• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Kush nuk ëndërron që sinqerisht të dashurojë? Mirëpo, shumë femra nuk mund t’i qasen dashurisë dhe me këtë rast ato humbin shansin të jenë të lumtura. Kjo frikë mund të mposhtet. Në ç’mënyrë? Le të dominojnë ndjenjat brenda nesh dhe rreth nesh.
Dashurinë e dëshirojmë, e kërkojmë, madje edhe e arrijmë, por nganjëherë ajo edhe na ikën. Shtrohet pyetja përse frikësohemi? Po, sepse dashuria është fuqia e cila mund të na bëjë të lumtur, por mund të na shkaktojë edhe vuajtje të mëdha. Derisa e kërkojmë dashurinë e parë, shpeshherë përjetojmë përsëri ndjenjat të cilat i kemi pasur si fëmijë ndaj prindërve tanë. Femrat që kanë pasur fëmijëri të lumtur, do të jenë më të sigurta në vetvete. Disa të tjera që më parë do të jenë të gatshme të ballafaqohen me vështirësi. Me ndihmën tonë, do të mund të arrini të dini se a jeni edhe ju ndër ato femra që keni frikë nga dashuria dhe si mund ta mposhtni këtë frikë.

A frikësoheni nga dashuria?
Nganjëherë frika ndaj dashurisë është e shprehur qartë. Nuk ndjehesh mirë ndaj marrëdhënieve të dashurisë me personin tjetër, madje je e vetëdijshme se po frikësohesh dhe je e pasigurt. Por mund të ndodhë që të jetosh me besimin se me të vërtetë dëshiron të kesh dashuri në jetën tënde. Dashurohesh dhe dëshiron të jesh me të (me dashnorin). Por kurrë nuk ke fat. Gjithnjë të pëlqejnë djemtë e këqij. Nganjëherë ndodh që ta fillosh lidhjen, por diçka ndodh, bie fjala mosmirëkuptimi, grindja, karakteret e ndryshme etj. Kjo gjë gjithnjë përsëritet, por frika nga dashuria shpjegohet në mënyra të tjera. Disa femra trashen, të themi ashtu, pa vetëdije. Ky është një mekanizëm i tyre mbrojtës, i cili i mbron nga mundësia e marrëdhënieve intime. Ka femra, të cilat në mënyrë të pavetëdijshme shprehin besimin e tyre se nuk meritojnë të kenë lumturi, madje në mënyrat më të egra si: përdorin drogë, pinë alkool ose çojnë jetë të parregullt.



Nga rrjedh frika nga dashuria?
Frika nga dashuria në shumicën e rasteve rrjedh nga fëmijëria e hershme, nga marrëdhëniet me prindërit. Me prindërit i kalojmë ditët dhe momentet më të bukura të fëmijërisë dhe format më të ndërlidhura, sepse jemi të varur nga ta. Nëse marrëdhëniet me prindërit kanë qenë të mira, atëherë me siguri kemi mësuar se dashuria është burimi më i madh i lumturisë. Nëse nëna dhe babai kanë qenë krenarë me vajzën e tyre dhe kanë pasur kujdes të madh ndaj saj, atëherë pa kurrfarë frike presim që edhe të tjerët të na pranojnë duarhapur. Për fat të keq të gjithë nuk kanë pasur fëmijëri të lumtur. Prindërit e dikujt kanë qenë indiferentë, të larguar nga ndjenjat e fëmijëve të tyre dhe nuk i kanë kushtuar aspak rëndësi edukimit dhe afrimit të fëmijëve, në mënyrë që fëmija ta fitojë vetëbesimin. Disa fëmijë kanë ndjenjën se u duhet dashuria e dikujt me dëgjueshmërinë dhe sjelljet e tyre (të fëmijëve) të mira. Te disa fëmijë shfaqet frustrimi se nuk po ia arrijnë ta tërheqin vëmendjen e prindërve sado që fëmijët bëjnë përpjekje për ta fituar simpatinë te prindërit e tyre. Në fund, të themi se ka raste kur prindërit i rrahin dhe i maltretojnë vajzat e tyre në vend se t'u dalin krah. Këto femra përjetojnë trauma, etj. Pra, duhet ta pyesësh veten se çfarë ka qenë fëmijëria jote. A është për ty dashuria gëzim, freski ose kënaqësi, ose është diç për të cilën duhet të luftosh? Apo ndoshta është diçka e rrezikshme që gjithnjë është e lidhur me vuajtjet tua. Kur ta kuptosh se ku qëndron problemi, e ke bërë hapin e parë në luftën kundër frikës, e cila është pengesë për të pasur lumturi.

Si ta mposhtim frikën?
A është e mundur të mposhtet frika nga dashuria? Po, gjithsesi. Nëse është fjala vetëm për një frikësim të vogël, sepse ty po të ndodhë diçka e re në jetë, diçka e panjohur, do të kesh nevojë për më shumë trimëri, në mënyrë që të lirohesh pakëz dhe t'i përkushtohesh dashurisë. Mirëpo, nëse arsyet e frikës sate bazohen në ndonjë problem tëndin familjar të së kaluarës, ndoshta do të duhet më shumë kohë dhe durim. Nganjëherë nuk është e lehtë të kuptohen sjelljet personale destruktive pa ndihmën e dikujt. Këtë ndihmë mund ta japin shoqet tuaja të mira ose dikush tjetër nga të rriturit, të cilëve ti u beson, sepse janë me ty. Nëse përvojat tuaja nga e kaluara kanë lënë te ti gjurmë të thella, me këtë rast më së miri do të ishte të kërkosh psikoterapi profesionale. Është me rëndësi të kesh raport të mirë me vetveten, që të bindesh vetë se meriton të jesh e dashuruar.

Po nëse frika ka të bëjë me seksin?
Në fillim gati të gjithë pak a shumë frikësohen, sepse kemi të bëjmë me një përvojë krejtësisht të re. Dashuria trupore në vete ka një fuqi e cila mund të jetë fantastike, por edhe mund të na frikësojë. Nëse është ashtu, atëherë nuk është edhe lehtë të lirohemi plotësisht nga frika. Dashuria trupore kërkon nga femra të jetë "lakuriqe" para partnerit të saj, por këtu nuk nënkuptojmë vetëm aspektin fizik. Kjo do të thotë se duhet t'i lëmë anash të gjitha maskat dhe të lirohemi, në mënyrë që nga femra të dalë çdo gjë që është në të, madje edhe ndjenjat më të thella. Është e vërtetë se e gjithë kjo paksa na frikëson. Në mënyrë të pashmangshme e gjithë kjo do të jetë edhe më e vështirë nëse në fëmijëri kemi përjetuar shqetësime e brenga ose nëse përvojat e para seksuale nuk i kanë përmbushur parashikimet tona. Mendo që zbulimi i seksualitetit dhe mundësia e lirimit nga frika për të pasur marrëdhënie intime, të gjitha këto janë të nevojshme të mësohen dhe të përmirësohen vazhdimisht. Frika dhe hamendja para marrëdhënies seksuale janë normale te femrat e reja. Me kohë këto zbraztësi do të arrish t'i eliminosh dhe më në fund do të triumfosh në këtë drejtim. Nëse ke frikë të madhe, nëse mendon se problemi yt është më i madh, është më së miri t'i drejtohesh psikologut, i cili mund të të ofrojë ndihmë profesionale.



Frika në shtrat
Kur është fjala për seksin, frikësimet e shumta janë si pasojë e papërvojës, prandaj është lehtë edhe të zgjidhen këto probleme. Ja disa shembuj:

Frika nga hera e parë
Kemi të bëjmë me frikën nga dhembjet dhe derdhja e gjakut. Dhembje me të vërtetë femra ka pak, nganjëherë aspak. Nëse femra ka dhembje të mëdha, kjo do të thotë se ajo nuk është lëshuar sa duhet, d.m.th. nuk është liruar nga frika, përkatësisht ajo nuk është e gatshme për një intimitet të tillë. Sa i përket gjakderdhjes, ajo mund të jetë minimale, madje shpeshherë edhe s'ka fare gjakderdhje.

Frika nga shtatzënësia
Duhet të këshillohesh mirë me gjinekologun rreth barnave kontraceptive, në mënyrë që sa më mirë të mbrohesh nga shtatzënësia.

Frika nga sëmundja
Duhet të sillesh mirë dhe me pjekuri të plotë, duhet të përdorësh prezervativa, në mënyrë që të jesh e qetë.

Frika se nuk je mjaft e mirë
Të gjitha femrat kanë frikë se nuk janë mjaft tërheqëse si lakuriqe, se mos u shihen të gjitha të metat e tyre trupore. Duhet të bëhesh ajo që je, injoroje papërvojën. Nëse ai të do, dije se je duke i pëlqyer.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

Epo nuk thone kot qe femra jan frikacake. :D
 

E_PAKAPSHME

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 4, 2010
Postime
283
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

edhe une frikesohem shume nga dashuria
 

Le Chiffre

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 4, 2010
Postime
141
Pikët
0
Vendndodhja
Tirona - ku tjeter!
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

A frikësoheni nga dashuria?
...Frika nga dashuria në shumicën e rasteve rrjedh nga fëmijëria e hershme, nga marrëdhëniet me prindërit....
Kete besoj e ke perkthyer pa i dhene shume kuptim. Po mendimi jot personal ky eshte?
Ne skemi frike nga dashuria, aq me shume prej prinderve tane. Dashuria nuk ka lindur nga prinderit, por nga krijuesi...nepermjet saj shndrit jeta dhe seksi eshte vetem nje moment shume sublim, qe per ta pagezuar me kete emer krijuesi i ka dhene edhe kenqesine e shijimit te saj.
Problemi i gjithe eshte se krijuesi i ka dhene njeriut edhe trurin, keshtuqe te dish te zgjedhesh ke te duash, dhe me e rendesishmja te jesh njemije per mije i/e sigurte per ate qe dashuron eshte e gjithe ceshtja!

Frika nga hera e parë
Kemi të bëjmë me frikën nga dhembjet dhe derdhja e gjakut...

Frika nga shtatzënësia
Duhet të këshillohesh mirë me gjinekologun rreth barnave kontraceptive...

Frika nga sëmundja
Duhet të sillesh mirë dhe me pjekuri të plotë,...

Frika se nuk je mjaft e mirë
Të gjitha femrat kanë frikë se nuk janë mjaft tërheqëse si lakuriqe...
1- Ska kuptim te kesh frike nga hera e pare si akt biologjik, sepse humb gjak... Kjo nuk eshte nje mekanizem qe mesohet as ne shkolle as ne familje, kjo eshte nje ndjesi qe krijuesi e ka futur ne dosjerin e trurit qe te dale ne moshe te caktuar, dhe mesohet pa shume teori.
2- Nga shtatezania.
Sigurisht qe cdo hap ne dashuri ka rendesine e vet. Vetem kjo eshte rendesia e frikes nga htatezania. Nese mendoni qe martesa eshte sublime, atehere duhet ti permbaheni mesimit te bibles per rendesine e heres se pare. Sa per barnat kontraceptive, kjo eshte shkaterrimi me i madh i shume femrave, jo vetem qe i futin ato ne rrugen e fajit...por fatkeqesisht nej mase e madhe e tyre edhe ne pastrimin klinik...
3- Nga semundja...
Cfar kuptimi do te kishte po te dashuroje dike dhe te kishe frike nga semundja? Cfar eshte kjo, perralle me ujkun dhe kecat?
4- ...nga lakuriqesia...
nese e dahuroj nje femer, nuk besoj qe e dua ate per trupin e bukur (fakt), as per lajkat dhe sa lozanjare eshte...jo sa te bukura dhe te rrumbullakta i ka tiparet e trupit... ajo qe une dua eshte me e bukura ne bote (pa asnje dyshim) sepse e dua une! Ajo eshte me e hijshmja ne bote sepse te tille e shikoj une, ajo eshte me lozanjrja ne bote sepse keshtu e dahuroj une...por ajo eshte mbi gjithkend ne bote...sepse eshte shume e llogjikshme!
Jo te gjithe djemt i duan vajzat vetem per hijet e tyre...virtyti i femres vjen nga lart...i mashkullit shpesh nga poshte (me falni nese nuk eshte me vend krahasimi).
Ajo qe une dua...ndjehet princeshe! Nuk besoj se do te kishte ne kete bote ta trajtonte ate sic e trajtoj une - me respekt, sepse une respektoj jeten perpara dashurise! Une e dashuroj ate sepse dua jeten perpara kenqesise!
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

Dashuria vjen ne nje forme te mshefte, pa kembana, pa ngjyra, eshte nje forme krejt e panjohur...si mund te frikesohesh nga nje gje qe nuk e di a egziston apo jo? Prezencen e saj e ben te ditur vetem pas vendosjes se flamurit ne zemren tende. Eshte teper vone te frikesohesh nga ardhja e saj kur ajo eshte already in! All you have to do is just to work around Love! Make deals with her - Get to know her - Try your best!

Improvizo - the only solution!
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

Mos u frikesoni nga dashuria
Merni shembull goca nga kjo vogelushe:)

Mësime dashurie nga një vogëlush. I duruari, i fituari…

Video e mëposhtme do t’ju bëjë shumë përshtypje.

Një fëmijë i vogël këmbëngul për t’u shoqëruar me një bashkëmoshatare të tij, edhe pse ajo e refuzon…
Por vogëlushi nuk dorëzohet kollaj.

http://www.youtube.com/watch?v=xvuHrcYYaUU&feature=player_embedded
 

Marya

V.I.P
Anëtar
Mar 31, 2011
Postime
12,801
Pikët
113
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

Sa me pelqeu kjo vidjoja, vajza ime eshte me keq se ky cuni dhe kap zezaqer e i puth, tani nisen hallet per maryen``11````11``
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

Sa me pelqeu kjo vidjoja, vajza ime eshte me keq se ky cuni dhe kap zezaqer e i puth, tani nisen hallet per maryen``11````11``
HAHHAHHAHA
hajd se kur te riten ato "capkenet" BEHEN ME TE MIRA ME TE URTA
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

Sa me pelqeu kjo vidjoja, vajza ime eshte me keq se ky cuni dhe kap zezaqer e i puth, tani nisen hallet per maryen``11````11``
Trust me, believe me, kur jane "qarramane" ne femijeri, ata behen flori kur rriten, jashtezakonisht te mire dhe especially lidhen shume me mamane. 2 vjec eshte kufiri. Ata qe jane te urte perpara kesaj moshe shperthejne me vone. Kur te rriten s'ke c'u ben me, tani cdo gje ju behet hallall.
 

Marya

V.I.P
Anëtar
Mar 31, 2011
Postime
12,801
Pikët
113
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

Femijet nuk kane instinkte seksuale , por si shpjegohet qe te vegjel i terheq seksi i kundert,pse nuk kap nje vajze vajze, apo nje djale djale per ta puthur?
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

Per shijet seksuale , tani skuptojn vertet ndoshta ça duan ekzakt , ama ne kte faze nis zanafilla ..pastaj varet rrethanat ku rriten edhe jetojn .
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,257
Pikët
113
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

..duhet t'i frikësoheni Vetmisë,
Pikerisht se njerezit i frikesohen vetmise, kjo eshte arsyeja qe i frikesohen dites qe mund te humbasin dashurine. Per kete arsye kane frike te dashurojne: "Frika se nje dite do e humbasin".
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

Dashuria ka shume pak te bej me pasigurine seksuale apo cfare ishte permendur lart, per mua.
Une jam shume e sigurte tek vetja nga ana seksuale, sentimentale dhe intelektuale :) dhe ne dashuri jam shume, po shume e terhequr.
Nese nje femer eshte e zgjuar, mendoj une, rralle fal ndjenja lehte.
Mendoj se frika paresore vjen nga mosbesimi tek tjetri.
Nje njeri qe te do, nuk do te kuptoje kurre plotesisht, por do mundohet te te beje te jesh vetja apo te ndjehesh e sigurte.
Nuk mendoj se para nje sjelljeje te tille nje femer do ndjehej keq.
Ceshtja eshte: kur nje femer ndjehet e pasigurte dhe eshte "ne dore" te nje partneri i cili nuk eshte i dashuruar, por kerkon vetem seks prej saj, si duhet ta mposhte pasigurine nese partneri ne çeshtje i pelqen??
 

Persona

:)
Anëtar
Jan 31, 2012
Postime
17,861
Pikët
113
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

te kesh frike nga dashuria eshte si te thuash une kam frike nga buka apo uji...
 

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
6,076
Pikët
113
Përgjigje e: Ndihmë: frikësohem nga dashuria!

te kesh frike nga dashuria eshte si te thuash une kam frike nga buka apo uji...
Shume e thelle kjo, keshtu mund te mendonte vetem Lasgushi :d
 

Iluzionisti

V.I.P
Anëtar
Jan 9, 2020
Postime
2,196
Pikët
113
Receta e dashurise, cokollate fondente dhe nje masturbim, dhe kimia u kry.....opsss ??
 
Top