• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ne-Yo: Nuk di të mbaj një femër

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Ne-Yo ka thënë se ai nuk e ka në plan të qetësohet, përkundër faktit se është duke pritur fëmijën e tij të parë në fund të vitit, duke këmbëngulur se ai nuk mund t’i përkushtohet vetëm një femre.
Krijuesi i hitit “So Sick”, emri i vërtetë i të cilit është Shaffer Chimere Smith, pritet të bëhet baba për herë të parë kur partnerja e tij Monyetta Shaw të lind në fund të vitit. Por, ai këmbëngul se nuk e ka ndërmend që të martohet me Shaw në një të ardhme të afërt, pasi thotë se ai ka dëshirë të ketë lidhje me shumë femra.

“Unë kam një mikeshë, jo një të dashur. Ajo po e mban fëmijën tim, por ajo e di se nuk mund t’i përkushtohem. Ajo nuk mund t’i ndalë femrat tjera”, theksoi Ne-Yo për The Sun.
 
Top