• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Një softuer i cili i sulmon telefonat Android

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Dy ekspertë të sigurisë thanë të premten se ata kanë lëshuar një softuer, si mjet për të sulmuar telefonat e zgjuar mobil që përdorin sistemin operativ të kompanisë Google, atë Android.
Arsyeja se pse ata e kanë krijuar këtë mjet sulmi për telefonat Android, thuhet se është një mesazh që ata dëshirojnë t’ia dërgojnë prodhuesve lidhur me një “krimb” në këtë sistem operativ, i cili u lejon keqpërdoruesve të lexojnë SMS-të dhe emailat në telefonat e atyre që bien viktimë e këtij sulmi. Ata thonë se ky “krimb” duhet që të rregullohet sa më shpejtë nga Android.

"Nuk ishte e vështirë për ta krijuar një softuer të tillë" tha Nikolas Percoco, kreu i SpiderLabs, i cili së bashku me një koleg të tij e kanë lëshuar mjetin sulmues në konferencën e hakerëve – Defcon, e cila u mbajt në Las Vegas.

Sipas krijuesve, sulmet testuese u zhvilluan në telefonat HTC Legend dhe Desire të cilët bazohen në Android, por ata gjithashtu besojnë se sulmi i njëjtë mund të zhvillohet edhe në telefonat tjerë të cilët bazohen në këtë sistem operativ.
 
Top