• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Namazi

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Kushti i dytë i Islamit

NAMZI (SALAT)

Namazi është ibadet islam që kryhet duke u falur dhe duke lexuar. Namaze janë pesë: Sabahi, Dreka, Ikendia, Akshami dhe Jacia. Sicili namaz falet në kohën e vet (të mëngjesit, mesditës, pasditës, mbrëmjes dhe natës).

Namazi përmbahet prej gjashtë pjesëve. Ato pjësë janë: tekbiri fillestar, qëndrimi në këmbë, leximi i Kuranit, përkulja, lëshimi i fyturës në tokë dhe ulja. Këto gjashtë pjesë përbëjnë formën e namazit.

Të qëndruarit në këmbë, të përkulurit, të renit në sexhde dhe të ndjeurit ulur janë punë trupore dhe duhet të mësohen duke ushtruar (me ushtrime)

Një qëndrim në këmbë, një përkulje dhe dy sexhde përbëjnë një rekat të namazit.

Kushtet (shartet) e namazit


Para se të huhet në namaz duhet të bëhet përgaditja dhe të plotësohen gjashtë kushtet e namazit. Kushtet e namazit janë:

1. Trupi, petku dhe vendi ku do të falemi duhet të jetë i pastër.

2. Me marë abdest, ose me u la, e nëse ështën nevoja duhet të marrë tejemum,

3. Me qenë i veshur sipas rregullit.

4.Me u falë në kohën e duhur.

5. Me u thy kah kibla.

6. Me vendos të falurit (me bërë nijjet)
ABDESI

Abdesti është larja e posaçme me ujë të past¨´r e me qëllim të falurit namaz ose të lexuarit Kuran në Mus-haf.

Cfar e prishë abdestin

Abdesti merret kështu:

Nijeti abdestit:


Leximi: "Nevejtu en etevenddae li exhlis-salati ve liref' il-hadethi teka rruben teala."

1. Lexojmë: "Bismil-lahi rrahmani rrahim"

2 . I lajmë duartë deri përtej shuplakës tri herë.

3. I lajmë dhëmbët dhe shpërlajmë gojën dhe hundën, tri hërë. Me dorë të djathtë shpërlajmë gojën e me të majtë hundën.

4. E lajmë fytyrën, prej ku kanë dalur flokët e deri nën mjekër dhe prej veshit në vesh, tri herë.

5. E lajmë së pari dorën e djathtë e mandej të majtën deri pas bryli, tri herë.



6. Me dorë të lagtë e prekim pjesën e përparshme të kokës (mes-h), një herë.

7. Me duar të lagëta i prekim veshtë dhe qafën, një herë. Gishtin treguaes e vejmë në vesh, gishtin e madh pas veshit, e me anën e jashtme të tyre e fërkojmë qafën.

8. E lajmë së pari këmbën e djathtë, pastaj të majtën deri përtej nejve.



Duke marrë abdest e lexojmë shahadetin. Kur të marrim abdestin, fytyrën dhe duartë i terim me peshqir.

Nëse nuk kemi ujë të mjaftushëm, atëherë fytyrën,duartë dhe këmbët i lajmë vetëm nga njëherë dhe e fërkojmë kokën. Këto katër punë përbëjn¨´farzet e abdestit. Në këtë rast gojën dhe hundën s'i shpërlajmë, e as veshtë dhe qafën s'e fërkojmë.

Nëse nuk mundeni të arini ta përdoreni ujin atë herë mundeni të merrni tejmmumin (spastrim me dhe)

Tejemmumi

Tejemmumi është spastrim me dhé në raste kur nuk ka ujë. Kur gjendet muslimani në një gjendje që duhet të marrë abdest ose duhet të lahet, e ujë s'ka, ose nuk mund të vijë deri te uji, ose s'guxon të përdor ujin, atëherë, në vend të abdesit ose guslit me ujë, merr tejemmum me dhé. Prandaj tejemmumi është spastrim simbolik.

Tejemmumi merret kërshtu:

1. Duhet vendosur me zemër se për çka pomerr tejmmum, a në vend të abdesit, apo në vend të guslit,


Leximi: "Nevejtu-tejemmume li exhlis-salati ve lirref'il-hadethi tekarruben ilall-llahi teala."
Çfar prishë abdestin

Abdesti është i prishur në qoftë se kryejmë ndonjë nevojë, në qoftë se na rrjedh prej trupit gjak, ose qelb, ose limfë, në qoftë se flejmë, në qoftë se na bie të fiktë dhe në qoftë se kthejmë prap plot gojën - vjellim.

Mes-h mbi meste
Kur marim abdestin dhe i mbathim mestet (corape te trash te cilat nuk lejojne deperimin e ujit ne lekur. Kjo behet vetem ne raste e kemi t epamundur ti lajme kembet me uje sepse mund ta kemi te vrar dhe prekja nga uji mund te demtoje plagen ose dhe kur ka ndonje arsyet tjeter teper te forte qe nuk te lejon lagjen e kembeve me uje) të cilat i mbulojmë nyjet e këmbëve, atëherë me rastin e marrjes së abdestit të ri s'ka nevojë që t'i zbathim kembet dhe t'i lajmë këmbët, por vetëm me dorë të lagtë prekim corapen, (e bëjmë mes-hin). Me gishta të dorës së djathtë e fërkojmë mesten e djathtë duke filluar prej gishtave drejt nyjeve, e me gishta të dorës së majt e fërkojmë mesten e majt po në atë mënyrë. Nëse jemi në shtëpi mesteve mund t'i japim mes'h vetëm gjatë një dite (24 orë), e në qoftë se jemi udhëtar (Musafir), mes-hi zgjatë tri ditë (72 orë).

Mes-hi nuk vlen në qoftë se corapja është e papastër ose është e shqyer shumë.

Mes-hi mbi lidhëz (fashë)

Në qoftë se kemi vrarë - plagos ose djegurë, të cilën nuk e guxojmë ta lagim ateherë mund të marrim abdest vetëm me dorë të lagtë e prekim fashën (bëjmë mes-hin).

Në qoftë se plaga gjithnjë rrjedh (pikon), atëherë për çdo kohë të namazit duhet marrë abdest të ri. Gjatë kohës së atij namazi mund të falen shumë namaze tjera edhe pse plaga rrjedh vetëm nëse është prishur abdeesti me ndonjë mënyrë tjetër.Gusul

Gusuli

Gusli është larje e veçant e paraparë fetare pas hedhjes së farës (kur është xhunup) dhe pas spastrimit femëror (hajd dhe nifas).

Gusli merret në kët mënyrë:

1. Gojën dhe fytin me e shpërla me ujë (gargara)

2. Hundën me e shpërla me ujë (isintishak)

3. Tërë trupin me e la që të mos mbetet asnjë vend i terur
Llojet e namazit

Pjesët përbërëse të namzit (Ruknet e namazit)

Namazi ka gjashtë pjesë përbërëse, ato janë

1. Takbiri fillestar (iftitah tekbiri)

Në namaz hymë duke i ngritur duartë. Shuplakat i kthejmë nga kibla e shqiptojmë "ALLAHU EKBER". Meshkujt i ngritin duart deri në lartësi të veshëve, duke prekur të butit e veshëve, me gishta të mëdhenj. Femrat i ngrinje duartë baras me lartësinë e supeve-krahëve.Kishtat duhet të jenë të shtrirë. Me tekbirin fillestar (iftitah tekbir) hyhet në namaz.

2. Ndejtje në këmbë (kijam)

Pasi të shqiptojm tekbirin fillestar i bashkojm duartë e rijmë gatitu, e duke shikuar vendin ku dotë bëjmë sexhden dhe lexojmë Kuran. Të ndejurit në këmbë në namaz quhet kijam. Kush nuk mund të rrijë në këmbë nga sëmurja ose pleqëria, falet ulur.

3. Leximi i Kuranit (kiraet)

Leximi i Kuranit në namaz

Duke qëndruar në këmbë në namaz lexojmë Kuran. Ky lexim quhet kiraet. Në rekatën e parë të secilit namaz lexohet:

Subhaneke:



Leximi:

"Subhaneke All-llahumme,

ve bihamdike,

ve tebarekesmuke,

ve teala xhedduke,

ve la ilahe gajruke."




Përkthimi:

"Qofsh i lavdëruar o All-llah

dhe i falenderuar Emri yt

qoftë i bekuar, u lartësoftë

Madheria (Shkelqesia) Juaj.

S'ka të adhuruar perveç Teje."

Eudhubil-lahi, Bismil-lahi

Mandej lexo sure El-Fatiha

Mas këtyre lexohet edhe nji kaptine (sure) nga kurani.

Në rekatën e dytë të secilit namaz lexohet: Bismil-lahi, Fatiha, dhe një sure apo një ajet të gjatë apo tri shkurtra.

Në rekatën e tretë dhe të katërt të namazeve farze lexohet: Bismil-lahi dhe Fatiha.

Në namaz lexojmë ngadal dhe qetë aq se e dëgjojmë vehten. Kur mbarojmë leximin, përkulemi duke thënë: "ALLAHU EKBER" Kjo fjal quhet tekbir
4. Përkulja (ruku')

Përkulja me gjysmën e trupit quhet ruku: Duke bërë rukun shqiptojmë:


Leximi: "Subhane rabbijeladhim"
Përkthimi: "Qoftëi paster nga të gjithë të metat Zoti i madhëruar"

Pra kjo thuhet tri herë.

Duke u ngritur nga rukuja shqiptojmë:

"Semiall-llahu limen hamiden"

Mandej ndalemi pak e thomë:

"Rabbena lekel - hamd"

tami duke thënë "ALLAHU EKBER" bëjnë sexhde. Kur jemi duke kryer rukun, shikojmë këmbët.


5. Vënia e fytyrës në tokë (sexhde)

Prej ruku's bëjmë sexhden . Së pari i ulim gjunjt, pastaj shuplakat e atëherë hundën dhe ballin. Në sexhde shqiptojmë:

Leximi: "Subhane rabbijel e'ala"

Pra kjo shqiptohet tre herë.

Duke thënë tekbirin e ngritim kokën nga sexhdja dhe ulemi pak, e atëherë në të njejtën mënyrë e bëjmë sexhden e dytë. Prej sexhdes, duke thënë "ALLAHU EKBER" ngritemi në rekatën e dytë. Në sexhde shikojmë poshtë fytyrës. Në sexhde tokën e prekim me gishta të këmbëve, me gjunj, me shuplaka, me hundë dhe me ball.

6. Ulja në mbarim të namazit (kadei ehire) dhe dalja nga namzi.
Pas çdo rekati të dytë dhe në fund të namazit ulemi. Namazi prej dy rekatesh, ka vetëm një ulje - Kadei ehire. Namazet prej tre ose katër rekatesh kanë nga dy ulje: uljen e parë pas dy rekateve dhe Kadei ehiren në mbarim të namazit. Në uljen e parë e lexojmë Et-Tehijjatu. Në uljen e fundit e lexojmë Et-tehijjatu, Salavatet dhe duatë mandej japim (shprehim) selam.

Dalja nga Namazi

Duke dhënë selam dalim nga namazi. Selami jepet kështu: duke kthyer kokën në anën e djathë shqiptojmë

Leximi: "Esselamu alejkum ve rahmetull-llah"


Mandej e kthejmë kokën në anën e majtë dhe i thomë të njejtat fjalë. Duke shqiptuar selamin shikojmë majën e supave. Pasi të japim selam lexojmë:

Leximi: "Allahume entes-selamu ve minkes-selam, Te-barekte ja dhel-xhelali vel-ikram."

Allahu kabul ju boftë lutjet e jauja dhe namazun e jauj. Insh-shallah!
 
Top