• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nje mekat qe e coi ne Pendim

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Nje njeri i devotshem njehere eshte pyetur te tregoje ngjarjen me te rendesishme te jetes se tij, kur kishte filluar ta praktikoje islamin, dhe kjo ishte pergjigja.

´´Kur isha i ri une nuk lija pa bere ndonje mekat qe me vinte per dore. Nje dite e pashe nje grua te bukur, dhe e thira prane meje me qellim imoraliteti. Ajo mu afrua por e shqetesuar, dukej shume e frikesuar me tmer.
Duke me ardhur keq per te i thashe:-mos u frikeso, se une nuk te lendoj. Por fjalet e mia nuk ia pakesuan aspak friken e saj te tmershme, ne realitet situata u keqesua edhe me shume. Ajo filloi te dridhet edhe me shume si fletet e pallmes prej eres.
Ithashe:-me trego ndodhine tende.
Ajo ma ktheu: pasha Allahun, o vellau im kure me pare nuk ia kam ofruar trupin tim ndokujt ne kete menre, nevoja e madhe eshte qe me ka shtyre ne kete sepse i kam 3 vajza te cilat nuk kane ngrene ashnje kafshate buke ka 3 dite. Keqardhja ndaj tyre eshte qe me ka sjelle mua ne kete nivel te ulet te jetes time.

Per here te pare ne jeten time ndjeva keqardhje, ngjarja e saj me preku aq shume sa qe nuk me shkonte nder mend ta shfrytezoj ate. Pasi qe me tregoi se ku jetonte i cova para, rroba, dhe ushqim ne shtepine e saj. Kur u ktheva ne shtepi i tregova nenes time krejt cka kishte ndodhur.
Nena ime e dinte se une kisha nje liber ne te cilin i shenoja te gjitha veprat e liga qe i beja, andaj me tha :-biri im, ti je nje njeri qe kure nuk ke bere ndonje veper te mire pervec kesaj here, prandaj shko tani dhe sheno ne librin e veprave tuaja vepren tende te mire.

U ngrita, shkova te libri im, e hapa ate, dhe e gjeta se te gjitha faqet e tij ishin te zbrazeta- me perjashtim te faqes se pare ne te cilen ishte e shkruar nje rresht i vetem.

´´SKA DYSHIM SE VEPRAT E MIRA I SHLYEJNE ATO TE KEQIAT´´(Hud:114)

Ne ate moment i ngrita duart kah qielli dhe thashe:
Pashe Fuqine dhe Lartemadherine Tende, kurre nuk do te beje me mekate.´´
 
Top