tij emocionale në ngjarjet historike është e madhe, ai nuk mund t’i zërë si duhet e sa duhet vibracionet psikike dhe ndjenjore të protagonistëve të tyre. Sa i përket Historisë së Skënderbeut është e vërtetë se të gjitha personazhet e kësaj vepre janë dhënë në një dimension, s’janë kompletuar si njerëz mishi e gjaku, s’janë të plotë si qenie psikologjike dhe shoqërore. Asnjëri sish nuk shquhet me ndonjë plotni emocionale. Por, këndi shikues i Naimit është i tillë, kurse vegimet ia arsyeton pozita historike: me vringllimat ngadhnjimtare të shpatës së Skënderbeut ai don të zharisë ndjenjat e bashkëatdhetarëve të vet. Edhepse kjo vepër kap një periodë lufte të paprerë, kur njeriu
pëson përjetime të posaçme, kriza, kthesa dhe trajta të gjithfarshme emocionale, personazhet e saj me pak përjashtime janë vetëm të ravizuar, janë porsi figurantat që dalin në skenë e s’luejnë dot farë roli: të tillë gati të gjithë janë përpos Skënderbeut. Dhe ata janë të veçuar: më njerën anë vijnë personazhet e ngjyrosur në të zi, e në anën tjetër,
ata në të bardhë. Të parët i karakterizon apetiti që të pushtojnë dhe vetëm të pushtojnë, kurse të dytët urrejtja e pashuar ndaj atyre gllabëruesve të lirisë dhe të pavarësisë së njeriut. Megjithatë, ky polaritet ndjenjash nuk i kompleton psikologjikisht ato personazhe
mbasi nuk janë të vënë në situata dhe konflikte të shumta të botës së brendshme.
Mbi të gjitha këto, Historija e Skënderbeut shënon kulmin e përpjekjeve të vetëdijes patriotike të Naim Frashërit, në kohën kur, pothuaj, të gjithë popujt e pushtuar nga otomanët kishin fituar pavarësinë. Prandaj, këtu më vendosmënisht se sa përpara
shtrohet imperativi i luftës, i bashkimit, i lirisë. Mungesa e koherencës, e dramacitetit të veprës është shkak i besnikërisë së autorit ndaj fakturës historike; ajo qëndron ndërmjet një kronologjie të shkruar në vargje dhe epit.
Si formë, epi çfaqet vonë në letërsinë shqipe në krahasim me letërsitë kombëtare të popujve të tjerë, porse përjashtimi mund të ketë shkaqet e veta. Naimi, vërtet, jeton në Turqi, por shpirtërisht dhe psikikisht e ndjen veten prezent në Atdheun e tij. Epi i tij duhet të bëjë sintezën e virtytit nacional në të gjitha planet me qëllim që të jetë pasqyrë e të kaluarës heroike të Popullit shqiptar. Duke krahasuar veten, gjendjen e vet me atë të kaluar të lavdishme, shqiptarët duhet të marrin mësim prej saj, të krenohen pse është kohë
e zulmës së tyre të dikurshme dhe të jetë krenaria shkak i forcimit të vetëdijes së tyre. Në qoftë se pajtohemi me pohimin e marksistit hungarez, Lukaçit, se forma është gjithmonë me karakter social, atëherë s’është për t’u çuditur pse në literaturën tonë krijohen epe aq
vonë. Historija e Skënderbeut është vepër me rëndësi të madhe në letërsinë tonë, në radhë të parë përkah efekti që ka ushtruar në një moment vendimtar të jetës së Popullit shqiptar. Në të. është shtruar e zgjidhur një e vërtetë historike: e vërteta e ngadhnjimit
moral të të voglit mbi të madhin. Kjo vepër e afirmon, e ngrit, e humanizon mbrojtjen kundër dhunës dhe e provon filozofinë aktiviste dhe etikën e Naimit. Ne të gjithë e njohim, pakashumë, historinë tonë kombëtare dhe për ne kjo vepër e Naimit nuk sjell ndonjë moment a ngjarje të re të historisë së periudhës së Skënderbeut. Mirëpo, ai që do
ta lexonte për herë të parë Historinë e Naimit do të mahnitej nga patriotizmi dhe trimëria e atyre burrave, do të mahnitej nga qëndresa e një populli të vogël në luftën kundër armikut shumëfish më të madh. Kjo vepër në të vërtetë është apotheozë e trimërisë, e nderit, e burrënisë, e krenarisë e rnbi të gjitha apotheczë e lirisë dhe e pavarësisë. Aty është shprehur filozofia e Namit, humaniteti i tij dhe morali i lartë liridashës. Ideja filozofike e kësaj vepre është kuptimplote: aty vërehet se sa e mundimshme, por kurrë e kotë, është lufta e të mirës kundër të keqes dhe aty mund të shihet se e keqja duke mos zgjedhur mjetet i kanoset njeriut, shoqërisë, të mirës në jetë. Poeti ia ngrit monumentin meditativ-poetik të mirës dhe qëndresës njerëzore, shpresës dhe ngadhnjimit të saj.
Skënderbeu është vazhdimisht ngadhnjimtar, sepse është vën në shërbimin e të mirës dhe të të drejtës; ai lufton njëzet e pesë vjet pa pësuar asnjë humbje; për më tepër mbi fitoret e tij luftarake qëndrojnë fitoret e tij morale e njerëzore. Në vizionin e Naimit ai është
inkarnacion i të gjitha virtytevet që mund të sintetizojë një pris e burrë shteti.
Skënderbeun e ven poeti në piedestalin e Prometheut, kurse armikun e tij, pushtuesin, në piedestalin e Tanatosit. Ngado që të shkojë, Skënderbeu sjell me vete gëzim, lumturi, mirëqenie; e ngado që të shkojë pushtuesi sjell me vete kob, zi, kufoma, skamje, uri,
robëri. Në ballafaqimin e këtyre dy fuqive është shprehur lufta jetike e njerëzimit liridashës kundër pjesës së tij të errët, është shprehur lufta e Njeriut kundër Satanës. Dhe kjo luftë e këtyre dy parimeve kundërshtarë është e gjatë, është e vështirë, sepse e keqja
është si hidra: porsa i pret kokën, menjëherë i del tjetra. Edhe orvatjet e njeriut, prandaj duhet të jenë të papushueshme, ashtu sikundër nuk shihet Skënderbeu me ushtrinë e vet të marrë frymë lirisht asnjë çast.
Historija e Skënderbeut është përplot gjak, kufoma, varre në një anë dhe ngadhjim njeriu, krenari e anteizëm, nga ana tjetër.
Edhepse nuk largohet gati fare prej dokumentit historik të Barletit, Naimi i jep dimensione të gjera fytyrës madhore të Skënderbeut dhe e ngrit atë njeri (të ngritur me veprat e veta luftarake dhe morale) në nivelin e simbolit kombëtar të luftës për liri e pavarësi. Në të vërtetë, Skënderbeu është mit kolektiv i Popullit shqiptar dhe Naimi i
nxjerr në dritë edhe njëherë të gjitha anët e domethënies së këtij miti. Në kuptimin e fjalës mit duhet të bëhet një dallim: derisa mitet kolektive, simbas Jungut, ruhen rrugës së ndërdijes, miti i Skënderbeut në kuptimin e Naimit është një realitet historik, i cili është
ruajtur dhe ruhet në vetëdijen e popullit. Shëmbëlltyra e tij në veprën e Naimit zgjerohet në shumë drejtime e shumë sfera. Në kohën e këtij trimi Naimi sheh mirëqenie, rehati dhe barazi shoqërore, edhepse e vërteta histori ke nuk është e tillë. Heroi i tij është i madh jo
vetëm si ushtarak, burrë shteti e pris, veçse mbi të gjitha si njeri. Prej historisë mund të mësohet se sulmet e pareshtura të hidrës turke e kishin shkretuar vendin, e kishin ralluar popullsinë, e kishin shtuar mjerimin e dergjën fizike. Po romantiku Naim nuk ka sy as
veshë për atë kataklizmë sociale dhe shoqërore: ai don të shohë vetëm fuqinë e ngadhjimit moral dhe patriotik të njeriut. Me një fjalë, atë e intereson vetëm ana morale dhe patriotike e historisë dhe këto aspekte të saj i afirmon me tëra mjetet e shprehjes: me
figura e retorike. Askush në letërsinë shqipe nuk i ka shkruar kësi hymni trimërisë, madhështisë historike të popullit të vet në një periudhë tragjike të tij me të vërtet; askush para as mbas tij nuk e ka ngritur aq lart Skënderbeun, duke e bërë Antej që merr fuqinë
prej popullit të vet, prej djemve e trimave shqiptarë. Skënderbeu i tij nuk është i vetmuar sikundër mund të jenë dhe në realitet janë heronjt e epevet; ai ka masën e gjerë mbas vetes dhe kjo i kushtëson fitoret e tij. Prej saj, prej entuziazmit dhe patriotizmit të kësaj mase ai merr frymëzimin, fuqinë, shpresën, durimin dhe qëndresën. Historija e Skënderbeut është një poemë e tragjikës sonë kombëtare, por edhe
poemë e krenarisë sonë. Poezia e saj i është kushtuar ngadhnjimit të ndjenjës liridashëse, ngadhnjimit të moralit dhe të dinjitetit njerëzor. Në te fiton fuqia, por ngadhjen nderi, bujaria, patriotizmi. Në këtë vepër ushtrojnë trimëria e qëndresa, sepse janë të frymëzuara
prej vetëdijes mbi luftën e drejtë për mbrojtjen e integritetit kombëtar.
Historija e Naimit është një histori e trimërisë, histori e flijimit për idelain më të lartë e më të shenjtë të njeriut: Lirinë. Skënderbeun, heroin e këtij epi nuk e asgjësojnë sulmet e pareshtura dhe
vringllimat e njëmbasnjëshme të shpatës së armikut; ate s’e asgjësojnë as njeriu i tërbuar, as hekuri, as çeliku: atë e herr fizikisht vetëm vdekja, kjo imanencë e jetës njerëzore:
Atë që s’e zinte shpata
dhe ushta, e shigjeta, smundja me duar të thata nër roba e shtu e shkreta!

(XXI)

Kështu, njeriu i ngritur me fuqinë e poezisë në piedestalin e Mbinjeriut, sillet në nivelin e qenies njerëzore, kësaj qenie të mortshme, thuase poeti don të japë këtë porosi: edhe disfata edhe fitorja në fund janë disfatë para fuqisë së domosdosë jetësore që i thonë vdekje. Mirëpo, edhe ajo që është thënë përpara, ai heroizëm tragjik, që është ngritur e
bërë mit i historisë nëpër emrin e Skënderbeut, ruan porosinë tjetër: vdesin njerëzit, por s’vdesin orvatjet dhe pësimet e tyre. Vdekja e Skënderbeut sipas domosdosë së natyrës në të vërtetë është vdekje e famshme, vdekje që të lind gjithnjë e më i madh para breznive, si
simbol i qëndresës dhe i trimërisë së pashoqe që frymëzon, që sjell nder, që e mëson njeriun të bëjë çmos për të dëbuar të keqen nga gjinia njerëzore. Tamam siç ka thënë Herakliti: “Vdekje e famshme (që) ka dhurate të madhe”. Le të vlejë kjo edhe për Trimin, edhe për Poetin. (1968)
 

Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,538
Pikët
113
Përgjigje e: Naim Frashëri

7. Naim Frashëri në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizreni (1968)

Njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme, më të mëdha, më vendimtare në historinë shqiptare të shekullit XIX është Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila ka shënuar kulmin e përpjekjeve për arsimin, integritetin shpirtëror dhe, rnë në fund, çlirimin e këtij populli
prej sundimit të huaj. Ashtu siç ka mbërrijtur Heroi i tij më i dashur, Skënderbeu, të identifikohet me idealin liridashës të shqiptarëve në shekullin XV dhe, madje, në të gjithë shekujt e pastajmë, po ashtu ka mbërrijtur Naim Frashëri të identifikohet me idealin
poetik, arsimor, kulturor të popullit të tij në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Naim Frashëri është njëri prej poetëve më të mëdhenj të Rilindjes kombëtare, i cili me veprën e tij ka përgatitur dhe, njëkohësisht, i ka vazhduar idealet e larta të Lidhjes së Prizrenit. Për më tepër, mund të thuhet se ashtu sikundër është bërë vëllau i tij, Abdyli, simbol i diplomacisë së saj, kurse vëllau tjetër, Samiu, simbol i ideologjisë së saj, ashtu është bërë Naimi simboli i ndjenjës së saj. Është plotësisht e kuptueshme, prandaj, pse sivjet, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në tubimet shkencore që
janë organizuar në Tiranë dhe në Prishtinë, emri i Naim Frashërit është përmendur aq shpesh, pse aq kujdes i është kushtuar krijimtarisë së tij dhe pse, më në fund, janë ribotuar edhe disa prej veprave të tij. Është parë dhe konstatuar edhe një herë se pa njohjen e krijimtarisë së tij nuk mund të njohim siç duhet, nuk mund të njohim plotësisht,
nuk mund ’të ndjejmë shpirtin e shqiptarëve në atë kohë. Është parë ashtu se pa njohjen e veprës së tij historia mbetet, kryesisht, një kronologji.
Për Naim Frashërin dhe veprën e tij, vërtet, është shkruar mjaft dhe vazhdimisht, në mënyrë të veçantë mbas Luftës së Dytë Botërore. Nuk mund të thuhet, ndërkaq, se aq kujdes i është kushtuar edhe ribotimit të veprave të tij, sado nuk mund të mohohet se Naimi është njëri prej klasikëve më të ribotuar të letërsisë shqipe. Pse nuk mund të thuhet
ashtu? Nuk mund të thuhet ashtu për arsye se as shtatëdhjetë e tetë vjet mbas vdekjes së tij nuk është bërë përgatitja kritike shkencore e kompletit të veprave të tij. Është e vërtetë se disa prej veprave të tij, sikundër është Historija e Skënderbeut, janë përgatitur shkencërisht dhe janë botuar një herë në Tiranë e, pastaj, edhe në Prishtinë, por pjesa më e madhe e veprave të tij të tjera janë botuar dhe ribotuar, kur në një shtëpi botuese, e kur në një tjetër, pa kritere më rigoroze botuese. Ashtu, sikundër është theksuar në artikullin Botimet kritike dhe ilustrimet, të botuar në librin Anatomia e Kulturës, gabimet e
botimeve të para të Naimit dhe gabimet e botimeve të dyta, kur më shumë e kur më pak, janë përsëritur apo edhe shtuar në botimet e mëvonshme. Përgatitja kritike e veprave komplete të Naim Frashërit ishte, prandaj, një prej detyrave të rëndësishme të filologjisë
shqiptare, që është dashur të fillohet disa vjet përpara dhe të realizohet sivjet, në 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me qenë se një punë e tillë nuk është filluar prej institucioneve përkatëse, që një punë të tillë mund ta bëjnë, Edicioni i Botimeve i Ndërmarrjes Gazetarë Botuese dhe Grafike Rilindja i ka hyrë botimit të veprave të
zgjedhura të Naimit, ku do të përfshiheshin pjesa më e madhe e shkrimeve të tij. Ky botim pretendon të jetë realizim i këtij qëllimi. Mund të thuhet kështu për arsye se këtu hyjnë edhe disa prej veprave të Naim Frashërit që mbas luftës së fundit ose nuk janë ribotuar fare, ose janë ribotuar vetëm pjesërisht; këtu hynë, gjithashtu, edhe ndonjëra prej veprave të tij që s’është ribotuar kurrë, as para luftës së fundit. Për të gjitha këto arsye përgatitja për shtyp e këtyre veprave të Naimit ishte një punë posaçërisht e vështirë jo vetëm në pikëpamje profesionale, por edhe thjesht fizikisht. Është dashur të gjenden
botimet e tij të para sidomos të veprave që s’janë ribotuar apo të atyre që janë ribotuar me shkurtime të mëdha, është dashur të mikrofilmohen numri më i madh i tyre (Vjersha për mësonjëtoret të para, Parajsa dhe Fjala fluturake. Dëshira e vërtetë e Shqipëtarëvet,
Fletorja e bektashinjët, Iliadhë e Omirit, Istori e Shqipërisë, E këndimit çunavet - Këndonjëloreja, Istori e përgjithëshme, Dituritë për mësonjëtoret të para); është dashur që mikrofilmat të zhvillohen në fotokopje; është dashur që fotokopjet të nxirren në maqinë shkrimi; është dashur që botimet e para të kthehen me alfabetin e sotëm dhe,
mandej, rishtazi, të nxirren në maqinë shkrimi. Në fund është dashur të bëhet krahasimi i tekstit të shtypur në maqinë shkrimi me fotokopjen, ose krahasimi i disa botimeve për të evituar paqartësitë e filmit në disa faqe, apo për të parë ndryshimet eventuale. Përgatitja e
veprave të zgjedhura të një autori të traditës, që objektivisht duhet të kalojë nëpër një proces të këtillë të ndërlikuar pune, është e kuptueshme të ketë të meta: edhe të vogla, po aq më tepër të mëdha në dy rrafshe themelore: në rrafshin historiko letrar dhe në rrafshin
drejtshkrimor gjuhësor. Për këtë arsye i lejova vetes të drejtën të them se ky komplet që boton Rilindja është kompleti rnë i kompletuar vetëm përkah vëllimi, domethënë vetëm përkah numri i veprave të Naimit që dalin njëra skaj tjetrës. Po edhe në këtë pikëpamje
duhen dhënë disa sqarime. Në këtë botim të veprave të zgjedhura të Naim Frashërit mungojnë veprat shkollore sikundër janë Dituritë për mësonjëtoret të para, Istori e Shqipërisë, Istori e përgjithëshme dhe E këndimit çunavet - Këndonjëtoreja: në kushtet e sotme kulturore, ato s’mund të botohen pa aparaturë kritike shkencore sepse me përqindjen më të madhe të njohurive janë tejkaluar; mungon poema e shkruar greqisht O eros (Dashuria), përkthimin e së cilës në shqip nuk kam mundur ta siguroj në kohën e duhur derisa ishte e mundshme që të futet në vendin e vet; në disa prej poezive, të poemave dhe të shkrimeve të tij të tjera, sikundër janë Parajsa dhe Fjala fluturake,
Dëshira e vërtetë e Shqipëtarëvet, Mësimet, Fletore e bektashinjët,
e të tjera, është dashur të bëhen shkurtime më të vogla apo më të mëdha që me shpjegimet kritike shkencore s’do të bëheshin. Përkundër të gjitha këtyre të metave, ky botim i sjell lexuesit në një
komplet pjesën më të madhe dhe më të mirë të veprave të Naim Frashërit; për më tepër, ky komplet i sjell lexuesit disa prej veprave të Naimit, që ai përpara s’ka pasur rastin t’i ketë në duar. Le të thuhet, prandaj, se edhe për këtë shkak, e jo vetëm pse del me rastin e
100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ky botim i veprave të zgjedhura të poetit dhe të mësuesit të madh kombëtar, Naim Frashërit, i bën nder iniciativës së Edicionit të Botimeve të Rilindjes.
Botimi kritik i veprave komplete të Naim Frashërit, le të mbetet edhe më tutje detyrë e filologjisë shqiptare.

Fund i shkrimit
Rexhep Qosja
1978
Prishtinë
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,618
Pikët
113
Vendndodhja
Naim Frashërit me Asijen, vajza e Sherifit, që u rrit, u arsimua dhe u edukua nga Naimi si vajzën e tij, në Janinë e në Stamboll, u martua me Murat Toptanin, djalin e atdhetarit Said Shermedin Toptani, pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe mik i Vëllezërve Frashëri.

Foto viti 1883

1616826421775.png
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,618
Pikët
113
Vendndodhja
Sami Frashëri me gruan e tij Eminenë - viti 1884.

Sami Frashëri, nuk është vetëm ideolog i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por edhe një poliglot që dinte plot tetë gjuhë të huaja. Sami Frashëri është shkrimtari që shkroi romanin e parë në historinë e letërsisë turke.

Sami Frashëri shkroi shumë, mbi 60 vepra: shqip, turqisht, arabisht, persisht, disa prej tyre me shumë vëllime. Revistat më serioze të kohës, ishin kryekëput të tijat, po edhe në gazetat e tjera të kohës artikujt e Samiut zinin vendin kryesor.

Sa për kuriozitet po i përmendim vetëm veprat nga fusha e leksikologjisë, ku hartoi fjalorët: Frëngjisht-turqisht me afër 50 mijë fjalë; Turqisht-frëngjisht me afër 35 mijë fjalë; Arabisht-turqisht ; Fjalori i gjuhës turke me 1575 faqe, me afër 45 mijë fjalë, i punuar me një metodologji bashkëkohore. Ky është fjalor normativ i gjuhës së atëhershme turke dhe do të shërbejë si bazë për shumë fjalorë të mëvonshëm.

1616826493752.png
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
18,914
Pikët
113
Sami Frashëri me gruan e tij Eminenë - viti 1884.

Sami Frashëri, nuk është vetëm ideolog i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por edhe një poliglot që dinte plot tetë gjuhë të huaja. Sami Frashëri është shkrimtari që shkroi romanin e parë në historinë e letërsisë turke.

Sami Frashëri shkroi shumë, mbi 60 vepra: shqip, turqisht, arabisht, persisht, disa prej tyre me shumë vëllime. Revistat më serioze të kohës, ishin kryekëput të tijat, po edhe në gazetat e tjera të kohës artikujt e Samiut zinin vendin kryesor.

Sa për kuriozitet po i përmendim vetëm veprat nga fusha e leksikologjisë, ku hartoi fjalorët: Frëngjisht-turqisht me afër 50 mijë fjalë; Turqisht-frëngjisht me afër 35 mijë fjalë; Arabisht-turqisht ; Fjalori i gjuhës turke me 1575 faqe, me afër 45 mijë fjalë, i punuar me një metodologji bashkëkohore. Ky është fjalor normativ i gjuhës së atëhershme turke dhe do të shërbejë si bazë për shumë fjalorë të mëvonshëm.

View attachment 84518
Se kam kuptuar kurr pse keto te bukurit perfundojne me keto te shumtumet 😛 A thua vall i ka ardh vdekja nga ky maraz 🤭 Une do kisha vdek me verte vallaj te isha ne ven te tij ........
 
Top