• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
5,887
Pikët
113
Futbolli kosovar në zi! Fadil Vokrri, i cili aktualisht ishte në krye të Federatës së Futbollit në Kosovë, ka ndërruar jetë.

Vokrri ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare. Nga të dhënat e para dyshohet se Vokrri ka pasuar atak kardiak.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk i ka mbijetuar sulmit në zemër që ka pësuar në mëngjesin e sotëm. Vokrri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prej 10 vjetësh, Vokrri ishte në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
9,498
Pikët
113
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Sa keq po më vin. Vokrri ishte një person shumë i njohur në Shqipëri. Ngushëllime familjes.
 

Venom

Chill
Anëtar
May 16, 2018
Postime
7,043
Pikët
113
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Gjynah,shume i ri.
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,518
Pikët
113
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

ngushellime familjes.

Tronditet bota e futbollit shqiptar....
...Shuhet Legjenda Fadil Vokrri...

Me Hidherim te thelle kam mesuar lajmin trondites se ne mengjesin e se shtunes se 9 qershorit 2018 ne moshen 57 vjecare eshte shuar ylli shqiptar i futbollit dhe nje nder Legjendat e tij Fadil Vokrri....

Nje atak kardiak i ka mare jeten Vokrit gjate nje seance te tij stervitore ne nje palester te tipit Fitnes dhe as ndihma e pare e dhene menjehere nuk ka mundur dot ta riktheje ne jete , pasi me te mberritur ne spital mjeket kane deklaruar se ai ka nderruar jete....

Humbje por edhe dhimbje e madhe per futbollin e Kosoves ne vecanti por edhe per ate shqiptar sigurisht ...

Ylli i futbollit kosovar i lindur ne Podujeve me 1960...ose Maradona shqiptar i futbollit sic quhej prej vitesh nga idhujt e tij te shumte e nisi kariren e tij futbollistike tek skuadra e Llapit per te kaluar me pas tek Prishtina ku edhe u be i famshem aq sa do ta rrembente menjehere njera prej skuadrave me te mira te asaj kohe ne ish Jugosllavi por edhe ne europe...Partizani i Beogradit ...

Ne kete periudhe...behet fjale per vitet 80..Vokrri ne perberje te kesaj skuadre do te luante edhe 2 nga ndeshjet me te pa harruara te karierese se ttij brilante ne futboll...ato kunder Flamurtarit te Vlores ..te vlefshme per kupat e Europes...2-0 ne Vlore per vlonjatet e 2-1 per beogradasit ne ndeshjen e kthimit ku golat e Vokrrit per vendasit dhe ai i Kushtes per miqte ende kujtohen gjate nga dashamiresit e futbollit qe i paten jetuar ato ngjarje futbollistike emocionuese...

Me pas kariera e Vokrrit do te mberije kulmin kur ai do te jete edhe anetar i Perfaqesueses se famshme jugosllave te asaj kohe si dhe do te veshe edhe fanellen e klubeve franceze e turke Nimes e Fenerbahce...

Qe prej vitit 2008 Vokrri do te ishte ne krye te Federates se futbollit te Kosoves duke dhene nje ndihmese te jashtezakoneshme ne anetaresimin e saj ne FIFA dhe ne UEFA...

I madh mbetet kontributi i tij edhe ne rindertimin e infrastruktures bashkekohore e moderne per futbollin kosovar ku stadiumet e reja ne Mitrovice e Prishtine mbajne me se shumti vulen e punes e kembenguljes se tij per ta pare futbollin e vendit te vet aty ku i takon te jete...

Ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit keshtu kaq pa pritur ka tronditur te gjithe dashamiret e futbollit shqiptar ne mbare boten e vecmas ata te dy aneve te kufirit fals shteteror mes Shqiperise e Kosoves..

Futbolli shqiptar eshte ne zi...

Nder e respekt, konsiderate e mirenjohje perjete per gjithckka bere per vendin tend i pa harruari Vokrri..

Ngushellime te sinqerta vellazerore familjes se te ndjerit per kete humbje sa te pa pritur e po kaq te rende e te dhimbshme ...ngushellime te sinqerta Federates se futbollit te Kosoves.. ..mbetesh perjetesisht mes nesh ..komunitetit shqiptar te futbollit e historise se tij i madhi e i pa perseriteshmi Fadil Vokrri...

U prehsh ne Paqe e te qofte i lehte dheu i Kosoves meme te cilen e deshe aq fort..po aq sa edhe ajo te donte ty..

A.R.DOSTI

çfare lidhje ka ky lajmerimi ke diskutimet shoqerore zoti mod?
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,533
Pikët
113
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Lavdi i qofte jetes se tij prej sportisti dhe njeriu. Ishte tamam njeri i madh edhe si sportist, por edhe si njeri qe me modestine e tij ta ndihmonte futbollin ne Kosove dhe do te mbetet i paharruar angazhimi i tij ne keto vitet e fundit qe te hapte dyert e federatave te futbollit te botes per te hapur rrugen per te rinjet shqiptare, te ecnin atyre rrugeve te mbyllura per ta.

Eshte humbje shume e madhe per sportin e sidomos futbollin ne Kosove.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Me ka ardh shume keq kur e mora vesh si lajm :(
Ishte aq i madh si njeri saqe e dashuronin dhe armiqte (serbet).

Ngushellime familjes.
U prehte ne paqe shpirti i tij. :( :( :(
 

Çaushi

V.I.P
Anëtar
Nov 25, 2013
Postime
3,356
Pikët
63
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

......
Fadil Vokrri ka nderrue jete...por AI....do te jetoj perjetsisht ne zemrat e shqiptareve dhe te kombit shqiptar!
U prehsh ne paqe, Legjende!
Ngushllime Familjes dhe gjithe kombit per kete vdekje te burrit te dheut.
Lavdi punes dhe kontrubutit tend. Do mbetesh shembull se si duhet Atdheu!

:mad::mad::mad:
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
23,455
Pikët
113
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Ju prehte shpirti ne paqe!
 

The.Mask

Anëtar
Anëtar
Aug 14, 2014
Postime
507
Pikët
18
Vendndodhja
Dibër
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Me ardhka keq aq sa keta servet.


 

Çaushi

V.I.P
Anëtar
Nov 25, 2013
Postime
3,356
Pikët
63
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

.........

Ne tifozet e futbollit sot jemi sikur nje anije e fundosur nga valet e dhimbjes oqeanike! Ajo që zotëron tek ne është një heshtje e frikshme, një trishtim i qetë, një dëshirë e zjarrtë që lajmi "....vdiq Fadil Vokrri" të jetë një ëndërr e keqe! Nuk mund ta besojmë shkuarjen tënde kaq të hershme, kur nuk ishim gati të të themi lamtumirë! Sa shumë njerëz të kanë dashur e adhuruar, prandaj kjo dashuri tani shfaqet me dhimbje të madhe. Vdekja mund ta marrë secilin, por mbarë shqiptaria do të kujtojë vetëm jetën tuaj që na dha kujtime shumë të bukura, të paharruara. Të arrish të jetosh në zemrat e një kombi të tërë do të thotë të jesh i pavdekshëm. Megjithëse sot është e vështirë të shohim përtej dhimbjes e trishtimit, të gjithë që të adhuruan duhet së pari ta kujtojnë krenarinë dhe gëzimet që na dhuroje!
Janë disa njerëz që lindin për tu bërë të mëdhenj, legjenda; ata hyjnë në jetën tonë dhe e ndryshojnë atë përgjithmonë,
lënë gjurmët e veta në zemrat tona,
dhe ne nuk mund t'i harrojmë kurrë. Stadiumi nuk thërret më emrin Fadil Vokrri......por stadiumi tani duhet të mbaj emrin Fadil Vokrri, sic vjen nga thellësia e kujtesës oshtima e zërit të tifozëve...... "Vokrri....Vokrri.....olle.....olle.....olle.! Një yll i ndritshëm iu shtua sot qiellit të ikonave të kombit!
Lavdi jetës dhe veprës tënde, Fadil!
A.Halilaj.

 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,052
Pikët
113
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Ngushllime familjes, miqeve dhe gjithe futbolldashesve.

Yll ne fushe, modest ne jete.

I lehte i qoft dheu.
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,518
Pikët
113
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Leter - Propozim...

Federates Shqiptare te Futbollit te Kosoves...

Te nderuar zv Presidente te saj z. Agim Ademi dhe Predrag Jovic..si dhe ju Sekretari i Pergjithshem i FFK z. Eroll Saliu

Te nderuar zoterinj te Kuvendit e te Komitetit Ekzekutiv te FFK ..

I respektuari Kryetar i Bashkise se Prishtines z. Shpend Ahmeti...

Ne shenje respekti, nderimi, vleresimi e mirenjohje per gjithcka ka bere per vite me radhe gjate gjithe jetes se tij i ndjeri ..dhe Legjenda e pa vdekshme e futbollit te Kosoves dhe e Kombit shqiptar Fadil Vokrri...e shoh te udhes qe per te perkujtuar perjetesisht figuren e tij te ndritur sportive dhe kontributin e tij te jashtezakonshem ne futbollin e sportin e Kosoves...eshte ne nderin tuaj e te gjitheve ne komunitetit kombetar shqiptar te futbollit qe Stadiumit te ri te Prishtines i cili pritet te inaugurohet se shpejti ti vini emrin e TIJ...

Eshte Nder dhe Krenari per cdo shqiptar qe Stadiumi i ri i Prishtines te quhet stadiumi Fadil Vokrri...

Mbetem me shprese , konsiderate e mirenjohje nese ky propozim i imi per te cilin jam mese i sigurte qe gjen miratimin e cdo shqiptari te ndershem e patriot te cilin aq denjesisht dijti ta perfaqesoje per dekada me radhe i Madhi Fadil Vokrri.....do te mund te gjeje mirekuptimin, vleresimin, seriozitetin e llogjiken e duhur nga ana juaj per tu bere i mundur, i pranueshem e konkret.... c'ka do te mund te perjetesoje kesisoj nje figure te madhe sportive te Kombit tone ...Nder dhe merite sportive te cilin ai e ka merituar plotesisht kah heret...

Me respekt e konsiderate per punen tuaj ...

Adriatik R.Dosti ..
Ann Arbor ...Michigan ...USA...Qershor 9 / 2018
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
16,635
Pikët
113
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Ngushllime familjes se tij, ngushllime te gjithe tifozave te futbollit dhe ata qe i kan perjetu ndeshjet e tij te futbollit.

Legjendat kurr nuk vdesin.
 

Semiku

Style & Substance
Anëtar
Oct 12, 2013
Postime
2,534
Pikët
63
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Lamtumire legjende.
Jo vetem futbollisti me i mire shqiptar i gjitha kohrave,por edhe simbol i kohes se tij.

 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
6,609
Pikët
113
Përgjigje e: Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Shume i ri. Rahmet RIP.
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,052
Pikët
113
Kjo u perzgjodh qe te jete statuja e legjendes se futbollit Fadil Vokrri. Madhesia 3 metra, lokacioni nuk dihet akoma. Me siguri afer stadiumit Prishtines i cili e mbane emrin e tij.

EE37424B-55C8-4A6E-8435-B2E1A5BECE29.jpeg
 
Top