• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Një gotë verë në ditë, mban larg mjekun

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Një konsumim i matur i verës së kuqe nuk është vetëm kënaqësi, por edhe një ndihmë e njëmendët për shëndetin, madje edhe kundër rrezikut të sëmundjes Alzheimer.
E njohur tashmë fare mirë për efektet pozitive mbi zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, një konsumim me masë i verës së kuqe gjatë vakteve pakëson në maksimum rrezikun e plakjes dhe ndihmon në forcimin e dendësisë së eshtrave. Një gotë verë në ditë pra, mban larg mjekun. Këto janë edhe vlerësimet që jep specialisti Piergiorgio Pietta, i institutit të teknologjikve biomjekësore në Milano.

Alkooli që merret në sasi të kufizuar (rreth 30 g/në ditë për meshkujt dhe 20 për femrat), përcakton dhe një rritje të kolesterolit-HDL (kolesterolit të mirë) karshi kolesterolit-LDL (kolesterolit të keq). Përveç kësaj, kufizon edhe grumbullimin e mikrotrupave të pranishëm në gjak që mund të formojnë edhe mpiksjen e gjakut. Gjithsesi, funksione të tilla pozitive nuk mjaftojnë për të shpjeguar efektet pozitive që ka vera e kuqe dhe konsumimi me masë i pijeve të tjera alkoolike.

Një konsumim i rregullt dhe me masë i verës së kuqe është i lidhur me pakësimin dhe uljen e: vdekshmërisë totale, rrezikut të sindromës metabolike, fortësinë e atakut të astmës, rrezikun e plakjes dhe mbajtjen e dendësisë së eshtrave (përkundër duhanit dhe kafesë). Natyrisht, nëse ndiqen regjime ushqyese dhe jetesë e rregullt e korrekte.
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Përgjigje e: Një gotë verë në ditë, mban larg mjekun

kjo dihet dhe e keshillojn te gjith por e keqaj ime qe spi pije alkolike e ver :(
 
Top