• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ngordh oktapodi Paul

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Oktapodi Paul, i cili u bë sensacion në mbarë botën pasi që me sukses parashikoi rezultatet e disa ndeshjeve në Kampionatin e sivjetmë të Futbollit i mbajtur në Afrikën e Jugut, ka ngordhur në gjumë, njoftoi “Eurosport”.
Stefan Porwoll, drejtor gjeneral i “Sea Life Center” në Oberhausen nga ku Paul parashikoi të gjitha rezultatet e ndeshjeve, e pohoi këtë lajm.

“Ai ngordhi natën e kaluar, si pasojë natyrale”, tha Porwoll.

Paul i lindur më 2008 në qytetin anglez Weymouth, ka parashikuar me sukses rezultatet e shtatë ndeshjeve të kombëtares gjermane gjatë Kampionatit, ndërsa më pas parashikoi edhe fitoren e Spanjës në finale kundër Holandës. Gjatë kampionatit botërorë, Paul merrte ushqimin në njërën prej dy kutive në të cilat vendoseshin flamujt e reprezentacioneve të cilat luanin dhe gjithmonë oktapodi futej në kutinë e duhur.

Kjo aftësi prej orakulli e shndërroi atë në atraksion të vërtetë dhe shumë njerëz ofruan shuma të majme parash për ta blerë pas kampionatit. Megjithatë “Sea Life Center” në Oberhausen vendosi ta mbajë yllin e vet, ndërsa tash janë shumë të mërzitur me vdekjen e tyre. “Të gjithë e kemi dashur dhe të gjithëve do të na mungojë”, tha Porwoll.
 

Loreal

V.I.P
Anëtar
Sep 4, 2010
Postime
5,514
Pikët
63
Përgjigje e: Ngordh oktapodi Paul

-pacim-Ngushllimet e mia..
 

Barnaba

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 26, 2010
Postime
83
Pikët
0
Vendndodhja
Tirone
Përgjigje e: Ngordh oktapodi Paul

T'pakten t'kishte bo nji parashikim t'fundit per euro2012 t'bonim nai lek :D
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Ngordh oktapodi Paul

Gjynaf!Iku kot.
Te pakten ta kishin honger me patate.
 

Noe

V.I.P
Anëtar
Sep 22, 2010
Postime
7,778
Pikët
113
Përgjigje e: Ngordh oktapodi Paul

Lajm tragjik
 

Barnaba

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 26, 2010
Postime
83
Pikët
0
Vendndodhja
Tirone
Përgjigje e: Ngordh oktapodi Paul

Kam pershtypjen se me shume se hollandezt jane gjermont qe kane festu me shampanje :p.
 
Top