• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ngrohja globale ...

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Ngrohja Globale

Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojne se ky peroblem behet gjithnje e me shqetesues nga dita ne dite.Ndryshimet e klimes jane te verteta dhe sa vjen e rriten me teper.Niveli i Dioksidit te karbonit ne ditet e sotme eshte rreth 30% me i larte se sa ka qene perpara evolimit te industrise.Ajo qe te ben me shume pershtypje eshte shpejtesia me te cilen niveli i CO2 eshte rritur.Nga njohurite geologjike te njeriut mbi boten per miliona vite bota kurre nuk ka perjetur nje rritje aq te shpejte.Firma e influences se neriut eshte krejtesisht e dukshme.Ska aspak dyshim qe ne kemi krijuar ndryshime te atmosferes nga djegja e lendeve kimike dhe gazrave.

Evidenca e ngrohjes globale eshte e sakte dhe e panenflehtesushme!

Konsidero:

Qe ne fillim te shekullit te 20'te temperatura e siperfaqes kryesore te tokes eshte rritur rreth 1.1°F (0.6°C).

Gjate 40 viteve te fundit temperatura eshte rritur rreth 0.5°F (0.2-0.3°C).

Ngrohja ne shekullin e 20'te eshte me e madhe nga te gjitha koherat e 400-600 vitet e fundit.

7 nga 10 vitet me te ngrohta te shekullit te 20'te jane ato te 90'tes.

Malet e akullta te poleve jane ne levizje

Akujt ne polin e veriut kane humbur rreth 40% te trashesise se tyre gjate 4 dekadave te fundit.

Niveli global i detrave eshte rritur pothuajse 3 here me shpejt ne krahasim me 3000 vitet e fundit.

Sdudimet e shumta tregojne se bimet dhe kafshet ndryshojne numrin dhe sjelljen e tyre ne baze te ndryshimeve klimatike.

Ashtu siq Bota vazhdon te ngrohet,rritet dhe rreziku qe klima do ndryshoje ne menyre te tille saqe mund te demtoje ne menyre serioze jeten tone.Nderkohe qe nje pjese mesatare e vendeve te globit do behet me e ngrohte disa zona individuale do perjetojne tjeter lloj ndryshimesh te klimes,me rrjedhoja te dryshme per ambientin lokal.

Disa nga keto jane...

Rritje e shpejte e nivelit te detit

Me teper vale te ngrohta dhe thatesire qe rezulton ne shume e me shume
konflikte ne burimet e ujrave.

Me teper mote ekstreme qe krijojne permbytje dhe shkaterrime banesash ...

Nje potencial te madh ne semundjet dhe vdekjet qe kane te bejne me nxehtesine,gjithashtu nje shtrirje me te gjere te infeksioneve dhe semundjeve qe transmetohet nga insekte dhe mikrobe ne zona ne te cilat me pare nuk kane egzistuar.

Nese ndotja kimike vazhdon pa u marre masa kunder saj,ngrohja globale do kercenoje shendetin,qytetet,bregdetet,dhe te gjithat bukurite natyrore apo krijimet e njeriut.
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Ngrohja globale ...

Efekti i Greenhouse (Greenhouse effekt)
Diqka qe duhet kuptuar eshte se shume nga c'flitet per ngrohjen globale jane opinione rreth senareve potenciale dhe asgje nuk mund te jete plotesisht e sigurte.Ajo qe te gjithe bien dakort eshte se ngrohja globale eshte gjithnje ne rritje.Pyetja eshte sa nga kjo eshte rezultat i natyres dhe sa nga kjo eshte nga influenca e njeriut.

Kushtet e motit,ne qdo lloj vendi ndryshojne nga dita ne dite e nga viti ne vit por ne pergjithesi qendrojne ne parametra te caktuar per nje kohe teper te gjate.Keto parametra njeriu i quan 'Klime' Kur mendojme mbi problemin e ndryshimeve klimatike shpeshhere ne i referohemi termit greenhouse effect.(greenhouse effect eshte ngritja e temperatures ne siperfaqen e tokes si rezultat i energjise se nxehte te mbyllur mes gazerash ne hapesire.Kur rrezet e diellit kalojne nepermes atmosferes se tokes nje pjese e energjise pengohet po ama nje pjese tjeter kalon nepermes atmosferes) Edhe pse eshte e lehte per ta menduar si te tille po efekti i greenhouse eshte faktikish diqka e mire.
Sidoqofte problemi qendron se ne po ndryshojme elementet e greenhouse effect.

Greenhouse effect zhvillohet kur gazerat atmosferike rreth tokes (gazerat e Greenhouse) lejojne qe ne te marrim me teper ngrohtesi nga dielli sesa ajo pjese ngrohtesie qe humbet ne hapesire.Kjo e ben siperfaqen e tokes 30-35c me te ngrohte se sa faktikisht duhet te jete,gje qe e kthen ate ne nje planet te papershtatshme per njeriun.Problemi eshte se niveli i gazerave qe kryejne
Greenhouse effekt jane ne ndryshim e siper.

Evidenca e saj mund te shikohet ne ngritjen e temperatures globale.Kjo ka sjelle si rrjedhim shkrirjen e akujve dhe hollimin e shtresave te debores.
Mund te kete pasur kohera teper te nxehta miliona vite me pare po kjo eshte ngritja me e shpejte e temperatures qysh nga koha e akullit.

Konkluzionet jane se dioksidi i karbonit kontribon ne ndryshimet me te medha ne gazerat e greenhouse.Te tjera gazara te grrenhouse jane Methane,CFCs dhe Ozoni.Problemi eshte se keta gazera nuk mund te qendrojne ne atmosfere per dekada te tera!Nga djegja e lendeve Nafte,gaz,benzine e vajra te tjera nga industrite e renda,transporti etj,largimi i ketyre gazerave eshte rritur.

Disa organizata kane perdorur modelime klimatike duke u munduar te parashikojne se c'fare do te ndikojne keta dryshime ne te ardhmen e planetit.Disa parashikime sygjerojne se temperatura globale do rritet nga 3 grade C gjate 100 viteve te ardheshme dhe niveli i detit do vazhdoje te ngrihet.
Implikimet dhe qrregullimet jane fenomenale!
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Ngrohja globale ...

Realiteti dhe urgjenca e ngrohjes Globale
...
Nje pjese teper e madhe e publikut Amerikan perkrah idene se ngrohja globale eshte e vertete dhe eshte problem serios,dhe nje pjese tjeter(ana kundershtuese)argumenton qe marrja e masave kunder saj eshte teper e veshtire nga ana ekonomike.Kjo pjese perqendrohet ne dy pika: nese problemi
eshte urgjent dhe duhtet te behen hape qe kushtojne shume apo ky problem mund te eleminohet gradualisht duke bere hapa me kosto te ulet.Politikanet qe jane ne favor te marrjes se masave kundrejt ngrohjes globale shikohen ne menyre me te favorshme.Padeijenia eshte e madhe per ngrohjen globale por jo proqesi qe rrethon Kyoto Treaty.

Pjesa me e madhe afirmon realitetin e ngrohjes globale ..

Virtualisht ne te gjitha sondazhet qe jane bere, nje pjese teper e madhe beson se ngrohja globale eshte nje problem i vertete.Vetem nje pjese teper e vogel e publikut (me pak se qereku) dyshon ne realitetin e ngrohjes globale.Sidoqofte qysh nga fillimi i administrimit nga Bush perqindja e pjeses qe dyshon eshte
rritur.

Nje pjese e vogel kundershton ngrohjen globale
...

Realiteti dhe urgjenca e ngrohjes Globale

Nje pjese teper e madhe e publikut Amerikan perkrah idene se ngrohja globale eshte e vertete dhe eshte problem serios,dhe nje pjese tjeter(ana kundershtuese)argumenton qe marrja e masave kunder saj eshte teper e veshtire nga ana ekonomike.Kjo pjese perqendrohet ne dy pika: nese problemi
eshte urgjent dhe duhtet te behen hape qe kushtojne shume apo ky problem mund te eleminohet gradualisht duke bere hapa me kosto te ulet.Politikanet qe jane ne favor te marrjes se masave kundrejt ngrohjes globale shikohen ne menyre me te favorshme.Padeijenia eshte e madhe per ngrohjen globale por jo proqesi qe rrethon Kyoto Treaty.

Pjesa me e madhe afirmon realitetin e ngrohjes globale

Virtualisht ne te gjitha sondazhet qe jane bere, nje pjese teper e madhe beson se ngrohja globale eshte nje problem i vertete.Vetem nje pjese teper e vogel e publikut (me pak se qereku) dyshon ne realitetin e ngrohjes globale.Sidoqofte qysh nga fillimi i administrimit nga Bush perqindja e pjeses qe dyshon eshte
rritur.

Nje pjese e vogel kundershton ngrohjen globale


Ne shtator 2002,74% eshte thene te "besoje qe perhapja e gazerave si dioksidi i karbonit po shkakton rritjen e temperatures globale" ndersa 23% nuk besonte (Time/CNN)

Ne Gusht 2002 Harris sondazh,72% thuhet se besojne teorine e ngrohjes globale nderkohe qe 20% thuhet te mos e besojne.Nga Djetori 1997 ne pegjigje te te njejtes pyetje 67% thuhet te besojne dhe 21% jo.

Ne Korrik 1999 NBC News/Wall Street Jurnal sondazh,vetem 11% qendruan ne pozicionin qe "Shqetesimi per ngrohjen globale eshte i pajusifikueshem.

Ne Shtator 1998 Wirthlin sondazh,74% shprhen besimin se ngrohja globale eshte e vertete nderkohe qe 22% thone se nuk besojne.

Ne Tetor 1997 Universiteti i Ohio's te pyetur mbi idene e temperatures se globit te ngritur ne menyre graduale gjate 100 viteve e fundit rezultoi ne 77% e tyre te besoje se ky proqes eshte i mundur te jete zhvilluar nderkohe qe 22% e tyre thone se mbase jo.Keshtu qe 74% mendon se temperatura mesatare e globit te jete ne ngritje gjate te ardhmes nderkohe qe 22% mendon se nuk mundet.

Kur PIPA ne 1998 dhe 2000 oferoj nje nje reagim ne tre pozicione te mundeshme te ngrohjes globale,me nje nga varjantet qe ngrohja globale eshte e vertete por nuk kerkon aktivizim me kosto te larte,me teper se 80% zgjodhen varjantin qe deklaron realitetin e ngrohjes globale (Shiko me poshte) Dhe kjo te ben te mendosh se disa pjesmarres ne sondazhet e tjera te cilet nuk kane perkrahur realitetin e ngrohjes globale faktikisht jane munduar ti shmangen varjantit e kostos se larte dhe nuk kane votuar besimin e tyre mbi ngrohjen globale.

Pjesa me e madhe po ashtu beson se shkaku i ngrohjes globale ka lidhje me aktivitetin e njeriut.Ne Mars 2001,Gallup shtroi nje pyetje mbi rritjen e ngrohjes
globale dhe pastaj arsyjet e saj.61% besonin se rritja e temperatures nglobale gjate shekullit te fundit eshte me tepre rezulatt i aktiviteteve te njeriut nderkohe qe 33% besonin se ngrohja globale eshte me tepr rezulat i ndryshimeve natyrale te ambientit dhe jo rezulat i akteve te njeriut.Ne menyre te gjashme muajn tjeter Los Angelos Time pyet 86% te atyre qe kane njohuri apo lexuar mbi ngrohjen
globale se c'mendojne mbi shkakun? 60% e tyre mendone se eshte shkaktuar nga aktivitetet e njeriut si psh...ngarja e makinave..djegja elendeve kimike etj nderkohe qe vetem 20% e tyre mendonin se eshte shkaktuar nga ndryshimet natyrale te klimes.Pjesa tjeter 15% zgjodhen te dyja variantet.

Perqindja e atyre qe mendojne se ngrhoja globale eshte problem serioz eshte e larte.Duket sikur eshte rritur nga fundi i 90'tes eshte stabiluzuar dhe tani rreth tre qereku i Amerikaneve.Shumica mendon se media nuk po egzagjeron seriozitetin e
ngrohjes globale.Kur Gallup (Mars 2001) shtroi pyetjen se qfare mendonin nga te dhenat ne lajme,vetem 30% mendonin se serioziteti i ngrohjes globale eshte ne pergjithesi i egzagjeruar.Dy te treat mendonin se pamja e medias mbi seriozitetin e ngrohjes globale eshte ne pergjithesi korrekte(34%) apo ne pergjithesi e nenvlehtesuar 32% Shiko satistikat ketu http://www.americans-world.org/diges...nnaire1.cfm#11

Pjesa me e madhe beson se egzston konsencus midis shkencareve mbi realitetin e ngrohjes globale,edhe pse ky besim eshte konsiliduar kohet e fundit.Ne ditet e sotme,61% mendon se "Shkencaret besojne se ngrohja globale po zhvillohet (30% mendon se shumica e shkencareve nuk eshte e sigurte.
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Ngrohja globale ...

Shumica e Amerikaneve nuk jane te bindur nga argumentimet se marrja e masave per te ulur ngrohjen globale mudn te behet subjekt i nje kstoje ekonomike te papranueshme.Duke u kerkuar te zgjedhin midis dy deklaratave ne Janar 1999 Zogby sondazh vetem 24% voton ne tae qe "US duhet ti shmanget qdo "reagimi mbi NG (NGROHJE GLOBALE) qe e zhyt US ne disavantazhe konkurruese.Hedhja e hapave te medha mbi uljen e e perhapjes se ndotjes nga lendet vajgurore mund te jete negative per ekonomine dhe menyren e jeteses.Pjesa me e mire,63% voton per argumentin me te forte qe "NG eshte nje kercenim serios.Ne duhet te marrim te gjitha masat e demosdoshme per te ndaluar perhapjen e ndotjes nga lendet vajgurore dhe duhtet te bashkebisedojme me nacionalitetet e tjera per realizimin e saj.

Sidoqofte,duket sikur egzison ne dendence ne drejtimin e dhenies se ekonomise nje prioritet me te madh,mase nga konditat e papranueshme ekonomike apo ofertat e uleta te Bushit ne administrimin per ambientin krahasim me ekonomine.Ne Janar 200,70% thote se mbrojtjes se ambientit i duhet dhene prioritet,qofte dhe pse rrezikohet rritja e konomise dhe vetem 23% mendon se ekonomise i duhet dhene nje prioritet me i larte.

Pjese e shkurtuar!
Nese do lexosh me teper burimi eshte http://www.americans-world.org/diges...arming/gw1.cfm
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Ngrohja globale ...

32 fakte historike te globit
1) Toka eshte formuar rreth 4.560.00.000 vite me pare

2) Ne fillim atmosfera e Tokes permbante shum pak oksigjen (o2) me pak se 1%

3) Bimesia e pare filloj te zhvillohej 2.000.000.000 vite me pare

4) Gjate fotosintezave bimet terheqin dioksidin e karbonit dhe qlirojne oksigjenin

5) Gjate periudhave gjeologjike,oksigjeni i eshte shtuar gradualisht atmosferes duke krijuar masen prej 21% te gazerave momentalisht.

6) Gjate periudhave gjeologjike teprica materialesh organike jane fsheur ne lithosfere si fosile materialsh organike.

7) Kafshet me te hershme filluan krijimin rreth 543.000.000 vite me pare

8) Kafshet funksionojne ne menyre te ndryshme nga bimet: Terheqin oksigjen,konsumojne materiale organike (ushqim) dhe qlirojne dioksidin
si prodikt jashteqitje

9) Krijimi i neriut filloj rreth 5.000.000 vite me pare

10) Kushtet me te ftohta klimatike kane qene gjate 1.000.000 viteve te fundit.Speciet e ashtequajtura Homo Spaiens evoluan si rrjedhim i ketyre kushteve te ftohta klimatike.

11) Homo Spaienskane kane zgjatur deri ne 300.000 vite me pare

12) Varieteti Homo Sapiens sapiens ,te cileve i perket gjith rraca njerzore figuron 120.000 vite pas

13) Koncentrimi i dioksidit te karbonit ne atmosfere ka qene me i ulet se 190ppm gjate kohes se fundit te akullit (last Ice Age) rreth 21.000 vite me pare.

14) Koha e fundit e akullit filloj te pesoje ndryshim 18.000 vite me pare

15) Revolucioni agrokulturor ku njeriu filloj te shnderroje pyjet ne ferma prodhuese filloj krijimin 9.000 vite me pare

16) Revolucioni agrokulturor pesoj uljen e nivelit te bimesise ne biosfere (biosfere eshte gjithcka qe permban jete,nga shtresat e para te tokes,deterat dhe oqeanet si dhe shtresat e uleta te atmosferes) duke ulur ne njefar menyre konsumimin e CO2,nje kontribim indirekt dhe teper i vogel ne ngrohjen globale.

17) Perberja e dioksidit te karbonit ne atmosfere eshte shtuar ne menyre graduale nga 190ppm,21.000 vite me pare ne 299ppm ne vitin 1900 ne nje mesatare prej 0.00519ppm qdo vit

18) Revolucioni indstrial ku njeriu filloj krijimin e kafsheve artificiale (kafshe artificiale:Sepse makinerite konsumojne lende djegese nafte,benzine etj qe jane lende organike) filloj 135 vite me pare.

19) Ne tetor 1999 popullsia boterore arriti ne 6.000.000.000 qe eshte dyfishi i popullsise ne vitin 1960.

20) Shkalla e rritjes se popullsise boterore eshte 90.000.000 c'do vit.

21) Popullsia boterore momentalish eshte 6.427.842.214 (050401)

22) Numri global i automjeteve ne perdorim eshte 750.000.000 (ne 2003)

23) Numri global i automjeteve ne perdorim eshte rritur kohet e fundit ne nje shkalle prej 16.000.000 c'do vit.

24) Automjetet rrugore (makina,autobuse,maune apo motorqikleta) supozohen si 80% e mjeteve energjitike te transportit.

25) Perberja e dioksidit te karbonit qe ish 299ppm ne vitin 1990 eshte ngritur ne 316ppm ne vitin 1959 (5.6% ne nje periudhe 59 vjeqare) ne nje mesatare prej 0.228 c'do vit.

26) Rezultatet e perberjes se dioksidit te karbonit qe nga viti 1959 kane treguar nje rritje prej 376ppm ne vitin 2003,19% ne periudhen e fundit 44 vjeqare ne nje mesatare prej 1.36ppm c'do vit.

27) Dhe perberja e CO2 eshte rritur ne nje shkalle prej 1.5ppm ne dy dekadat e fundit.

28) Perberja e dioksidit te karbonit eshte shturar ne 2.87ppm ne vitin 1988,me teper se qdo vit tjeter ne historine e regjistruar.

29) Regjistrimet e temperatures se botes kane filluar te mbahen qe nga viti 1961.Dekada e fundit e shekullit te 20'te ish me e nxehta.Viti 1998 eshte me i nxheti ne regjistrime,viti 2001 vjen i dyti per nga shkalla e regjistrimit.

30) Rreth 75% e shtimit vjetor te dioksidit te karbonit vjen si rrjedhim i djegjes se lendeve vajgurore.

31) Rheth 25% eshte pasoje e ndryshimeve anthropogenice te rilievit e cila ka si efekt shkallen e konsumit te CO2 nga bimesia.

32) Ndnryshimet anthropogenice jane psh kur nje zone pyjore kthehet ne nje territor te kufizuar nga njeriu,pastaj ne nje vend agrokultural dhe pastaj ne nje zone urbanistike,gje qe kontribon (ne menyre fare te vogel) ne ngrohjen globale.

Burimi nga http://globalwarming.sdsu.edu/
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
15,817
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Ngrohja globale ...

Une mendoj...

Dioksidi i kabonitCO2 ne atmosfere eshte ne nivele shume te vogla per te krijuar efektin sere. Nivelet e ketij gazi ne atmosfere jane te rendit 0,0013578% ne lidhje me sasin e gazrave perberes te atmosferes. Pastaj ky eshte nje gaz i rende qe nuk ngrihet ne nivele te larta te atmosferes. Eshte gaz i treteshem qe tretet ne oqean, perdoret nga jeta organike(organizmat e gjall) bile edhe ne ndertime gelqerja e cimentoja magazinojne kete gaz per krijimin e karbonatit te kalciumitCaCO3. Keshtu qe une nuk mendoj qe rritja e ketij gazi te jete ne nivele aq alarmante. Une arsyen do t'a kerkoja diku gjetke.

Une mendoj qe eshte te energjia i gjithe problemi. Ne prodhojme nje mase te madhe energjie e cila nuk humbet por transformohet. Energji te depozituara ne planetin tone ne forma te ndryshme(psh ne formen e Naftes e qymyrit) ne po i clirojme pa kritere ne atmosfere dhe keshtu po provokojme rritjen e temperatures. Neqoftese ne e rrisim aktivitetin tone energjitik pertei kapacitetit rrezatues(shkembyes) te planetit tone me hapsiren atehere eshte llogjike qe temperaturat te rriten.
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Ngrohja globale ...

Nuk e di sa alarmante është gjendja, por ndiej që klima sa vjen e ngrohet gjithnjë e më tepër dhe kushdo po e ndien këtë.

Jam i të njëjtit mendim që problemi është energjia, por do të shtoja edhe mbipopullimin dhe rritjen e vazhdueshme të tij.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Ngrohja globale ...

.
Dielli nuk eshte faktor kryesor ne ndryshimet e klimes



Nje studim i ri shkencor ka deshmuar per hedhjen poshte te nje ideje te perhapur ne shkence se periudha te gjata kohore me klime te ngrohte dhe te ftohte mund te jene shkaktuar nga ndryshime te aktivitetit diellor.

Studimi ne fjale eshte i bazuar ne te dhena qe pershkruajne 1000 vjetet e fundit. Kane krahasuar efektet e faktoreve te ndryshueshem si vullkanet, aktiviteti diellor, dhe gazet me efekt serre, dhe kane zbuluar se keto te fundit jane me efektin me thelbesor ne ndryshimin e klimes. Nje perfundim i studimit eshte se faktori i ndryshimit te klimes qe ne 1900 ka qene gazet me efekt serre.

Nje pershkrim i ketij studimi: http://www.ed.ac.uk/news/2013/sun-221213
Me shume detaje dhe referenca: http://www.nature.com/ngeo/journal/vaop/ncurrent/full/ngeo2040.html
 

yllbardh

R.I.P
Anëtar
Jul 8, 2012
Postime
958
Pikët
18
Vendndodhja
as vetë se di.... :)
Përgjigje e: Ngrohja globale ...

Këto janë teori të ndryshme të cilat mundohen që të shpjegojnë ndikimin e diellit tek ne dhe si çdo teori e cila ka përkrahësit e vetë gjithashtu ka edhe ata që kundërshtojnë këto dhe sjellin teori të kundërta. JA këtu më poshtë e keni një nga këto teri të kundërta me atë që dielli nuk ka ndikim në klimën e tokës.

An influence of solar spectral variations on radiative forcing of climate

Joanna D. Haigh,
Ann R. Winning,
Ralf Toumi
& Jerald W. Harder

Affiliations
Contributions
Corresponding author

Nature
467,
696–699
(07 October 2010)
doi:10.1038/nature09426

Received
16 February 2010
Accepted
15 August 2010
Published online
06 October 2010

Article tools

Citation
Reprints
Rights & permissions
Article metrics

The thermal structure and composition of the atmosphere is determined fundamentally by the incoming solar irradiance. Radiation at ultraviolet wavelengths dissociates atmospheric molecules, initiating chains of chemical reactions—specifically those producing stratospheric ozone—and providing the major source of heating for the middle atmosphere, while radiation at visible and near-infrared wavelengths mainly reaches and warms the lower atmosphere and the Earth’s surface1. Thus the spectral composition of solar radiation is crucial in determining atmospheric structure, as well as surface temperature, and it follows that the response of the atmosphere to variations in solar irradiance depends on the spectrum2. Daily measurements of the solar spectrum between 0.2 µm and 2.4 µm, made by the Spectral Irradiance Monitor (SIM) instrument on the Solar Radiation and Climate Experiment (SORCE) satellite3 since April 2004, have revealed4 that over this declining phase of the solar cycle there was a four to six times larger decline in ultraviolet than would have been predicted on the basis of our previous understanding. This reduction was partially compensated in the total solar output by an increase in radiation at visible wavelengths. Here we show that these spectral changes appear to have led to a significant decline from 2004 to 2007 in stratospheric ozone below an altitude of 45 km, with an increase above this altitude. Our results, simulated with a radiative-photochemical model, are consistent with contemporaneous measurements of ozone from the Aura-MLS satellite, although the short time period makes precise attribution to solar effects difficult. We also show, using the SIM data, that solar radiative forcing of surface climate is out of phase with solar activity. Currently there is insufficient observational evidence to validate the spectral variations observed by SIM, or to fully characterize other solar cycles, but our findings raise the possibility that the effects of solar variability on temperature throughout the atmosphere may be contrary to current expectations.

 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
34,556
Pikët
113
Përgjigje e: Ngrohja globale ...

Mos u qani shume per ngrohje globale,se ka edhe me keq. :)
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Ngrohja globale ...

Material shume informues ky i sjelle ketu, yllbardh. Nje studim i detajuar ne menyren se si influencon rrezatimi diellor ne atmosfere, informacione te cilat une i lexoj me shume interes.
Por me duhet te theksoj dicka e cila le vend per keqinterpretim te ketyre te dhenave. Ky studim merret ne menyre te detajuar me influencen e Diellit dhe menyrat e ndryshme se si ndikohet atmosfera ne Toke. Nderkohe qe studimi tjeter i sjelle prej meje ka ne qender *krahasimin* e faktoreve te ndryshem qe ndikojne ku me kryesoret jane permendur te jene: vullkanet, aktivitet diellor, gazrat me efekt serre. Ne asnje moment te dy keta studime nuk pretendojne te kundershtojne njeri tjetrin (ashtu sic shume faksione interesash gjeopolitike dhe ekonomike mundohen ta profilizojne) por ne fakt jane plotesues te njeri tjetrit. Studimi i sjelle nga yllbardh futet shume ne menyre elegante si pjese perberese e studimit te dyte me te fundit duke vene ne dispozicion detaje shtese per Diellin. Te dy studimet, qe ne titult perkates, jane te qarte se cfare po studiojne, ku eshte fusha e tyre e analizes se te dhenave. Eshte dukshem e qarte se ne asnje moment studimi i sjelle i dyti tenton te tregoje se si qendrojne faktoret diellore *perballe faktoreve te tjere* ne rendesine e tyre relative kundrejt klimes. Dielli eshte vertet nje faktor thelbesor ne klime dhe kjo as qe ja vlen te diskutohet, por ajo qe duhet kuptuar drejt eshte pikerisht fakti se influenca diellore nuk eshte i vetmi faktor, dhe jo vetem kaq, por nuk eshte as faktori qe ka influence me te madhe.

Per mendimin tim, artikujt nuk kundershtojne njeri tjetrin, perkundrazi, plotesojne shume natyrshem njeri tjetrin.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Ngrohja globale ...

Mos u qani shume per ngrohje globale,se ka edhe me keq. :)
... ne nuk do jetojme te shohim me keq-in e vertete. Femijet tane po. Quaje paranoja, por une jam i mendimit qe ngjyra e qiellit atehere nuk do te jete sic eshte sot, dhe nuk i kam fare zili ata qe do te jetojne ne ate kohe per kete gje. Do kene shume me teper probleme imediate per te qene shume te fokusuar ne analizen kromatike te qiellit.
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
34,556
Pikët
113
Përgjigje e: Ngrohja globale ...

S'me kuptove. :)
 
Top