• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ngjitja e Logetës në Botën e Mesme

Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
400
Pikët
63
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Logeta ishte hyjnesha ilire e pëlhurave, e borës, dhe e fatit. Ajo ishte një ndër tri Të Mirat (Moirae, Parkae, Norns). Fatkeqësisht emri i saj u shtrembërua nga të krishterët në "luget" "lugetër" "lugat". Por nuk ka dyshim që ajo ishte hyjneshë pozitive. Në fenë greke njihej si Lakhesis.
Që të dimë se kush ishte Logeta le të lexojmë këtë përrallë shqipe e cila gjendet edhe në motërzime tjera nëpër të gjithë trojet shqiptare. Vetëm keni parasysh identitetin e personazheve: Qerosi është Zeusi, dy vëllezërit e tij janë Poseidoni e Hadesi që u mposhtën, ndërsa e bukura e dheut që u zgjodh nga Zeusi (Qerosi) është Logeta. Duke e lexuar këtë mit të lashtë ilir atëherë e kuptoni besimin tonë për ngritjen e Logetës nga Bota e Poshtme në Botën e Mesme, dhe arsyeja përse e kremtojmë këtë ngjarje religjioze në Mesdimën më 5 shkurt.

Qerosi
Na ishte nje here nje mbret qe kishte tre djem. Mbreti na kishte ne kopesht ne dru ftoi qe bente gjithmone tre kokrra por edhe ato vinte i merrte kucedra. Nje dite djali i madh u ngrit dhe i mori leje qe te vriste kucedren,mbreti ia dha lejen dhe djali e ruajti gjithe naten kucedren. Por kur ajo u afrua dhe filloi me te uleritur,ai u tmerrua dhe nuk e sulmoi fare.
Dhe mbreti u merzit me shume me shume per djalin qe u tregua frikacak se sa per ftoin.
Nje dite tjeter mori leje djali i dyte qe te vriste kucedren dhe mbreti e lejoi. Po edhe ai si vellai i madh nuk pati guxim te luftonte sepse u tmerrua. Atehere mbreti u semur nga djemte e tij qe u treguan frikacake dhe u shtri ne krevat.
Diten tjeter shkoi djali i trete,i cili ishte qeros dhe vellezerit talleshin me te. Mbreti ia dha lejen edhe pse nuk kishte shume besim. Dhe ne darke kur erdhi kucedra,djali nuk u frikesua fare por e sulmoi dhe e plagosi keq me shpaten e tij,edhe ajo u largua duke mos marre asgje. Dhe keshtu bashke me me dy vellezerit u nis te gjente kucedren dhe ta vriste nje here e mire. Ndoqen gjurmet e gjakut qe kishte lene kucedra dhe arriten ne nje grope te thelle dhe qerosi i tha vellezerve se do te zbriste poshte me litar ndersa ata te rrinin aty dhe kur ai te mbaronte pune me kucedren ta terhiqnin larte.
Kur zbriti poshte,qerosi pa nje shtepi dhe kur trokiti ne dere,doli nje vajze e bukur e cila ishte njera nga te bukurat e dheut. Ajo e pyeti per cfare kishte ardhur dhe qerosi i thote se ka ardhur per te vrare kucedren,dhe ajo i thote se nese e vret do e merrte per burre,dhe si shenje besnikerie i tha nje furke qe tirrte ar. Qerosi e perplasi ne toke dhe ajo u shnderrua ne nje molle te arte dhe e mori e futi ne gji. Pasi u largua pa nje shtepi tjeter ku ishte motra e dyte,edhe ajo i tha qe do e merrte per burre po te vriste kucedren dhe si shenje besnikerie i dha nje i dha nje stap dhe kur e perplasi ne toke u kthye ne nje dardhe te arte.
Kur shkoi ne shtepine e trete i doli motra e vogel qe ishte shume here me e bukur se dy te parat,edhe ajo i tha qe do e merrte per burre nese e vriste kucedren,dhe si shenje besnikerie i dha qerosit nje kllocke te florinjte dhe dymbedhjete zogj te florinjte,te cilet u kthyen ne rrush kur ai i perplasi ne toke.
Atehere e bukura e dheut dhe e coi ne vendin ku ndodhej kucedra dhe u largua. Aty ishin disa njerez qe po percillnin nje vajze,dhe pasi e lane prane lumit u larguan te gjithe duke qare. Kur iu afrua qerosi dhe e pyeti cfare po bente aty,ajo u pergjigj:
- Kucedra vjen ne vendin tone dhe kerkon gjithmone nga nje vajze te re. Ne e bejme me short dhe kete here me qelloi mua te shkoj me kucedren.
Vajza ishte bija e mbretit te atij vendi. Qerosi e priti kucedren dhe kur ajo erdhi e sulmoi dhe i preu menjehere koken e ajo ra ne lume dhe uji u be i kuq nga gjaku i saj.
Mbreti e priti si nje hero te vertete dhe i tha se mund te kerkonte edhe gjysmen e mbreterise nese donte,por qerosi i tha se nuk donte asgje per momentin dhe nese do kishte nevoje per ndonje gje do kthehej perseri dhe do i thoshte.
Qerosi u nda nga mbreti dhe e bija dhe shkoi mori te treja vajzat,te bukurat e dheut. Dy te medhajat do i merrte per dy vellezerit e medhenj dhe te voglen do e merrte vete.
Kur arriti te vellezerit,ata ngriten larte tre vajzat dhe vellain e vogel e lane poshte.
Tek po rrinte aty,pa nje fole me zogj te vegjel shqiponje qe po kerkonin ndihme se po i afrohej nje gjarper t’i hante. Qerosi ia preu koken gjarperit dhe i shpetoi zogjte. Kur erdhi shqiponja e falenderoi shume dhe e pyeti se cfare donte per shperblim,dhe ai i kerkoi qe ajo ta kthente ne boten e siperme,por ajo i tha se per nje rruge kaq te gjate i duheshin dy furra buke,dy qengja dhe dy fuci me uje. Djali nuk kishte ku t’i gjente por iu kujtua mbreti dhe shkoi ia mori atij.
Pasi e la qerosin ne ne toke,shqiponja i dha nje pende te zeze dhe i tha qe kur te kete nevoje per dicka,ta digjte penden dhe te shprehte nje deshire.
Kur arriti ne toke qeroi pyeti nese i ati ishte gjale dhe nese e dashura e tij e kishte mbajtur fjalen. Pastaj shkoi te nje argjendar dhe i kerkoi te punonte pa pagese.
Nje dite argjendarin e kerkuan ne pallat dhe mbreti i tha se do martonte djalin e madh dhe nusja donte nje furke te arte,nese nuk e bente do i priste koken. Dhe djali i tha te mos behej merak se e dinte ai zgjidhjen. Nxorri mollen qe kishte ne gji,e theu edhe doli furka qe diku i kishte dhene vete vajza. Mbreti e shperbleu argjendarin me tre qerre me florinj,ai donte t’i jepte dy qerosit dhe nje ta mbante vete,por qerosi nuk pranoi asnje.
Nje dite tjeter mbreti e thirri perseri ne pallat e i tha se do martonte djalin e dyte dhe nusja donte nje stap te arte,nese nuk e bente do i priste koken. Por qerosi kishte ne gji dardhen e arte dhe kur e perplasi ne toke,doli stapi i arte. Dhe keshtu,argjendari u shperblye perseri me tre qerre me florinj.
Pasi kaluan disa kohe,mbreti hapi fjalen se kush do merrte mollen e arte qe e kishte vendosur ne majen e flamurit qe nddhej ne majen e pallatit,do t’i jepte per grua motren e vogel e te bukurave te dheut dhe trimin do e bente djalin e tij.
Kur degjoi kete lajm,qerosi dogji penden qe i tha shqiponja dhe u shfaq nje kale e zi me krahe dhe nje armature e arte. Ai fluturoi ne majen e flamurit dhe e mori mollen pa problem.
Pastaj qerosi hoqi armaruren por asnje nuk e njohu sepse kishte ndryshuar shume dhe ishte bere me i bukur. Ai i thote mbretit qe eshte djali i tij,por dy vellezerit ziliqare i thone se ai po
tallet me kujtimin e vellait te tyre te vogel. Atehere afrohet vajza e vogel dhe e pyet se cfare i kishte dhene ate dite kur i premtoi besnikeri,edhe ai nuk flet fare por nxjerr rrushin nga gjiri,e perplas ne toke dhe shfaqet kllocka e arte me dymbedhjete zogjte e arte.
Pastaj djali u be mbreti i vendit dhe dy vellezerit e tij i lidhi me hekura dhe i la te kalbeshin ne burg,dhe jetoi i lumtur me te bukuren e dheut.

IMG_5237[1].JPG
 
Tiku

YshForti….
Anëtar
Feb 11, 2021
Postime
4,061
Pikët
113
Vendndodhja
Kalimthi neper Bote.

View attachment 100097
Po Ato dy Te tjerat ku i la ?:p
Perralle e bukur, i kisha harruar keto me qerosi .:)
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
400
Pikët
63
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Po Ato dy Te tjerat ku i la ?:p
Perralle e bukur, i kisha harruar keto me qerosi .:)
Qerosi është Zisi (Zeusi), sepse vetëm me këso emra të koduar stërgjyshet tona kanë mundur të mbajnë gjallë mitet religjioze ilire. Përfundimi i dy vëllezërve mund të ketë qenë edhe ndryshe. Këtu në thelb paraqitet triumfi i Zisit, pasi ai mori qiellin, kurse dy të tjerët,: Redoni detin e Hadesi nëntokën.
Këto të tria janë, Të Mirat, që caktojnë fatin e njerëzve.
 
Tiku

YshForti….
Anëtar
Feb 11, 2021
Postime
4,061
Pikët
113
Vendndodhja
Kalimthi neper Bote.
Qerosi është Zisi (Zeusi), sepse vetëm me këso emra të koduar stërgjyshet tona kanë mundur të mbajnë gjallë mitet religjioze ilire. Përfundimi i dy vëllezërve mund të ketë qenë edhe ndryshe. Këtu në thelb paraqitet triumfi i Zisit, pasi ai mori qiellin, kurse dy të tjerët,: Redoni detin e Hadesi nëntokën.
Ja kete simbolike nuk e dija .
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
400
Pikët
63
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Ja kete simbolike nuk e dija .
Kjo përrallë ka shumë më tepër. Lisi i madh është Yggdrasili, dhe Tri Botët gjenden mu në këtë lis: Bota e Epërme, e Mesme dhe e Poshtme, gjarpëri që han zogjtë apo mbase edhe kulshedra është Níðhöggr, shqiponja është Veðrfölnir, kopshi i mbretit ku është mbjellur ftoi është Asgard, në verzione tjera të përrallës ka një motiv që në këtë përrallë mungon, qerosi futet në një pellg dhe përmes rrjedhës nëntokësore kalon në botën tjetër, kjo të kujton lumin Styx por edhe burimet që rrjedhin nga Asgardi në Ferrin nëntokësor. Natyrisht që secili popull ka besimin e vet, pikëpamjet e veta, mirëpo besimi në Lisin e Botëve është i lashtë, shumë i lashtë, dhe i përbashkët për popujt indoevropianë. Kjo e tregon origjinën ilire.

1626979678261.png
 
Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,248
Pikët
113
Këtu në thelb paraqitet triumfi i Zisit, pasi ai mori qiellin, kurse dy të tjerët,: Redoni detin e Hadesi nëntokën.
ne mos gaboj, ai qe morri detin, apo perendia e detit, quhej poseidon, qe dhe ne shqip shprehet ; po se i don ,
 
Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,248
Pikët
113
Grekët e qunin Poseidon, ilirët e quanin Redon. Kepi i Redonit p.sh. merr emrin nga ai.
po nese "greket" e quanin Poseidon, athere kjo eshte nje prove e pakundershtueshme se ata flisnin shqip, se kjo fjale korospondon me shqipen e jo greqishten,
te mos harrojme se gjuha greke eshte formuar nga perplasja e shqipes dhe persishtes, pra kultura helene/greke eshte produkt i perplasjes se kultures ilire dhe aziatike,
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
400
Pikët
63
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
po nese "greket" e quanin Poseidon, athere kjo eshte nje prove e pakundershtueshme se ata flisnin shqip, se kjo fjale korospondon me shqipen e jo greqishten,
te mos harrojme se gjuha greke eshte formuar nga perplasja e shqipes dhe persishtes, pra kultura helene/greke eshte produkt i perplasjes se kultures ilire dhe aziatike,
paksa jashtë teme, hape si temë të re e pastaj shohim...
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
400
Pikët
63
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Si adhurohej Logeta nga shqiptarët e Rekës së Epërme? Natyrisht këtu bëhet fjalë për ritual pagan të maskuar me kristianizëm. Për këtë lexojmë një citat nga Robert Elsie:

Todorja. Zakon dhe rit popullor. Ortodoksët dhe myslimanët në fsha-trat e shumtë shqiptarë të Rekës së Epërme (Republika e Maqedonisë) mbanin një ceremoni të quajtur Todorja, që pa dyshim vjen nga fjala Theodora, në një të enjte (shih) në fund të shkurtit. Të rinjtë e fshatit, me këngë, marrin rrugën për të vajtur në shtëpinë e një plake, duke patur me vete sovajka nga avlëmendet dhe rroba të vjetra. Atje, në dëborë, ata ndezin një zjarr ritual dhe ngrenë një Todore (një lloj dordoleci), i quaj-tur edhe dozhdole, me shkopinj e me sovajka prej druri. Todorja pastaj vishet me rroba grash dhe, shoqëruar me këngë, kalon nëpër rrugët e fshatit. Pas kësaj, kthehet aty nga u nis, vishet me "rroba të mira" dhe pastaj kalon edhe një herë nëpër rrugët e fshatit, kësaj radhe i shoqëruar me këngë dashurie. Për kalimin e tretë nëpër rrugët e fshatit, todorja vishet me rroba burrash. Kur kjo ceremoni triherëshe përfundon, todorja zbërthehet dhe pjesëmarrësit marrin me vete sovajkat dhe shkopinjtë e i kthejnë në shtëpi. Ceremonia e todores mendohej se sillte mbarësi në lidhje me ndjelljen e shiut (shih).
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
400
Pikët
63
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Aferdita Onuzi, Tirane

Kjo grua e mire ne krahina te ndryshme njihet me emrat Veglorja, Ora e mire, Fata, Fatia, Fatimja, Vitorja, Vejtorja dhe tek arbereshet, me emrin Shen Ana. Elemente te kesaj ngjarjeje na sjellin jehonen e nje bote tashme te zhdukur. Emrat e kesaj gruaje, ne rolin e hyjnise apo te shenjtores mbrojtese, jane te periudhave shume te hershme. Sipas prof. E. Cabej, vitorja apo vejtorja e kane marre emrin nga fjala vej, qe do te thote end. "Po vej" - thone edhe sot nder fshatrat e Krujes e te Tiranes e ne disa fshatra te tjere te Shqiperise Veriore.

Ndersa diten e enjte te Javes se bardhe, grate punonin ne vegje gjithe diten pa pushim dhe endnin vetem pelhura te bardha, qe femijet te mos i zinte epilepsia, qe te mos digjej misri nga vapa e te mos bente dem bresheri ne njerez, ne kafshe ne shpeze e bime.
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
400
Pikët
63
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Veshja e burrave si gra, ka lidhje me ritualin e Todores që e përmendëm më sipër, e cila vishet herë si burrë herë si grua dhe herë tjetër me rrobe të "mira". Poashtu ka lidhje me Misteret e Kotitos, ku burrat visheshin si gra e gratë si burra, kjo ka të bëjë me mbrojtjen nga syri i keq.

Karnavalet e Bozovcës meritojnë një vëmendje më të madhe nga studiuesit, sepse ky organizim u ngjan luleve të rralla, që çelin në stinën e dimrit e që lajmërojnë përfundimin e kësaj stine dhe ardhjen e pranverës, përkatësisht përkojnë me qëllimin dhe dëshirën që sa më parë të largohet stina e dimrit dhe të mbretëroj pranvera me gjithë begatinë e vet", shprehet Çoçaj.

Burrat vishen si gra

Në Malësinë e Sharrit, 'Festa e karnavaleve' festohej nga dita e parë e fillimit të zgjatjes së kohës, pra nga fundi i muajit dhjetor (prej 25-26 dhjetor) e deri në katërmbëdhjetë mars me kalendarin e vjetër ose më së voni deri më njëzet e një mars, me kalendarin e ri. Organizimi i karnavaleve lidhet me simbolikën për daljen nga izolimi dimëror, dhe fillimin e përgatitjeve për pranverën që simbolizon ringjalljen e punës për bujqësi dhe për blegtori. Në anën tjetër zhurma që bëhet me anë të kumbonave dhe gjërave tjera simbolizon përzënien e të gjitha të ligave që kanë mundur të jenë fshehur nëpër lamë, gardhe të shtëpive etj. Në fshatrat e Malësisë së Sharrit të Tetovës, sikurse edhe në krahinat tjera të Veriut të Shqipërisë në grupin e karnavalistëve nuk prezantojnë femrat, po në rolin e femrës vishen djemtë: në rolin e plakës vishet një mashkull (vetëm një plakë), në rolin e nuses vishet një djalë (këtu vishen një deri në dy djem të rinj si nuse), në rolin e vajzave përsëri vishen djemtë (dy deri në katër vajza), përkatësisht të gjitha veshjet e femrave varen nga numri i përgjithshëm i grupit të karnavalistëve, që gjithmonë është numër tek si 17, 19, 29, 31 etj. Kështu ngjashëm si në Bozovcë është vepruar edhe në fshatrat e Lumës së Epërme.
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
400
Pikët
63
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Edhe karnevalet e Polenës, janë adhurim i Logetës

KARNAVALET E POLENES

Karnavalet, apo "Të lënët e mishit" në Korçë zakonisht janë zhvilluar në datë fikse, Ditën e Lidhjeve, pikërisht me fillimin e kreshmëve të Pashkëve. Por karnavali i Polenës nuk i përket kësaj kategorie karnavalesh, por është një rit më arkaik dhe më i lashtë se karnavalet qytetare. Festimet zhvillohen më 6 janar, në ditën e Ujit të Bekuar, në një prej ditëve më të rëndësishme të fillimit të vitit. Karnavale të kësaj kategorie, ose të ngjashme, ka pasur dhe në disa fshatra të krishtera të rrethit të Korçës, të cilat i zhvillonin karnavalet në ditën e Vitit të Ri ose në një datë të afërt. Në këto fshatra, ose është shuajtur kjo traditë, ose gjendet vetëm ndonjë element i veçuar. Sot kjo traditë ruhet gjallë dhe e plotë në fshatin Polenë.

Fillimet e këtyre karnavaleve asnjeri nuk i di, por thonë se janë shumë të lashta, sepse kështu janë zhvilluar dhe përpara gjyshërve të gjyshërve të tyre. Vetë mënyra e organizimit, kostumet dhe elementët e këtij karnavali flasin për këtë lashtësi. Karnaval i ngjashëm ose përafërt zhvillohen dhe sot puthuajse në të gjitha vendet e Ballkanit por dhe më gjerë.

Skema e këtij karnavali, në vija të përgjithshme nuk ka evolua,r me përjashtime të vogla ku janë future elementë apo figura të reja në vartësi të ngjarjeve apo kohës kur janë zhvilluar. Në këto kushte gjendet një gërshetim, disi i ngurtësuar, i disa elementëve artistike të kohërave të vjetra dhe fabula bazë e zhvillimit të karnavalit pothuajse është e pandryshueshme deri më sot.

Pjesëtarë e këtij karnavali janë tërësisht djem, ku dhe rolet e femrave janë luajtur vetëm nga djemtë. Kështu vazhdon dhe sot. Vajzat kishin ditën e tyre të karnavaleve. 25 ditë pas Pashke ato organizonin Rusicat ku rolin e djemve tani e luanin vetë vajzat. Rusicat organizohen dhe sot por jo në madhështinë e karnavaleve të djemve.

Elementi kryesor dhe më arkaik janë arapët ose lugetërit. Ata bëjnë hapjen e kësaj feste që herët në mëngjes. Janë të këqinj, të egër dhe të frikshëm të cilët shfrytëzojnë terrin e natës për të të kallur frikën dhe tmerrin. Janë të zhurmshëm dhe zotër të qetësisë së natës. Duket sikur duan vetëm errësirën dhe duan të pengojnë ardhjen e një dite të re. Ata kanë një veshje shumë të veçantë dhe autentike. Veshje lëkure, kryesisht prej deleje dhie ose kafshe tjetër. Maskë lëkure e bërë sa më e frikshme e dekoruar me ngjyra, brirë, dhëmbë e koska kafshësh. Mbajnë veshur çorape me lesh prej dhie dhe opinga me lëkurë derri. Me duart e nxira mbajnë kama ose bajoneta si dhe një qese të mbushur me hi e cila gjatë goditjes të mund të të ndotë, por jo të të vrasë. Në mes, lidhur me një rrip të trashë e zinxhirë, mbajnë të varur zile e këmborë sa më të mëdha që të bëjnë sa më shumë zhurmë. Si çdo gjë e keqe dhe arapët vijnë plot zhurmë për të të lajmëruar ardhjen e tyre. Ato ngjajnë me zilet e lebrozëve ku të paralajmërojnë tu qëndrosh sa më larg tyre. Duken shumë gjakatarë. Ndjekin kryesisht fëmijët nëpër rrugët e fshatit dhe deri brenda në shtëpi, jo vetëm se tremben më shumë, por duken se i përndjekin ata sikur duan të ndalojnë vazhdimësinë e jetës. Por a do të mundin ata ?

Po të kemi parasysh karnavalet zhvillohen pothuajse në kulmin e dimrit dhe jeta e njerëzve ishte shumë e vështirë. Duket sikur dimri që është ulur këmbëkryq nuk do që të largohet dhe t’i lerë vendin pranverës, që është aq e mirëpritur nga njerëzit. Por dhe dimri sado i keq, përgatit rrugën e ardhjes së pranverës dhe arrapët sado të frikshëm dhe të këqinj nuk do të ngelen të tillë deri në fund. Ata do të fillojnë të zhdrërohen gradualisht. Fillimisht duke hapur rrugën për kalimin e një jete të re, rrugën e kalimit të nuse dhe dhëndrit. Gjatë shfaqjes do të bëhen mbrojtës të jetës së çiftit të ri ose të dasmorëve, dhe në fund duke hequr maskat ata shndërrohen në njerëz duke treguar se zotër të kësaj toke janë vetëm njerëzit.

Fillimisht arapët veprojnë të vetmuar nëpër rrugët e fshatit nga mëngjesi deri pas zhvillimit të meshës së Ujit të Bekuat dhe hedhjes së kryqit në ujë. Njerëzit mblidhen në sheshin qendror të fshatit dhe presin që karnavali të arrijë kulmin me një shfaqe të përgatitur që më parë nga organizatorët e karnavaleve. Në shesh hyjnë një e nga një sipas një skenari të përgatitur grupe të ndryshme ku në tërësi të bie në sy barazia e racave dhe ideve. Atje futen arapë, nuse, dhëndër, dasmore e kapedanë, arabë, indianë romë dhe në armoni me natyrën midis njerëzve gjenden kafshë si ariu, gamilja, gomari etj, megjithëse disa prej tyre nuk janë kafshë të zonës sonë.

Si çdo festë dhe karnavali shoqërohet me muzikë, megjithëse mezi dëgjohet në mes të ritmit të zhurmshëm të zileve të arapëve. Ashtu si në fillim dhe sot vegla e vetme që shoqëron festën është gajdja. Sot ajo është një vegël në zhdukje që sa vjen dhe gjendet me vështirësi, por dikur duhet të ketë qenë një prej veglave popullore më të rëndësishme. Vallja tradicionale e gajdes është pjesë e rëndësishme e shfaqjes, ku njerëzit gëzojnë së bashku për jetën e re. Në këtë dasmë vijnë e marrin pjesë të gjitha grupet e pjesëmarrësve, përveç hajdutit, i cili është aq i padëshirueshëm në këtë gëzim. Ai vjen për tu prishur gëzimin. Por ai duhet të kalojë në mënyrë të fshehtë barrierën e arapëve, të cilët në këtë moment pavarësisht se akoma të frikshëm, ruajnë nusen dhe mbarëvajtjen e festës.

Hajdutit i duhet që t’i vrasë ata. Por arapër janë shumë dhe janë si Anteu, të pavdekshëm dhe gjithmonë më të fortë, sepse vjen një doktor i cili i ringjall shpejt. Sado që përpiqet hajduti është I pafuqishëm të prishë këtë festë. Në fund hajduti ekzekutohet (dikur me varje). Arapët vallëzojnë së bashku me dasmorët dhe heqin maskat për të treguar se dhe ata janë njerëz dhe jo përbindësha. Pra në fund gjithmonë triumfon e mira, e drejta fiton njeriu.

Pjesëmarrësit s’janë artistë të mirëfilltë, por janë njerëz të thjeshtë që kanë dëshirën e mirë për të luajtur dhe për tu bërë protagonistë të kësaj feste popullore. Përveç fabulës bazë dhe skenarit të parapërgatitur pjesëmarrësit janë të lirë të improvizojnë veprime sipas situatave, mjafton që të jenë normale dhe të bëjnë për të qeshur. Dhe vetë shikuesit bëhen zakonisht pjesëtarë të shfaqjes duke u future në valle, darovitin nusen, i shkel ariu për tu shëruar ose rrëmbejnë nusen e cila ruhet rreptësisht nga arapët. Gjatë rrëmbimit arapët gjuajnë rrëmbyesin me qeskat me hi dhe rikthejnë nusen në valle. Shfaqja zakonisht zgjat më pak se një orë.

I gjithë karnavali ruan traditën në tërësinë tij origjinale. Përdoren akoma veshjet popullore për dardharet dhe kapedanët, veshje kryesisht të vjetra si opinga lëkure, pandallona shajaku, brucë, shpata, këmborë, dhe zbukurime me materiale si : koska, dhëmbë e brirë kafshësh.

Për zhvillimin e karnavaleve në Polenën e vjetër ka pak dokumenta të shkruara apo fotografike. Të vjetrit tregojnë se njerëzit tregonin një interes dhe preokupim të madh për to. Përgatitjet fillonin ditë e javë më pare, për vetë faktin se dimri kishte shumë më pak punë. Rregullat ishin të rrepta dhe zbatoheshin nga çdo pjesëtar i grupit. Secili përgatiste dhe rregullonte veshjen e tij. Pas shfaqjes ata shkonin shtëpi më shtëpi dhe grumbullonin verë e pastërma dhe në darkë festonte i gjithë grupi. Parakalimi bëhej në gjithë rrugët e fshatit dhe shfaqja bëhej te lëmi i madh. Organizimi i karnavaleve u bë dhe pas luftës, dhe kur fshati zbriti poshtë. Megjithëse karnavalet nuk ishin rit fetar, por duke u trajtuar si një zakon i vjetër prapanik, në vitin 1967 u ndalua organizimi i tyre nga sistemi komunist. Por 25 vjet ndërprerje nuk i zhdukën karnavalet. Tradita u ruajt e gjallë dhe e plotë në mendjen dhe kujtimet e polenakëve. Me ardhjen e ndryshimeve të viteve 1990 u rinis sërisht kjo traditë nga vetë njerëzit të cilët kishin qenë pjesëtarë dhe protagonistë të karnavaleve. Fillimisht pati probleme, por dëshira e mirë e mposhti çdo vështirësi. Vitet kalonin dhe vështirësitë asnjëherë s’kanë munguar, por karnavalet janë zhvilluar çdo vit.

Një dhomë e ish zyrave e kooperativës, shërben si depo dhe gardërobë e grupit. Ajo pasurohet vazhdimisht me veshje e materiale të grumbulluara nga vetë pjesëmarrësit, ose diçka e blerë nga financimet e pakta të siguruara nga këshilli fetar, pleqësia, komuna si dhe paratë e grumbulluara nga darovat e nuses dhe arapëve. Financimet kanë qenë gjithmonë të pamjaftueshme. Jehona e festimeve të karnavaleve në Fshatin Polenë u përhap shpejt pothuajse në gjithë Shqipërinë, për vetë faktin se ishin disi të veçanta dhe kishin kaluar 25 vjet pa organizuar karnavale. Interes për to u tregua dhe nga Instituti Kombëtar i Folklorit i cili bëri dhe regjistrime filmike dhe u dhanë kronika televizive për disa vjet rresht nga Televizioni Kombëtar Shqiptar. Kronika të përvitshme televizive janë bërë nga televizionet lokale të qytetit të Korçës. Për organizimet e viteve të fundit kemi dokumenta të shumta filmike dhe fotografike.

Kemi marrë pjesë në të gjitha festivalet në rang kombëtar dhe ndërkombëtar të zhvilluara në qytetin e Korçës me grupin e të rriturve dhe të fëmijëve dhe kemi marrë çmime të para dhe stimuj të shumtë. Kemi marrë pjesë në festimet e Ditës së Verës në qytetin e Tiranës si dhe kemi bërë disa turne jashtë vendit me një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish. Grupi i karnavaleve të Polenës ka qenë i pranishëm në festimet e karnavaleve në Kaliningrad të Rurisë, Luksemburg, Budva të Malit të Zi. Kemi marrë dhe shumë ftesa të tjera, por turnetë nuk janë realizuar për mungesë sponsorizoimi.

Përsa kohë të jetë e fortë dëshira e mirë për të zhvilluar karnavalet në fshatin Polenë, kjo traditë do të vazhdojë të ruhet e plotë dhe në vitet që do të vijnë.
 
Top