• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Bregdeti shqiptar renditet i 4-ti në listën e 52 vendeve që duhen vizituar gjatë vitit 2014. Prestigjiozja “New York Times” rekomandon të gjithë turistët të vizitojnë bregdetin shqiptar, i cili ofron kombinimin më të mirë të bukurisë së bregdetit Dalmat në Kroaci, thesaret arkeologjike që gjenden në Turqinë dhe Greqinë e lashtë dhe bukuritë e Italisë së Jugut. Të gjitha këto perla të Evropës mund ti gjeni në një vend të vetëm, Shqipëri, një rikthim në kohët kur Evropa ishte e virgjër dhe kushtonte pak", shkruan New York Times. Sipas gazetës, zhvillimet e mëparshme kërcënonin rikthimin e këtij bregdeti në vitet pas komunizmit, por qeveria e re që erdhi në pushtet në shtator të 2013-ës, premtoi ta kthejë në identitet.

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=_1LbZdGnjyo"]http://www.youtube.com/watch?v=_1LbZdGnjyo[/ame]

http://www.nytimes.com/interactive/2014/01/10/travel/2014-places-to-go.html?_r=0
 
Last edited by a moderator:

atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,112
Pikët
0
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

Per t'u vizituar nga larg, nga nje yacht ose me mire nga google earth. Se akomodimi eshte per ibret.
 
the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

Per t'u vizituar nga larg, nga nje yacht ose me mire nga google earth. Se akomodimi eshte per ibret.
jo te gjithe vizitojne nje vend per te fjetur ne hotele me 5 yje...
 
kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,598
Pikët
113
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

gjithsesi flm ketyre qe na bejne pak publicitet qyle. dem nuk na ben sido qe te jete :)
 
atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,112
Pikët
0
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

jo te gjithe vizitojne nje vend per te fjetur ne hotele me 5 yje...
Midis nje Hoteli me 5 yje dhe atyre stallave lopesh atje, ka ndermjet 100 kategori te tjera.
 
the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

Midis nje Hoteli me 5 yje dhe atyre stallave lopesh atje, ka ndermjet 100 kategori te tjera.
atje ku???

sdq ishte per te treguar ty qe per te vizituar nje vend, kryesorja nuk eshte hoteli apo hosteli ku flihet.
perparesite per nje udhetar/turist jane te tjera.
 
atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,112
Pikët
0
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

atje ku???

sdq ishte per te treguar ty qe per te vizituar nje vend, kryesorja nuk eshte hoteli apo hosteli ku flihet.
perparesite per nje udhetar/turist jane te tjera.
Ne Jug te Shqiperise pra, ku tjeter.

Varet nga lloji i turistit. Hoteleria ne Shqiperi, hiq nja 2-3 qe jane me kualitet te mire por ne raport me cmimin skandal, eshte per te ardhur keq. S'e besoj qe ai nga Amerika te niset per te fjetur me cader ose ne ato stalle lopesh, te pista, pa sherbime dhe aspak komode.
Leri shqiptaret si puna jone, qe kthehemi ne atdhe, por s'i bie mendja te huajve te vijne atje. Dete ka kudo, por ka edhe lluks, jo si te ne.
 
the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

Ne Jug te Shqiperise pra, ku tjeter.

Varet nga lloji i turistit. Hoteleria ne Shqiperi, hiq nja 2-3 qe jane me kualitet te mire por ne raport me cmimin skandal, eshte per te ardhur keq. S'e besoj qe ai nga Amerika te niset per te fjetur me cader ose ne ato stalle lopesh, te pista, pa sherbime dhe aspak komode.
Leri shqiptaret si puna jone, qe kthehemi ne atdhe, por s'i bie mendja te huajve te vijne atje. Dete ka kudo, por ka edhe lluks, jo si te ne.
po cfare pret ti?
te vije per luks amerikani ne shqiperi?

po te ishte per lluks, shkon ne karaibe qe i ka poshte shtepise.

sdq jam dakord qe mungojne struktura te pershtatshme, por perparesia eshte dicka tjeter.
transporti mbi te gjitha. rruget.
 
atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,112
Pikët
0
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

po cfare pret ti?
te vije per luks amerikani ne shqiperi?

po te ishte per lluks, shkon ne karaibe qe i ka poshte shtepise.

sdq jam dakord qe mungojne struktura te pershtatshme, por perparesia eshte dicka tjeter.
transporti mbi te gjitha. rruget.

Une jam i mendimit qe amerikanet ne Shqiperi vijne vetem po i shtyu ndonje shok, keshtu si edhe shumica e te huajve qe vijne ne Shqiperi per pushime. Kjo "ftesa" qe ben New York Times, s'besoj se do korri shume sukses. Jemi akoma cope cope ne shume aspekte. Vjen shqiptari se ka familjen atje, por nuk behen pushime(me konceptin qe kane perendimoret) ne Shqiperi.
 
Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

O Admiral, lajmi eshte nga rubrika e sporteve ekstreme, pushime per ata qe merren me mbijetesen ne kushte te veshtira. Gazeta e ka radhitur te katerten mbas Antarktides, Sahares dhe Amazones!
 
pse, cfare koncepti kane perendimoret???
perendimoret kane lloj lloj konceptesh.
disa shkojne ne hotele e resorte luksoze e disa ne hostele, b&b e apartamente.
disa duan relaks dhe parazitllek, disa ekskursione dhe aktivitete te ndryshme.

italia beri ate qe thua ti. investoi kryesisht ne turizem elite.
cili ishte rezultati? vete italianet po shkojne e bejne pushimet ne spanje.

jam i mendimit qe po te ishte per lluks, nuk mund te konkurrojme me askend. nuk eshte lluksi ai qe do terhiqte turistet ne shqiperi.
 
Perendimoret kane konceptin e drejte te pushimit. Kur shkojne me pushime nuk marin ene kuzhine me vete dhe s'gatuajne ne "hotel". Bejne pushim/relax total dhe kerkojne kushte te denja. Shqiperia nuk t'i ofron. Shqiperia thote "hajde se kemi detin e bukur, por kushtet per ibret". Tani ti mendon se ai do niset nga Amerika per te pare detin shqiptar(5-6 ore rruge nga Rinasi) edhe per te ngrene nje cope byrek. apo do vije italiani ne Dhermi se eshte deti me dallge apo qielli me re dhe nuk shkon dot ne Salento, Sicilia apo Sardegna etj.

Jemi shume mbrapa. I themi flm NYT, por eshte sikur te ftojne te zgjedhesh midis nje karroce me mushke dhe nje Mercedesi.
 
ja qe e ke gabim. jo te gjithe kerkojne relaksin. sidomos te rinjte abssolutisht jo.

ke fjetur ndonje nate ne hostel?
ke bere ndonjehere pushime ne azi, afrike apo amerike latine?
 
atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,112
Pikët
0
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

ja qe e ke gabim. jo te gjithe kerkojne relaksin. sidomos te rinjte abssolutisht jo.

ke fjetur ndonje nate ne hostel?
ke bere ndonjehere pushime ne azi, afrike apo amerike latine?
Kur flas per relax, mos ki parasysh nje qender rehabilitimi apo ndonje azil pleqsh. Flas per te kaluar nje periudhe kohore larg streseve dhe ta kesh mendjen vetem tek defrimi. Te rinjte kerkojne qef, kerkojne diskoteka, kerkojne te bejne njohje te reja edhe gjera te tjera. Ne Shqiperi duhet t'i japesh nje katalog me instrucione, se bo vaki i afrohesh ndonje goce qe s'e ke studiuar mire, plas sherri. E shume e shume peripeci te tjera, qe vetem ne me shpirt atdhetar i perballojme. Hiqe nga mendja se nje amerikan midis Frances, Italise, Spanjes apo Greqise e Kroacise, vjen te haje byrek ne Shqiperi apo per te pire vaj ulliri ne Borsh.

Kush shkon ne hostel, ben nje sakrifice te vogel per te pare nje vend qe ia vlen. Ca ka Shqiperia ndonje gje te vecante?
 
the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

Kur flas per relax, mos ki parasysh nje qender rehabilitimi apo ndonje azil pleqsh. Flas per te kaluar nje periudhe kohore larg streseve dhe ta kesh mendjen vetem tek defrimi. Te rinjte kerkojne qef, kerkojne diskoteka, kerkojne te bejne njohje te reja edhe gjera te tjera. Ne Shqiperi duhet t'i japesh nje katalog me instrucione, se bo vaki i afrohesh ndonje goce qe s'e ke studiuar mire, plas sherri. E shume e shume peripeci te tjera, qe vetem ne me shpirt atdhetar i perballojme. Hiqe nga mendja se nje amerikan midis Frances, Italise, Spanjes apo Greqise e Kroacise, vjen te haje byrek ne Shqiperi apo per te pire vaj ulliri ne Borsh.

Kush shkon ne hostel, ben nje sakrifice te vogel per te pare nje vend qe ia vlen. Ca ka Shqiperia ndonje gje te vecante?
dicka te vecante?
ne syte e europianeve eshte shume i vecante, pasi edhe pse afer gjeografikisht, u duket shume larg ne aspektet e tjera.
gjithe ajo rromuja, zhurma dhe mungesa e rregullave ne qarkullim, per europianet eshte dicka e vecante.

nje mik i imi sapo u nis per ne sri lanka.
nuk ka shkuar per lluks atje, sepse lluksin e ka ne shtepine e vet. ka shkuar per te vizituar nje vend te ri.
dhe kjo eshte arsyeja se pse te huajte mund te vijne ne shqiperi.

sipas arsyetimit tend, europianet dhe amerikanet nuk duhet te vizitojne kurre vendet e botes se trete, pasi do perballen me mangesi qe ne vendet ku jane lindur dhe rritur nuk i kane.
mirepo keto jane gjera qe nxisin kureshtjen dhe deshiren per t'u njohur me dicka "te vecante".

p.s. hosteli nuk eshte vetem sakrifice, six thua ti, por eshte edhe zgjedhje. ka doktore e arkitekte te cilet preferojne te flene ne hostele.
 
atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,112
Pikët
0
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

Qofte ashtu si thua ti, por une nuk shoh asgje te veçante ne Shqiperi, sic mund te kete ne vende te tjera edhe me te prapambetur se Shqiperia. Ku i dihet, mund te pelqejne tunelet ose ato guret atje ne Butrint, apo rruget pa senjalistike, qe humb edhe me navigator. Deri me sot s'e ka ca njeri koken, pervec atyre qe vijne prej shoqerise.
 
the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

Qofte ashtu si thua ti, por une nuk shoh asgje te veçante ne Shqiperi, sic mund te kete ne vende te tjera edhe me te prapambetur se Shqiperia. Ku i dihet, mund te pelqejne tunelet ose ato guret atje ne Butrint, apo rruget pa senjalistike, qe humb edhe me navigator. Deri me sot s'e ka ca njeri koken, pervec atyre qe vijne prej shoqerise.
sa vjet ke qe nuk shkon ne shqiperi?

une frekuentoj mjaft forume e social network udhetaresh dhe te garantoj qe e ke 100% gabim.
ka sa te duash te huaj qe vizitojne shqiperine VETEM dhe jo fale shoqerise.
dhe ata jane gjithnje e me shume. kryesisht te rinj.

dhjetra here me kane kontaktuar te huaj online perpara se te niseshin ne shqiper. me kerkonin ndihme per gjera te ndryshme apo opinione.

ja psh. ne tripadvisor ke sa te duash te huaj qe duan te shkojne dhe pyesin e informohen perpara.
http://www.tripadvisor.com/ShowForum-g294445-i4583-Albania.html
http://www.tripadvisor.it/ShowForum-g294445-i4583-Albania.html
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

Duhet vizituar per tu pare sesi eshte shkaterruar.
 
thirsty

V.I.P
Banned
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
24,884
Pikët
113
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

O Admiral, lajmi eshte nga rubrika e sporteve ekstreme, pushime per ata qe merren me mbijetesen ne kushte te veshtira. Gazeta e ka radhitur te katerten mbas Antarktides, Sahares dhe Amazones!
e hape adresen e new york times?
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
10,765
Pikët
113
Përgjigje e: New York Times: Bregdeti shqiptar nder 52 destinacionet per tu vizituar

Vallaj ai vend eshte tamam si nje gure I cmuar qe ka humbur. Eshte mbuluar nga pluhuri I kohes. Ai vend behet parajs te kishte njerez qe kujdesen per te. Naft po, bregdet po,gas natyral po, minerale po, klime mesdhetare po, bjeshk po. I ka te gjitha mundesite. I mungon vetem njeriu me shpres. Gjynah, po shkon dem kot..
 
Top