• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nje muaj paraburgim per Iranin

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,290
Pikët
113
Një muaj paraburgim Iran Badallit për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Me dyshimet se kishte vënë eksploziv të llojit TNT e që shkaktoi vdekjen e një polici e plagosjen e dy të tjerëve, Gjykata Themelore në Prizren të enjten i ka caktuar 30 ditë paraburgim Iran Badallit.
Por, në shtëpinë e të dyshuarit gjatë bastisjes Policia gjeti edhe 809 gramë eksploziv të pashpërthyer, por jo edhe substanca narkotike për çka kishte informata paraprake, raporton KTV.
Badalli një ditë më parë u arrestua me dyshimet se kishte kryer tri vepra penale.
Gjykata Themelore e Prizrenit i ka cilësuar të natyrës së rëndë të gjitha veprat penale për të cilat dyshohet Iran Badalli.
Gjithashtu, në caktimin e masës së paraburgimit ka ndikuar edhe e kaluara kriminale e tij.
Në mesin e shumë dosjeve kriminale që Badalli ka në Gjykatën e Prizrenit është edhe akuza për dhunën në familje, dhe një urdhër mbrojtjeje i lëshuar ndaj gruas së tij dhe familjes së saj.
Në gusht të vitit të kaluar, kjo gjykatë e kishte detyruar Badallin që të mos i afrohet
50 metra gruas në vendbanimin e saj e as vende publike për 6 muaj.
Atij gjithashtu i ishte ndaluar që t’i ofrohej edhe nënës dhe motrës së bashkëshortes së tij. Derisa fëmijët, sipas këtij urdhri, do t’i kalonin në kujdestari nënës, por babai do të kishte mundësi t’i takonte ata tre herë në muaj.
Megjithëkëtë, dy fëmijët e tij ishin në shtëpi në momentin e shpërthimit të martën, derisa njëri ka mbetur i lënduar.
Në seancën, e cila ishte mbajtur për caktimin e urdhrit të mbrojtjes, bashkëshortja e Badallit kishte thënë se ajo kishte përjetuar dhunë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj që pas lindjes së fëmijës së parë të tyre.
Në deklaratën e saj dhënë gjykatës, thuhet se pas dhunës së ushtruar në prani të fëmijëve, ajo në korrik të vitit të kaluar e kishte lajmëruar policinë.
Badalli në shkurt pritet të dalë para gjykatës për akuzat për dhunë në familje.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Badallit figurojnë edhe 6 lëndë aktive për vepra të ndryshme kriminale, në mesin e tyre vjedhje e rëndë, vjedhje e shërbimeve komunale, vjedhje pylli dhe kanosje etj.
______________________________
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,085
Pikët
113
Lexoja emrin njehere; Iran Badalla.O qashtu emra Iran, Gadaf, Nehru... ka plote keshtu pleherash emra, demek emra medhenje Abunafija 🤣 keta jane hala me legena se Maranlegenat e Shipnise -qesh- ``fumato``

Statistikisht qashtu emra me shumice i gjene ne vepra krimi, mos e paçin edhe haplogrupen e njejte Made in Avganistan 😂

Keta vetem per qashtu emra komik i kisha denuar nga 5 vite burg ne start pdhus per vepren e kriminelit shumezuar me 5.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,085
Pikët
113
Se pak te duket vjedhje pydhi 🤣 ajo eshte schwere Straftat gleich vergiwaltigungagunga 😲 ``fumato``

So oder so, einmal Kriminel, ewig Schweinehund 🤣
 
Top