• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nje Udhetim I Shkurter ne Boten e Jashtme dhe Brenda Vetes Tone

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Çdo qenie e madhe ose e vogël në gjithësi e vazhdon ekzistencën e
saj në një ekuilibër të tillë të hollë e marramendës, saqë është e
pamundur ta shohësh këtë gjendje të përgjithshme të përbërë nga
margaritarët e urtësisë, përfitimit dhe harmonisë, të mos e mendosh
Krijuesin e të mos thuash "Allah"!Në lidhje me këtë, është e
mjaftueshme t'i lësh të gjitha të tjerat e të shohësh vetëm brenda
vetes tënde. Të gjitha veprimtaritë e trupit tonë paraqesin një sistem
të mrekullueshëm të rregulluar me anë të mekanizmave hormonale e
nervore shumë të ndjeshme e të lidhura me njëra-tjetrën dhe që
funksionon në harmoni. Të gjitha organet, indet dhe qelizat
funksionojnë në harmoni dhe përsosmëri pa e cënuar aspak detyrën që u
bie sipër, të orientuar sipas një qëllimi dhe përfitimi krejt të qartë
dhe duke mos u shkaktuar as dëmin më të vogël ndërtimit të trupit,
rregullit të tij të përgjithshëm, madje funksionit të një pjese fare të
vogël. Meqë edhe ora më e thjeshtë nuk do të mund të mendohej pa
artizanin e saj, të mendosh se nuk është dikush që i vë në punë dhe
rregullon funksionet jetësore të trupit të njeriut që janë miliona herë
më komplekse se të një ore mekanike, që i sheh dhe kontrollon
marrëdhëniet mes veprimtarisë dhe rezultateve, duhet të jetë mungesa më
e madhe e respektit ndaj të menduarit.Sidomos ndjeshmëria në
qeniet e gjalla, përsosmëria në organet e tyre të shqisave dhe fakti që
çdo qenie e gjallë është e pajisur me organet dhe ndjeshmërinë më të
përshtatshme për të, të gjitha këto, nëse s'u dedikohen një diturie të
patëmetë që di gjithçka dhe që qëndron pas çdo gjëje, një planifikimi
të përsosur në kuadër të kësaj diturie dhe një fuqie që e zbaton këtë
plan pa asnjë të metë, të gjitha këto, pra, me se mund të shpjegohen
tjetër?Le të prekim nja-dy specifika sa për ta ndriçuar këtë
çështje. Po qe se pelikani i pajisur me një sqep të përshtatshëm për të
ngrënë peshk, nuk do të ishte i pajisur edhe me këmbë me flatra për të
vozitur, ç'do të bënte? A mos vallë do të themi se kjo kafshëz u
mendua, u mendua dhe zhvilloi për vete sqepin dhe këmbët e posaçme për
notim? Apo mos do t'ia dedikojmë këtë lëndës, materies, natyrës që
s'dinë gjë as për pelikanin, as për nevojat e tij, as për ujin dhe
peshkun? Apo do t'ia lëmë këtë punë erërave të rastësisë që e tregojnë
hapur se, po t'i lihej kjo punë rastësisë, nuk do të kishte as gjithësi
bashkë me të gjitha gjërat e mëdha e të vogla që ka brenda? Apo mos do
të pretendojmë se e kemi zgjidhur këtë çështje me anë të evolucionit që
mbështetet te natyra, lënda dhe rastësia? Zoti im, ç'pretendime të
pabaza këto! Edhe bota bimore me atë gjallëri, harmoni dhe
enigmë të mrekullueshme si dhe me atë cilësinë e saj që është përtej të
gjitha shkaqeve, thotë "rregull" dhe na ofron mesazhe enigmatike nga
një dituri e fshehtë, nga një fuqi e pafundme! Po qe se mundemi të
realizojmë një udhëtim ideor në gjithësi duke u nisur nga gjërat e
dukura si më të parëndësishme, më të pavlera, kushedi ç'shohim dhe
kushedi për ç'gjëra bëhemi dëshmitarë! Edhe kërpudhat e mykut, madje,
që rrojnë vetëm mbi kalbësira e dekompozime dhe disa nga llojet e të
cilave na e shpëtojnë jetën, kushedi ç'gjëra u pëshpërisin zemrave që
ndjejnë dhe mendjeve që mendojnë mbi Sunduesin Absolut që vepron në
gjithësi me art, ekonomi, urtësi dhe dituri!Po të doni, le ta
bëjmë një udhëtim të shkurtër edhe në pyjet që pranohen se janë
mushkëritë e qyteteve por që, për fat të keq, në ditët tona janë kthyer
në të sëmurë rëndë të shtrirë në shtrat! Ta bëjmë një udhëtim të tillë
e të shohim solidaritetin mes njerëzve e pemëve, posaçërisht pasurinë
biologjike të pyjeve tropikale, marrëdhëniet e shumë llojeve bimësh e
kafshësh brenda një nxehtësie magjepsëse dhe se si këto marrëdhënie
zhvillohen brenda një harmonie marramendëse!Në pyjet tropikale,
pavarësisht nga kompleksiteti në dukje që paraqesin mijra veprimtari të
ndërthurura me njëra-tjetrën, ka një rregullsi harmonike të tillë që
zemrat e zgjuara e dëgjojnë si një poezi e si një muzikë. Në pyjet
tropikale ku reflektohet përsosmëria në artet e Krijuesit të Lartë, nuk
shpenzohet kot as dhe gjëja më e vogël; çdo qenie që e plotëson
jetëgjatësinë e vet, përpunohet nga qenie të tjera të ngarkuara me atë
detyrë, dhe sillet, pas një kohe të shkurtër, në gjendje të përdorshme
e të dobishme për pyjet. Pandeh se do të jetë e pamundur që njeriu të
arrijë një ditë ta realizojë këtë akord dhe harmoni që vazhdon e tillë
qysh prej miliona vitesh, këtë ndarje pune të përsosur, këtë ndihmë
reciproke të mrekullueshme të realizuar mes qenieve të gjalla me natyrë
krijimi krejt të ndryshme nga njëra-tjetra siç janë bimët dhe kafshët!Sa
për botën e kafshëve, është e qartë se burimi i vërtetë i prirjes së
dukurive aq të mrekullueshme sa të mos mund të shpjegohen as me arsye,
vetëdije dhe vullnet, është një Dije dhe Vullnet që përfshin tërë
ekzistencën, ndryshe, përpjekja për t'i shpjeguar dukuritë e
mrekullueshme me një koncept të pakuptueshëm si "instinkti", nuk mund
të shkojë më tej se një vetëmashtrim. Fakti që kafshët janë të pajisura
me struktura anatomike në përshtatje të plotë me mënyrën e tyre të
jetesës, fakti që shumë kafshë, si zogjtë, merimangat, karkalecat, etj.
janë marrë nga njeriu si modele në teknikë dhe teknologji dhe, si të
tilla, i kanë siguruar njeriut suksese të mëdha e të jashtëzakonshme,
janë nga një mrekulli më vete që edhe në mos i bëfshin dot
evolucionistët, për egoizëm, ta pranojnë se e kanë gabim, janë në
gjendje t'i shtrëngojnë në një skaj pa dalje për t'i bërë që ta mbyllin
gojën!Udhëtimin tonë mund ta vazhdojmë edhe në botën e
sëmundjeve, shëndetit, ilaçeve, mjekimit, imunitetit, mikrobeve. Në të
vërtetë, edhe ato qenie mikroskopike që ne u themi "mikrobe" e që i
luftojmë me antibiotikë dhe ilaçe të tjera, janë krijuar në dobi të
njeriut dhe gjallesave të tjera dhe për një ekuilibër. Po, këto
gjallesa mikroskopike që s'i shohim dot me sy, vrapojnë në ndihmë të
njeriut. Ç'e do se këto mikrokrijesa që në vendin e vet janë shumë të
dobishme, për shkak të mjeteve dhe mjediseve të këqija të përgatitura
prej nesh, bëhen shumë të dëmshme. Kur mendojmë për sistemin imunitar
si mekanizmi më kompleks dhe i fshehtë i trupit tonë, na rritet shpresa
se në të ardhmen do të bëhen të shërueshme edhe sëmundje që sot duken
si të pashërueshme. Mendimi materialist i cili mban në themelin
e vet zhurmë, dialektikë dhe mohim të Zotit, pavarësisht nga të gjitha
këto e plot të tjera të vërteta krejt të hapura, jep konkluzione
apriori duke mohuar çdo gjë tjetër veç materies dhe paraqet një entitet
krejt dogmatist. Teoritë e materialistëve mbi ekzistencën dhe
jetën që kanë gënjyer dhe mashtruar shumë njerëz gjer më sot, janë
hulumtuar e kontrolluar pikë për pikë nga shumë e shumë mendimtarë,
janë kritikuar me rrugë e metoda të ndryshme dhe, në përfundim është
kuptuar se as pretendimet që ia kanë ofruar botës shkencore duke i
përzjerë në mënyrë artizanale ato (pretendime) në shkencat
eksperimentale, as dhe teoritë e tyre mbi jetën që i kanë parashtruar
duke i popullarizuar me një zhurmë të madhe propagandistike, nuk janë
aspak të shëndosha ashtu siç pandehet. Sot, në ditët tona, më në fund,
është kuptuar se e tërë ekzistenca ndodhet e lidhur pas një sërë
ligjesh si vepër e një fuqie eternale tejet të lartë dhe mbi çdo gjë
tjetër. Po qe se e ilustrojmë këtë me një specifikë që e njohim mirë të
gjithë, ndërsa lënda dhe materia në trupin tonë janë në ndryshim të
vazhdueshëm, identiteti ynë nuk pëson asnjë ndryshim!Në të
vërtetë, sot, të gjitha zbulimet dhe konkluzionet të arritura dhe
parashtruara nga shkencat e natyrës dhe teknika, kanë treguar se nuk
është e vërtetë se kudo është një materie që vëzhgon dhe vepron, siç
pretendojnë materialistët, se çdo gjë s'është identitet i ndryshimeve
periodike materie-energji dhe energji-materie, se krijimi dhe
ekzistenca e qenies është aq e komplikuar sa kurrë nuk mund të
shpjegohet me anë të rastësive. Kështu, kalbëzimi në themel i
pikëpamjes materialiste të konsideruar gjer më sot si e përsosur dhe e
pakundërshtueshme, është provuar edhe një herë tjetër!

Mundesuar nga Fethullah Gylen
 
Top