• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Natalie Portman dëshiron të aktrojë borëbardhën seksi

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Aktores Natalie Portman sigurisht nuk i mungon ambicia. Aktorja 29-vjeçare supozohet që ia ka vënë syrin rolit kryesor të “Borëbardhës” seksipile dhe të rreptë, film i cili do të xhirohet sipas romanit të vëllezërve Grimm. Filmin e ardhshëm e ka ideuar Brett Ratner dhe Relativity Media, ndërsa është i shkruar si ekranizim më i rreptë i tregimit klasik. Filmin me siguri do ta xhirojë regjisori francez Jean–Pierre Jeunet, i cili ka bërë regjinë e filmave “Amelie” dhe “Micmacs”. Ndërkohë, flitet se si e bukura Natalie do të jetë e nominuar për Oscar për filmin e balerinës kryesore në filmin “Black Swan”.
“Është kompliment i madh për mua dhe më vjen shumë mirë që njerëzit flasin për këtë gjë. Më e mira në atë film është që çdo kush ka ndonjë përgjigje të vet mbi këtë gjë. Është e dukshme që ne dëshirojmë të bëjmë diçka me të cilën njerëzit do të lidhen dhe ky është shpërblimi më i madh. Deri në moshën dymbëdhjetë vjeçare kam ushtruar balet dhe pastaj jam ndalur kur kam filluar më seriozisht të merrem me aktrim. Përsëri kam filluar të vallëzoj në moshën 27-vjeçare, kur kam filluar të përgatitem për film. Më e rëndësishmja është që kam pasur bazë të mirë dhe njerëz të shkëlqyeshëm nga bota e baletit të cilët më kanë formuar”, përfundoi Portman
 
Top