• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Natyra është egërsuar

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Natyra është egërsuar dhe ky tashmë është një fakt i pakundërshtueshëm.
Revista “Nature” zbulon se faji i përket ngrohjes globale. Nga nxehtësia e grumbulluar në atmosferë formohen retë e zeza që përmbytën Australinë në janar, transformuan verën e kaluar Pakistanin në një pellg të stërmadh uji, ndërsa Danubi doli nga shtrati duke shkaktuar vdekjen e tre personave.
Ngrohja globale është shtuar 3.5 herë më shumë nga viti 1990 deri më sot. Nëse një gradë më shumë në temperaturën mesatare të një viti apo disa centrimetra në rritjen e nivelit të detit mund të na lënë indiferentë, rritja e shpejtë e tyre mund të na i afrojë dëmet.
Sipas një studimi të kryer nga “Mynih Re”, kompania e sigurimeve gjermane, u arrit në përfundimin se dëmi nga moti i keq prej vitit 1980 deri më sot është 1 bilionë e 600 miliardë dollarë, më shumë se 11 % çdo vit.
Klimatologia Gabriel Hegerlfeld e Universitetit të Edinburgut krijoi dy harta, përmes të cilave krahasoi rreshjet e këtyre 50 viteve të fundit, me dhe pa ndikimin e ngrohjes globale.
Gjashtë mijë stacione meteorologjike rregjistruan nga viti 1951 deri më 2001 rreshjet më të rrëmbyeshme dhe përmbytjet, pra vlerat maksimale në harkun e 24 orëve dhe ato gjatë pesë ditëve. Duke mbledhur faktet në 2 të tretat e Hemisferës së Veriut vlerat më të larta të rreshjeve ditore janë rritur ndjeshëm prej vitit 1951.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Natyra është egërsuar

Me shperthimin e diellit qe ndodhi para 5 diteve e me rene radioktive qe ky shperthim ka drejtuar drejt tokes do egersohet edhe em shume ne javet ne vazhdim.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Natyra është egërsuar

Ne te gjitha legjendat e popujve, nga azia e deri ne amerike, flitet per nje permbytje te madhe qe ka ndodhur dikur, ne ate periudh qe bibla e permend me legjenden e Noes...
A do ndodhi ndonje tjeter ne te ardhmen e aferme?
Mbetet per tu pare!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,916
Pikët
113
Përgjigje e: Natyra është egërsuar


Natyra është egërsuar dhe ky tashmë është një fakt i pakundërshtueshëm.
Revista “Nature” zbulon se faji i përket ngrohjes globale. Nga nxehtësia e grumbulluar në atmosferë formohen retë e zeza që përmbytën Australinë në janar, transformuan verën e kaluar Pakistanin në një pellg të stërmadh uji, ndërsa Danubi doli nga shtrati duke shkaktuar vdekjen e tre personave.
Ngrohja globale është shtuar 3.5 herë më shumë nga viti 1990 deri më sot. Nëse një gradë më shumë në temperaturën mesatare të një viti apo disa centrimetra në rritjen e nivelit të detit mund të na lënë indiferentë, rritja e shpejtë e tyre mund të na i afrojë dëmet.
Sipas një studimi të kryer nga “Mynih Re”, kompania e sigurimeve gjermane, u arrit në përfundimin se dëmi nga moti i keq prej vitit 1980 deri më sot është 1 bilionë e 600 miliardë dollarë, më shumë se 11 % çdo vit.
Klimatologia Gabriel Hegerlfeld e Universitetit të Edinburgut krijoi dy harta, përmes të cilave krahasoi rreshjet e këtyre 50 viteve të fundit, me dhe pa ndikimin e ngrohjes globale.
Gjashtë mijë stacione meteorologjike rregjistruan nga viti 1951 deri më 2001 rreshjet më të rrëmbyeshme dhe përmbytjet, pra vlerat maksimale në harkun e 24 orëve dhe ato gjatë pesë ditëve. Duke mbledhur faktet në 2 të tretat e Hemisferës së Veriut vlerat më të larta të rreshjeve ditore janë rritur ndjeshëm prej vitit 1951.
Shoqerite energjitike jane Bossat e te nesermes!
UJI.
 
Top