• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Natyra dhe shqiptaret

Performer

Density 2
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
21,205
Pikët
113
Përgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Pyjet e harlisura që shtrihen përtej Alpeve shqiptare janë mbretëria e shqiponjës mbretëreshë. Ashtu si një rojtar, shqiponja patrullon qiejt e pastër mbi dhe përtej majave shkëmbore; nga pikëpamja e privilegjuar e saj, panorama është edhe më mbresëlënëse.

Kështu nis reportazhi i “Rai 3” kushtuar Shqipërisë, i realizuar nga gazetarja Corneila Volk, ku në qendër të tij është habitati në Shqipëri, përcjell ATSH.
Në një fole të ngritur në një vend të fshehur në majë të pemës diçka po lëviz. Pas 45 ditësh të ngrohjes, më në fund veza e parë fillon të çahet. Zogu do disa orë që të dalë nga veza. Zogu i vogël ende nuk e dallon dot ambientin që e rrethon, por shumë shpejt do të mësojë të njohë gjithçka nga Shqipëria, vendi që e ka zgjedhur si simbol kombëtar dhe që nga banorët e saj quhet Shqipëria vendi i shqiponjave.
Ndonjëherë pritja mund të jetë e mërzitshme dhe të vëzhgosh fqinjët mund të jetë një kënaqësi e devijuar.
Rrymat e qarta të ujërave të Alpeve shqiptare janë edhe territori i preferuar për gjueti për zogjtë.
Ndonjëherë bollëku i peshqve afron në ujëra edhe ariun e murrmë, sidomos pas dimrit të gjatë letargjik është shumë i uritur. Edhe gjurmët e mundshme të një shoqeje janë një nxitje e shkëlqyer për të dalë nga pylli.
Në “Bjeshkët e Namuna” – shqiponja mbretëreshë duhet të intensifikojë prenë e gjuetisë. Tani zogu nuk është vetëm, pasi u ça edhe veza e dytë. Kur prindërit kthehen në fole me ushqimin, zogu i parë afrohet i pari, prandaj i dyti rrezikon të ketë uri. Jo vetëm, është aq i pambrojtur sa mund te mbetet viktimë e vëllait.
Zakonisht, të rriturit preferojnë të gjuajnë në tokë të hapur ku është më e lehtë të identifikohen pretë e tyre: në sajë të pamjes së tyre të frikshme, në fakt, ata janë në gjendje të dallojnë një mi 100 metra larg.
Duke shkuar më në jug, pranë burimit ‘Syri i Kaltër’ ajri është i gjallë dhe natyra është jeshile e ndritshme. Lule të çdo lloji tërheqin flotën e fluturave të rralla; në Shqipëri ka një shumëllojshmëri të zonave klimatike dhe një bollëk të pabesueshëm uji, përqendrimi i të gjithë këtyre elementëve i jep jetë habitateve të ndryshme, të cilat lejojnë florën dhe faunën të lulëzojnë. Jo çuditërisht, ky vend ka 15 parqe kombëtare, që mbulojnë 7% të sipërfaqes totale.
Në kufirin me Greqinë, bukuria solemne e perëndeshës së Butrintit dominon një peizazh unik. Kudo që ka gjurmë të historisë së trazuar të vendit: këtu kanë mbretëruar grekët, romakët, bizantinët, venedikasit dhe osmanët. Natyra e sotme i ka ndarë veprat e braktisura nga njeriu. Gurët e lashtë ofrojnë strehim për një numër të madh të krijesave të vogla.
Nga një gur del një hardhucë e gjelbër që ka pikasur një pre, e cila është një merimangë e vogël, ngjyra e tyre transparente e bën të padukshme, por këtë herë prania e saj nuk i ka shpëtuar hardhucës.
Sot, në Butrint, ku dikur muzikantët e lashtë performonin, janë amfibët që mbajnë koncerte.
Rrënojat e Butrintit janë shpallur Trashëgimi Botërore e UNESCO-s. Me kalimin e kohës ato janë bërë strehë për shumë specie të rralla, në vitin 2011 edhe siti arkeologjik është shpallur rezervë e mbrojtur natyrore.
Sot parku arkeologjik i Butrintit shtrihet deri në bregdetin e Mesdheut.
Në Parkun Kombëtar Hotovë-Dangelli në Gjirokastër kanë lindur kuaj të shumtë; kjo zonë e mbrojtur pranë kufirit me Greqinë është plot me fusha dhe kullota, të cilat ofrojnë shumë ushqim gjatë gjithë vitit. Kuajt i takojnë racës shqiptare dhe kanë origjinë arabe.
Në Gjirokastër kuajt përdoren ende për të transportuar objekte të rënda. Në fakt, midis zonave më të larta dhe më të ulëta të qytetit, ka një lartësi prej 300 metrash. Në vitin 2005, falë konglomeratit të shtëpive masive të shkëmbinjve, qendra historike u shpall pasuri e Trashëgimisë Botërore./ATSH



http://www.informatat.com/ne-token-e-shqiponjave-reportazh-i-rai-3-per-natyren-shqiptare/
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,881
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Eshte kriminale kjo masaker ne te kater anet e Shqiperise,nga Munella ne Zagori. Zagoria eshte nje nder zonat e fundit te pastra natyrore dhe eshte vazhdimesi e krahines me te njejtin emer qe vazhdon pertej kufirit ne zonen e Janines ne Greqi.Nga ana greke eshte totalisht e mbrojtur dhe ka zhvillim te turizmit natyror 12 muajt e vitit.Perse te mos behet edhe kendej nga ana jone e njeta gje?Problemi eshte se keta qe jane ne pushtet duan te shesin gjithcka mundin perpara se pushtetin ta mari pala tjeter.Dhe te njejtin hall kane edhe ata ne opozite, te vijne sa me shpejt ne pushtet perpara se te shitet gjithcka. Brezat qe do vijne do na mallkojne e do tu vi turp per ate Shqiperi qe po u leme.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,881
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Grigor Jorgo*

Ishte një nga të dielat e zakonshme, ajo e 16 korrikut të 2017-ës, kur ne paraditeve dalim shëtitje familjarisht në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës. Koha ishte me vranësira, temperatura 32oC e përshtatshme për shëtitje në natyrë. Unë si profesionist dhe i pasionuar në fushën e ornitologjisë marr përherë me vete dylbinë, për t’u treguar familjarëve të mi, por edhe kalimtarëve kureshtarë që afrohen, llojet e shpendëve që hasim gjatë rrugës në pemët e parkut, ose llojet e shpendëve ujorë që notojnë mbi sipërfaqen e ujit të liqenit. Vëzhgimi i shpendëve e bën më interesante shëtitjen dhe i jep më shumë vlera këtij habitati të bukur natyror.

Pas pak filluan pikat e para të shiut, që më pas u shoqëruan me një shi të imët për disa minuta, por për habi asnjë nga të pranishmit nuk u largua nga rrugët e shëtitores, siç duket pas një vere të gjatë e të sikletshme ne të gjithë e pritëm me kënaqësi rënien e shiut. Në rrugën mbi fushën e tenisit po kalonin dy persona, nga pas i ndiqte një zagar seter leshtor, i lagur dhe gjithë baltë. Qeni shkundej herë pas here për të larguar nga trupi baltën dhe ujin e tepërt. Siç duket, të dy shoqëruesit pa pikë përgjegjësie e kishin futur zagarin në të gjitha zonat me shelgje dhe kallamishte, duke mos pasur parasysh se në këtë periudhë është faza kulminante e folenizimit të shpendëve ujorë, banorë të këtij liqeni. Nuk mjaftoi me kaq, por ata e komanduan përsëri zagarin e tyre të futej në ujë në gjirin përpara amfiteatrit, ku po notonin të qeta një pulë uji e rritur me katër të vegjlit e saj. Zagari duke notuar u afrua pranë tyre, nëna e shqetësuar, për ta larguar nga të vegjlit, filloi të bëjë manovrime për t’i tërhequr vëmendjen zagarit dhe ia arriti qëllimit, qeni e ndoqi nga pas duke iu afruar aq shumë sa ne kujtuam se i erdhi fundi, por ajo me një manovrim të shpejtë iu largua dhe u ngrit në fluturim, e detyruar që t’i linte vetëm zogjtë e saj të vegjël. Nënu ul pak më tej,dhe e shqetësuar dha britmat e alarmit. Zogjtë, megjithëse fare të vegjël, e morën sinjalin. Ata filluan të zhyten në ujë njëri pas tjetrit, por koha e qëndrimit nën ujë ishte e shkurtër, aq sa ua lejonte organizmi i tyre delikat. Zagari, që tashmë ndodhej në mes tyre, me lehtësi zuri njërin nga zogjtë dhe e futi të tërin në gojë. Pas pak e nxori, zogu ishte akoma i gjallë dhe përpëlitej mbi ujë. Qeni e zuri përsëri, e futi në gojë mes nofullave dhe e nxori prej andej të ngordhur. Për zagarin ky zog që rrinte i palëvizur nuk paraqiste më interes, ai e la atë dhe u nis drejt zogjve të tjerë. Ne të alarmuar hodhëm një copë plisi në drejtim të zagarit, jo me qëllim për ta dëmtuar, por për ta larguar nga vëndi ku po notonin tre zogjtë e vegjël të mbetur gjallë. Bëmë fjalë me ta, sepse zotërinjve u erdhi keq që ua trembëm qenin, në vend që të preokupoheshin më shumë për zogun e vogël që mbeti i ngordhur krahëhapur mbi sipërfaqen e ujit. Pas largimit të zagarit nëna u afrua duke notuar për te zogjtë e saj, ata i dolën përpara me britma gëzimi, por ajo shkoi drejt zogut të dëmtuar, e preku disa herë me sqep dhe kur u sigurua se gjithçka kishte marrë fund, u largua prej andej duke notuar para nesh me tre të vegjlit që e ndiqnin të strukur pranë krahëve të saj. Pamë një skenë tronditëse që u bë objekt bisede, të pranishmit shprehën indinjatën e tyre mbi këtë ndodhi të bërë padrejtësisht dhe në kundërshtim me rregulloren e gjuetisë. Sporti i bukur i gjuetisë në radhë të parë kërkon njerëz të ndërgjegjshëm, të pasionuar pas natyrës dhe faunës, duke u bërë ata mbrojtësit kryesorë te botes se gjalle,llojeve te rrezikuara dhe shembull në zbatimin e rregullores me rigorozitet, si në çdo disiplinë tjetër sportive.

Zagari i llojit seter

Këta lloj zagarësh janë të specializuar për gjahun e vogël dhe përdoren për gjuetinë e shpendëve, ose zar puple siç quhet nga gjuetarët. Ata e kontrollojnë terrenin me hap të gjatë e të shpejtë, të aftë për tu futur në mjedise të vështira mes shkurreve e ferrave. Por kënaqësia më e madhe për ta janë zonat ujore, brigjet e liqeneve, lumenjve, pellgjeve, kënetave dhe gjatë kanaleve vaditëse mes tokave bujqësore të veshura me bimësi, kryesisht me shelgje e kallamishte. Janë zagarë të palodhur, notarë të zotë dhe e kontrollojnë me imtësi të gjithë sipërfaqen ujore ku janë futur. Lëshimi i zagarëve dhe futja e qenve endacakë në këto habitate përbën problem shqetësues jo vetëm për foletë, por edhe për vetë shpendët e rritur. Shpendët, nën presionin e zagarëve ose qenve trupmëdhenj që i ndjekin me tërbim mes thirrjeve dhe fishkëllimave të pronarëve të tyre, s’dinë ku të futen. Ato, të tmerruara, duke mos pasur kohën e duhur për t’u ngritur në fluturim, mundohen të fshihen pas bimësisë por për një kohë të shkurtër, ngaqë zagarët kanë nuhatje dhe shikim të mprehtë, për tu mbrojtur shpendët detyrohen që të bëjnë zhytje të herë pas hershme derisa të largohen nga zona e rrezikut ose të bien pre e këtyre qenve. Viktima më të mëdha janë zogjtë e rinj të rritur në trup, por që nuk e kanë arritur akoma fazën e fluturimit. Ne kemi gjetur në breg të liqenit dhe i kemi fotografuar disa lloje shpendësh të masakruar nga qentë dhe pronarët e tyre, si:

kredharakun e vogël [Tachybaptus ruficollis], gakthin e vogël [Ixobrychus minutus], gjelujësin

[Rallus aquaticus], pulën e ujit [Gallinula chloropus], bajzën [Fulica atra] dhe disa fole të dëmtuara të shpendëve, deri te gjitarët, si: kunadhja gushëbardhë [Martes foina], qelbësi [Mustela putorius], lundërza [Lutra lutra], ky lloj gjitari gjysëmujor është në listën e specieve të rrezikuara dhe mbrohet me ligj.

Por, nga ana tjetër, edhe zagarëve të gjuetisë duhet që t’u plotësohen kushtet, sepse edhe ata e kanë të nevojshme daljen në natyrë, për të ruajtur reflekset, elegancën dhe formën fizike. Ata nuk duhet të lëshohen vend e pa vend, por në një zonë të caktuar nga stafi drejtues i parkut. Besoj se ka ardhur koha që t’i themi stop kësaj gjendjeje, jo vetëm në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, por në të gjitha zonat e folenizimit, kudo qofshin ato.

Në mbrojtje të Florës dhe Faunës lind nevoja që edhe në këtë park të merren nën kujdestari disa gjire të vogla të veshura me bimësi ose xhepa të gjelbër ujorë, siç quhen nga specialistët. Këto vende të qeta janë të përqendruara kryesisht në pjesën lindore dhe juglindore të liqenit dhe janë më pak të frekuentuara nga vizitorët. Këto zona të marra nën kujdestari, duhet që të pajisen me tabelat përkatëse, ku kalimtarët të kenë mundësi të marrin informacionin e duhur. Në këto habitate shpendët do të ndihen të qetë e më të sigurt, kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm, jo vetëm në periudhën e riprodhimit, por gjatë gjithë vitit.

Do u lutemi qytetarëve të na mirëkuptojnë dhe të mundohen që ta shmangin kalimin në këto pika, por, edhe nëse do të kalojnë në to, të tregohen sa më të kujdesshëm. Këto vendstrehime janë shumë të rëndësishme dhe nuk do t’u shërbejnë vetëm shpendëve, por të gjitha llojeve të gjallesave që frekuentojnë këto ambiente të bukura natyrore. Ndërgjegjësimi dhe serioziteti ynë do të ndikojnë në rritjen e numrit të individëve dhe do ta popullojnë liqenin dhe zonën pyjore me lloje të reja gjallesash, që do të rrisin edhe më shumë interesimin e vizitorëve, duke e ngritur në nivele sa më të larta cilësinë e vetë parkut.

Lexova në fletëpalosjen e datës 8.08.2017 se së shpejti do të fillojë puna për zbatimin dhe rigjallërimin e Parkut të Madh të Liqenit dhe Kopshtit Zoologjik, për t’ua kthyer në nivele bashkëkohore këto hapësira qytetarëve. Në zbatim të këtij projekti do të angazhoheshin edhe specialistët gjermanë, ne jemi të bindur, se me eksperiencën e tyre do t’i ngrenë këto institucione në standarde të larta europiane. Krahas tyre do të marrin pjesë edhe specialistët shqiptarë, por edhe njerëz të pasionuar për të dhënë kontributin e tyre në mënyrë vullnetare, në administrimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të këtyre mjediseve. Kjo metodë është e njohur në të gjithë botën e qytetëruar, ku njerëzit bëjnë kërkesë që të marrin pjesë dhe të shërbejnë vullnetarisht në këto institucione. Mendoj që Parku i Madh i Liqenit, Kopshti Botanik së bashku me Kopshtin Zoologjik duhet të shfrytëzohen jo vetëm për vizita të zakonshme, por të bëhen qendra edukative ambientaliste për të gjithë komunitetin, vendi ku nxënësit dhe studentët të prezantohen nga afër me natyrën dhe botën e gjallë. Krahas vizitave në Muzeun e Shkencave të Natyrës, institucion ky shumë i rëndësishëm me vlera mësimore – shkencore, të zhvillohen nga mësuesit e biologjisë orë mësimore në terren rreth Florës dhe Faunës edhe në këto habitate me vlera të pasura natyrore.

Ndërthurja ndërmjet këtyre institucioneve dhe puna në terren do të ndikojë në cilësinë e mësimdhënies, formimit edukativ, përgatitjes fizike të nxënësve dhe do t’i bëjë ata më të vetëdijshëm dhe më të ndërgjegjshëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës.

Këtu më poshtë po japim një informacion të hollësishëm mbi biologjinë dhe ekologjinë e pulës së ujit.

Latinisht – Gallinula chloropus

Anglisht – Moorhen

Shqip – Pula e ujit



Emrat lokalë:

Pulëza e ujit – Durrësi, Kavaja, Lushnja

Pulë ujit – Shkodra, Lezha, Laçi

Pulçine – Korça, Devolli, Pogradeci

Guruna – Fusha e Dropullit, Saranda, Vurgu e Vrina

Habitati

Jeton në mjedise ujore, në këneta, liqene, në brigjet e lumenjve të veshura me kallamishte, shkurreta e shelgje, në kanalet vaditëse me kultura bujqësore dhe bimësi të dendur. Gjendet kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdetare, por gjendet edhe në mjediset ujore brenda vendit, në pellgje me bimësi kënetore.

Përhapja

Ka përhapje kozmopolite e gjendet pothuajse në të gjithë botën dhe në pjesën më të madhe të Europës, ku është e përhershme, me përjashtim të vendeve me dimër të ashpër me dëborë dhe ngrica, që e detyrojnë atë të zbresë në zonën jugore të Mesdheut dhe më tej, deri në Afrikë.

Në territorin shqiptar është e përhershme dhe gjatë periudhës së dimrit numri i tyre shtohet nga kontingjentet që vijnë këtu për të dimëruar.

Përshkrimi

Te shpendët e rritur të këtij lloji, puplimi është i errët, kurrizi dhe krahët ngjyrë kafe me nuancë jeshile. Maja e kokës, qafa dhe gjoksi me vijëzime të errëta gri me refleks; ijet me vijëzime të bardha, bishti i shkurtër, që e mban përherë të ngritur lart, ku del në pah njolla e bardhë e nënbishtit. Koka në krahasim me trupin është më e vogël, sytë të kuq, pllaka ballore dhe sqepi me një të kuqe të ndezur, që mbaron me një njollë të verdhë në majë. Këmbët të fuqishme me gishtërinj të gjatë ngjyrë jeshile me nuanca të verdha që shoqërohen me një unazë të kuqe rreth kërcirit, në pjesën ku fillon puplimi i kofshës. Zogjtë e vegjël të porsaçelur nga veza janë të mbështjellë me një push të zi në formën e pellushit, me sqepat delikatë në ngjyrë vishnje. Ndërsa zogjtë e rinj të çeljes së parë, që kanë arritur madhësinë e të rriturve, kanë ngjyra të zbehta, të paformuara, ku kombinohen jeshilja, kafeja dhe grija; e kuqja ballore tek individët e rinj të kësaj moshe mungon. Ngjyrën përfundimtare ata e marrin pas ndërrimit të pendëve.

Gjatësia e trupit 30 – 35 cm.

Hapja maksimale e krahëve 50 – 55 cm.

Ushqimi

Ushqehet me fara bimore të egra, filiza të njomë e fruta, insekte dhe kafshë të vogla ujore, kërmij e peshq të vegjël.

Në Parkun e Madh të Liqenit në Tiranë pulat e ujit hanë me kënaqësi copat e bukës që ua hedhin vizitorët, ndërsa në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, punonjësit e lokalit “La Fontana” që ndodhet fare pranë, çojnë aty çdo ditë mbeturinat ushqimore për të ushqyer me to mjelmat, patat dhe rosat. Këtë mundësi e shfrytëzojnë edhe shpendët e egër ujorë, pulat e ujit [Gallinula chloropus] dhe kredharakët e vegjël [Tachybaptus ruficollis], të cilët dalin nga liqeni i vogël i kopshtit dhe nëpër këmbët e punonjëses mundohen të kapin copat e bukës apo ushqimet e ndryshme, pa u shqetësuar fare. Por shumë shpejt nga pemët aty pranë dalin për të marrë pjesë në këtë gosti edhe zogjtë e vegjël harabelorë të familjes Passeriformes, si: gushëkuqët [Erithacus rubecula], harabelat [Passer domesticus], bilbilthat kokëzi [Sylvia atricapilla], kumritë [Streptopelia decaocto], laraskat bishtgjata [Pica pica] etj.

Më bëri shumë përshtypje dhe u kënaqa pa masë që shikoja shpendët e egër që kishin krijuar besim te njerëzit, te punonjësja e shërbimit dhe spektatorët që i shikonin nga veranda e lokalit.

Sa do të dëshironim të gjithë që ky fenomen të ndodhte kudo! Me këtë rast, përshëndesim pronarin dhe të gjithë personelin, për këtë gjest fisnik, për pasionin për shpendët dhe kujdesin që tregojnë për ta.

Folenizimi

Zonat më të preferuara për ndërtimin e folesë janë ujërat e qeta dhe ato jo shumë të rrjedhshme. Në përgjithësi, ky zog folenë e ndërton në shtretërit lundrues, të përbërë nga kallamishtet dhe myshqet, ose të fshehur në bimësinë e dendur pranë ujërave dhe në shelgjet pranë brigjeve të lumenjve. Zakonisht një çift ndërton disa fole, por përdor vetëm njërën prej tyre për të rritur të vegjlit. Si material për ndërtimin e folesë përdor mjete rrethanore, kallamishte, gjethe dhe rrënjë, nga brenda e vesh me myshk të butë.

Dimensioni i folesë arrin nga 15 – 25cm, ndërsa thellësia nga 10 – 15cm, por gjatë inkubacionit të dy prindërit kujdesen edhe më tej për përmirësimin e konstruksionit të folesë. Në furrikun e saj femra depoziton 5 – 10 kokrra vezë me ngjyrë të verdhë në okër, me pika të mëdha kafe në të gjithë sipërfaqen. Në ngrohjen e vezëve marrin pjesë të dy prindërit, inkubacioni zgjat nga 20 deri në 22 ditë. Zogjtë e vegjël bëhen të aftë për fluturim në fund të muajit të dytë, pra pas 50 – 60 ditësh.

Në përgjithësi janë shpend miqësore me njëri-tjetrin, por edhe me llojet e tjera të shpendëve që jetojnë në të njëjtin habitat.

Zënkat me mes tyre ndodhin në periudhën e folenizimit, kur ato përleshen me njëra-tjetren për të mbrojtur territorin e folesë, apo për ta zgjeruar edhe më shumë atë. Në fillim rivalët ndjekin një strategji paqësore, duke ekspozuar para njëri-tjetrit cilësitë e tyre

estetike, madhësinë trupore, ngjyrën e pendëve, pjesën e kuqe ballore, e cila duhet të jetë më e madhe dhe me ngjyrë më të ndezur se e kundërshtarit. Pas kësaj ato i kthejnë shpinën njëra-tjetrës për të krahasuar mes tyre madhësinë që zë pjesa e bardhë e nënbishtit. Të gjitha këto cilësi tregojnë rrangun që individët zënë brenda llojit të tyre. Nëse njëri prej tyre i ka këto cilësi më të theksuara, rivali tjetër është i detyruar ta respektojë, duke u larguar nga ajo zonë, por nëse këto cilësi i kanë të barabarta ndërmjet tyre, zgjidhja e vetme mbetet dyluftimi. Gjatë përleshjes ato përdorin vetëm këmbët e tyre të fuqishme, duke i gjuajtur njëra-tjetrës në trup derisa njëra prej tyre të largohet e mundur, ose të lerë fushën e betejës me plagë te shumta duke rrëshqitur me vështirësi mbi sipërfaqen e ujit, pas kësaj, fitimtari bën banjën e triumfit.

Zëri

Ka disa variacione thirrjesh, që i përdorin kryesisht netëve pranverore, por që vazhdojnë edhe gjatë gjithë vitit. Me thirrjet kreck – kreck – kreck ato lajmërojnë njëra-tjetrën për vendndodhjen, ndërsa britmat e alarmit i kanë më kumbuese, kurruk – kurruk – kurruk, që i shprehin edhe gjatë momentit të ngritjes nga sipërfaqja e ujit. Te zogjtë e vegjël, që ndjekin nga pas të rriturit, zëri ndryshon, thirrjet e tyre janë më të lehta, kik – kik – kik – kik, të vazhdueshme.

Fluturimi

Ngrihet nga uji me pak vështirësi, duke bërë hapa të mëdhenj mbi sipërfaqen dhe i shoqëron me lëvizje të shpejta krahësh. Këmbët i mban të varura gjatë ngritjes nga uji, derisa të marrë shpejtësinë e fluturimit normal.



Kërcënimet

-Shqetësimi gjatë sezonit të folenizimit.

-Futja e zagarëve dhe qenve të tjerë në këto habitate nga pronarët e tyre.

-Sasia e pakët e reshjeve gjatë periudhës së verës, rënia e sasisë së ujit, dalja jashtë e kallamishteve dhe tharja plotësisht e zonës ujëmbajtëse, mungesa e strehimit etj.

-Temperaturat e ulëta gjatë stinës së dimrit, kur pellgjet dhe zonat përreth me ujë të ëmbël ngrijnë plotësisht, pakësimi i bazës ushqimore etj.

Gjuetia

Vlerat gastronomike të mishit të pulës së ujit nuk janë të cilësisë së lartë. Për të larguar erën e peshkut dhe të bimësisë kënetore, mishi i saj duhet trajtuar dhe marinuar disa orë para gatimit. Për këtë arsye ky lloj shpendi nuk është shumë i preferuar nga gjuetarët, dhe prandaj gjuetia e saj nuk sjell ndonjë kërcënim të madh në uljen e numrit të kësaj specieje në sezonin e dimrit. Por, duke pasur parasysh numrin e vogël të çifteve folenizuese në të gjithë territorin e vendit tonë, që varion nga 700 – 1000 çifte, duhet që gjuetarët dhe njerëzit që punojnë në terren ta kenë në konsideratë këtë shpend të bukur dhe elegant. Që kështu, të gjithë ne të kemi mundësi ta shohim më shpesh në parqet dhe zonat tona ujore.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,881
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Keto pulat e ujit (jane disa lloje te ngjashme qe shkojne nga 200 deri ne 900 grame pak a shume) kane aftesi te pershtaten kudo ku ka nje fare sasie uji,keneta,pellgje,gjole,perrenj. Nuk eshte e pershtatshme per ushqim dhe dikur para viteve 1990 nuk e ngacmonte njeri. E ndeshje kudo dhe askush nuk i ngacmonte. Eshte shenje e mire qe po rikthehen ne disa zona ku ishte zhdukur fare,mirepo shqiptaret e kane shume te veshtire te respektojne natyren dhe gjallesat e tjera.Eshte mungese kulture dhe tradite kjo babezi per te qelluar e vrare gjithcka qe leviz ne uje toke apo ajer. Kultura ka rruge shume te gjate per te bere perpara se te arrije ne trojet shqiptare.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,881
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Ne liqenin e parkut te Tiranes dikur kishte nje shumellojshmeri shpendesh ujore,si rosa,pula uji,shapka,martin peshkatare,pulebardha te ndryshme e shume shpend te tjere sezonal(mirgatore) dhe te perhershem.Nga fundi i viteve 70 dhe fillimi i viteve 80 ne liqen jetonte nje pelikan i vetmuar.Nuk e di se si kishte ardhur aty (ndoshta ka qene i semure ose plagosur dhe mbet aty pa mundur te shtegtoje) por per shume vite ishte shnderuar ne nje lloj simboli.Ishte shpendi me i madh ne ate liqen dhe shpesh e shihje nga ana jugore dhe juglindore e liqenit ku ishte me i qete e i pashqetesuar nga njerezit. Nje dite nuk u pa me.Ndoshta ngordhi,ndoshta gjeti forcen e duhur e iku shtegtoi.Me shume gjasa do te kete ngordhur pasi jetoi aty per shume vite.
Nje here me kujtohet qe nje grup jevgjish(sot quhen egjiptiane gabimisht sepse nuk kane lidhje me Egjiptin por jane indiane) kishin kapur nje pulebardhe te gjalle dhe e ekspozonin me krenari e harre rrugeve. Ne habiteshim sepse nuk i trazonte njeri shpendet peshkngrenes. Sot ne ja kemi kaluar jevgjve(nuk kam gje me jevgjit e kam si metafore) te gjithe planetit te mare sebashku.
Zhdukem simbolin tone shqiponjen. Kane mbetur vetem pak individe ne te gjithe Shqiperine.Dikur ne Dajt mjaftonte te shkoje per te pare jo nje,por disa lloje shqiponjash e skifteresh.Edhe breshkat po zhduken.Dikur ky reptil ishte gjallesa me e perhapur kudo ne Shqiperi. Duket gati gati pa shprese situata.Qellimi i shkrimeve te mia eshte qe te sensibilizohen njerezit per rendesine qe ka fauna dhe flora. Sikur nje njeri i vetem ta kete kuptuar mesazhin,ja vlen mundimi i shkrimeve.
 
Last edited:

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,881
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Lepuri i egër, thëllëza dhe kaprolli drejt zhdukjes








E vetmja mbrojtje, krijimi i zonave të mbrojtura


DEVOLL- Thëllëza e malit dhe ajo e fushës, lepuri i egër dhe kaprolli, por edhe shpendë dhe kafshë të tjera të egra, dikur banorë të përhershëm të pyjeve të Devollit, sot janë drejt zhdukjes së plotë. Pyjet nuk kanë më atë gjallërinë e dikurshme, mungon bukuria e lëvizjes së kafshëve, nuk ndjen më fërfëllimën e fluturimit të shpendëve, pylli të jep përshtypjen e një vendi të braktisur, dhe mbi të gjitha kjo pasuri e madhe kombëtare po shënon fundin e vet. Gjuetia e paligjshme, nga vetë gjahtarët e rrethit, për vite të tëra me radhë u shndërrua në një masakër të vërtetë. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, në këto zona nisën të vijnë gjuetarët e rretheve të tjera, madje nuk mbeten pas as turistët dhe vizitorët që vinin nga shtetet fqinj, të cilët nuk kishin aspak për synim njohjen e trojeve tona, por gjuetinë e thëllëzës, të lepurit të egër dhe të kaprollit.


Gjueti pa kriter


Situata u rëndua edhe më tej, nga rritja e ndjeshme e armëve të gjahut. Sot vetëm në rrethin e Devollit numërohen rreth 1700 armë, gjë që do të thotë se një armatë e madhe sulmon në çdo kohë edhe ata pak kafshë të egra që kanë mbetur (nëse kanë mbetur). E vetmja shpresë për mbrojtjen e banorëve të pyllit, mbetet krijimi i zonave të mbrojtura në të kundërt, këto lloj kafshësh do të kthehen në një nostalgji të përhershme. Shqetësimin në fjalë e sjell për gazetën “Metropol”, kryetari i Shoqatës së Gjahtarëve të rrethit Devoll, Albert Mazelliu. Sipas tij, kujdesi i gjahtarëve për të respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet mbi gjuetinë vijoi së paku deri në vitin 2000, ndërsa pas kësaj periudhe gjithçka do të kthehej në një kaos, ku askush nuk respektonte asgjë, madje as periudhën kohore të shumëzimit, kur gjuetia ishte e paligjshme. Nëse shoqata numëronte rreth 500 anëtarë, pas kësaj do të niste edhe shthurja e shoqatës. Shumë prej tyre dolën nga shoqata për t’ju bashkuar pjesës tjetër që nuk respektonte as ligj dhe as rregull. Aktualisht numërohen 1700 armë gjahu, çka do të thotë se numri i gjahtarëve është rritur ndjeshëm dhe gjenden jashtë kontrollit. Tashmë, jo si gjithnjë, shprehet Mazellu, gjuetia do të vijonte edhe natën me drita, duke e kthyer këtë gjueti në një shfarosje të pamëshirshme të kafshëve dhe shpendëve. Për rrjedhojë, bashkëpunimi me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor dhe me strukturat e tjera përkatëse mbërriti në nivelet më të ulëta. Megjithatë, shton Mazelliu, sërish shqetësimi u ngrit nga vetë gjuetarët që vijojnë të jenë pjesë e shoqatës, të cilët nuk mundeshin të lejonin që kjo masakër të zhdukte dhe thëllëzën e fundit. Për këtë arsye, u kërkua ndihma e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, por edhe e strukturave të policisë, me qëllim që t’i jepej fund këtij fenomeni barbar.


Të mbrohemi...


Të gjendur në këto kushte u kërkua krijimi i zonave të mbrojtura, pasi vetëm kështu mund të vihet nën mbrojtje ato zona ku mund të mbarështohen shpendët dhe kafshët e egra të pyllit. Aktualisht, së bashku me institucionet e përmendura më sipër po krijohet një zonë e mbrojtur: Kokogllavë – Korijet – Lapishtë – Stranë - rruga Vërnik - Bilisht. Është një sipërfaqe prej 500 ha, ku mendohet të mbarështohet lepuri i egër, thëllëza malore dhe fushore dhe kaprolli. Më pas pretendojmë të rrisim gamën e kafshëve të egra. Gatishmëria e gjahtarëve të organizuar në shoqatë është e plotë. Me këtë iniciativë i kemi shpallur “luftë” gjuetisë së paligjshme, besojmë se me ndihmën e strukturave përkatëse do t’ia dalim mbanë. Gjithsesi nuk mund të thuhet se është një punë e lehtë, pasi të ndalësh amatorët e gjuetisë që përdorin çdo mënyrë dhe mjet”, përfundoi kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve të rrethit Devoll, Albert Mazelliu
 
Last edited:

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,881
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Kur te kthehen shpendet e kafshet,do kthehet edhe shpresa ne rripin tone te Gazes.


Dikur Shqipëria Ka Patur Katër Lloje Shkabash; Shkabën, Shkabën E Zezë, Shkabën Mjekroshe Dhe Kalin E Qyqes. Për Tre Prej Këtyre Llojeve Mund Të Themi Se Janë Zhdukur Thuajse Tërësisht. Ka Mbetur Vetëm Një.

Shpesh në Shqipëri shkabat ngatërrohen me shqiponjat, por në fakt këto janë dy lloje të ndryshme shpendësh. Shqiponjat janë grabiqare, ndërsa shkabat ushqehen vetëm me kërma. Vetëm në kushte ekstreme urie ato mund të konsumojnë insekte, hardhuca apo breshka. Sado të duket si diçka e frikshme, ne fakt shkencërisht shkabat konsiderohen si sanitare të mjedisit, pasi e pastrojnë atë nga mbetje të tilla. Është e çuditshme, por shkabat jo vetëm nuk sëmuren, por as nuk përçojnë sëmundje, sado konsumojnë kërma të ndryshme.

Ekspertët theksojnë se në vendet ku jetojnë shkabat, cilësia e mjedisit në tërësi është shumë e mirë, ndërsa në ato pjesë ku është zhdukur, do të thotë se cilësia e tij është përkeqësuar.

Dikur në qiejt shqiptarë ishte e zakonshme të shikoje shkaba duke qenë se ato ishin të përhapura në të gjithe territorin, ndryshe nga sot kur numri ka rënë ndjeshëm, ose më mirë kur tre specie nga ekspertët konsiderohen të humbura. I fundit i njërit lloj të shkabave është gjetur në Veri të vendit...i ngordhur.

Sot nga katër specie ka mbetur vetëm Kali i Qyqes, edhe ai sipas shifrave të monitorimeve më të fundit ka vetëm 6 çifte. Kjo situatë alarmante lidhet pashmangshmërisht edhe me përkeqësimin e situatës mjedisore në këto 25 vite .

Pikërisht se është një specie në rrezik, udhëtimin tonë në kërkim të Kalit të Qyqes, shkabës së fundit nuk do ta pasqyrojmë me saktësime gjeografike, si një mënyrë për t‘i ruajtur nga abuzuesit, që edhe në rastin e shpendëve të tillë kanë qenë të shumtë. Me ne do të jetë Mirjani, një ambientalist i ri që prej vitesh merret me studimin e shkabave.

"Në disa raste duhet të shpenzojmë orë të tëra që të mund ta shohim, në disa raste, ne të njëjtin territor sapo mbërrijmë në territor, 5 apo 10 minutat e para shfaqet“, thotë Mirjani.

Ndalesa e parë është në një zonë të thellë që prihet nga ujrat e një lumi. Shkabat i parapëlqejnë zona të tilla malore. Foletë i ngrenë në zgavra të mbrojtura mirë e në lartësi të konsiderueshme. Na duhet të kontrollojmë kudo, edhe pse gjithçka duket më shume se e vështirë.

Pas disa orësh nuk kemi mundur të prekim asgjë konkrete. Jo shumë kohë më parë në këtë vend jetonte, sipas monitorimeve një çift i Kalit të Qyqes, por sot asnjë prej tyre nuk duket. Mos vallë edhe ata janë larguar, apo siç ndodh rëndom në Shqipëri janë vrarë pavarësisht moratoriumit nga gjuetarë abuzive? Deri tani asgjë, përveç disa llojeve të tjera të shpendëve jo aq të rralla sa ai që kërkojmë.

"Deri tani kemi parë disa lloje të tjerë shpendësh të cilët janë po ashtu të rrallë ndonëse jo aq të rrallë sa Kali i Qyqes, i cili mbart statusin e llojit të kërcënuar në mënyrë kritike për zhdukje. Deri tani kemi parë Shqiponjën Gjarpërngrënëse, kemi parë Skifterin Kthetraverdhë, kemi parë disa çifte hutash gjithashtu“, thotë Mirjan Topi.

Na duhet të lëvizim sërish, kjo për të provuar fatin në një tjetër zonë, sigurisht edhe ajo e thyer.

Në këtë tjetër pikë, gjurmët janë të qarta. Tutje, për së largëti është një fole që sigurisht mund të dallohet vetëm nga ata që janë marrë me këtë shpend. Por veç saj, sërish asgjë. Në horizont një grup hutash ikin e vijnë, por Kali i Qyqes s‘është askund.

Diçka më sipër një Skifter Kthetrazi ushqehet majë një peme. Në fakt për skifterët kjo është një periudhë shtegtimi, e cila i bën lehtësisht të dallueshëm edhe në zonat urbane. Sërish na duhet të lëvizim. Për të dytën herë s‘kemi mundur të gjejmë shpendin tonë.

"Kali i Qyqes është një shpend shumë i zgjuar, në shumicën e rasteve e vëren praninë e njerëzve të huaj që nuk janë të zakonshëm në territor dhe e shmang praninë. Pra Kali i Qyqes mund të na ketë parë dhe mund të jetë larguar“, sqaron Mirjani.

Këtë herë na duhet të udhëtojmë në këmbë me shpresën se do të mund, më në fund, të gjejmë atë që kërkojmë. Në zona të tilla të thella banorët e njohin Kalin e Qyqes, ndoshta sepse ai për ta ka një simbol të veçantë.

"S’diskutohet, Kalin e Qyqes ta thashe dhe më parë që e kemi patur kështu që kur vjen pranvera , themi që na kapi behari sa vijnë zogjtë e parë“, thotë një banor i zonës.

Kërkimet tona përkojnë me javët e fundit të qëndrimit të Kalit të Qyqes në Shqipëri, ai me pas fluturon mijëra kilometra larg, në zona më të ngrohta.

"Popullata e Kalit të Qyqes në Ballkan është vërtetuar që dimëron në Çad, Etiopi dhe Xhibuti“, thotë Mirjani.

A mundet që të gjitha udhëtimet tona të mos të na ofrojnë asgjë? Rreziku duket shumë i afërt. Megjithatë, siç thotë edhe Mirjani, kemi edhe një mundësi të fundit, në një tjetër zonë.

„Sado lart, për shkak të formës së tij të veçantë të krahëve, krahë të gjerë, bishti është i shkurtër dhe në formë pyke, por edhe diferencat me ngjyra mund të dallohen pasi Kali i Qyqes në fluturim duket një shpend bardh e zi. Mund të ngjasojë me lejlekun, lejlekun e bardhë, por lejleku ka tipare të tjera si qafa e gjatë, këmbët e gjata të cilat e bëjnë të dallueshëm nga Kali i Qyqes. Pra, përgjithësisht është i pangatërrueshëm kur shikohet në terren“, shpjegon Mirjani.

Kali i Qyqes llogaritet si një ndër shpendet më të mëdhenj në Ballkan me një gjatësi në hapje krahësh që shkon rreth 2 metra.

Më në fund pas disa orësh pritje, tutje shumë larg në horizont, dallohet Kali i Qyqes. Për kamerën është shumë e vështirë të tregojë apo të sjellë nga afër shpendin, megjithatë, përmes teleskopit ai është lehtësisht i dallueshëm. E pak më tej edhe foleja. Edhe aty duket një zog. Këtë herë kemi fat, edhe pse largësia bën të sajën.

“Ky është një nga ato momentet e lumtura për mua, kur në qiell shoh siluetën e Kalit të Qyqes, pasi sa herë vijmë në terren për të monitoruar territoret , kemi ankthin nëse Kali i Qyqes është kthyer këtë vit apo territori është braktisur”, thotë i emocionuar Mirjani.

Për Ata Që Nuk E Kuptojnë Çfarë Do Të Thotë Zhdukja E Shkabave, Mjafton Të Rikujtosh Edhe Njëherë Se Ata Janë Pastruesit Apo Ruajtesit më të mirë të cilësisë së mjedisit. Një mjedis që Shqipëria në këto 25 vite e ka kthyer në një tokë të djegur, duke zhdukur nga territori jo thjesht shpendët që konsumohen restoranteve nëpër menu apo varur mureve, por edhe këto specie të tjera shumë të rëndësishme...fundja në Shqipëri ka funksionuar gjithmonë një teori e çuditshme se gjithçka që fluturon edhe hahet.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,881
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Usa investon miliarda per faunen dhe floren. shyqyr kemi lali erin qe mbjell peme per çdo martese.nuk shkulet pema mbas divorcit
Para 150 vjetesh shume pyje origjinale ne Amerike u prene e u zhduken nga kompani private te cilat shfrytezonin lenden drusore dhe per kerkim mineralesh.Pasi i shfrytezuan ato pyje,tokat u degraduan dhe nuk vlenin me. Shteti amerikan i ribleu keto toka te degraduara nga privati dhe filloi nje program ripyllezimi masiv.Sot po ti shikosh ato pyje nuk te besohet se dikur aty nuk kishte asnje peme dhe toka ishte degraduar.Pyjet u rikrijuan duke mbjelle peme e duke mos i lejuar me keto pyje per shfrytezim komercial.Sigurisht qe aty ku restaurohet habitati,aty kthehen edhe krijesat gradualisht.Sot keto pyje jane plot me kafshe e shpende.Gjuetia eshte e rregulluar me ligje te rrepta.Gjuhet ne sezone te caktuara per kafshe e shpende te caktuar.Jo si tek ne qe dalin per gjah dhe vrasin ca ti dali perpara. Ketu ne Amerike jane shtuar shume dreret dhe ne disa zona njerezit ankohen per shkak se dreret shkaterrojne fushat me misra,me soja e kultura te tjera dhe gjithashtu jane burim aksidentesh.Dreret jane shtuar dhe kane arritur numrat qe kishin kur erdhen kolonizatoret ne fillim.Problemi eshte se nuk ka predator natyror si dikur,pasi ujku eshte zhdukur nga shume zona dhe poashtu puma.
Ne Shqiperi duhet te ndaloje prerja e pyjeve dhe ndalimi i gjuetise duhet te zgjatet edhe 10 vjet, qe ti lere kohe natyres te rikuperohet dhe krijesave te rikthehen.Eshte e pabesueshme qe shqiponja,shpendi yne kombetar eshte drejte zhdukjes. Nuk e kuptoj se si mundet nje njeri normal te vrase shqiponjat?Se ketu nuk eshte vetem ceshtje ligji e shteti,por edhe ceshtje formimi dhe emancipimi njerezor.Kur te kthehen kafshet e shpendet,atehere dhe njerezit nuk do largohen me nga Shqiperia.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,881
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

“Shqiptarë, pastroni plazhet, sillni zogjtë dhe do të zbuloni thesarin që keni!”


May 7, 2017


















Shkrimtari i njohur amerikan, kandidat për Nobel dhe ambientalisti i njohur Jonathan Franzen, para disa kohësh vizitoi Shqipërinë nga ku u largua me shijen e hidhur të masakrës së shkaktuar nga gjuetia e paligjshme. Në shkrimet dhe dokumentarët e tij për National Geographic, ai vinte në dukje rëndësinë e vendit tonë si urë lidhëse e zogjve shtegtarë mes Afrikës dhe Evropës Kontinentale, ndaj lëshoi alarmin për ndalimin e gjuetisë.

Pak kohë më pas, qeveria Rama vendosi moratorium për gjuetinë. Franzen dha një intervistë për Rudina Xhungën, ku vlerësoi moratoriumin dhe numëroi të mirat që Shqipëria do të përfitonte prej tij. Sipas tij, efektet do të jenë të menjëhershme.

Franzen beson se Shqipëria ka një potencial magjik për turizmin. Dritare.net po e sjell të plotë intervistën me shkrimtarin që u dashurua me Luginën e Karavastasë. Tani që po flitet për ndërtimin e një resorti në Divjakë, sipas burimeve të dritare.net, shkrimtari dhe ambientalisti i famshëm, po përpiqet të bindë Kryeministrin Rama, të mos e lejojë këtë, që sipas tij do t’i jepte fund, thesarit që fsheh Shqipëria, zogjve./dritare.net

Nga Rudina Xhunga



Rudina Xhunga: Është një lajm i mirë që na e sjell këtë intervistë të dytë. Lajmi është për moratoriumin për gjuetinë ndaj kafshëve. Ju jeni pjesë e këtij lajmi të mirë, madje jeni frymëzimi, për qeverinë shqiptare. Më duhet t’ju them faleminderit.

Jonathan Franzen: Faleminderit që më falënderon. Besoj se shqiptarët duhet të ndjehen krenarë për këtë që kanë bërë.

Rudina Xhunga: Çfarë do të sjellë moratoriumi, ndaj kafshëve, për të ardhmen e shpendëve në Shqipëri? Për njerëzit që nuk kanë shumë lidhje me shpendët, si mua t’jua shpjegoni këtë?

Jonathan Franzen: Besoj se ajo që do të shohim shumë shpejt është kthimi i zogjve në Shqipëri. Nëse ke shkuar në Parkun e Karavastasë para një viti, një nga habitatet më të mira të zogjve në të gjithë Mesdheun, do të shihje që nuk kishte fare zogj. Ka miliona zogj që përpiqen të futen në këtë zonë, të vijnë e qëndrojnë aty, të pushojnë që të vazhdojnë udhëtimin e tyre. Ata nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë gjë. Por besoj se pas një viti po të shkosh përsëri në atë Park Kombëtar, do të shohësh dhjetëra mijëra zogj.



Rudina Xhunga: Çfarë do të sjellë kjo për njerëz të pandjeshëm ndaj zogjve të cilët mendojnë që kemi boll probleme, që nuk kemi punë, që në Shqipëri ka probleme me korrupsionin, që në Shqipëri ka probleme me papunësinë, që në Shqipëri ka qindra mijëra probleme të tjera dhe nuk na shkon mendja fare te zogjtë.

Jonathan Franzen: Unë do të thosha dy gjëra. E para, zogjtë nuk i përkasin asnjë vendi, zogjtë i përkasin të gjithë botës dhe në një farë mënyre ajo çfarë duhet të bëjë secili vend është që të marrë përgjegjësi, së bashku me vende të tjera, për të garantuar sigurinë e tyre. Sigurisht që mund të dalësh me argumentin se shqiptarët duan të jenë qytetarë të mirë të Evropës, njerëzit duan të integrohen plotësisht në Evropë, njerëz që marrin përgjegjësinë që u takon për të mirën e përbashkët. Por do të thosha edhe që për shkak se zogjtë janë gjuajtur kaq shumë këto vitet e fundit, njerëzit ndoshta kanë harruar sesa bukur është të jesh në një vend me shumë zogj. Mendo, të dalësh për shembull në park, të shohësh qiellin bosh dhe nuk të duket si muaji mars. Por nëse zogjtë kthehen ndoshta edhe njerëzit do të fillojnë ta kujtojnë se çfarë do të thotë ta kesh qiellin plot me zogj dhe çfarë do të thotë të kesh një mjedis të shëndetshëm.



Rudina Xhunga: Në fakt, si e shikoni ju pranverën tjetër në Shqipëri? Çfarë mund të ndodhë pasi të realizohet ky moratorium.

Jonathan Franzen: Mendoj se menjëherë, qysh në muajin pasardhës, do të shihni shumë më tepër rosa, pata, zogj të tjerë shtegtarë kudo në Shqipëri sepse për momentin kanë shumë frikë të vijnë për sa kohë ishte gjithë ajo gjueti pa kriter. Disa zogj të mrekullueshëm siç janë lejlekët të cilët kanë mësuar që të mos ndalojnë në Shqipëri sepse është e rrezikshme, këta do të kthehen dhe në fakt janë kafshë të mrekullueshëm. Mendoj se ata e kanë pjesë të qëndrimit në Shqipëri por në 10 vitet e fundit nuk panë pasur guxim të ndalojnë. Besoj se edhe kur të shkoni në ndonjë kodër ose mal afër Tiranës , do të shihni zogj të cilët në fakt nuk duhej të ishin objekt i gjuetisë për kaq shumë vite. Jam i bindur se ata do të kthehen.





Rudina Xhunga: Përse Shqipëria është e rëndësishme për zogjtë shtegtarë?

Jonathan Franzen: Shqipëria ka habitatin më të mirë për zogjtë në të gjithë Mesdheun lindor. Prandaj Shqipëria duhet të jetë një vend ku duhet të ketë shumë zogj që njerëzit t’i shijojnë duke i parë dhe në fakt në Shqipëri ka miliona e miliona zogj shtegtarë që do të ndalonin këtu në pranverë dhe në vjeshtë. Ju e keni parasysh bregdetin e Adriatikut, është gjithë male dhe shkëmbor përveç faktit që Shqipëria ka ligatinat. Pra, Shqipëria në fakt ka një thesar në formën e këtyre lagunave bregdetare që është thesari i gjithë Evropës. Moratoriumi i gjuetisë duket si një hap përpara drejt përftimit jo vetëm të kënaqësisë por edhe të marrjes përsipër të përgjegjësisë për këtë thesar që ju keni.

Rudina Xhunga: Por do të ketë njerëz që do të dëmtohen nga ky moratorium. Moratoriumet gjithmonë dëmtojnë njerëz.

Jonathan Franzen: Po, është e vërtetë. Përshtypja ime kur isha në Shqipëri para dy vjetësh ishte që në Shqipëri ka shumë ushqim, jo vetëm që ka shumë por është edhe i mirë. Ka pjesë të botës ku njerëzit vrasin zogj nga halli sepse ndryshe vdesin urie por shqiptarët nuk po vdesin urie. Dhe po, do të thosha që ka pasur një mesa di shumë italianë dhe njerëz nga vende të tjera që kanë ardhur për të gjuajtur në mënyrë ilegale. Ka pasur sigurisht edhe vendas që kanë përfituar nga këta gjuetarë të huaj megjithatë ajo çfarë kanë bërë deri tani ka qenë e paligjshme.



Rudina Xhunga: Në një vend ku zogjtë do të kthehen, si e shikoni turizmin, si e shikoni verën, pranverën, vjeshtën turistike të Shqipërisë që ju e njihni tashmë?

Jonathan Franzen: Mendoj se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për të qenë një nga destinacionet më të mira të të gjithë Evropës sepse ka plazhe të pafundme të bukura dhe sidomos për evropianët lindorë, një pjesë e pushimeve nuk është thjesht të rrish shtrirë në plazh por edhe të përjetosh kulturën e një vendi, të përjetosh kafshët e egra të një vendi. Kështu që nëse keni zhvillime të tilla, për shembull nëpër plazhe, dhe meqë keni këto zona kaq të bukura natyrore pas plazheve, mendoj se ky ka për të qenë një plus shumë i madh për shumë evropianë. Shumë evropianë do të zgjedhin të bëjnë pushimet në Shqipëri pikërisht për këto arsye. Pra, jo vetëm për shkak të plazheve por edhe të destinacionit natyror. Kështu që pastroni plazhet, sillni zogjtë dhe them se ekonomikisht ka për të qenë një thesar shumë i madh sesa po humbisni duke mos gjuajtur zogjtë.

Rudina Xhunga: Pastroni plazhet dhe sillni zogjtë. Kjo është këshilla juaj për ne këtu?

Jonathan Franzen: Po, kjo do të ishte këshilla ime. Unë e di, i njoh evropianët si janë.



Rudina Xhunga: Si janë ata?

Jonathan Franzen: Epo, Evropianët pëlqejnë plazhet e pastra dhe siç thashë, shumë prej tyre u pëlqen që të ecin me biçikletë, u pëlqen të ngjiten në natyrë nëpër male, nëpër kodra dhe në fakt nuk ka shumë vende të tilla me kaq shumë gjëra në Evropë. Kështu që atë çfarë ata nuk do ta gjejnë dot në shtëpinë e tyre do të vijnë ta gjejnë këtu në Shqipëri që është pra natyra, natyra siç ka qenë dikur, peizazhi siç ka qenë dikur.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,881
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Ne gjithe Shqiperine sot nuk ka me shume se 4-5 cifte lejlekesh qe folezojne. Ne Spanje dikur lejleket u zhduken pothuaj plotesisht.Ishin vitet e veshtira te luftes civile 1936-1939,dhe njerezit te uritur vrisnin gjticka qe mund te hahej.
Ne dekadat ne vazhdim qeveria dhe organizata te ndryshme bene nje pune te madhe per te mundesuar rikthimin e lejlekeve.Ata ndertuan disa platforma te larta artificiale te cilat imitonin pemet e larta dhe mbi to u mundesonin lejlekeve te ndertonin folete. gradualisht lejleket u kthyen dhe sot Spanja eshte nje nder vendet me numrin me te madh te lejlekeve. Ata jane te dobishem per bujqesine sepse mbajne nen kontroll nje numer te madh speciesh me te cilat ata ushqehen. Ne fillim pati edhe programe informuese per te bindur bujqit per dobine e lejlekeve,sepse shume bujq te painformuar mendonin se lejleket do ti demtonin te mbjellat. Mbi nje katedrale ne Spanje jane rreth 96 fole lejlekesh.Mund te kerkoni video online dhe eshte shume gje e bukur per tu pare.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,881
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Nje nder format me te reja te turizmit eshte vezhgimi i shpendeve ose bird watching sic i thone. Aktualisht jane rreth 5 milione turiste shpend-vezhgues te cilet shkojne ne vende te ndryshme per te pare zogjte.Eshte nje turizem ne rritje.Shqiperia do te ishte nje vend fantastik per kete kategori turistesh.Keta jane si te thuash edhe turistet me paqesore dhe miq te ambjentit.Shqiperise do ti vinin shume te ardhura nga ky turizem per vete faktin se Shqiperia eshte nje rruge kalimi per zogjte migratore.Nga kthimi i shpendeve vetem mire behet.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,881
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Natyra dhe shqiptaret

Ne anen greke te liqenit te Prespes jetojne me mijra shpende te ndryshem e midis tyre edhe 1400 cifte pelikanesh dalmate. greqia ja ka pare hajrin turizmit ekologjik ne ate ane te Prespes. Poashtu edhe pjesa greke e Zagorise eshte zone e mbrojtur dhe shume e frekuentuar nga turistet ekologjike(shetitje,kalerim,veshgim shpendesh e kafsheh,speleologji,mledhje kepurdhash e bimesh medicinale etj.) Perse mos te beje e dhe Shqiperia te njejten gje ketej Prespes e ne Zagorine tone?
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,619
Pikët
113
Po vrisja menjen,perse te huajt e vleresojne turizmin shqiptar.....
E KUPTOVA dhe FAZITI...eshte.
Neser duke filluar qe dje do ti kerkosh...do shikosh drita dhe BETON.
Ndersa......
KOMPLIMENT.............qekeve... -bravo- (y)
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,881
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Lajm i mire nga parku kombetar i Karavastase. Numri i pelikaneve ka arritur ne 314,plus rreth 65 te vegjel qe jane neper fole ne kete moment.Eshte numri me i larte ne 40 vitet e fundit. Shpresojme qe ky park te mbrohet e te pasurohet edhe me shume. Lajme te mira ka edhe nga laguna e Nartes per shpendet e shumte qe e vizitojne,mirepo mbetet frika se ndertimi i nje aeroporti ne afersi te lagunes do te shkateronte perfundimisht kete pasuri natyrore te Shqiperise.
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
2,544
Pikët
113
Ku ka si natyra? Ajri i paster, uji i kulluar, frymezimi qe te hipen, gjumi i thelle pa meraqe. Njerezimi do apo nuk do do t'i kthehet natyres.
 
Top