• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nexus One edhe më tutje në treg

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Edhe pse Google një muaj më herët pati deklaruar se do të ndërpres shitjen e telefonit të saj Nexus One, kompania ka vendosur që ky telefon të vazhdojë të mbetet në treg, mirëpo i njëjti do të jetë në dispozicion vetëm për programerët.
Lajmin për ndërprerjen e shitjes së Nexus One shumë njerëz e patën marrë me dëshpërim, pasi që tregut do t’i mungonte një nga telefonat e zgjuar, prej të cilit është pritur shumë sukses.

Megjithatë, Google ka vendosur që Nexus One të vazhdojë të shitet edhe më tutje për një çmim prej 529 eurosh, mirëpo vetëm programerët e regjistruar në këtë kompani mund ta blejnë një model të tillë të telefonit.

Telefoni bazohet në sistemin operativ Android, dhe punon sipas versionit 2.1, mirëpo menjëherë pas qasjes në internet, përdoruesit do të kenë mundësinë e azhurnimit të telefonit me versionin e ri të sistemit operativ, dhe me funksione tjera të reja të cilat janë të gatshme në këtë sistem.
 
Top