• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nje enciklopedi per te gjithe shqiptaret

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

SHKUP - Vetem nje enciklopedi e perbashket shqiptare do te eliminonte te gjitha te pavertetat historike qe thuhen dhe shkruhen per shqiptaret, vlereson akademiku Beqir Meta, drejtor i Institutit te Historise ne Tirane. Ai, sic njofton “Lajm” i Shkupit, ka qendruar te henen ne kryeqytetin e Maqedonise, ku eshte takuar me drejtorin e Institutit albanologjik ne Maqedoni, Ramiz Abdyli, i cili njeherit eshte edhe anetare i redaksise per perpilimin e enciklopedise se re te Akademise maqedonase te shkencave dhe arteve.
“Duhet bere nje enciklopedi shqiptare. Ne jemi nje komb, qe kemi nje komb shqiptar qe shume shpejt mbush 100 vjet, jemi komb shume i madh ne Ballkan dhe nuk kemi nje enciklopedi. Mendoj se ky eshte nje boshllek i madh, qe duhet mbushur dhe kete mund ta bejne shume mire institucionet tona shkencore ne te gjitha trevat me nje bashkepunim shume efikas”, deklaroi Meta.
Nderkaq Abdyli ka njoftuar se se bashku me anetarin tjeter shqiptar te redaksise Alajdin Abazi jane te pakenaqur se si punohet per perpilimin e enciklopedise se re, ku duhet te hiqen pjeset ofenduese per shqiptaret ,te shprehura ne enciklopedine e pare.
Ata kane derguar disa kerkesa deri te ASHAM-i, dhe paralajmerojne largim nga redaksia ne rast se keto kerkesa nuk permbushen.
“Une nuk kam kurrfare te drejte te marr pjese ne kete redaksi, sepse aty ende zot eshte ai kryeredaktori i vjeter. Edhe pse kemi vendosur ta terheqim enciklopedine e vjeter, ai ka shkuar ne Ukraine dhe ka promovuar ate. Ne kemi kerkuar qe enciklopedia te terhiqet sepse i perbalt shqiptaret”, thekson Abdyli.
“Duhet te nderpritet shitja e enciklopedise se pare. Nese ka nevoje edhe te digjet. Duhet te na mundesohet te vizitojme 37 institute ne bote ku vleresohet se ekzistojne vepra me te dhena per shqiptaret. Ne te kunderten do te terhiqemi. Eshte turp te marrim pjese, do te turperohemi edhe para historise edhe para shkences”, shtoi Avdyli.
Meta dhe Abdyli kane biseduar edhe per bashkepunimin mes te gjitha instituteve shqiptare ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni ne funksion te pergatitjes se historise se re shqiptare.
Meta eshte takuar edhe me disa historiane maqedonas, tek te cilet ka verejtur gatishmeri per bashkepunim.
 
Top