• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Një varëse mund të dëshmojë praninë e dardanëve në Trojë

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Një gjetje arkeologjike në truallin e Kosovës së sotme, ndryshe të Dardanisë antike, mund të dëshmojë se punimet e zejtarëve të Dardanisë antike mund të jenë përdorur në Luftën e Trojës.
Një studiues serb T.P. Vukanoviq, në “Lajmëtarin e Vranjës” libri i VIII, Vranjë, 1972 faqe 51-60, në gjuhën frënge, na bën me dije se në vitin 1930, në rrethin e Istogut (Burimit të sotëm) të Kosovës, është gjetur një varëse me kokën e derrit të egër me dhëmbin e tij të syrit.

Varësja me kokën dhe dhëmbin e syrit të derrit të egër, e zbuluar në Kosovë
Kjo varëse me hark (simbolizim i dhëmbit të syrit) dhe feçkë të derrit të egër është e gjatë 15 cm. Lartësia e kokës në zonën e veshëve është 2.5 cm. Feçka (turiri) ka formë ovale 1 x 1 cm, ndërsa distanca në mes të feçkës dhe veshëve është 2.5 cm.
Kjo gjetje është e bronztë dhe nuk na është i njohur vendi ku ruhet.
Duke lexuar Iliadën e Homerit, botim i dytë i ripunuar, përkthim i Gjon Shllakut, SH.B.”Naim Frashëri”, Tiranë, 1979, kënga e X- rreshtat 304-316, na bëjnë me dije se një luftëtar në Luftën e Trojës, në helmetën e tij ka bartur një ornament me kokën dhe dhëmbin e syrit të derrit të egër.

Këtyre gjërave ua shtojmë edhe pohimin e Aristidh P. Kolës, nga libri i tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, SH.B. “55”, Tiranë, 2002, se …Dardanët janë të njohur për zotësinë në përpunimin e metaleve…( faqe 207), dhe, se … Eriktoni-djali i dytë i Dardanit, pasi merr qytetin Ili nga i vëllai Ili, i cili nuk kishte trashëgimtar, në Dardani preu monedhat e para, sepse Dardania ishte vend i pasur me xehe… (faqe 74).

Këtij pohimi i dalin në ndihmë edhe shumë emërtime vendesh në Kosovë, të cilat dëshmojnë se në këto vende është përpunuar xeheja. Këto emërtime: Samakova janë në gjuhën serbe, që vjen nga fjalët serbe: sam=vetë dhe kova-ti=farkim, që do të thotë vetëfarkim. Pse ky emërtim është në gjuhën serbe, nuk po e elaborojmë, sepse dihet se sa vjet Kosova u sundua nga të huajt.
Këto të dhëna si dhe emri i grykës së Dardaneleve, mund të shpiejnë te konstatimi, se Dardanët e lashtë ishin në Trojë, morën pjesë në Luftën e Trojës, dhe, edhe mjetet e luftës i kishin punuar vetë, madje edhe u kishin shitur të tjerëve.

Fotografia e varëses, besëtytnia se dhëmbi i syrit të derrit të egër mbron luftëtarët në luftë dhe fëmijët nga “syri i keq” që është prezent ndër popuj të Ballkanit, edhe këto të dhëna, duhet të nxisin arkeologët dhe historianët e artit për të gjurmuar edhe më tej në këtë drejtim.
 
Top