• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Një miliard dollarë për Windows Phone 7

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Duket se Microsoft nuk mund t’ia lejojë vetes mossuksesin Windows Phone 7, prandaj kompania supozohet se ka përgatitur një miliard dollarë për zhvillimin dhe promovimin e pajisjeve të bazuara në sistemin e saj të ri operativ për celularë.
Sipas burimeve anonime afër Microsoftit, vetëm në marketingun e Windows Phone 7 Microsoft mëton të shpenzojë rreth 500 milionë dollarë, në të cilën shumë nuk janë përllogaritur aktivitetet e marketingut të vet prodhuesve të pajisjeve dhe operatorëve të telefonisë mobile.

Supozohet se Microsoft ka plane afatgjate me Windows Phone 7, dhe përfaqësuesit të kompanisë theksojnë se tregu i telefonave të mençur ende është në fazën e hershme të zhvillimit.

Mirëpo analistët tërheqin vërejtjen se Microsoft edhe më herët ka pasur plane afatgjate me pajisjet e saja, si p.sh. player multimedial Zune dhe telefonat celulare Kin, të cilët nuk kanë arritur të sukses tregtar përkundër mjeteve financiare të investuara në zhvillim e marketing.
 
Top