• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ndikimi i kur'anit ne botë

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Falënderojmë All-llahun dhe e lartësojmë Atë, që e krijoi njeriun dhe i fali dhunti të panumërta dhe i mësoi atë që nuk dinte. Neve muslimanëve, Zoti ynë na ka nderuar me më të mirin e librave te shpallur, siç na ka nderuar me më të mirin pejgamber të dërguar, sikurse thotë n Kur'an: "A nuk e kuptoni se ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj" (El-Enbija :10).

Paqja dhe mëshira e shpëtimit qofshin për atë ,që si mrekulli pati Kur'anin, që morali i tij ishte Kur'ani, që brengën e shpirtit ia largoi vetëm Kur'ani.

Ne muslimanët jemi të vetmit që kemi ne duart tona dokumentin qiellor në të cilin fjalët e fundit të ardhura për udhëzimin e njerëzimit, janë të ruajtura nga çdo ndryshim e shtrembërim, qoftë në shprehje apo kuptim, sepse Allllahu xh.sh e mori përsipër ta ruajë këtë libër, duke mos ngarkuar askënd, siç thotë në Kur'an: " Ne me madhërinë tonë e shpallëm Kur'anin dhe ne gjithsesi jemi mbrojtës te tij" (El-Hixhr: 9)
All-llahu xh.sh e shpalli Kur'anin, që ta orientojë njerëzimin drejt qëllimit më të lart e drejt rrugës më të qartë. Ai thotë: " Është e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërtetë..." (El-Isra :9). Vargjet e tij shpjegohen, komentohen si dhe këndohen. Kur'ani është një libër madhështor, nëpërmjet të të cilit njeriut i ndryshohet morali, i pastrohet shpirti si dhe ka aftësinë të zbusë zemrat jo vetëm të besimtarëve, por edhe të jobesimtarëve. Shembull për këtë e kemi rastin e Omerit r.a, i cili me dëgjimin e leximit të Kur'anit nga motra e tij e pranoi Islamin. Kjo ishte realizim i lutjes së Pejgamberit a.s i cili u lut që Omeri r.a, ta pranojë Islamin, që ai të ndihmojë në forcimin dhe përhapjen e Fesë Islame, si dhe në shpëtimin e njerëzve nga dënimi.

Pra këtu shihet si Kur'ani ndikoi te Omeri r.a. dhe nga një njeri shumë agresiv, u bë një njeri i butë, zemra e tij, prej një zemre të ngurtë, u be një zemër ledhatuese. Omeri r.a, gjithmonë e ndiqte Pejgamberin a.s. Një ditë ai e dëgjoi Pejgamberin a.s duke lexuar Kur'an. Tregon vetë Omeri r.a: "Teksa dëgjoja, po mendoja në vete se këto fjalë, që po i lexon, janë të ngjashme me vjershat. Në atë moment Muhammedi a.s. po lexonte: "Ato nuk janë fjalë vjershëtari, të paktën jeni ju që besoni!" (El-Hakka: 41) Atëherë mendova, janë fjalë të një fallxhori. Në atë çast dëgjova se Muhammedi a.s lexonte: "As fjalë të një fallxhori, të paktën jeni ju që kujtoheni!" (El-Hakka: 42). "Atëherë pyeta veten çfarë është kjo?" dhe në çast e dëgjova të lexojë:"Është shpallje nga Zoti I botërave!"(El-Hakka: 43). Kur dëgjova këtë m'u drodh trupi dhe filloi të më bëjë më shumë përshtypje Islami.

Kur'ani nuk ndikoi vetëm te një individ, por ai pati ndikim të madh edhe në shoqërinë arabe, e cila para ardhjes së Kur'anit besonte në idhuj të ndryshëm. Ata ishin shmangur krejtësisht nga besimi dhe adhurimi i drejtë. Më tepër I përmbaheshin traditës dhe zakoneve te tyre se sa anës fetare. Ata I adhuronin idhujt që i bënin nga hurmat, drunjtë dhe gurët e ndryshëm. Secili fis kishte idhullin e vet. Kështu numri i idhujve rreth Qabes kishte arritur mbi 300. Përveç kësaj, kishin edhe disa tradita dhe vese te këqija jonjerëzore. Siç ishin: pirja e alkoolit, bixhozi, plaçkitja, prostitucioni,shitja e skllevërve e mbi të gjitha, dukuria\më e tmerrshme ishte varrosja e foshnjave të gjinisë femërore për së gjalli. Me ardhjen e Kur'anit i cili përmban fakte bindëse shumë fise arabe dalë ngadalë pranonin Islamin. Dikush duke e dëgjuar Kur'anin i zbutej zemra, po në atë çast e pranonte Islamin, poashtu kishte njerëz me personalitet të madh, të cilët e pranonin Islamin dhe pastaj i gjithë populli, tek i cili e ai gëzonte autoritet, nga ndershmëria e tij e pranonin Islamin. Pra edhe këtu shihet qartë se si Kur'ani ndryshoi shumë shoqëri arabe dhe shpëtuan nga dënimi I All-llahut xh.sh. Çdo ditë jemi dëshmitarë se si Kur'ani me ajetet e tij të cilat janë fakte bindëse, ndriçon vende të reja dhe Islami përhapet edhe në vise ku më parë nuk ka pasur muslimanë.

Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Zoti zbriti Kur'anin për ta udhëzuar njerëzimin në rrugën e drejtë. Që nga dita e zbritjes së tij e deri në Ditën e Gjykimit, ky libër i Shenjtë do të mbetet
udhëzues i vetëm për njerëzimin. Stili i paarritshëm gjuhësor dhe urtësia e përkryer që ndeshen në Kur'an janë një provë e qartë e burimit hyjnor të këtij libri. Por evidencat që provojnë saktësinë e Kur'anit nuk mbarojnë me kaq: një nga këto evidenca është përmendja e një numri faktesh shkencore që janë zbuluar vetëm në saje të teknologjisë së shekullit XX, ndërkohë që Kur'ani ka zbritur rreth 1400 vjet më parë. Sigurisht që këto fakte, as që mund të imagjinoheshin në kohën e zbritjes së Kur'anit, gjë që e thekson akoma më tepër burimin hyjnor të Tij, gjë që bën këtë ndikim tejet natyror.

Ndikimi i Kur'anit do të vërehet edhe në kohët e ardhshme, atëherë kur shkenca dhe mendja do të avancohet më shumë, atëherë kur horizontet do të hapen dhe të qartësohen më tepër. Sikur që ai ka ndikuar në zhvillimin e të menduarit të njeriut në kohët kur nukçmohej njeriu, pra në shek.e VI, ai gjithsesi, përsëri, ka forcën që të ndikojë edhe te njeriu i kohëve të sodit, i cili e ka humbur vetveten në materializëm dhe injorancë shpirtërore.
 
Top