• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ngjarje te verteta!

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Pershendetje ..

E hapa kete Teme se ca spo degjojme cdo dit ,cdo ore e cdo minut.. jeta ka plot surpriza te mira e te keqe ..ketu do hedhim vetem Ngjarje te verteta...pastaj komentet i dini ju .
Ju flm!


Shqiptari kapet duke blere 3000 paund nje femer!

Nje
foto e bere nga sektori i mbikeqyrjes se policise britanike ka zbuluar
nje shqiptar duke dhene 3000 paunde (3300 euro) ne dore per te blere
nje femer si skllave seksi te dy te tjere, ne “London Oxford Street”.
Malli ishte nje vajze 20-vjecare, e cila pritej t’i sillte pronarit te
ri 100.000 pound (110 mije euro) ne vit, duke pasur marredhenie
seksuale 25 here ne dite me klientet.

Saktesisht,
fotoja e publikuar nga gazeta prestigjoze "The Sun", tregon nje
shqiptar qe i dorezon shumen e sterlinave dy te tjereve, per te blere
vajzen qe shfaqet ne te majte te fotos, per shtepine e vet publike.
Nderkohe mesa eshte bere e ditur prej autoriteteve britanike, dy burrat
kane nje rrjet prej 9 bordellosh. Vajza ishte me fat, pasi policet kane
vepruar menjehere per te ndaluar grupin e trafikanteve shqiptare, qe
tani jane denuar me nje total prej 63 vjetesh burg. Pikerisht, ata qe
po shesin vajzen jane Izet Fejzullahu, 32 vjec, dhe Agran Demarku, 22.
vjec, ndersa bleresi eshte Gazmet Turku. Fejzullahu eshte ndeshkuar me
14 vjet per kontroll prostitucioni; Demarku, i cili me vete ka pasur
edhe te vellain Fatmir, ka marre 18 vjet (po aq sa tjetri), ndersa
Turku eshte ndeshkuar me 14 vjet per aktivitetin e bordellos. Kurse
vajza lituaneze, tani eshte kthyer ne familjen e vet.
Por...
jo te gjitha kane pasur fatin e saj. Policia angleze ka deklaruar se qe
prej vitit 2003, 4000 femra jane tafikuar ne Britani per prostitucion.
Disa kane ardhur me deshire, por shumica jane marre me force, apo me
dinakeri duke i premtuar fillimisht pune normale. Sidomos ne rritje
raportohet se eshte trafikimi i vajzave nga Europa Lindore.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Ngjarje te verteta!

Babai perdhunon vajzen!!

Babai më përdhunon prej 11 vitesh. Nuk mundem të duroj më këtë gjendje. Kam tentuar disa herë të vras veten. Nuk kisha forcë ta denoncoja krimin se më kërcënonte mua dhe nënën”. Rrëfimi rrëqethës i një 18-vjeçareje nga Kukësi me banim në fshatin Laknas në periferi të kryeqytetit, ka ngritur në këmbë policinë. Brenda pak orësh në pranga ka përfunduar babai monstër, 58-vjeçari Ramadan Isufaj. I akuzuari për krimin makabër ka mohuar kategorikisht të ketë përdhunuar vajzën e tij. Duke parë dy qëndrime të kundërta, të vajzës që pretendon se është viktimë e përdhunimit, dhunës fizike dhe psikike të babait të saj, si dhe mospranimin e akuzës nga 58-vjeçari, burime policore thanë se po hetojnë për vërtetësinë e denoncimit të 18-vjeçares. Sipas të njëjtave burime, denoncimi mund të jetë bërë dhe për ndonjë hakmarrje të mundshme ndaj Isufajt, kjo për faktin se vetëm një javë më parë ai ka pohuar se ka gjetur gruan e tij, Shpresa në shtrat me një person tjetër.
Denoncimi
Me lot në sy, tejet e terrorizuar, 18-vjeçarja ka mbërritur në komisariatin nr.5 të policisë, ku ka denoncuar për përdhunim babanë e saj, Ramadan Isufaj. Vajza ka pohuar se është përdhunuar nga i ati që në moshën 7-vjeçare. Sipas policisë, për 11 vite me radhë 58-vjeçari dyshohet se në mënyrë sistematike ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, duke e kërcënuar se do ta vriste nëse e denonconte. Madje, duke mos duruar turpin si dhe dhunimin nga i ati, 18-vjeçarja ka tentuar të vetëvritet disa herë. Pasi kanë marrë rrëfimin e të dhunuarës, specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Krimeve Seksuale dhe Lirisë së Personit, kanë mbërritur në shtëpinë e Ramadan Isufajt duke i vënë prangat kryefamiljarit. Babai i katër vajzave, më e vogla prej tyre 15 vjeçe, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj bashkëshortes së tij, Shpresa Isufaj, 43 vjeç. Në fakt, vetë i akuzuari pretendon se denoncimi ndaj tij është bërë me qëllim nga vajzat, për fshehur tradhtitë e së ëmës.


Hetimi
Dyshimet e forta se denoncimi ndaj 58-vjeçarit është bërë me qëllim që të fshihet tradhtia bashkëshortore, ka bërë që policia të hetojë në disa pista. Për të zbardhur historinë e ndodhur në familjen kuksiane, së pari policia do të vërtetojë nëse vajza është përdhunuar sistematikisht. Ekspertiza e mjekoligjorëve do të hedhë dritë mbi këtë fakt. Një tjetër pistë që po hetohet është dhe fakti i denoncimit për të shpëtuar të ëmën. Aktualisht mbi supet e babait të katër vajzave rëndojnë akuzat e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale në gjini ose nën kujdestari”, “shkaktim të vetëvrasjes së mbetur në tentativë” dhe “dëmtimeve të tjera me dashje”.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Ngjarje te verteta!

Histori shqiptare ne shtetin fqinje!

Ja pse eshte mire te jesh shqiptare:
Të nxehtit e Athinës është shumë më munduese se në Tiranë, por ja që është deti dhe sikur e rregullon frymëmarrjen e këtijë qyteti gjigand. Plazhet janë të panumërt. Plazhet e ishujt e shumtë i japin mrekulli turistike gjithë Greqisë...
Shumë shqiptarë plazhin e bëjnë në Glifadha. Autobuzi u mbush plot në atë fundjavë. Njerëzit ngjiteshin duke kontrrolluar veten. Aty pranë meje një grua mbi të gjashtëdhjetat mezi po mbahej, por askush nuk ia kish qejfin për t’i liriuar ndonjë vendulje... Dy djem me qime të ngrira përpjetë, mbanin nga një vajzë mbi gjunjë, duke e rrituar akoma temperaturën e stinës...
Një vajzë fytyrimtë 15-16 vjec, u ngrit nga vendi ku qe ulur pranë dhe pa nxjerrë zë e mori nga krahu gruan e moshuar për tek vendi i saj. Gruaja u ul e pasi u qetua ca pyeti vajzën:
-Si të quajnë vajza ime?
Vajza e pa në sy, buzëqeshi lehtë dhe ngriti supet në moskuptim.
-Emrin, emrin dua!- e pyeti sërisht gruaja në gjuhën e saj .
Vajza u skuq e tëra, sic mund të skuqet një vajzë shqiptare e porsaardhur.
-Shqiptare jeni ?- e pyeti dikush në shqip.
-Po ! tha vajza si e zënë në faj...
-Është shqiptare dhe nuk di greqisht – i tha ai gruas.
Ajo e pa me cudi, bëri kryqin, u ngrit në këmbë, duke u mbajtur nga dora e vajzës, dhe e puthi në ballë...”, shumë mirë, shumë mirë shqiptare e vogël...”
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,915
Pikët
113
Përgjigje e: Ngjarje te verteta!

Tema e pare ka qene MALOK Kafshe.
E dyta bishe.
E treta na hape zorret e barkut
lg
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Ngjarje te verteta!

Cifti me i ri shqiptar

Ata janë ndoshta çifti
me moshën më të vogël në Shqipëri. Ajo quhet Floresha dhe sapo ka
mbushur 13 vjeç, ndërsa ai mban emrin e një artisti të njohur në
Hollivud. E thërrasin Çaknorris Mustafai dhe është 14 vjeç. Që nga
gushti i këtij viti banojnë të vetëm në një shtëpi private në lagjen “5
Maji” Elbasan. U njohën, u dashuruan, u fejuan dhe u martuan si të
gjithë çiftet e tjerë, ndonëse ligjërisht të pacelebruar.
Njohja dhe lidhja
“U
njohëm kur ishim në shkollë. Unë shkoja në shkollën “Xhaferr Kongoli”,
ndërsa ai në shkollën “Qemal Haxhihasani”. Më kishte ndjekur disa herë
nga pas. Por unë i fshihesha gjithmonë. Një ditë më ndaloi në rrugë dhe
më tha “të dua dhe më pëlqen të martohem me ty”. Unë i thashë që të
vinte të më kërkonte në shtëpi. Isha dhjetë vjeçe kur më propozoi”,
tregon Floresha. Burri i saj bëhet xheloz, tenton ta ndalojë, e qorton,
madje edhe e kërcënon. Por ajo kënaqet dhe qesh, sepse i pëlqen t’i
kujtojë çastet që kanë kaluar para fejesës bashkë.
Çaknorris
Mustafai ka një shtëpi të madhe, aq sa ai dhe nusja duken si kukulla
brenda saj. Shtëpia ka korridorin e madh, kuzhinën, dhomën e pritjes
dhe dhomën e gjumit. Më e kompletuar duket dhoma e gjumit. Brenda saj
ndodhen të gjitha takëmet e një çifti të vërtetë. Të vegjlit janë të
destinuar ta përballojnë të vetëm jetën. Prindërit e tyre janë
emigrantë në Greqi.

Jeta e çiftit
Jeta
e të miturve nis që herët në mëngjes. Ajo rregullon krevatin dhe fillon
nga punët e shtëpisë. Pasi lahen dhe pastrohen, hanë mëngjesin bashkë.
Në orën 8 Çaknorris niset për në punë. Merret me tregti rrobash. Rrobat
i sjellin prindërit nga Greqia. Pasi mbaron punët e shtëpisë, në treg
shkon edhe Floresha. E ndihmon të shoqin të bëjë pazar, të dijë të
flasë me klientët dhe të bëjë llogaritë. Shesin deri në orën 15:00,
kohë kur mbyllet edhe tregu. Floresha ka kohë të lirë mëson edhe
abetaren, për të mos qenë analfabete. Pas një dite të lodhshme burri
shtrihet në krevat dhe nusja pas tij.


E ardhmja
Dashuria
duket shumë e fortë. “Gjatë kësaj kohe e kam dashur shumë Çaknorrisin.
Ai është çapkën. Unë e kuptoj që më do, ndaj i vij nga pas dhe ia
plotësoj të gjitha tekat”, thotë Floresha. “Kur të mbush 16 vjeç, duhet
të lind fëmijë. Jemi të pacelebruar, por pa problem. Në këtë moshë unë
duhet të lind, ndryshe Çaknorrisi edhe mund të më lërë, nëse nuk bëhem
nënë. Pavarësisht moshës, unë ndjehem një grua si gjithë të tjerat dhe
më pëlqen të administroj burrin dhe shtëpinë”.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Ngjarje te verteta!

Të lidhura me zinxhirë 22 vjet

Pas ngjarjes në Fier, ku një djalosh 26-vjeçar me probleme mendore jetonte i lidhur me zinxhirë për 3 vjet në një kolibe të qenit, një skandal edhe më i madh shënohet në Maqellarë të Dibrës. Dy motrat, Thëllënza (38) dhe Fidane Keshi (49) mbahen të lidhura plot 22 vjet në shtëpi, nga babai.

Babai i motrave, 70-vjeçari Dinë Keshi, ka deklaruar se vajzat janë agresive dhe të rrezikshme për banorët, prandaj edhe është detyruar që t’i lidhte. Sipas babait të vajzave, ato vuajnë nga probleme mendore, ndonëse pavarësisht kësaj nuk mjekohen.

Familja Keshi jeton në kushte të mjerueshme ekonomike. Vajzat aktualisht marrin vetëm pension invaliditeti. Ato jetojnë dhe ushqehen në shtëpi, edhe pse të lidhura gjatë gjithë kohës. Babai i tyre tregon se nëna e vajzave ka vdekur para shumë vitesh, ndërkaq ai, meqë nuk kishte mundësi që t’i ruante i lidhi me zinxhirë.

Pak ditë më parë zbulohet një rast të ngjashëm që tronditi mbarë opinionin shqiptar. 26-vjeçari Fatmir Rashu për 3 vjet mbahej i lidhur me zinxhirë në një kolibe qeni, në fshatin Levan të Fierit. Lajmi i nxiti reagimin e institucioneve lokale.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Ngjarje te verteta!

29 vjeçari ka 21 fëmijë dhe 11 gra!
SHBA
29 vjeçari ka 21 femije dhe 11 gra!
Desmond Hatchett eshte vetem 29 vjet, ka 21 femije me 11 gra te ndryshme. Femija me i vogel sapo i ka lindur, derisa me i madhi eshte 11 vjet, shkruan gazeta britanike “The Telegraph”.
"Thjesht ka ndodhur”, ka thene babai krenar nga Tennessee i cili ka perfunduar ne gjyq, sepse nuk kishte paguar alimentacionin per femijet e tij. Eshte interesante qe gjate nje viti i kane lindur kater femije, nje nene me te i ka dy femije, derisa mediat e kane quajtur rekorderin amerikan. "Desmondi nuk mund te perkujdeset per te gjithe femijet, prandaj shteti Tennessee duhet te angazhohet", ka thene Kieth Pope, avokati i Desmondit. Babai krenar ne fund u ka thene gjykatesve se nuk do te kete me femije
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,915
Pikët
113
Përgjigje e: Ngjarje te verteta!

Të lidhura me zinxhirë 22 vjet

Pas ngjarjes në Fier, ku një djalosh 26-vjeçar me probleme mendore jetonte i lidhur me zinxhirë për 3 vjet në një kolibe të qenit, një skandal edhe më i madh shënohet në Maqellarë të Dibrës. Dy motrat, Thëllënza (38) dhe Fidane Keshi (49) mbahen të lidhura plot 22 vjet në shtëpi, nga babai.

Babai i motrave, 70-vjeçari Dinë Keshi, ka deklaruar se vajzat janë agresive dhe të rrezikshme për banorët, prandaj edhe është detyruar që t’i lidhte. Sipas babait të vajzave, ato vuajnë nga probleme mendore, ndonëse pavarësisht kësaj nuk mjekohen.

Familja Keshi jeton në kushte të mjerueshme ekonomike. Vajzat aktualisht marrin vetëm pension invaliditeti. Ato jetojnë dhe ushqehen në shtëpi, edhe pse të lidhura gjatë gjithë kohës. Babai i tyre tregon se nëna e vajzave ka vdekur para shumë vitesh, ndërkaq ai, meqë nuk kishte mundësi që t’i ruante i lidhi me zinxhirë.

Pak ditë më parë zbulohet një rast të ngjashëm që tronditi mbarë opinionin shqiptar. 26-vjeçari Fatmir Rashu për 3 vjet mbahej i lidhur me zinxhirë në një kolibe qeni, në fshatin Levan të Fierit. Lajmi i nxiti reagimin e institucioneve lokale.
Bravo
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Ngjarje te verteta!

Shoqja dhe perdhunimi!!


Ne moshen 16 vjecare u njoha me nje djale qe ishte 18 vjec. Me pelqeu
shume dhe folem disa here . Ai ishte shoku I ngushte I shoqes time me
te ngushte, dhe ajo me shtynte qe ta takoja edhe me shume. Kaluan disa
muaj dhe djali emigroi ne Itali. Mendoja se s’do ta shihja me; mirepo
ai erdhi pas nje viti. Ate vere qe ai erdhi une bera nje nga vizitat e
mia te rregullta tek shtepia e shoqes sime. Kur mberrita te shtepia e
saj ajo me tha te prisja per te ne dhomen e saj dhe ashtu bera. Po
prisja per te dhe ne vend qe te vinte ajo kishte derguar djalin qe
pelqeja te dhoma. Me tha te zhvishesha por nuk pranova sepse si c’do
vajze shqiptare kisha moralin dhe reputacionin te mbaja. Po ai nuk
vonoi shume dhe me perdhunoi . Po qaja dhe I lutesha po ai sdonte t’ia
dinte . Pas nje ore ai iku dhe ashtu me lot ne sy dola nga dhoma me
carcafin tere gjak dhe I thashe shoqes time se Zoti do t’ia kthente te
keqen qe me kishte bere mua. Dhe ashtu ndodhi. Kaluan 3 vite dhe une po
shkoja ne shkolle te larte ne ate kohe. Ishte shume e veshtire per mua
te beja jete normale pas asaj ngjarjeje po I dhashe force vetes dhe me
ndihmen e te dashurit tim tani ja dola. Nje dite degjova nga njerez te
ndryshem se nje vajze ne shkoder kishte vrare veten. Pyeta se kush edhe
u shokova kur degjova se ishte shoqja qe e kishte bere te mundur
perdhunimin tim. Me thane se kishte ngele shtatzene dhe nga turpi
kishte vrare veten. Thelle ne shpirt me erdhi keq per te edhe pse e
meritonte. Per djalin qe me perdhunoi degjova se ishte futur droges e
krimeve te ndryshme ne Itali.Sic e permenda me pare tani kam nje te
dashur qe me do dhe me respekton. Me ka ndihmuar qe te kaloj dhe kete
ngjarje kaq te tmerrshme qe me ndodhi mua. Keshtu qe te gjithe: Kini
kujdes nga shoqeria sepse jo gjithkush eshte I sinqerte!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,915
Pikët
113
Përgjigje e: Ngjarje te verteta!

Shoqja dhe perdhunimi!!


Ne moshen 16 vjecare u njoha me nje djale qe ishte 18 vjec. Me pelqeu
shume dhe folem disa here . Ai ishte shoku I ngushte I shoqes time me
te ngushte, dhe ajo me shtynte qe ta takoja edhe me shume. Kaluan disa
muaj dhe djali emigroi ne Itali. Mendoja se s’do ta shihja me; mirepo
ai erdhi pas nje viti. Ate vere qe ai erdhi une bera nje nga vizitat e
mia te rregullta tek shtepia e shoqes sime. Kur mberrita te shtepia e
saj ajo me tha te prisja per te ne dhomen e saj dhe ashtu bera. Po
prisja per te dhe ne vend qe te vinte ajo kishte derguar djalin qe
pelqeja te dhoma. Me tha te zhvishesha por nuk pranova sepse si c’do
vajze shqiptare kisha moralin dhe reputacionin te mbaja. Po ai nuk
vonoi shume dhe me perdhunoi . Po qaja dhe I lutesha po ai sdonte t’ia
dinte . Pas nje ore ai iku dhe ashtu me lot ne sy dola nga dhoma me
carcafin tere gjak dhe I thashe shoqes time se Zoti do t’ia kthente te
keqen qe me kishte bere mua. Dhe ashtu ndodhi. Kaluan 3 vite dhe une po
shkoja ne shkolle te larte ne ate kohe. Ishte shume e veshtire per mua
te beja jete normale pas asaj ngjarjeje po I dhashe force vetes dhe me
ndihmen e te dashurit tim tani ja dola. Nje dite degjova nga njerez te
ndryshem se nje vajze ne shkoder kishte vrare veten. Pyeta se kush edhe
u shokova kur degjova se ishte shoqja qe e kishte bere te mundur
perdhunimin tim. Me thane se kishte ngele shtatzene dhe nga turpi
kishte vrare veten. Thelle ne shpirt me erdhi keq per te edhe pse e
meritonte. Per djalin qe me perdhunoi degjova se ishte futur droges e
krimeve te ndryshme ne Itali.Sic e permenda me pare tani kam nje te
dashur qe me do dhe me respekton. Me ka ndihmuar qe te kaloj dhe kete
ngjarje kaq te tmerrshme qe me ndodhi mua. Keshtu qe te gjithe: Kini
kujdes nga shoqeria sepse jo gjithkush eshte I sinqerte!
Po ja ul vlerat vetes,nejse keshtu eshte mbase...
shnet
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Ngjarje te verteta!

Ish-deputet për 12 vjet, sot shet çikërrima në treg!!

Bardhyl Berberi
POGRADEC

Ish deputetin për tre legjislatura në Kuvendin Popullor nga viti 1970 deri në vitin 1982 dhe njëherazi edhe " Hero i Punës Socialiste" Maliq Menkshin .Ai ndonse ka kaluar të 65 vitet e jetës së tij qëndron çdo ditë duke shitur kinkaleri që nga tharëse flokësh, hekura me korent dhe sende të përdorimit vetiak. Maliqi është një burrë i qeshur dhe i respektuar ..Madje shumë klientë i drejtohen tezgës së tij duke thënë ende buzagas se "do t`i bëj xhiro deputetit .."
Po kush është Maliq Menkshi ? Ka lindur në një fshat të thellë të Mokrës dhe që në moshën 12 vjeç ka filluar të punojë. Fill pas klasës së shtatë fillon të punojë si minator në Pishkash dhe më pas në minierën e Gurit të Kuq. Gjithmonë ka qënë në pararojë ndonëse shumë i ri në moshë në vitin 1970 propozohet për deputet në zonën nr 166 të Mokrës. Dhe do të zgjidhet deputet për tre legjislatura rrjesht nga viti 1970 deri në vitin 1982.
Por thotë Maliqi duke qeshur a e di se çfarë priviligjesh kemi pasur në ato vite nga të qënit deputet? Privilegji i vetëm ishte se kur shkonim në Tiranë për séance parlamentare udhëtonim pa lekë me tren apo autobus dhe merrnim 40 lekë dietë në ditë ku futej edhe fjetja edhe ushqimi që konsumonim gjatë ditëve që qëndronim në parlament..
Mbaronte séanca parlamentare i hipja trenit dhe vija në Pogradec hiqja kostumin e deputetit dhe vishja kostumin e minatorit dhe shkoja atje në ballë të galerisë dhe nxirrja hekur.
"Atëherë në parlament ngriheshin probleme nuk rrihej ujë në hava si këta deputetët e sotëm. Të them të drejtën më vjen turp kur shikoj ato që ndodhin në atë sallë ku unë kam qënë i ulur për 12 vjet. Ju rroftë shkolla deputetëve të sotëm se nuk kanë pikë etike dhe pikë integriteti".


Maliqi kujton një moment kur ai ka kundërshtuar vetë Enver Hoxhën për problemet e tufëzimit. "Unë thotë Maliqi si deputet i Mokës dhe përfaqsues i tyre në Kuvendin Popullor nuk e zbatova këtë direktivë e cila ishte shumë e rëndë për Mokrën e cila mbante frymën gjallë vetëm me blegtori .."
"I thashë Enver Hoxhës se është e gabuar kjo direktivë për Mokrën pasi Mokra është krahina më e thellë dhe fshatrët janë të varfër dhe më atë pikë qumësht dhe bulmet mbajnë frymën gjallë". Enveri tha "Mokrën mos e trazoni deputeti i saj ka të drejtë".Si e more guximin? Po unë nuk kasha asnjë priviligj çfarë do të humbja? Unë minator në ballë të galerisë isha, ndërsa këta deputetët e sotëm i pari i çdo krahu i komandon si ato kukullat e kartonit po doli njëri nga rrjeshti i fluturon rroga e majme, makina luksoze bizneset që komandojnë ...
Ky isht rrëfimi i shkurtër i ish-deputetit Maliq Menkshi. Ndërkohë ka ardhur një grua e moshuar dhe i kërkon një hekur me korent por shënoje emrin i thotë Maliqit se lekët do t`i sjell kur të marr pensionin. Maliqi nxjerr një fletore ku është një listë e gjatë me emra që kanë marrë me listë sende ...
Dhe pas kësaj më tregon për një dyqanxhinë Çërravë. "I kishin hapur dyqanin dhe i kishin vjedhur... vetëm ca paketa duhan. Vjedhja nuk ishte kryer për ato pak paketa por ishte marrë fletorja e borxhlinjve në sirtar, e cila kishte mbi 20 milion lekë të vjetra borxhe... Besoj thotë ai se nuk ka shumë nevojë për koment"
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Ngjarje te verteta!

Në Karbunare të Lushnjës lindja e një viçi jo normal ka shokuar të gjithë banorët e zonës.


Në familjen Kasapi, pas 7 lindjesh normale, lopa përmes operacionit ka sjellë në jetë një viç që peshonte 40 kg, por çudia ishte e madhe kur u vu re se viçi kishte 6 këmbë dhe dy organe seksuale, femëror dhe mashkullor.
Veterineri i zonës, Kudret Gjyshja e komenton këtë fillimisht si shkak të grupit të njëjtë të gjakut dhe së dyti injeksionet hormonale, të cilat kanë sjellë këtë çrregullim.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,915
Pikët
113
Përgjigje e: Ngjarje te verteta!

Kam pershtypjen se kombi shqiptar femeror ka humbur ....eshte kthyer ne burra..
Nejse ben vaki...
po pres lajmin se kam haberin fare 5,6,7 e vijon
 
Top