• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ngarkesa e tepërt në punë shkakton infarkt

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Njerëzit që punojnë 10 apo 11 orë në ditë, kanë më shumë shanse që të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, përfshirë dhe atakun kardiak në krahasim me ata që nuk punojnë më shumë se 7 orë. Zbulimi i publikuar ditën e djeshme është bërë nga një grup mjekësh britanikë. Zbulimi është bërë pas një studimi 11-vjeçar me gjashtë mijë punonjës civilë britanikë dhe jo domosdoshmërisht provon se oraret e tejzgjatura të punës shkaktojnë sëmundjet koronare të zemrës. Mjekët thanë se ka një lidhje shumë të ngushtë mes stresit dhe infarktit. Në total, 169 raste vdekjesh gjatë 11 vjetëve u shkaktuan nga sëmundjet e zemrës, – thotë grupi i studimit me bazë në Londër. “Rreziku për të pasur shqetësime me organin jetësor ishte 60 për qind më i lartë tek personat që punonin më shumë se tri apo katër orë mbi një ditë normale pune (8-orëshe)”, – thanë kërkuesit e studimit. “Por të punoje një ose dy orë më tepër nuk sillte risqe”. “Me sa duket, paska një prag. Kështu, nuk është problem nëse punon një apo dy orë më shumë se zakonisht”, – thotë dr. Marianna Virtanen, një epidemiologjiste në Institutin Finlandez të Shëndetit në Universitetin e Londrës. Shfaqjet e shpeshta të problemeve në zemër vinin dhe nga ndikimi i faktorëve të jashtëm përveç mbingarkesës në punë, si cigarja, mbipesha dhe niveli i lartë i kolesterolit. Megjithatë, Virtanen tha se ishte e mundur që mënyra e jetesës së njerëzve që punonin mbi tetë orë ndikonte në përkeqësimin e shëndetit me kalimin e kohës. Një dietë e varfër apo përdorimi i dozave të mëdha alkooli lidhen direkt me kequshqyerjen. Të gjitha këto, duke u shtuar dhe stresin e shkaktuar nga mbingarkesa në punë, ndikonin proceset metabolike. Virtanen dhe kolegët e saj i botuan rezultatet e studimi të tyre në botimin shkencor “European Heart Journal”. Duke komentuar studimin, Gordon McInnes, profesor i farmakologjisë klinike në Universitetin e Glasgout, tha se zbulimet mund të ndikonin në vlerësimet e ardhshme të doktorëve për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Nëse efekti i tyre është i rastësishëm, rëndësia është shumë më e madhe nga se besohet momentalisht. Puna me mbingarkesë dhe stres mund të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjeve kardiovaskulare”, – përfundoi McIness për “European Heart Journal”.
 
Top