• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ne-Yo, album për Michael Jackson?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Ne-Yo thuhet se është duke shpresuar që ta bindë familjen Jackson për të inçizuar një album që ekskluzivisht do t’i dedikohej Mbretit të Pop muzikës, Michael Jackson.
Krijuesit të hitit “Beatiful Monster” i është kërkuar nga Michael Jackson që të krijojë një album, pak para se ai të vdiste në qershor të vitit 2009, ndërsa tani po shpreson që ta bindë familjen Jackson që të lejojë regjistrimin e albumit në fjalë.

“Unë kam menduar se çfarë të bëjë me këto këngë. Nuk mund t’ia japi ato çdokujt për arsye se ato janë të shkruara për Michaelin, kjo do të ishte mosrespektuese. Kështu që, nëse do të mund ta bashkoja Janet Jackson dhe vëllezërit tjerë për të bërë një tribut kolaborativ, atëherë kjo do ishte një ide e mrekullueshme”, u shpreh Ne-Yo i cili shtoi se janë gjithsej 10 këngë të zgjedhura nga vetë ikona e ndjerë e Pop-it të cilat nuk mund t’i lansojë pa pyetur familjen, përkundër faktit se bëhet fjalë për muzikë të cilësisë së lartë.
 
Top