• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Naomi Cambell godet me grushta kameren pas akuzave te bera ndaj saj ...

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Naomi Campbell godet nje kamer televizive pasi u akuzua per marrjen e nje diamanti nga lideri Liberian, Charles Taylor

Supermodelja 39 vjecare, u sulmua pas nje interviste per marrjen e nje diamanti. Duke folur per rrjetin televiziv amerikan ABC, Campbell tha: “Une nuk kam marre nje diamant te tille dhe nuk dua te flas per kete”. Kur intervistuesit vazhduan te ngulnin kembe se Naomi kishte marre nja diamant pas darkes se ngrene me Taylor ajo replikoi: “ Kam ngrene darke me Nelson Mandela”, para se te dilte jashte dhe te godiste kameren . Aktorja Mia Farrow pretendonte se Naomit i eshte dhene nje diamante i madh nga Taylor ne 1997, ndersa ajo ishte nje mysafire e Mandeles ne Afriken e Jugut.

Farrow, gjithashtu nje mysafire e Mandeles, tha: “ Ju nuk mund te harroni kur e dashura ju tregon se ajo ka marre nje diamant te madh ne mes te nates”.

Taylor eshte duke u perballur me akuza per krime kunder njerezimit pasi mijera njerez ne Sierra Leone u vrane dhe u gjymtyruan mes viteve 1997 dhe 2001. Prokuroret pretendojne se Taylor, i cili po mbahet ne Hage, ka blere arme per ushtaret e tij duke perdorur te ashtequajturin “Blood diamonds” si monedhe. Pretendimet e tyre vazhdojen akoma me tej duke thene se Campbell refuzon te intervistohet ne lidhje me akuzat e marrjes se ketij “diamant-dhurate”.

Ata besojne se kjo gje ka lidhje tre drejtperdrejte me ish-diktatorin per posedim diamantesh. Ne 2008, Campbell e njohur per temeperamentin e saj te zjarrte, pranoi faktin se kishte sulmuar dy police ne aeroportin e Heathrow ne Londer dhe nje vit me vone ajo u denua te punonte ne sherbim te detyrueshem ndaj komunitetit per hedhje e prishje te telefonit te nje vajze.
 
Top