• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ngatërron shtëpinë, tenton të përdhunojë të moshuarën

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Tenton të kryejë marrëdhënie seksuale me një mesogrua, por në gjendje të dehur ngatërron banesën dhe dhunon një 89-vjeçare.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin e Korçës kur një 43- vjeçar, që kishte piketuar një grua të re për të kryer marrëdhënie seksuale, nën efektin e alkoolit ka ngatërruar jo vetëm personin, por edhe shtëpinë.

Policia është njoftuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes se nga shtëpia e një të moshuare dëgjoheshin ulërima dhe thirrje për ndihmë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje në lagjen 6 të qytetit dhe ka ndaluar 43-vjeçarin Artur Kovaçi, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të moshuarën që jetonte e vetme.

Mësohet se Artur Kovaçi punonte si murator dhe merrej me shtrimin e pllakave. Ndërsa prej disa ditësh ka qenë duke punuar privatisht në një familje, ai ia kishte vënë syrin të zonjës të shtëpisë. Gruaja ishte e divorcuar dhe jetonte bashkë me fëmijët në një apartament në lagjen 6 të qytetit. Afër mesnatës, Kovaçi pasi kishte konsumuar sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike, “ka marrë zemër” dhe është nisur drejt shtëpisë së gruas 40-vjeçare, me të cilën dëshironte të kryente marrëdhënie intime.

Por për shkak të errësirës dhe gjendjes së dehur, ai ka ngatërruar apartamentin dhe ka hyrë në një banesë që ndodhej një kat më poshtë. 43-vjeçari i është afruar derës, ka ulur dorezën dhe ka hyrë lehtësisht brenda në shtëpi, duke përfituar nga fakti se e zonja e shtëpisë kishte harruar të kyçte derën nga brenda. Kovaçi ka hyrë në dhomën e gjumit dhe është hedhur mbi të moshuarën, e cila jetonte e vetme pas vdekjes së bashkëshortit vite më parë. Ai ka tentuar ta përdhunojë, duke menduar se në shtrat ndodhej 40-vjeçarja, por ulërimat e të moshuarës, e kanë bërë të kuptojë se ka ngatërruar person.

Viktima e tij ishte 89-vjeçarja fqinje me gruan që ai kishte piketuar për të kryer marrëdhënie seksuale, qoftë edhe me dhunë. E gjendur në befasi dhe nën presionin e dhunës nga një mashkull, e moshuara ka nisur të bërtasë derisa kjo ka tërhequr vëmendjen e fqinjëve që kanë njoftuar policinë duke ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë plakës. Artur Kovaçi është kapur teksa dilte nga shtëpia e së dëmtuarës.

Pas shoqërimit fillestar të 43-vjeçarit në komisariat, policia që ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje të moshuarën, ka konstatuar se autori në fakt kishte tentuar ta përdhunonte plakën, pa mundur të kryejë marrëdhënie seksuale më të. E moshuara i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore, nga e cila është konstatuar se 89-vjeçarja kishte shenja dhune në trup, të shkaktuara nga 43-vjeçari i cili ka ushtruar dhunë fizike, teksa ka tentuar ta përdhunojë atë.

Policia ka ndaluar autorin 43-vjeçar që kishte hyrë vjedhurazi në banesën e gruas, ndërsa nga shpjegimet që ai ka dhënë në polici ka rezultuar se Kovaçi kishte ngatërruar banesën kur do të tentonte të kryente marrëdhënie seksuale me fqinjën e së moshuarës. Ai është vënë në pranga dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale të “kryerjes së marrëdhënie seksuale me persona të pazotë fizikisht të mbetur në tentativë”. Ndërkaq e moshuara, ende e traumatizuar, është kthyer në shtëpi pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e qytetit.
 
Top