• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nata e mire e meulidit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Pejgamberi i fundit dhe më i larti nga të gjithë të tjerët i dërguar në botë për mbarë njerëzimin, Muhammed Mustafa alejhisselam ka ardhur në botë në qytetin e Mekes në datën 20 të muajit
Prill të vitit 571, datë e cila përkon me datën e 12’të të muajit Rebiul-euuel duke u gdhirë e hënë. Të gjithë muslimanët në mbarë botën e festojnë këtë natë si nata e mirë e Meulidit.
Meulid do të thotë, koha e lindjes. Pejgamberi ynë “sal-lallahu alejhi ue sel-lem” pas shpalljes së revelatës, çdo vit i ka dhënë rëndësi kësaj dite. Popujt e çdo pejgamberi e kanë pas festuar
ditëlindjen e pejamberëve të vet. Sot pra është festa e muslimanëve. Eshtë ditë gëzimi dhe hareje. Nata e mirë e Meulidit është nata më e mirë pas natës së Kadrit. Në këtë natë Allahu teala i fal
ata që gëzohen sepse ka lindur Pejgamberi. Në këtë natë është shumë sevap të dëgjosh ose të lexosh ngjarjet dhe mrekullitë që kanë ndodhur ditën që erdhi në botë i dërguari i Allahut.
Ashtu si edhe në netët e tjera të mira edhe në këtë natë duhet të lexohet Kur’ani kerim, të falen namazet kaza, të jepet sadaka të behen shumë dua dhe të kërkojmë falje të gjynaheve nga Allahu teala.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Nata e mire e meulidit

Ju uroj nga zemra Gezuar Naten E Mevludit !!

 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Nata e mire e meulidit

Selamu Alejkum SEa flm shume qe e hap kete teme Zoti te bekoft :)

Pra sonte eshte nate kur ka lind Muhamendi a.s. neser festohet dita

Zoti ua bafte kabull atyre qe do luten do bejne namaz e do lexojne kuran :)

SEa te pershendes ty dhe gjithe muslimanet me kte ilahije te bukur nga Sami Yusufi :)
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=nOjngczn-JU"]YouTube - Sami Yusuf - Ya Rasulallah
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Nata e mire e meulidit

Opss .. pa dashje erdha ketu ....







P.S: Gezuar ju besimtareve!
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Nata e mire e meulidit

Kryeplaku nuk eshte mire te tallesh po deshe uroje nuk te kushton asgje ...
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Nata e mire e meulidit

ju kam uruar lexo me kujdes.....``respect``
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Nata e mire e meulidit

Mire qe e permisove :)

gjithesesis flm per urimin ...``respect``
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Nata e mire e meulidit

Çfarë duhet bërë në natën e Mevludit
Nata e dymbëdhjetë e muajit të tretë hënor,është nata kur lindi i Pejgamberi s.a.v.s.Ajo është nata e Mevludit.Ajo është një natë e shenjtë dhe respekti ndaj saj është një nga detyrat e islamit.
Ata që e arrijnë këtë natë,pra që e adhurojnë Allahun këtë natë,marrin sevapet sikurse e kanë adhuruar Allahun në natën e Kadrit.Edhe kjo natë është e shenjtë dhe e lartë si nata e Kadrit.Sikur mos të lindte i Dërguari i Allahut në këtë (sikur mos të lindte fare),Kur’ani nuk do të zbritej në tokë.Zbritja e tij nisi në natën e Kadrit siç thuhet në Kur’an se ajo natë është më e mirë se njëmijë muaj.Meqenëse lindja e të dërguarit ka lidhje me zbritjen e Kur’anit nata e Mevludit është e njëjtë sikur nata e Kadrit.Mbase ajo është një natë më e lartë se nata e Kadrit.Çdo vit, kur vjen nata e Kadrit,të gjithë muslimanët përpiqen ta kapin natë,ndërsa ata harrojnë natën e MEVLUDIT.
Shumë musliman nuk e respektojnë siç duhet natën e lindjes së Muhammedit s.a.v.s,që mbase është më e mirë se nata e Kadrit, çdo musliman është kushtë të respektoj natën dhe muajin kur ka linduar i Dërguari i fundit i Allahut.Ndërsa për ata që e duan Pejgamberin e Allahut më shumë se vetën e tyre,është farzë ta respektojnë natën kur lindi ai.Ai është “farzi ajn”.Ai është i dashuri i Allahut dhe mëshirë për njerëzimin.
Vetë Arshi i Allahut,e respekton Muhammedin s.a.v.s.Ai është mëshirë për të gjithë botërat.Ai është i pari nga të gjithë të dërguarit e tjerë,pejgamber për njerëzit dhe xhinët.
Ajo është një natë e tillë në të cilën Allahu zbret mëshirën e Tij.Atë natë,të dashurit e Tij,kundërmojnë nga aroma e dashurisë që kanë për të.Atë natë ata do ta shohin Muhammedin s.a.v.s.Atë natë,me Mëshirën e Tij.Allahu gjdo gjë e sheh të dashurit e Tij takohen dhe flasin me Të.
Atë natë,të gjithë ata që e duan Muhammedin s.a.v.s,më shumë sesa veten e tyre,do të kenë shumë mirësi nga Allahu,që është dëshmitar për profecinë e tij.Atë natë do të gjeni shumë dëshmi të Allahut.Atë natë,besimtarët ndriçohen nga drita.atë natë,njerëzit udhëzohen në rrugë të drejtë.Atë natë njerëzit futen në Xhenet dhe shofin bukurin e fytyrës (Xhemajlin) e Allahut.Atë natë ka ardhur i Dërguari i Allahut që është dëshmitar.Atë natë ka lindur siharidhënësi (myzhdedhënësi)për Xhenetin dhe bukurin e fytyrës së Allahut,ka lindur shpëtuesi,ndihmësi i të varfërve dhe frikësuesi i jobesimtarëve,ka lindur ndriçuesi që i ndriçoji zemrat e besimtarëve,lindi njeriu më i dashuri i Allahut që me dritën (nurin) e tij e largojë errësirën nga sytë dhe dryshkun nga zemrat e njerëzimit.Atë natë lindi thirrësi për në rrugën e drejtë të Allahut.Atë natë erdhi Mustafaji erdhi i përzgjedhuri,erdhi mëshira për botërat,erdhi shërimi i sëmudjeve,erdhi besimi dhe dëshira e zemrave .Ai që ndjek atë është i udhëzuar.Allahu i ka premtuar atyre që i binden atij,lumenjtë e Xhenetit,pallatet,hyri,gilmanë dhe vildanë.Kush i bindet atij është i falur dhe kush e mohon atë,ka mohuar Allahun.
Shokët e kanë pyetur Muhammedin s.a.v.s: - O i Dërguar i Allahut! Që kur ju jeni i dërguar i Zotit?Ai u përgjigjet: - Unë kam qenë i dërguar i Allahut,që kur Ademi a.s.ishte midis tokës dhe ujit.
Në botën e shpirtërave,Allahu në fillim krijoi shpirtin e Muhammedit a.s.v.s dhe e urdhëroi atë që t’i binte në sexhde.Shpirti i tij qëndroi njëqind vjet në sexhde ndaj Allahut.Allahu e ndau shpirtin e Muhammedit a.s.v.s në dhjetë(10) pjesë.Ai krijoi Arshin nga pjesa e parë e shpirtit të tij;krijoi qiellin e shtatë që ndodhet nën Arsh nga pjesa e dytë;krijoi vendin ku qëndron dija e Allahut nga pjesa e tretë;krijoi diellin nga pjesa e katërt;krijoi hënën nga pjesa e pestë;krijoi yjet nga pjesa e gjashtë:krijoi engjëjt nga pjesa e shtatë;krijoi dritën e besimtarëve nga pjesa e tetë;krijoi Xhenetin nga pjesa e nëntë dhe krijoi Ademin a.s nga pjesa e dhjetë e shpirtit të tij.Në fillim Allahu e vendosi dritën e Muhammedit a.s.v.s,në ballin e Ademit a.s.Më pas Ai e vendosi atë në ballin e Shitit a.s,në ballin e Idrizit a.s....në ballin e Abdullahut dhe të Emines dhe në fund në ballin e Muhammed Mustafas s.a.v.s.dhe e gjithë bota u ndriçua me dritën(Nurin) e tij.Ja pra kjo dritë u vendos fillimisht tek Ademi a.s dhe përfundoi tek Muhammedi a.s.v.s.në natë e 12 të muajit te 3 hënor.Ashtu si lindja e tij,kjo dritë e tij mund të ndriçoj edhe ty.Ky natë është nata e lindjes dhe e shikimit.Këtë natë gjithësia u ndriçua,ndërsa banorët e qiellit dhe të tokës u gëzuan.Këtë natë të pashpirtëve u erdhi shpirti.Këtë natë lindi sultani i të gjithë profetëve,dielli i dy botërave dhe drita e gjithësia.Lum ai që e di rëndësin e kësaj nate!Kjo natë është shërim për sëmundjet.Çdo besimtarë që e beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij,duhet ta respektoj këtë muaj dhe natë në të cilin ka lindur Muhammedi s.a.v.s.
Në këtë natë dhe muaj ne besimtarët duhet ta kujtojm dhe ta respektojm këtë natë të shenjtë duke i respektuar të gjithë Familjen (Ehli Bejtin) e tij të gjithë shokët besimdrejt të tij sepse duke i respektuar dhe duke treguar dashuri ndaj tij do të na mundësohet ndërmjetsimi i tij.Në këtë natë duhet të respektojmë edhe dijetarët,sepse ata janë trashëgimtarët e Profetëve.Dija është një nga cilësit e Allahut dhe se vlera e dijetarëve është shumë e lartë.Nëse besimtari punon sipas dijes që ka,nesër në ditën e Gjykimit do të ringjallet nën flamurin e Muhammedit s.a.v.s dhe do të fitoj ndërmjetësimin(shefatin) e tij.Pra duke festuar këtë natë dhe këtë muaj të shenjtë duke kënduar Kur’an,Mevlud duke bërë dhikër dhe ibadete të mira ne tregojmë dashurin që kemi ndaj të Dërguarit të Allahut.Ne duhet të gëzohemi duke u treguar njerëzëve moralin e Muhammedit a.s.v.s dhe madhështinë e fejës sonë Islame.Të gjithë atë që kanë mundësi(pasuri) këtë muaj shtroni gositi për farefisin,për të varfurit,për jetimat ftoni miqët ,komshijtë dhe të afërmit organizoni festime duke lexuar Kur’an,Mevlude si respektë ndaj Muhammedit a.s.v.s ...mos të harrohen këto tradita të bukura islame.Të gjithë besimtarë lumturohuni për këtë natë dhe muaj në të cilin lindi Profeti që të fton tek Allahu dhe që do të ndërmjetësoj për ty te Zoti i Gjithësisë.Si për çudi sot shumë nga ata që e quajn vetën musliman dhe që e besojnë të Dërguarin e Allahut duan që ta harrojmë këtë muaj dhe këtë natë të bekuar....estakfirulla.... lus Allahun Fuqiplotë që ti udhëzoj të gjith
 
Top