• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ne fillim ishte perkthimi (III)

Tannhauser

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 4, 2013
Postime
20
Pikët
3
Nuk kisha ndërmend ta vazhdoja këtë temë sepse mendoja se i kisha thënë ato që desha të them, edhe pse në formë përmbledhëse, por, një koment në lidhje me botimin e Dhjatës së Vjetër që po i vjen lexuesit në shqip për herë të parë (vitin tjetër) në përkthim nga origjinali më tërhoqi vëmendjen. Në dy shkrimet e mëparshme i lashë mënjanë problemet që lidhen me përkthimin e Dhjatës së Vjetër për dy arsye kryesore. Arsyeja e parë është se përkthimet në shqip që qarkullojnë deri tani janë bërë nga gjuha angleze (për këtë shkrim u bazova në tekstin e bible.com/sq) , pra janë përkthim i një përkthimi, dhe, arsyeja e dytë është se në botëkuptimin e krishterë ana doktrinore e Dhjatës së Vjetër është tashmë e shfuqizuar. Kështu që nuk ka të njëjtën rëndësi një gabim përkthimi për një ligj që nuk është në fuqi me një ligj që është në fuqi.

Shfuqizimi i Dhjatës së Vjetër, dhe lidhja e një kontrate të re me njeriun lejoi madje nga ana e Zotit që të humbasin jo thjesht vargje apo pjesë të tekstit nga Dhjata e Vjetër por mbase edhe libra të tërë. Kjo duket në shkrimet e Etërve të Kishës, sidomos në komentet e tyre për Ungjijtë por duket qartë edhe në disa hendeqe historikë apo kuptimorë që kanë disa nga librat e Dhjatës së Vjetër. Një pasazh i tillë i famshëm që tregon një pjesë të humbur është ai i Mateut 2,23 “dhe u vendos në një qytet të quajtur Nazaret, që të përmbushej thënia e profetëve: «Do të quhet nazaretas»”. Mirëpo kjo thënie e profetëve nuk gjendet në asnjë libër të Dhjatës së Vjetër. Për më tepër mbi pasazhin, këto libra dhe për arsyen e humbjes së tyre shih veprat e Joan Gojartit, Homiliae in Matthaeum, 9,4 [= PG 57,180d -181a].

Meqë jemi tek ky pasazh i mësipërm, interesant është fakti se Hieronimi te vepra e vet De viris illustribus, për jetën e Mateut si burim ka parasysh përveç Eusebit (nga i cili në vepër merr rreth 70% të informacioneve) edhe një ungjill apokrif që qarkullonte në hebraishte të cilin ai vetë e konsideron si origjinalin, madje autograf të Mateut. Që është origjinali, sipas Hieronimit, kjo duket nga fakti se autori citon nga teksti hebraik dhe jo nga shtatëdhjetë përkthyesit, dhe ka edhe dy pasazhet (e humbura) “Do të quhet nazaretas” dhe “Kur Izraeli ishte fëmijë, unë e desha dhe nga Egjipti thirra birin tim” (Hieron., De viris illustribus, 3). Dy lajthitje këtu nga doktori i kishës; një logjike dhe një e faktologjike. Nëse teksti ishte në hebraishte atëherë pse Mateu duhet të citonte nga përkthimi grek i Septuagintës? Dhe pasazhi Kur Izraeli ishte fëmijë, unë e desha dhe nga Egjipti thirra birin tim (Mat, 2,15) nuk ka humbur, ai gjendet tek libri Osea 11,1 i Dhjatës së Vjetër. Këto nuk janë veçse dëshira të Hieronimit i cili në të gjithë veprën e tij polemizon ashpër me Septuagintën natyrisht për të ngritur përkthimin e vet, dhe me këto më lartë kërkon të thotë se përkthimi grek ishte i mangët.

Kthehemi prapë tek përkthimi shqip i cili siç thuhet nga Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë do jetë një përkthim nga “origjinali” hebraisht [1]. Nuk është e vendit të zgjatemi këtu mbi traditën e tekstit hebraik dhe çfarë ndodhi me të, apo sa i ndikuar është vetë teksti masoretik nga Septuaginta por shkurtimisht nuk është ndonjë hata e madhe, madje as për botën protestante e cila nxjerr puçrra bie fjala për tekstin e Septuagintës pse jo edhe të Vulgatës, të themi se më afër origjinalit të Dhjatës së Vjetër është teksti grek dhe jo ai masoretik.

Septuaginta, jo thjesht u përpilua si përkthim nga filologët më të mirë të kohës së vet, jo thjesht është teksti që përdorte për një kohë të gjatë diaspora Izraelite, por si vepër u konceptua dhe u ideua nga Dhimitri Falireu, një nxënës i Aristotelit dhe i Teofrastit, patroni i Bibliotekës së Aleksandrisë, një nga njerëzit më të shquar të lashtësisë (për jetën e tij jep informacione Diogen Laerti, 5,81, kurse disa fragmente nga veprat e tij gjenden në Fragmenta Historicorum Graecorum, 2,362-6). Natyrisht edhe teksti i Septuagintës pësoi dëme të mëdha, sidomos nga ndërhyrjet e Origenit me hexapla-të e tij, përpunimet e tij kritike të cilat i ndërmori aty rreth viteve 240 kur pa se teksti i Septuagintës dhe teksti hebraik i ditëve të tij kishin diferenca shumë të mëdha midis tyre. Nga krahasimi që bëri midis dy teksteve nxori përfundimin se teksti hebraik ishte ai origjinal dhe kështu përshtati në shumë pjesë Septuagintën. Në këtë mënyrë u kthye në heretikun më të madh që kaloi kurrë nga krishterimi, pasi në kundërshtim me heretikët e tjerë që vetëm gabuan në interpretimin e tekstit, Origeni, ndërhyri në tekst, dhe në këtë mënyrë asnjeri në të ardhmen nuk mund të interpretojë drejt. Jo rastësisht nga Koncili i V Ekumenik mban anatemën e përhershme të Kishës.

Brenda një shekulli teksti heksaplik i Origenit zëvendësoi tekstin fillestar të Septuagintës i cili sot konsiderohet i humbur dhe mbijeton në ndonjë citim nga Etërit që kanë shkruar para Origenit. Natyrisht nuk kanë të gjitha librat të njëjtën nivel ndërhyrjeje e redaktimi. Librat që u prekën më shumë janë ato të Numrave, Jobi, Kantiku i Kantikëve, etj. kurse më pak ndërhyrje kishte libri i Psalmeve të cilin të krishterët e hershëm e recitonin pothuajse të plotë përmendësh.

Një ndërhyrje të tillë të Origenit do paraqes më poshtë, e cila nuk ka kaq interes nga ana doktrinore, por ka nga ana historike e gjuhësore. Tregon sidomos ndikimin që ka patur Septuaginta tek teksti masoretik (ai që hiqet si “origjinali” i sotëm) por edhe gafat e përkthyesve dhe të interpretuesve. Në një mënyrë është edhe një sprovë për përkthimin e ri që po përgatitet për Dhjatën e Vjetër. Shpresoj të paktën të na lexojnë.

“Në Samari ra një zi e madhe; rrethimi i sirëve qe aq i fortë sa një kokë gomari shitej tetëdhjetë sikla argjendi dhe një çerek kabi glasash pëllumbi pesë sikla argjendi” (2 Mbret, 6,25).

Glasa pëllumbi? Seriozisht? Kaq e madhe ishte zia pra sa njerëzit hanin glasa pëllumbash? Të shikojmë pak ç ‘behet në përkthimet e tjera, anglisht dove’s dung, gjermanisht, Handvoll Taubenmist, Vulgata (latinisht) stercoris columbarum, italisht sterco di colombi, Septuaginta (greqisht), κόπρου περιστερών (glasa pëllumbash), teksti masoretik, chri iunim (jashtëqitje pëllumbash). Pra, sipas këtyre përkthimeve dhe “origjinalit” kishte rënë kaq zi e madhe saqë njerëzit hanin jo thjesht glasa pëllumbash, por i blinin ato! Pas përkthyesve, teologë e interpretues të Biblës, historianë etj. shpjegonin se po kështu ishte; njëri thoshte se ishte diçka e ëmbël, tjetri thoshte se e përdornin si kripë, të tjerë e lexonin si alegori, gjer sa erdhi një botanist (Linnaeus) edhe tha se nuk është glasë pëllumbi, është bimë, ajo që grekët quanin ορνιθόγαλον.

Dhe në fakt kështu është, kemi të bëjmë me bimën ornithogalum < gr. ορνιθόγαλον që në greqisht do të thotë “qumësht i shpendëve” // “glasa e shpendëve” se ashtu ngjan fara asaj bime. Me këtë emër përmendet p.sh. nga botanisti grek Dioskuridi (2,144), nga Plini (Historia Naturalis, 21,102) etj. Ky emërtim duhet të ishte në tekstin fillestar të Septuagintës. Duke mos ditur këtë emërtim të bimës, rabini Akiva kur përgatiste tekstin masoretik, e përktheu fjalë për fjalë termin e greqishtes duke i ndryshuar krejt kuptimin. Këto emërtime popullore të bimëve natyrisht nuk janë vetëm fenomene të greqishtes. Është sikur të lexojë dikush në shqip luleshtrydhe dhe të përkthej në anglisht flower squeeze!

Pas glasave le të shikojmë cili është babai i mushkës.

Në tekstin grek të Biblës përmenden kali, 148 herë në Dhjatën e Vjetër dhe 17 në Dhjatën e Re, gomari, 113 herë në Dhjatën e Vjetër dhe 7 herë në Dhjatën e Re dhe, gomari i egër, 22 herë nga të cilat 20 herë me emrin ημίονος (Equus hemionus hemippus) dhe 2 herë me emrin όναγρος (onagër, Equus hemionus). Asnjëherë mushka. As në Dhjatën e Vjetër as në Dhjatën e Re.

Kjo racë e gomarit të egër apo siç quhet ndryshe gomari sirian njihet nga grekët me emrin ημίονος që nga epoka e Homerit (Iliada, 2,852; 7,333), i cili mushkën e quan ουρήας (Iliada 1,50; 24,702; 24,716 etj.). Po ashtu Aristoteli, quan gjithmonë gomarin sirian me emrin ημίονος, për të cilin shkruan se jeton në Siri dhe në Fenikë edhe është kafshë që pjell (Hist. Anim. 1,6; 7,24) dhe me emrin ορείς quan mushkat e lindura nga pela kurse me emrin γίννος quan mushkën të lindur nga gomarica (greqishtja e bën këtë dallim ashtu siç e bën edhe latinishtja e cila ka emrat përkatëse mula dhe burdo).

Po teksti në shqip?

“Plagë e ngjashme me tjetrën do të jetë plaga që do të godasë kuajt, mushkat, devetë, gomarët dhe të gjitha kafshët që do të ndodhen në ato fushime” (Zakaria, 14,15).

“dhe do t’i kthejnë tërë vëllezërit tuaj nga të gjitha kombet si një ofertë Zotit, mbi kuaj, mbi qerre, mbi bartina, mbi mushka dhe mbi gamile të reja te mali im i shenjtë i Jeruzalemit”, thotë Zoti, “ashtu si bijtë e Izraelit çojnë një ofertë në një enë të pastër në shtëpinë e Zotit. (Isaia, 66,20)” (Isaia, 66,20).

Në pasazhet e mësipërme, ashtu si edhe në vende të tjera, atje që greqishtja ka qartë e bukur ashtu siç duhet ta kishte edhe origjinali hebraik, fjalën që përshkruan gomarin e egër apo gomarin sirian, shqipja, si edhe gjuhët e tjera që bazohen në traditën masoretike, gabon e përkthen mushkë. Le të presim sa mushka do gjejë përkthimi i ri i Shoqërisë Ndërkonfesionale në Bibël!

“Dhe ai e trajtoi mirë Abramin për shkak të saj. Kështu Abramit i dhanë dele, buaj, gomarë, shërbyes, shërbyese, gomarica dhe deve.” (Zanafilla, 12,16).

Edhe gomarë edhe gomarica në të njëjtën fjali? Natyrisht jo. Sepse origjinali ka gomarin sirian e cila është një specie krejt ndryshe nga gomari i thjeshtë.

“καὶ τῷ ῞Αβραμ εὖ ἐχρήσαντο δι᾿ αὐτήν, καὶ ἐγένοντο αὐτῷ πρόβατα καὶ μόσχοι καὶ ὄνοι καὶ παῖδες καὶ παιδίσκαι καὶ ἡμίονοι καὶ κάμηλοι.”

Çfarë ndodhi këtu? Në dorëshkrimet e greqishtes, për arsye kursimi kohe, përdoren shumë shkurtime paleografike, sidomos për emrat e shenjta (nomina sacra), parafjalë, dhe pjesëza të fjalëve apo fjalive që përdoren shpesh. Një shkurtim i tillë i përket edhe pjesës ημί– që ka kuptim gjysmë-. Natyrisht teksti në greqishten e Septuagintës nuk ka ndonjë paqartësi. Problemi fillon me tekstin masoretik i cili ripërkthen greqishten dhe duke mos dalluar se janë dy fjalë të ndryshme, όνος dhe ημίονος, sepse fjala e dytë shkruhet e shkurtuar dhe përmban pjesën όνος (pra do dukej si diçka e tillë ΟΝΟΣ dhe ¥ΟΝΟΣ) gjen në tekst një gomar edhe një gomaricë! Ky gabim duket më qartë tek pasazhi i 1 Samuelit 21,7 ku teksti grek ka ημιόνους kurse ai masoretik dhe derivatet e tij ka kryebari!

Dhashë më sipër dy shembuj, jo me karakter apo interes teologjik, por një botanik dhe një zoologjik për të treguar sesi përkthimet e gabuara ndryshojnë kuptimin e tekstit por prodhojnë nonsense apo gjëra të paqena.

Tani, u ngelet përkthyesve të tregojnë seriozitetin e duhur dhe të lenë jashtë tekstit glasa edhe mushka.

Bazuar ne http://www.respublica.al/2019/08/21/vjen-në-shqip-bibla-e-përkthyer-nga-origjinali-hebraisht
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
8,966
Pikët
113
όναγρος ~ónagros, “wild ass” -ne 'Greqishten' e 'lashte'.

  • Eger
- ne Shqipen e Derivuar vetem 4 germa per te shprehur epitetin s ekemi te bejme me nje krijese te eger; dhe ajo mund te jete gomar, qen ose njeri. Po ja qe Greqishtja ja ngjit nje ONOS ne krye dhe i del gomar i eger. Ky Onosi.gr. fjale gereke, nuk jeton e pavarus, ja do shoqerohet me me 'eger' ja me 'gjysme" per te prodhuar produkte unike te gomarit. [shiko me poshte]

ημίονος - ημί- (imí-, “half”) +‎ όνος (ónos, “donkey”)
  • Mini, Miu, Mic, Kicmic, Mince.fr, - te tera tregojne 'vogelsi' de minimus!

Por jo, Greqishtja origjinale e ka 'Gjysme'. edhe kjo nje fjale qe nuk ekziston kurrkund ne leksikun e greqishtes se sotme.
Qe te bie shkurt muhabetit te Muskas (mushkave~ Muzakes), gomereve dhe kuajve; deri ne kohen e Dionisit gomari perdorej per t'i hipur ne shpine. Me Apollon, kali behet kafshe luftarake dhe bartese.

Qumesht breshkash dhe zogjsh, tartabiqesh jane krijesat e Greqise fallso, pasi edhe ti ne ate pjese te vogel te jetes tende kur ke rene ne kontakt me shqipen, nuk mund te mos e kesh degjuar shprehjen se: "Po kerkon qumesht dallandyshesh". Tere librat biblike jane lexime te pasazheve te hershme; te cilat ne dac ne Izrael e ne dac ne Greqine mesjetare; idealizojne Apollon dhe nenen e tij si Jesus dhe Maria.
 
Last edited:

Ajnej

Restaurator Orbis
Staff member
Anëtar
Jul 24, 2011
Postime
3,182
Pikët
63
Vendndodhja
Dardania Parva
"Është sikur të lexojë dikush në shqip luleshtrydhe dhe të përkthej në anglisht flower squeeze!"

Sa ironi e dhembshme dhe e hidhur kjo...

kur ne dijme fare mire qe "luleshtrydhe" nuk eshte ship fare, kjo shprehje krejtesisht e panjohur per shqiptaret etnik eshte nje gjoja-perkthim malokien i cobanit gjysemanalfabet i cili mori fjalen angleze "strawberry" te cilen e analizoi si [ straw+berry ] duke i mveshur fjales "berry" emrin e pershtatur "lule", ndersa pjeses 'straw' (ne stilin": fletfustani i zi, per "flesh for fantasy") me paftyresi zdrali i nguli fjalen "shtrydh".

Shqip ky emer eshte dredhez. Cabej e perafron si diferenciat i nocionit "dregez"; dregezat jane ato rreshket \ koret e lekures se gjakut te mpiksur qe mbrojne varren deri sa te sherohet plotesisht, pastaj shkeputen sikur dredheza e pjekur \ pikur vet.

Kesisoji It.: fragole si dhe Gr.: φράουλες i rrijne shume me afer Dredhezes shqipe se invencionit cobanesk luleshtrydhe. Sepse { Frag~ }, diverenciat [ Vrrag\ë,a ] < Vra ( lendim i nxire apo i mavijosur) si alternative e dregezes qe ka krijuar plaga e sheruar i takojne te njejtes familje kuptimore. D're prej te parregulltes ra; nenkupton gje qe bie vetvetiu ku [d] operacionale eshte dasë; semë me kuptim c'ngjites.

*********************

lol
/glossa pellumash/ e jo pulash cdo injorant duhet ta dije se behet fjale per:

LETRA KORRESPONDENCASH

GLOSA eshte emer i tejkaluar apo vjetersuar i shkronjave; atebote hieratike; dmth nje simbol fjale, nje kuptim i tere, nje logos, qe tashi biente ndesh me shkrimet fonetike qe me nuk behehsin ne rrasa guri me relief te ngritur (sepse dilte teper shtrenjte ) por gervishteshin shpejt e shpejte ne cfaredo siperfaqe, andaj germa, ndersa Glos, si fjale e si kuptim mbeti te shenjoj burimin e tyre - referencen e glosave nga te cilat eshte deshirfruar germariumi lecites.
Ndersa cdo qe qe lidhet me shkrimin eshte organikisht e lidhur me Zogjet, njuk ke si i fut peshkun ne kete gistrio. Bekim Bacaj© (1988 )

p.s.: ishe zgjatur me shkrimin kerkoj ndjese qe pertova ta lexoj te terin.
 

Mollos

Anëtar
Anëtar
Jun 25, 2013
Postime
96
Pikët
18
ημίονος - ημί- (imí-, “half”) +‎ όνος (ónos, “donkey”)
  • Mini, Miu, Mic, Kicmic, Mince.fr, - te tera tregojne 'vogelsi' de minimus!
Nuk futet rrenja e shqipes mi- qe jep imte, mic,mit,mec,micerr etj. `i vogel`ketu.Shiko renditjen me poshte:

ἠμί
hemis
demis
semis
ximes shqip > gjymes,gjysme

sot te tere thone mes,mezzo etj.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,656
Pikët
113
Nuk futet rrenja e shqipes mi- qe jep imte, mic,mit,mec,micerr etj. `i vogel`ketu.Shiko renditjen me poshte:

ἠμί
hemis
demis
semis
ximes shqip > gjymes,gjysme

sot te tere thone mes,mezzo etj.

Prej se ciles edhe fjala Mesia qe do te thote i derguari ose avatari i Zotit.

Per sa i perket temes, ne fillim nuk ishte perkthimi POR shkrimi.
Shkrimi paraprin fjalen e folur dhe me pas fjalen e shkruar.

Shkrimi i gjetur ne tableta te varrosura ishte baza e pare e fjales se folur.
Sipas teorise Bow-Wow , onomatopeia ose imitimi i zhurmave dhe tingujve te natyres dhe kafsheve ishin fjalet e para.

Tabletat e cvarrosura i perkasin nje tjeter kohe.

Perseritja e te njejtit hieroglif ne nje fjale te caktuar te tabletave u be baze e krijimit te nje sistemi te ri alfabetik te ndare ne zanore dhe bashketingellore.

Kjo kohe brenda KOHES reale te universit nder te tjera lindi gjuhet ekzistuese te botes.


PS. Ne qenit i kemi therritur UMA kur ishim te vegjel, sepse qeni ben hum-hum.


Adea
 
Top