• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nexus S edhe zyrtarisht

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Google ka paraqitur zyrtarisht telefonin e vet të dytë të mençur – emrin e ka Nexus S, e prodhues është Samsung.
Pajisja në shitje në tregun amerikan del më 16 dhjetor me çmim prej 200 dollarë me kontratë, respektivisht 529 dollarë i hapur.

Nexus S ndanë një pjesë të specifikave me Samsung Galaxy S, pos tjerash, Samsung edhe e prodhon këtë telefon të Google.



Është integruar ekrani 4-inçësh Super AMOLED me rezolucion prej 800 x 480 piksela, e specifike për këtë ekran, respektivisht xhamin e përparmë është se është i lakuar. Kapaciteti i memories së integruar është 16 GB, celulari është pajisur me 512 MB RAM. Po ashtu, falë Androidit 2.3 ka edhe mbështetje të integruar për thirrje VoIP, derisa procesori është Cortex A8 Hummingbird.

Dimensionet e celularit janë 63 x 134 x 11 milimetra, pesha është 129 gramë, ka të integruar mbështetjen për teknologjinë NFC, e kamera është me pesë megapiksela rezolucion. Në Britani të Madhe Nexus S vjen më 20 dhjetor.
 
Top