• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nikola Tesla

ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,312
Pikët
0
Përgjigje e: Nikola Tesla

Odeon,

Jo vetem e dinja qe vetem ti do me pergjigjeshe, por sikur ta dinja qe pergjigjen do ta jepje prompt, right away....ahahaha

Si i thone kesaj ne shqip? Qe jam Fallxhore?
As kam dyshuar ndonjehere qe je fallxhore :) plus edhe te kam pare me dhjetera foto dhe nuk i heq nje presje qe je fallxhore :p

Persa i perket fotos, u bene gati 25 vite qe duart dhe mendja ime merren vetem me energjine qe shpiku Tesla, si mundet te me shpetoje ndonje gje. Per Teslen dhe Edisonin e shume te tjere pas tyre une di dhe shume gjera te tjera por vetem profesioniste ne kete sport mund te me kuptojne.

Ta gezosh festen meqe ra llafi :)

Jam prompt sepse kudo qe shkoj e kam nje pc domosdoshmerisht perpara :p
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,584
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Nikola Tesla

Artikull mjaft interesant ky që solli Ganimeti.
Unë edhe vetë më parë kam thënë që Tesla është i racës dinarike, pra shqiptar, por këto që shkruhen në këtë artikull, nuk i dija. Ia vlen të sillet ky artikull këtu.



Gjeniu Nikolla Tesla eshte shqiptar

Nga Fahri Xhara


Në foto: Nikolla Tesla me kostum popullor shqiptar




Të dhënat që jepen për Nikolla Teslën sipas librit "John J. O'Neill, Prodigal Genius: The Life of Nikola Tesla, Book Trë, 2007 - Gjeniu pakufi: Jeta e Nikolla Teslës) janë: Ai lindi më 1856 në fshatin Smiljan të Kroacisë (atëhere pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze) dhe vdiq në Nju Jork të SHBA në vitin 1943. Ishte një zbulues dhe shkencëtar në Amerikë i përmasave fantastike në fushën e elektricitetit. Në Amerikë ai emigroi në vitin 1884. Tesla ishte me origjinë nga një familje serbe (?). Babai Milutin Tesla iu bë vonë prift ortodoks dhe nënën Gjuka Tesla e kishte të pa shkolluar por shumë të zgjuar. Prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore, afër Malit të Zi (kështu rrëfen propaganda serbe).

Nikolla Tesla e quanin të krishter ortodoks por më vonë në jetën e tij ai vetë nuk e pranonte veten si “besimtar në kuptimin ortodoks” dhe e kundërshtonte fanatizmin fetar. Domethënë botëkuptimet apo bindjet e tija fetare

Ndërkaq në gazetën Vecernje Novosti - Lajmet e Mbrëmjes (ëëë.novosti.rs) të datës 4 Maj 2012 ku shkruhej për Nikolla Teslën jepet një pamje e Nikolla Teslës me veshje popullore; kjo fotografi gjendet lehtas edhe në internet. Sipas këtij shkrimi në gazetë, fotografia është pjesë e koleksioneve të vjetra të ruajtura nga Sllobodan Nikoliçi në Krushevc, i cili pranon se atë fotografi e ka marrë nga një kushëri i Nikolla Teslës. Pamja është e vitit 1880, domethënë 4 vjet para se Nikolla Tesla të emigronte në SHBA.

Kjo fotografi e Nikolla Teslës rrëzon tërë gënjështrën mbi origjinën e gjeniut Nikolla Tesla, sepse kostumi popullor që ai mban veshur është kostum popullor shqiptar i rajonit të Shqipërisë veriore. Vetë emri i tij nuk është serb. Meqenëse prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore afër Malit të Zi, kjo domethënë se ishin nga Sanxhaku, Dardania veriore. E megjithatë kurrkund në botimet për të nuk jepet vendi i saktë apo emri i fshtatit të asaj "Serbije Jugperendimore" nga ishin prindërit e tij, të cilët kishin mbartur me vete kostumin popullor kur u larguan për në fshatin e Kroacisë dhe e kishin ruajtur atë tërë kohën.

Edhe babai i tij nuk dinte as të shkruante e as të lexonte serbisht....deri sa u bë prift ortodoks (?!) dhe mëpastaj u largua familjarisht për në Kroaci. Pse u larguan dhe pse në një fshat të Kroacisë? Në vitin 1879 Nikolla Teslës i vdes babai dhe në vitin 1880 dy xhaxhallarët e tij bashkuan paratë dhe e nisën për studime universitare në Pragë të Çekisë, të cilat vetëm sa i ndoqi dhe nuk hyri në provime.

Pikërisht në atë vit 1880, para nisjes për në Ceki, është edhe pamja e tij me veshje kombëtare shqiptare. Familja dhe ai vetë që e ka veshur kanë përdorur një kostum që ato e kanë zgjedhur me vullnet të lirë, para se ai të largohej për në Çeki, të ruajtur si një gjë e shtrenjtë, në kujtim dhe respekt të origjinës së tyre. Nikolla Tesla nuk e përfillte fenë e krishterë ortodokse, nuk e ndjente si të vetën, si një rit me të cilën ai ishte rritur dhe edukuar në familje. Ashtu si me grekërit, Nikolla Tesla është një tjetër rast i grabitjes së kulturës shqiptare prej serbëve.

Në vitin 1881, Nikolla Tesla shkoi në Budapest të Hungarisë ku filloi të punojë tek një ndërmarrjje telegrafike. Më 1882, ai filloi të punojë në Paris të Francës në degën e ndërmarrjes amërikane të shpikësit amerikan Tomas Edison. Në vitin 1884, vetë Tomas Edisoni e merr Nikolla Teslën të punojë në Nju Jork të SHBA. Në vitin 1886, ai shkëputet nga Tomas Edisoni dhe vazhdoi të patentonte shpikjet eletrike. Tërë paratë e fituara ai i investonte për eksperimentet që kryente.

Për shkak të ideve dhe shpikjeve të tija gjeniale (disa edhe për kohën e sotme), xhelozia e shkëncëtarëve të tjerë dhe paradhënësve, bënë që ai të veçohej dhe të mospërfillej me qëllim. Më 7 Janar 1943, në moshën 86 vjeçare, Nikolla Tesla vdiq i vetëm në një dhomë hoteli në Nju Jork. Dy ditë më vonë Zyra Federale e Hetimeve (FBI) mori tërë dokumentat dhe shkrimet që ndodheshin në dhomën e Nikolla Teslës. Më 12 Janar 1943, pas shërbesave shtetërore dhe fetare në nderim të tij me praninë e mbi 2000 njerëzve, trupi i Nikolla Telsës u dogj. Enigma e gjeniut Nikolla Tesla, i cili ndriçoi dhe vuri në lëvizje botën, vazhdon edhe sot të hutojë shkencëtarët dhe njerëzit në përgjithësi.



https://www.shqiperia.com/Gjeniu-Nikolla-Tesla-eshte-shqiptar.27392/
Baca Fahri i nxorri te gjithe shqiptare. Deshirat i ka te mira,por po rreshqet ne qesharake nga zelli i tepert. C'do teme e ka me dike qe e ka origjinen shqiptare dhe me xhamiat.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,471
Pikët
113
Vendndodhja
Nikola Tesla: RRUGA E EVOLUIMIT GJINANT

Behet fjale per gjeniun me origjine shqiptare Nikola Tesla, ose si e quante e ëma "Djali i Vetetimës", i cili pasi u qellua nga vetetima mbeti nen ujin e perroit per me shume se 4 ore. Duhet te ishte i vdekur, por madheshtia e universit e riktheu ne jete, e per me teper, i dha diturine qe nuk do te shuhet kurre. Ishte ai zemergjeri qe pasi zbuloi se informacionet mund te traferoheshin ne menyre ajerore (sot e quajtur wireless), shpiku jo vetem krijimin e energjis elektrike gratis per mbare njerezimin (ide e cila u vodh nga Edison) por pas nje eksperimenti e transferoi ate energji ne menyre wireless. Ishte ai qe zbuloi menyren se si mund te flitej nga njera ane ne tjetren nepermjet nje fije bakri (pra telefoni, ide te cilen ja "rrembeu" Meucci), qe mandej e evoluoi ne celular. Ishte ai qe zbuloi energjine cinetike te pafundme (me te cilen shkenca e larte po mundohet te shkoj ne thellesi te universit me nje shpejtesi marramendese e quajtur Teletrasport). Ishte ai qe shpiku Pultin e Televizorit qe perdorim sot. Ishte ai qe zbuloi rrymen alternative, sistemin trifaze, motorin asinkron, llamben neon, turbinen, kondensatorin etj etj etj.
Sheribem sekrete pasi e eleminuan, i vodhen pra te gjitha keto shpikje te cilat kishin shkuar ne nje numer marramendes rreth 6.000. Ku ta dinte Nikola i gjore qe ATA sundojne njerezimin qe nga gjeneza dhe kurre nuk mund te besh gje pa lejen e tyre.
Nje nga keto shpikje pra, me ne fund jane lene te lira nga Mr. Donald Trump, dhe duke filluar qe tani, shume prej tyre do te vihen ne sherbim te njerezimit. Njera nga ato eshte "Med Beds" e cila ka nje inteligjenc artificiale. Eshte nje computer i cili funksionon si rezonance magnetike por shume inteligjente.
E mbani mend filmin "ELYSIUM"? Ne skenen finale vajza e vogel sherohet nga teknologjia "Med Beds", teknologji e cila ishte vetem per ATA.
Me ne fund pra, kjo teknologji e shpikur nga Tesla do te vihet ne funksion, ajo pasi i bene nje skaner total trupit, lekures, deri ne nivelin mikro qelizor, madje deri ne gjak, ajo te jep diagnozen ne kohe reale.
Dhe, pasi ka identifikuar ADN-n tede dhe te kete kompletuar analizat e trupit 𝐝𝐨 𝐭𝐞 𝐫𝐞𝐝𝐮𝐤𝐭𝐨𝐣 𝐧𝐞 𝐳𝐞𝐫𝐨 ç𝐝𝐨 𝐬𝐞𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞, 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐤𝐮𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐲𝐫𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐟𝐞𝐤𝐭𝐞 𝐭𝐫𝐮𝐩𝐢𝐧 𝐭𝐞𝐧𝐝 𝐩𝐞𝐫 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐤 𝐬𝐞 𝟑 𝐦𝐢𝐧𝐮𝐭𝐚!
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
22,413
Pikët
113
Baca Fahri i nxorri te gjithe shqiptare. Deshirat i ka te mira,por po rreshqet ne qesharake nga zelli i tepert. C'do teme e ka me dike qe e ka origjinen shqiptare dhe me xhamiat.
Fahrri eshte nje cop injoranti dhe me teper i sjell dem vendit tone se sa mire. Krijon perqarje fetare, si dhe kur Roma fliste shqip, imagjino si Italianet do ta mirepresin at liber, kokrra e injorantit eshte ai.
 
Top