• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ndalohet mësuesi në Fier pas skandalit seksual

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
54,975
Pikët
113
Donte pilaf mbas buke jarani. 😜

Ndalohet mësuesi në Fier, pas skandalit seksual
February 12, 2020 09:16
Ndalohet mësuesi në Fier, pas skandalit seksual




Policia e Fierit ka ndaluar mësuesin e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa”, në Fier, Agron Bego, pas skandalit seksual të denoncuar mbrëmjen e kaluar nga emisioni investigativ “Stop”.
Njoftimi i policisë:
Fier
Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier.
Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
O.J/DITA
 

Zana

🇦🇱 e....Thjeshte 🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
34,139
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Sa vjece ishte nxenesja?
 

Zana

🇦🇱 e....Thjeshte 🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
34,139
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Nuk kam fb , Akrepi ? Dhe ky linku nuk punon ?!
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
9,346
Pikët
113
Ky është budalla, e kanë futur në grackë koqen. Për çfarë merreni kot me këtë trap.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
54,975
Pikët
113
Ja edhe me shkrime që të qartësohesh.

Profesori ngacmon seksualisht nxënësen: Mbylle derën me çelës, kam punuar në shtëpi seksi, po të flet ustai
February 12, 2020 00:17
Profesori ngacmon seksualisht nxënësen: Mbylle derën me çelës, kam punuar në shtëpi seksi, po të flet ustai




Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë denoncimin e një nxënëseje në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier për ngacmim seksual nga ana e profesorit të muzikës Agron Bego.
Nga kamera e fshehtë u pa me zë dhe me figurë se si profesori e thërriste vajzën për “t’u interesuar” për mungesat e saj.
Në një moment teksa ndodheshin në klasë, profesori i kërkoi të mbyllte derën me çelës, ndërsa e pyeti edhe nëse nxënësja ka kryer marrëdhënie seksuale. Ai i tregon nxënëses se ka punuar edhe si zhigolo në shtëpi publike dhe është siç shprehet vetë, “i të 99-tave”.
Gruaja e profesorit është drejtoreshë e shkollës dhe ai thotë, se mund të ndërhyjë edhe te mësuesit e tjerë për mungesat e saj. Në fund ai pohon se ka dashnoren më të re se vajza në fjalë.
Më poshtë disa nga bisedat e transmetuara nga emisioni, të regjistruara me kamera të fshehta:

Nxënësja: Po profesor!
Profesori Agron Bego: Më fal, se nuk kam kohë, jam shumë i zënë. Profesori më tha, që ke bërë shumë mungesa, por unë nuk i kam vënë asnjë mungesë. Të ka dalë nami, kryemashtruese.
Nxënësja: Pse…?
Profesori Agron Bego: Xxx, po të flet ustai! Kur të flas unë, sikur të flet vetë vetja jote…
Nxënësja: Po, të kuptoj!
Profesori Agron Bego: E di ti, çfarë kam punuar unë? Po të them një sekret të shkurtër. Kam punuar zhigolo unë, mi.
Nxënësja: Çfarë…?
Profesori Agron Bego: Zhigolo!
Nxënësja: Çfarë do të thotë?
Profesori Agron Bego: Pyet…ti ndonjë!
Nxënësja: Po s’kam, pse pyes, s’është se…
Profesori Agron Bego: Kam punuar zhigolo, kam punuar në shtëpi publike, shtëpi seksi.
Nxënësja: Ëhë?
Profesori Agron Bego: Që të punosh në shtëpi seksi, kur vete ti atje, do të thotë, që asnjë nuk e di.

Nxënësja: Si…?
Profesori Agron Bego: Do të thotë, asnjeri nuk e di. Do të thotë, që ti të jesh i “të 99-tave”. Unë jam “i 99-ës”, por pastaj në jetën e përditshme, jam korrekt, jam i moralshëm, po jam…, i di të tëra. Di vjedhjen, di krimin. Unë i di të tëra mashtrimet, të laj e të lyej, pambuk e me jodio, të tëra, të tëra mo, i di. Dëgjo këtu! Nuk shkohet jeta me mashtrime! Nuk di gjë fare ti…
Nxënësja: O profesor…! Eeee e ke absolutisht gabim!
Profesori Agron Bego: Nuk kam kohë tani. Nuk i kam vënë asnjë mungesë më tha ai…
Nxënësja: Po!
Profesori Agron Bego: Tani vetëm ty të dëgjoj, më tha. Mungesat do t’i vesh që nga sot e tutje, një etj., etj. Mësuesja Moza Hasani, nuk po të thërret vetëm nga mua, e kam mikeshën time. Mësueset e tjera nuk…, se janë mikeshat e mia. E di ti, se çfarë është Agron Begoja në shkollë?! Agron Begoja është edhe Perëndia, edhe pisi, edhe maskarai…! Ik tani, se për të tjerat…, që të kuptosh, se ç’është jeta e ç’jam unë, në raport me mësuesit ore! E kupton ti, që edhe tani në momentet, që po flasim, e kam dashnoren më të re nga ty…?! Ika tani!


Profesori e ftoi nxënësen në klasën e tij me pretekstin e interesimit për mungesat.
Nxënësja: Ë profesor…
Profesori Agron Bego: Ngaqë s’të gjeta atje unë, edhe pooo… të merrja në telefon. Do vish në mësim?
Nxënësja: Po, vajta mora d.m.th përgjigjen e analizave, por nuk kishin dalë.
Profesori Agron Bego: Vajte për përgjigjen, aaa… në rregull. Ok!
Profesori Agron Bego: Po kështu nuk ëëë.., vazhdohet. Unë kam folur gjatë edhe me Mozën, edhe me Gencin.
Nxënësja: Ëëë.., nuk mund t’i neglizhoj mësimet, sepse në fund të fundit, jetës nuk i dihet, jeta është e gjatë…
Profesori Agron Bego: Lëri hartimet!
Nxënësja: S’është se po bëj hartim. Po them atë, që mendoj unë, profesor.
Profesori Agron Bego: Ti aktualisht je e përjashtuar.
Nxënësja: Pse?
Profesori Agron Bego: Po, sepse ti e ke mbushur me mungesa yyy…
Nxënësja: O profesor! Më fal pak! Ka shumë nxënës, që po bëjnë muaj e muaj, që nuk kanë ardhur në shkollë. Si ka mundësi, që nuk janë përjashtuar?
Profesori Agron Bego: Që t’i themi gjërat troç..!
Nxënësja: Po!
Profesori Agron Bego: Në qoftë se ti do të vish rregullisht, të gjitha gjërat i rregulloj unë. Më kupton? Në qoftë se ti vjen rregullisht, do t’i rregulloj unë, do t’i fal gjitha gjërat. Në qoftë se jo, do të jem unë i pari, që do të përjashtoj nga shkolla. Mbaje mend mirë! Po kështu nuk shkohet me premtime, jo sot, jo nesër, iku mbaroi viti. Thotë populli një fjalë: ti nuk ke lënë yndyrë, në kuptimin figurativ… E kupton pra? Nuk ke lënë një… besim…

Në një rast tjetër, teksa nxënësja ishte në oborrin e shkollës me shoqet, profesori e thirri nga dritarja, për “t’u interesuar” sërish për mungesat. Madje i kërkoi llogari se pse nuk ia ka hapur telefonin.
Profesori Agron Bego: Mirëmëngjes!
Nxënësja: Mirëmëngjes! Po profesor!
Profesori Agron Bego: Hajde pak këtu!
Nxënësja: E kuptoj…
Profesori Agron Bego: Mos shkel në bar! Mos shkel në bar!
Nxënësja: Si …?
Profesori Agron Bego: Çfarë do bësh orën e tretë?
Nxënësja: Po, seeee…
Profesori Agron Bego: Do ikësh?
Nxënësja: Po, po! Do iki…
Profesori Agron Bego: Të tretë dhe të katërt, do ikësh?
Nxënësja: Po! Të tretë, të katërt.
Profesori Agron Bego: Prandaj po të them, që…
Nxënësja: Jo, jo! Do vij, do vij!
Profesori Agron Bego: Në rregull?
Nxënësja: Në rregull!
Profesori Agron Bego: Hape telefonin, kur të marr, se më çmende!
Nxënësja: Nuk e dëgjoj, prandaj…
Profesori Agron Bego: Tani, të lutem! Më dëgjo mua! Hidhja sytë ndonjëherë! (telefonit) Shikoje ndonjëherë, ke thirrje, apo s’ke thirrje!
Nxënësja: Në rregull!
Pas orës së tretë dhe të katërt, profesori e thirri vajzën sërish në klasën e tij. Pasi vajza shkoi, ai i kërkoi që të mbyllë derën me çelës. Profesori Agron Bego e pyeti nëse ka kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale. Kur nxënësja iu përgjigj negativisht, ai i tha se mendonte që ajo ka kryer raport seksual më parë.

Nxënësja: Si je?
Profesori Agron Bego: Mbylle derën! Mbylle derën!
Nxënësja: Mbyllur është dera! E mbylla.
Profesori Agron Bego: Mbylle me çelës, me çelës…!
Nxënësja: Pse?
Vajza mbyll derën me çelës.
Profesori Agron Bego: Ulu aty, ulu!
Nxënësja: Po profesor!
Profesori Agron Bego: Pse po mungon? Po vazhdon të mungosh?
Nxënësja: Unë…? Nuk mungova!
Profesori Agron Bego: Qysh nuk mungove…?
Profesori më pas e pyet nxënësen, nëse ka të dashur.
Profesori Agron Bego: Deri ku ke arritur, thashë?
Nxënësja: Po!
Profesori Agron Bego: Asnjëherë s’ke bërë seks?
Nxënësja: Asnjëherë! As e mendoj!
Profesori Agron Bego: Ëëë…?
Nxënësja: As e mendoj!
Profesori Agron Bego: E vërtetë kjo?
Nxënësja: Shumë e vërtetë!
Profesori Agron Bego: Shiko! Nuk është turp, ta kam thënë…,por ëëë.., nuk di ëë.., d.m.th, ajo moshë, nuk dinë të bëjnë seks.
Nxënësja: Si?
Profesori Agron Bego: Ajo moshë nuk dinë të bëjë seks dhe nuk ma merr mendja, se ti nuk ke bërë seks.
Nxënësja: S’ta merr mendja! Pse duhet të jesh kaq i sigurtë, që unë s’…për këtë pjesën?
Profesori Agron Bego: Pfff…, unë …edhe ti, po vetë mosha, edhe natyra jote, nuk ka…

****
Marrë nga TV Klan
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
14,949
Pikët
113
Ne fakt nuk esht I pari e as I fundit qe e nxjerrin neper kanale, dua te them nga ndodhirat e tjera nuk duhet te bejne me shume kujdes sidomos ne keto kohe qe cdo nxenes mban tel me vete e ka mundesine qe ne cdo rast te mbledh fakte apo akoma edhe ti bej kurth dikujt lol.... nje kjo e dyta Bardhyl avash ore se mos e nxirrni e viktime ne fund ate cope mishi me dy sy qe mban dhe titullin profesor pale....
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
9,346
Pikët
113
Ne fakt nuk esht I pari e as I fundit qe e nxjerrin neper kanale, dua te them nga ndodhirat e tjera nuk duhet te bejne me shume kujdes sidomos ne keto kohe qe cdo nxenes mban tel me vete e ka mundesine qe ne cdo rast te mbledh fakte apo akoma edhe ti bej kurth dikujt lol.... nje kjo e dyta Bardhyl avash ore se mos e nxirrni e viktime ne fund ate cope mishi me dy sy qe mban dhe titullin profesor pale....
Ajo vajza që e ka futur në thes është më e mënçur nga ky. Ky është budalla. Televizionet këtu si edhe gjithçka tjetër janë në krizë dhe duan të plotësojnë minutazhin. Gjejnë një vajzë të shkathët dhe një debil si ky dhe ja ku e ke ngjarjen. Që të kuptohemi, nuk kam asnje lloj respekti minimal për këtë njeri sepse e njoh se nga Fieri është dhe di disa gjëra që po i kursej dhe nuk po i them këtu. Ky njeri është krejt e kundërta e asaj që thotë për vehten e tij në video, krejt e kundërta. Këtë e rreh gruaja me bishtin e fshesës, por le të ndalojmë këtu dhe mos të shtyhemi më tutje.
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
14,949
Pikët
113
Ajo vajza që e ka futur në thes është më e mënçur nga ky. Ky është budalla. Televizionet këtu si edhe gjithçka tjetër janë në krizë dhe duan të plotësojnë minutazhin. Gjejnë një vajzë të shkathët dhe një debil si ky dhe ja ku e ke ngjarjen. Që të kuptohemi, nuk kam asnje lloj respekti minimal për këtë njeri sepse e njoh se nga Fieri është dhe di disa gjëra që po i kursej dhe nuk po i them këtu. Ky njeri është krejt e kundërta e asaj që thotë për vehten e tij në video, krejt e kundërta. Këtë e rreh gruaja me bishtin e fshesës, por le të ndalojmë këtu dhe mos të shtyhem më tutje.
Po tjeter se cdi ti per jeten e tij personale dhe qe e njeh ama si I behet qe ky seshte I vetmi rast qe kemi degjuar ne ate vend. Ti e di me mire se une akoma qe cdo dite ne ate vend abuzohet ose ngacmohet nje femer seksualisht. Qofte kjo ne ambjente pune, shkolle, zyra etj ...atehere I bie qe nje pjese e mire e popullsise jane budallenj te tere ...!
 

Khaleesi

V.I.P
Anëtar
May 5, 2014
Postime
6,794
Pikët
113
Nuk eshte vetem ne ate vend ky problem. Ne cdo vend degjon te tilla.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
9,346
Pikët
113
Po tjeter se cdi ti per jeten e tij personale dhe qe e njeh ama si I behet qe ky seshte I vetmi rast qe kemi degjuar ne ate vend. Ti e di me mire se une akoma qe cdo dite ne ate vend abuzohet ose ngacmohet nje femer seksualisht. Qofte kjo ne ambjente pune, shkolle, zyra etj ...atehere I bie qe nje pjese e mire e popullsise jane budallenj te tere ...!
Edhe po ti kishte thënë ajo vajza hajde, zor se ky debili do kishte bërë ndonjë gjë. Për pjesën tjetër, për jetën e tij private, ata që janë fierakë e njohin mirë këtë njeri. Megjithatë mirë bënë që ja nxorrën po nuk ke çfarë të diskutosh për Gonen.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,018
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Se mos është i pari i mbërtheckave apo i fundit i vrimës!!!!!!!!!!!!
Nejse mjerë fëmijët tanë me të tillë mësonjëtorë dhe mjerë kujt i bjen halli, por këtyre njerëzve të frustruar u duhet dhënë një mësim i mirë po kush t'ua jap!!!!!!
Shteti ynë i pjerdhur apo !!!!!!!!!
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
14,949
Pikët
113
Edhe po ti kishte thënë ajo vajza hajde, zor se ky debili do kishte bërë ndonjë gjë. Për pjesën tjetër, për jetën e tij private, ata që janë fierakë e njohin mirë këtë njeri. Megjithatë mirë bënë që ja nxorrën po nuk ke çfarë të diskutosh për Gonen.
Atehere nuk e kuptoj vertet si mundet ju qe thoni se e njihni te mos beni asgje per kete por perkundrazi te besoni dhe femijet tek keta lloj njerezish?!
 

Zana

🇦🇱 e....Thjeshte 🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
34,139
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
im Sorry but she is leading him on .

They both wrong .
 
Top