• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Një palë brekë për shpirtin tim

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
…Nuk kemi nevoje per vizione konkurrente. Vizioni yne eshte VEZULLUES, na eshte dhene qarte nga Eterit e Kombit. Eshte formular teper qarte ne Hymnin e Flamurit qe F.S. Noli deshironte te kishim…

Madheri, Sulltani im i madh dhe i hirshem. Te uroj shendet.

Une, skllavi yt, jam nje fakir nga fshati Russe. Ne vendin tim ndjeva deshiren brenda vetes time qe te behesha Mysliman, prandaj po ju drejtuhem Ju. Kerkesa ime eshte qe te me jepet nderi qe, ne prezencen Tuaj, te pranoj besimin Islam. Behuni zemermire qe te me jepni nje pale petka, dhe dicka qe te me jape buke ne sofer. Vetem jepni urdher. Urdhri eshte ne duart e Madherise tuaj, Sulltan im i shkelqyer.

Skllavi yt: Abdullah


Peticion i nje fshatari Ballkanas drejtuar Sulltan-Kalifit (v.1712)

Virtyti i te qenit Albanez eshte se, ne ndryshim me kedo komb-i-nacion tjeter ekstant ne bote, religjioni eshte perdorur si mjet per te vjelur fitim. Dinastia e Balshajve, e Kastrioteve, dhe shume te tjere e kane treguar me vepra qe ndryshimi ‘i partise’ nuk ka qene aspak i anatemuar si parim. Perkundrazi, ka qene i keshilluar per nje vend qe gjeografia e ka ‘bekuar’ me gjithfare vershimesh kryqetaresh (Durresi Ortodoks nuk e pati problem fare te kalonte ne anen e Papes gjate kryqezates te 4-t), muxhahidesh, mistikesh shtegtare apo te syrgjynosur (Arius, Sari Salltik, Sabbetai Zevi). Madje mund te thuhet se ky parim ishte i domosdoshem per mbijetesen fizike.

Ky virtyt i te qenit anetar i atij komb-i-nacioni qe flet Shqip eshte tashme ne rrezik. Dogmatizmi i importuar nga Shqiptare te ‘nxene’ me arsimin e kombeve te shkretetires dhe kolonive te saj eshte tashme ne kundersulm. Aktivititeti i tyre skizofrenik nuk gjendet askund me teper se nder ‘dijetaret’ Myslimane shqipfoles te tipit Dr. Milazim Krasniqi, apo te Salafisteve te arsimuar ne Malajzi te tipit Olsi Jazexhi dhe arradhave te Forumit Mysliman Shqiptar.

Nderkohe qe publiku ‘artdashes’ Shqiptar vjet u ngerthye nga makthi i duelit te ftohte Kadare-Qosja, lufta e ftohte brenda Komunitetit Mysliman te Shqiperise u kthye ne lufte te nxehte me vrasjen ne zyren e tij te kryetarit ‘aspak dogmatik’ te ketij komuniteti. Eshte me vend te vrojtohet se historianet permendjen e pare te konceptit ‘lufte e ftohte’ e gjejne ne Gadishullin Iberik. “Guerra frija” ishte pershkrimi qe i benin Spaniard-et bashkejeteses me Kalifatit Umajad ne Cordoba dhe Al-Andalus.

Pyetja qe behet eshte: a mos valle lufta mes ‘xhemijetit’ islam ne Shqiperi, ajo mes Kadarese dhe Qoses ne Shqipo-sfere, nderhyrjet skandaloze Saudite ne Islamin e Kosoves, a mos valle keto jane sinjale te dickaje me te mynxyrshme?

Mjafton ti hedhesh nje sy literatures myslimane ne Shqip qe ka mbire si kerpudha pas shiut ne internet per te gjetur mjaft shenja shqetesuese per menyren se si mund te rrjedhin gjerat. Eshte nje aksiome qe kam formuluar e cila, megjithe intesitetin e saj, mendoj se qendron: “Myslimani i mire eshte Shqiptar i keq“.

Si shembull mund te sjell kete artikull te Dr. Milazim Krasniqi te botuar ne shtypin zyrtar te Myslimaneve te Shqiperise.

Ne kete artikull, dhe pa ia bere syri terr, autori aludon se Shqiptari eshte gjenetikisht hajdut, pirat, e pizeveng, dhe se pa ‘driten e Islamit’, nuk do te kishte mbetur me kembe Shqiptari pasi fiset e ‘egra’ Shqiptare do shkriheshin nder Serbe e Greke nen trysnine Epokes te Erret te Mesjetes Evropiane. Dr. Krasniqi ketu jo vetem hedh poshte traditen e kanunet tona fisnore si ‘xhahile’ (injorante), por na thote nen ze qe rruga me e mire eshte Sheriati. Nderkohe po i njejti mesazh po i jepet Pushtuneve ne Afghanistan/Pakistan nga Islamistet. Mesazhi eshte ne formen e njeriut-bombe qe pellcet per te vrare pleqte-gjykates qe aplikojne ligjin fisnor para-Islamik Pushtun-Wali.

Nderkohe qe dr. Isa Blumi na informon se ‘teologe’ nga Bosnja shkojne ne Kosove per t’u mesuar Kosovareve si me poshte vijon

Ndikimi i fuqishëm që shkollat e financuara saudite kanë në perceptimet e bashkësive fshatare kundrejt botës së jashtme, jo vetëm që kanë krijuar tensionime brenda bashkësisë muslimane për sa i përket doktrinës, por kjo gjithashtu ka sfiduar harmoninë tradicionale ndërmjet shqiptarëve të krishterë dhe muslimanë.

Një ndarje e dukshme është paraqitur, me ç’rast elemente radikale të bashkësisë shqiptare muslimane, sipas shenjave të dhëna nga sponsoruesit e tyre arabë, shkojnë aq larg sa të sfidojnë ndjenjat nacionalisteshqiptare të cilat shihen si të afërta me “trashëgiminë e krishterë”.


Përveç shpalljes për “jobesimtarë” të heroit kombëtar shqiptar, Skenderbeut (që u rezistoi forcave otomane në shekullin e pesëmbëdhjetë), grupet saudite salefi haptazi kanë shprehur armiqësinë e tyre ndaj pranisë së amerikanëve dhe të ndikimeve të tjera “të korruptuara” perëndimore. Duke i lidhur shqiptarët katolikë me interesat perëndimore dhe varfërimin e vazhdueshëm të Kosovës fshatare, këto grupe kanë arritur sukses që është në rritje e sipër nëpër disa rajone dhe është vazhdimësi e strategjisë së miratuara nga Sarajeva gjatë erës së Titos

Ata qe mendojne si Krasniqi & Co bejne mire te lexojne peticionin e Abdullahut qe vura ne fillim. Shpirtin nuk e shpetojne breket, qefijet, ferexhete. Shpirti i Shqiptarit vetem sa ndrydhet ne oqeanin global qe perfaqesojne keto ide ‘te nenshtrimit’ te vullnetit. Dikur Mbreti Zog pat dale me nje ligj te bazuar ne Kanunin e Maleve qe ndalonte meshkujt Myslimane te luteshin ne gjunje. Kanuni e thote qarte: mashkulli i gjunjezuar eshte i shburreruar. Kushdo te kete qene para-Abdullahu, Abdullahu nuk eshte burre me.

Nuk kemi nevoje per vizione konkurrente. Vizioni yne eshte VEZULLUES, na eshte dhene qarte nga Eterit e Kombit. Eshte formular teper qarte ne Hymnin e Flamurit qe F.S. Noli deshironte te kishim. Eshte me mire keshtu:

Flamur që linde Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi

http://arkivi.peshkupauje.com/2007/08/11/nje-pale-breke-per-shpirtin-tim/
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

Pa dash me dal nga tema do thoja qe une shpirtin tim e du pa breke fare!
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

Kjo gje eshte e vertete. Pa breke eshte.
Ndonese artistet e koherave te ndryshme i kane paraqitur shpirtrat te veshur, rrobat nuk kane asnje kuptim ne planin ekzistencial shpirteror. Madje jo vetem rrobat por edhe ne pergjithesi trupi. Une akoma nuk e kam te qarte si eshte, cfare forme, si duket shpirti, por eshte naive te mendoj qe ka formen e nje njeriu te veshur.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
15,792
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

Chanel said:
Një palë brekë për shpirtin tim
Chanel...
Je fantastike!
Ky titulli, eshte shume i bukur per tu diskutuar.
Megjithese duket titull komik, ai zbullon nje te vertet te hidhur qe ne nuk duam ta shohim.
Shpirti jone eshte lakuriq!
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

Chanel...
Je fantastike!
Ky titulli, eshte shume i bukur per tu diskutuar.
Megjithese duket titull komik, ai zbullon nje te vertet te hidhur qe ne nuk duam ta shohim.
Shpirti jone eshte lakuriq!
Personalisht nuk me shqeteson fakti qe shpirti eshte i veshur apo nudo;ajo qe me shqeteson eshte fakti :
- Kush eshte shpirti?
- A eshte i perjetshem apo i perkohshem?
- Nese eshte i perjetshem çfare e lidh ate me mua?
Le te fillojme diskutimin tone ne lidhje me keto pika.
 

shoku_tanku

V.I.P
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
36,366
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

O Shqipetaret e gjore
Nëgjoni Baba Tomore
Kombi juaj s'behet mbare
Se ne bese,u kane ndare...

Andon Zako Cajupi-Baba Tomori

Pavarsisht propagandes agresive qe behet qofte nga radikalet islamike,qofte edhe nga ata ortodokse,mendoj se shqiptaret kane qene,jane dhe do te mbeten nje popull me pozita panteiste.Ritet tona fetare ngjasojne me teper si blatime per natyren se si rite te mirefillta te nje besimi fetar.Eshte e veshtire te gjesh sot ne bote nje vend qe te zbatoje kaq rigorozisht traditat pagane sic jane festimi i dites se veres,kurbanet ne natyre etj.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

Kjo teme me duket me teper;nje pal llastik brekesh per shpirtin tim...
Si gjithmon kur bashkon politiken me fene..temat behen per llastik .......
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Re: Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

Personalisht nuk me shqeteson fakti qe shpirti eshte i veshur apo nudo;ajo qe me shqeteson eshte fakti :
- Kush eshte shpirti?
- A eshte i perjetshem apo i perkohshem?
- Nese eshte i perjetshem çfare e lidh ate me mua?
Le te fillojme diskutimin tone ne lidhje me keto pika.
Shpirtin nuk e shpetojne breket, qefijet, ferexhete.
Athere le te pergjigjet gjithsecili ,kush e shpeton shpirtin?
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

Tema nuk flet per breket apo ferexhete qe vesh shpirti. (ne nje teme ateistesh ti *akoma* merr te mireqene shpirtin dhe kerkon te diskutosh se kush e shpeton! Vetem po ndot temen, asgje me shume) Titulli... Titulli eshte perdorur si metafore, nje alegori, per te pershkruar artikullin e sjelle nga Chanel, fillimisht shkruar ne nje faqe tjeter. Kjo teme eshte per te diskutuar mbi artikullin ne fjale, i cili edhe ne shkrimin origjinal ka te njejtin titull.

Shkendije frymezimi atehere... dicka qe fare mire mund te komentohet mbi te (nese ke koment) eshte psh: [cituar] Pyetja qe behet eshte: a mos valle lufta mes ‘xhemijetit’ islam ne Shqiperi, ajo mes Kadarese dhe Qoses ne Shqipo-sfere, nderhyrjet skandaloze Saudite ne Islamin e Kosoves, a mos valle keto jane sinjale te dickaje me te mynxyrshme?
Ose tjeter piste diskutimesh mund te jete: [cituar][A]utori aludon se Shqiptari eshte gjenetikisht hajdut, pirat, e pizeveng, dhe se pa ‘driten e Islamit’, nuk do te kishte mbetur me kembe Shqiptari pasi fiset e ‘egra’ Shqiptare do shkriheshin nder Serbe e Greke nen trysnine Epokes te Erret te Mesjetes Evropiane.

PS: Rikujtim i rregullores per te tere: Shkrimet me natyre propagande fetare fshihen pa paralajmerim.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

Edhe nga nje pale breke te tjera...

Kesaj here atyre qe ju jane grisur jane nje tufe muslimanesh qe studiojne ne Angli per mjekesi. Nje nder titullaret e Gjenetikes Njerezore, profesori Steve Jones, tha: "Kam patur me perpara ndonje lloj diskutimi (per kete teme) me disa femije qe i perkisnin kishave fondamentaliste te krishtera, por keto kohet e fundit ne menyre derrmuese te tera keto diskutime behen nga islamiket. Ajo cfare kundershtojne - dhe qe une nuk e kuptoj, une vete nuk jam fetar - ata jane kunder thjesht edhe idese qe ekziston ndonje proces rastesor i cili per vete natyren e tij nuk komandohet nga zoti." (Test i shpejte per vetveten per lexuesin: Hidh nje zar, bie psh.5.. hidhe prape, bie psh.3.. hidhe prape, bie psh.3... hidhe 10 here. Sekuenca me 10 numrat e perftuar, nese mendon se nuk eshte rastesore dhe gjithashtu ti studion per mjekesi, atehere ke zgjedhur profesionin e gabuar, jo per vete, por per ata qe do marresh ne qafe ne te ardhmen.)

Gjithashtu edhe profesori i biologjise evolucionike dhe ish pedagog ne Oxford, Prof. Richard Dawkins u shpreh se dhe ai ka patur disa raste kur muslimanet kane braktisur leksionet.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-2066795/Muslim-students-walking-lectures-Darwinism-clashes-Koran.html
Komentet nga lexuesit ne fund te artikullit jane gjithashtu interesante.

Zgjidheni mire doktorin tuaj te ardhshem, nese nuk ju terheq ideja e recetave sheruese qe permbajne lutje.

PS: Per ata qe harrojne shpejt.
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,973
Pikët
113
Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

Ne kete artikull, dhe pa ia bere syri terr, autori aludon se Shqiptari eshte gjenetikisht hajdut, pirat, e pizeveng, dhe se pa ‘driten e Islamit’, nuk do te kishte mbetur me kembe Shqiptari pasi fiset e ‘egra’ Shqiptare do shkriheshin nder Serbe e Greke nen trysnine Epokes te Erret te Mesjetes Evropiane. Dr. Krasniqi ketu jo vetem hedh poshte traditen e kanunet tona fisnore si ‘xhahile’ (injorante), por na thote nen ze qe rruga me e mire eshte Sheriati. Nderkohe po i njejti mesazh po i jepet Pushtuneve ne Afghanistan/Pakistan nga Islamistet. Mesazhi eshte ne formen e njeriut-bombe qe pellcet per te vrare pleqte-gjykates qe aplikojne ligjin fisnor para-Islamik Pushtun-Wali.

Jame kurjoz te dije se cfar pergjigje do te me jepnin, "Te ndricuarit" qe besojn ne shrimin me shkronja te Zeza, Nese do te me jepeshte rasti per ti bere nje Pyetje. Perse nuk shkojn te jetojn ne Vendet qe Praktikojn kete menyre Jetese??? Cfar i pengon ata "praktikisht" per te bere kete "Jete Ideale" mes "Komeradeve" te tyre.?
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
51,867
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

nje pale te mbathura per shpirtin tim
nje pale breke per shpirtrat tane
nuk di, ke era e ndyre me shum shperrlan
historine time, legjnden tone
me grimca dalldisje historia e mbajti lehone
me mbetet vec te pareve borzh tua marr
breket, te kalburat, te zverthurat, te hedhurat mbi varr
qe mbi koka na rrine, ruajtur diku te nderura ne ballkon
nga llozhat teatrale me binokel historia lakuriqe me epsh i shikon
dhe i tmerruar, ne fytyren e pagjymtyrte te idelizmit
marr gacen e shpagimit dhe me prush kundermimin e qelbur sulmoj
qe breket e turpit para f'tyres me t'mos mi tregoj
se boll, eren e jashqitjes jo ne to nuk e duroj
dhe kam marre, shum marre.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
51,271
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

Edhe nga nje pale breke te tjera...

Kesaj here atyre qe ju jane grisur jane nje tufe muslimanesh qe studiojne ne Angli per mjekesi. Nje nder titullaret e Gjenetikes Njerezore, profesori Steve Jones, tha: "Kam patur me perpara ndonje lloj diskutimi (per kete teme) me disa femije qe i perkisnin kishave fondamentaliste te krishtera, por keto kohet e fundit ne menyre derrmuese te tera keto diskutime behen nga islamiket. Ajo cfare kundershtojne - dhe qe une nuk e kuptoj, une vete nuk jam fetar - ata jane kunder thjesht edhe idese qe ekziston ndonje proces rastesor i cili per vete natyren e tij nuk komandohet nga zoti." (Test i shpejte per vetveten per lexuesin: Hidh nje zar, bie psh.5.. hidhe prape, bie psh.3.. hidhe prape, bie psh.3... hidhe 10 here. Sekuenca me 10 numrat e perftuar, nese mendon se nuk eshte rastesore dhe gjithashtu ti studion per mjekesi, atehere ke zgjedhur profesionin e gabuar, jo per vete, por per ata qe do marresh ne qafe ne te ardhmen.)

Gjithashtu edhe profesori i biologjise evolucionike dhe ish pedagog ne Oxford, Prof. Richard Dawkins u shpreh se dhe ai ka patur disa raste kur muslimanet kane braktisur leksionet.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-2066795/Muslim-students-walking-lectures-Darwinism-clashes-Koran.html
Komentet nga lexuesit ne fund te artikullit jane gjithashtu interesante.

Zgjidheni mire doktorin tuaj te ardhshem, nese nuk ju terheq ideja e recetave sheruese qe permbajne lutje.

PS: Per ata qe harrojne shpejt.
ha ha ....

Taman :)
 

kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,289
Pikët
113
Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

trushpelaret fanatik fetare islamik dhe ortodoks ti marim ti fusim ne nje thes e ti heqim qafe te gjithe. jane bere shume problematik!
 

drague

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
33,033
Pikët
113
Përgjigje e: Një palë brekë për shpirtin tim

trushpelaret fanatik fetare islamik dhe ortodoks ti marim ti fusim ne nje thes e ti heqim qafe te gjithe. jane bere shume problematik!
pse pa breke do rrime ne?
 
Top