• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nje tregim i vertete per dy vajza!!!

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Nje tregim i vertete per dy vajza!!!
Në lagjen Dardania te Prishtines në njërën nga ndërtesat kanë jetuar dy familje, perballë njëra tjetres. Njëra familje ishin fetar dhe falnin namaz, agjeronin dhe kryenin obligimet ndaj Allahut xh.sh.

Familja tjeter edhe pse te lindur musliman nuk i përmbaheshin obligimeve dhe detyrimeve si familja që jetonte përballë tyre.

Këto dy familje kishin nga një vajzë të të njëjtës moshë, Vlora që ishte nga familja e këtyre që nuk faleshin dhe Sumeja që ishte nga familja e të dëvotshmëve.

Këto të dyja vijonin të njëjtën shkollë dhe sa herë dilnin për të shkuar në shkollë takoheshin para dyrve ku banonin.

Takimi i tyre ishte gjithmonë i ngjashem cdo dite, Sumeja duhej te ulte shikimin kur e shithe fqinjen e saj, pasi që kjo vishej me funda të shkurt, kishte dekolten e hapur, bente makiazh të tepruar rregullonte vetullat dmth çdo gjë jashtë parimeve të Islamit.

Sumeja ishte vajzë modeste, e mnuluar dhe i përmbahej me dashuri rreugllave të Allahut xh.sh.

Ndërsa zbritnin shkallëve te dyja Vlora gjithmonë hamendej me modestinë e Sumejes, sidomos se ajo ulte shikimin kur e shihte fqinjën e saj. Në mendjën e Vlorës silleshin pytje si, pse është bërë kjo kështu?, çfarë e ka bërë që kjo të duket kështu?, ku dëshiron kjo vajzë të arrij në një vend si ky me këtë veshje e këtë sjellje? etj...

Këto dyja takoheshin edhe te shkolla por nuk flsinin me njëra tjetren.

Vlora shpesh edhe mungonte në shkollë, më shumë rrinte ne kafeteri e shoqëruar me meshkuj se sa në shkollë me vajza.

Sumeja, nxënëse shume e dalluar në shkollën e saj, pas mësimit nuk dilte në kafeteri, por kohën pas shkollës e shfrytezonte të shkoj në Xhami për të falur Namaz për hir të Allahut xh.sh. dhe pastaj vazhdonte në shtëpi.

VLora pas shkollës dinte të mos kthehej në shtëpi deri ën orë të vona, bile bile edhe vinte e dehur.

Pas shume kohe që ato takoheshin në hymje dhe shkollë pa ndërruar asnjë fjalë Vlora vendos t'i bëjë një propozim Sumejes. Pasi që prezantohet se kush është dhe duke ja rikujtuar se janë fëqinje që banojnë ballë për ballë, ajo i thotë se nuk është në rregull se kto sflasin me njëra tjetren.

VLora i thotë Sumejes se ka për t'i propozuar diçka dhe se ajo duhet të pranoj propozimin e saj.

Sumeja me modestinë e saj, e përshëndet ashtu siç Allahu i ka porositur robërot e vet, Es selam Alejkum, gjithnjë me shikim të ulur dhe pranon të dëgojj propozimin e saj.

Vlora kërkon nga Sumeja që të dalin bashkë një ditë dhe të njoftohen më mire, duke kërkuar nga ajo që t'i vizitojnë të gjitha vendet ku ajo do ta dërgojë. ''Kam dëgjuar që ju muslimanet jeni primitive, mos u bëjë edhe ti e tillë, eja me mua të dalim bashkë'', i drejtohet Vlora Sumejes.

Pasi që Sumeja mendon pak i përgjigjet Vlores. ''Pranoj vetëm me një kusht'', thotë Sumeja.
''Mos më detyro të vendos shaminë'', Thot duke u qeshur VLora. Jo, i thotë Sumeja, e pranoj ftesën tënde të dalim bashkë dhe të njihemi, të shkojmë nëpër vendet ku rrin ti,Ku ti ke deshir me kusht që pastaj edhe ti të vish me mua dhe të shkojmë aty ku unë do të dërgoj ty.

Vlora si më mendjelehtë që ishte pranoj ftesëen e Sumejes pa menduar fare.

Të nesërmen u takuan Vlora dhe Sumeja, dhe VLora e dërgonte Sumejen nëpër kafeteri ku pihej alkool, mirëpo kësaj here porositi kafe, duke i thënë kësaj ''po pij kafe pasi jam me ty se zakonisht pij birrë''.

Pas kafeterisë këto dyja shkojnë në një butik për të shikuar dhe blerë rroba ët stilit të Vlorës.

Në butik VLora provonte fustana të shkurt, bluza të qelura e lloj lloj gjërash jo të mira me të ciat ekspozonte pjesët e turpshme të trupit, dhe atë para mashkujve që ishin apo hynin në dyqan, duke mos pasur kurrëfar turpi. Sumeja tërë kohën e shikonte dhe thoshte SubhanAllah, SubhanAllah ne heshtje.

Pas kësaj Vlora i tha Sumejes së do të shkojnë te një shoqe e saj e cila kishte organizuar aheng për ditëlindje, dhe shkojën atje.

Festa mbahej në shtëpinë e kësaj vajze ku kishte alkool muzikë meshkuj e gjëra të shfrenuara që po mbizotërojnë në shoqërinë tonë.

Pas tërë ditës që kaluan së bashku Vlora kishte ndryshuar mendimin per vajzat fetare dhe të mbuluara, këtë ja tha edhe Sumejes. ''Nuk e kam ditur që femrat e mbuluara qenkan shumë normale e jo primitive si kam menduar unë'', i ka thënë Vlora asaj.

Në këtë koment Sumeja nuk reagoj fare, pasi ato që i kane kaluar gjatë ditës ku kjo nuk ka rezistuar faktikisht nuk kanë të bëjnë më jetën e një muslimaneje. Mirëpo Sumeja nuk ia ka thënë këtë direk Vlores. se kishte nje qellim te caktuar ''Te ja Mesoi Islamin''

Tash, Vlora e kishte rendin të kalonte pjesën tjetër të ditës me Sumejen, në mënyrën e Sumejas.
Ajo e ftoi Vlorën të shkojnë të dëgjojnë një ligjeratë në Xhami, pasi që ishte ligjeratë për femra.

Vlora e pyeti shoqën e saj të re, ''A mundem unë të hyjë në xhami?;'', Sumeja pohoi PO.

Pasi u afruan te Xhamia, Vlora e pyeti edhe një herë Sumejan, e a mund të hyjë unë në Xhami e veshur kështu, dmth në mënyrën e saj. Që VLora të mos e ndij veten keq, Sumeja hyri në Xhami dhe i pyeti Motrat e saj muslimane për shoqen e saj të re, duke ju lutur që mos ta gjykojnë vajzën për mënyrën e veshjes pasi që ishte hera e saj e parë ne Xhami, dhe ta presin atë me ngorhtësi ashtu si Islami i thërret të gjithë t'i bashkohen fesë, pa paragjykime.

Ligjerata filloj në Xhami, ligjeronte një Motër muslimane dhe tema e asaj dite ishte ''Zinaja dhe Amoraliteti''.

Ligjeruesja ishte shumë bindëse në fjalët e saj dhe ligjeronte shumë bukur dhe me argumente të qarta, sa që Vlora nuk rrihte as qërpikë duke e degjuar. Përderisa ligjerata vazhdonte, VLora shikonte teshat e saj që ikishte blerë dhe filloj të ndihej fajtore. Filloj ta gjykoj veten te ndjej frigen e Allahut xh.xh dhe filloi të qaj dhe te ndihej e turperuar.

Sumeja i kërkoj që të lëshojnë ligjeratën dhe të dalin që ajo të qetësohej por kjo refuzoi. Filloj të thotë gjëra për veten që nuk i kishte menduar më parë, ligjerat kishte ndikuar në të menjëherë.

Sado që vërteta dhemb ajo e ka forcën që ta vetdijësoj njeriun. E mjera unë e mjera, përsëritke VLora gjatë tërë kohës, po unë dukem si nje femër e lirë që ska kurrfarë vlera, mënyra se si unë vishem është ofenduese, s'ndalej Vlora së qari.

Motrat muslimane qe ishin në ligjeratë u shqetësuan nga vaji i saj, dhe filluan ta ngushëllonin me fjalet Allahu pranon Pendimin. Allahu i fal Roberit e vet etj...

Ajo ju drejtua Sumejas duke ju lutur që t'i ndihmonte që ajo të gjente robat e duhura dhe të veshej në mënyrë që të arrinte kënaqësinë e Allahut e jotë dukej si një lavire në sytë e njerëzve.

Ndërkohë që Vlora qante asaj i humbi vetdija. Pasi që ukthjell Sumeja i ndihmoi që të shkojnë e të gjejnë rrobat e përshtatshme u mbulua, tha shahadetin dhe kështu iu kthye jetës së një muslimaneje.

Ajo tani është një motër muslimane me mbulesë, filloi të fal namazin, ila kafeteritë, shkon në shkollë rregullisht. Harroi butiqet, duhanin jetën e shfrenuar të natës, shoqërinë e keqe dhe të gjitha dukuritë negative.

Brenda një viti Vlora konkurronte në shkollë më motren Sumeja se cila do të shpallet në fund të vitit nxënësja më e mirë.

"O PEJGAMBER Thuaju Grave tuaja,Bijave tuaja dhe Grave te Besimtarve le ti vene Shamit e Veta mbi Trupin e Tyre
 
Top