• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nderi

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,275
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Nderi

Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: "kanunin e lekëve" - Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegëve" - Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Nderi në Kanun
Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij. Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte rajone që duhej të kalonin 12 breza.
Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë (të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafëve të njëpasnjëshëm të kodit:
"Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598);
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend".
Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit, të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli që nuk njeh provë gjenerale. Eshtë kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës.
"Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime themelore për nderin në kanun.
Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen "zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës së turpit".
Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit.

Prinderit nuk pranojne ta marrin kufomen e vajzes ta varrosin me nje pergjigje makabre, shtazarake: “Na ka korite fisin, t’a varrosin familjaret e te dashurit!!!” E dialogu mes dy familjeve nuk mbaron ketu: “Kemi hallin e djalit tone ( ai eshte i plagosur ne spital), vajzen merreni e varroseni vete!!!” Çdo gje jashte imagjinates, jashte kohes, jashte shekullit ne te cilin jetojme. Kufoma e vajzes pret e vetme ne spital, e abandonuar dhe nga prinderit qe e sollen ne jete per mekatin e vetem se dashuroi nje djale qe prinderit nuk e deshironin, sigurisht se nuk kishte shume para, vile apo nje pune te mire, e per kete aresye atyre nuk u pershtatej. Pas shume mundimeve vone, naten vone, trupi i vajzes terhiqet nga spitali e varroset. U mbyll çdo gje.
Vrasin te motren per Nder (6.12.2007)
Dibër, tre vëllezërit Buci kanë vrarë motrën 17 vjeç dhe të dashurin e saj teksa ndodheshin në shtrat. Ngjarja e paramenduar kohë më parë.
Si është e mundur vallë të ndodhin krime të tilla? Për çfarë “nderi” flasin autorët e kësaj masakre? Viktima të izolimit të tyre, viktima të injorancës së tyre. Një provë e dështimit tonë si shoqëri.

Çfarë duhet bërë? Nga duhet nisur? Kush duhet të jetë forca që do të kthejë normalitetin në ato mendje të sëmura: Ligji? Familja? Shkollat? Feja? Mediat? Kush? Si?

Ok!Tema nuk flet ngushtesisht vetem per Kanunin ose vetem per veriun e Shqiperise...e trajtojme ate si ceshtje qe na prek te gjitheve si shqiptare qe jemi.Flm
 

Mikela

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 4, 2009
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Përgjigje e: Nderi

HAHAHAAH alb lover pse ky mendim per gocat re ti eee shqiptari ka nder o cunoooooo:p
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Përgjigje e: Nderi

Mikela,
me ca cuna shqiptare bien femrat ne hall...
me qene e virgjer, thojne: boh si duhet gje kujt, s`ka eksperience, duhet tà mësosh nga a-ja...blablabla
me pas dituri mbi sexin, perseri thojne s`vlen sepse eshte e pandershme
d.m.th. kerkojne femra te virgjera (artificiale) dhe mundesisht te mrekullueshme ne sex
 

Mikela

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 4, 2009
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Përgjigje e: Nderi

hahaahahahahah jane gjyanh moj sdine jan te vegjel po he do mesojne :p:p prandja shkojne me goca te huja romune apo ku di une qe te mesojne experience me gocat shqiptare se skan shonce pa experience:p:p
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,725
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Nderi

Postet me lart e kane perqendruar ate qe mund te quhet mendim apo diskutim ne Nderin e Femres
"Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime themelore për nderin në kanun.
.........e per kete mendimi im eshte ky :
Kanuni ka vlerat e veta, po ama .....Per fat te keq prej ketej vjen rreziku kur Jeta qe s'ka Cmim,(eshte gjeja me e pacmueshme sepse vjen vec nje here), humb cdo vlere dhe njeriu iken per nje fjale goje nga kjo bote, nje jete shuhet e denuar vetem se ka guxuar me ndjenjen me sublime Dashurine....
Kjo kohe mendoj se ka perenduar por per fat te keq akoma ndodhin te tilla fenomene.Babi vret te bijen...por nuk e ben per nderin e tij, e ben se eshte posesiv, primitiv.
A mos valle kjo vrasje e nderon ate ?? Ku eshte nderi ketu?!!!!!!!!!!

Njeriu nuk jeton as per dy gisht nder (edhe pse eshte ne kuptim figurativ).Njeriu jeton jeten e tij qe ja ka falur natyra.Morali i tij eshte tjeter gje, pjese e personalitetit, karakterit, origjines, kultures, etj etj.
 

Jolene

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,776
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: Nderi

Prinderit nuk pranojne ta marrin kufomen e vajzes ta varrosin me nje pergjigje makabre, shtazarake: “Na ka korite fisin, t’a varrosin familjaret e te dashurit!!!” E dialogu mes dy familjeve nuk mbaron ketu: “Kemi hallin e djalit tone ( ai eshte i plagosur ne spital), vajzen merreni e varroseni vete!!!” Çdo gje jashte imagjinates, jashte kohes, jashte shekullit ne te cilin jetojme. Kufoma e vajzes pret e vetme ne spital, e abandonuar dhe nga prinderit qe e sollen ne jete per mekatin e vetem se dashuroi nje djale qe prinderit nuk e deshironin, sigurisht se nuk kishte shume para, vile apo nje pune te mire, e per kete aresye atyre nuk u pershtatej. Pas shume mundimeve vone, naten vone, trupi i vajzes terhiqet nga spitali e varroset. U mbyll çdo gje.
Vrasin te motren per Nder (6.12.2007)
Dibër, tre vëllezërit Buci kanë vrarë motrën 17 vjeç dhe të dashurin e saj teksa ndodheshin në shtrat. Ngjarja e paramenduar kohë më parë.
Si është e mundur vallë të ndodhin krime të tilla? Për çfarë “nderi” flasin autorët e kësaj masakre? Viktima të izolimit të tyre, viktima të injorancës së tyre. Një provë e dështimit tonë si shoqëri.

Nderkohe qe po lexoja kte pjese, nje fare sikleti me ka pershkruar trupin....

Nuk esht dicka qe se kam degjuar ose lexuar me pare sespe jam nga veriu vet dhe shume gjera i kam degjuar qe e vogel.

Per mendimin tim esht shume pa kuptim dhe nje extrem i vertet te vrasesh dike sepse dashuron dhe sepse ai person nuk i ploteson kushtet qe familja kerkon, nderkohe qe fjala vjen, do jem un ajo qe do vuaj ato pasoja ekonomike.
Ne ditet e sotme, nuk di ta pembledhesh me pak fjale kuptimin e fjales "NDER"
Pasi n.q.s behet fjale per femren, ku e kerkon nderin?? Ke nje goce qe shkon ne shkolle/konvikt dhe nxjerr fitimet duke fjetur me 10 cuna ne jave a ku di un ???
Ke nje grua e martuar, qe ka te pakten 2 dashnore qe i verdallisen gjith diten rreth shtepise si qent??? Apo ke meshkujt qe shkojne me te dashurat e shokeve, te ngacmojne me mashkull ne krah???

Ky esht realiteti.

Sa per zonen veriore, edhe ne fshatrat me te thella, gocat kan te dashur + qe nuk shkollohen tamam te shkretat ngelen edhe pa martuar pikerisht se merren neper goje, dhe quhen jo te ndershme edhe po u pane te flasin me nje cun.

Kjo nuk ndodh vetem ne shqiperi, edhe ktu ku jetoj un, ka ndodhur qe prinderit kan vrare gocen vetem se esht dashuruar me nje cun jo te fese tyre, ose ska pranuar te martohet me ate qe ata i kane sygjeruar.
 

ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,214
Pikët
63
Përgjigje e: Nderi

Fjala "Nder" ka konvencione te ndryshme ne raste te ndryshme. Varet se si kuptohet kjo. Nuk njihet ndonje virtyt qe quhet: "Nder". Ky diskutim rreth kanunit eshte i vjeter, por ne kete kanun me fjalen nder me shume presupozohet kuptimi te jesh "krenar", ku vrasja justifikohet, etj.
Kjo pastaj ka kaluar edhe me jeten e perditshme te shqiptarit ku konvencioni "nder" perdoret per ate cka mund t`i duket oportune cdo njeriu, pra nje term qe thjesht ngaterron. Me teper perdoret per te justifikuar vrasjet, rrahjet, ..etj.

E mira dhe e keqja jane te ndara dhe te percaktuara qarte. Fjala "nder" nuk ka pse te perdoret me sepse ajo realisht here perdoret per virtytin, here per vesin, here per te dyja. Per te qene ne rregull me veten me mire ta heqesh fare nga fjalori.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
600
Pikët
0
Përgjigje e: Nderi

Ah, e kisha harruar qe ne shqiptaret jemi njerzit me te ndershem ne bote, vetem se bota nuk e di dhe na mban per njerzit me te pandershem. :D

Ndersa po te jete per barabre ketu jemi te gjithe dakort, si ne dhe bota, qe jemi barbar!
 
Top