• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Njeriu njihet nga...!

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Ka shume detaje me ane te te cilave arrijme ne nje perfundim... per nje person te caktuar...

Qofshin keto detaje qe kane te bejne me karakterin, fizikun, sjelljen...jane detaje te cilat na bejne te kuptojme shume nga nje person...!
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

Njeriu njihet nga te gjitha kto qe lartpermende ti, por te njohesh nje person duhet te konsumosh nje thes kripe bashke...
 

Remember

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
120
Pikët
0
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

....sa fillon e flet e deri sa mbyll syte perjete , ku njifet njeriu ?! boh
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

Njeriu nuk njihet nga pershtypja qe do te krijoje dhe e njeh o nga thellesia e zemres se çfare ka , ose nga detajet qe nuk i mban dot ne kontroll tere kohes .

:)
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

Ee po edhe mund ta njohe veten dhe kerkon medoemos te arrije qellimin dhe pastaj tungjatjeta nuk i behet vone .

Njerezit qe kane shume fytyra e bejne kete loje aktoriale vetem sa per tu besuar per aq kohe sa zgjat filmi .

Asnje aktor i don kishotit nuk do te donte dhe as qe e pretendon qe ta marre me vete rolin e tij ne shtepi apo ne shoqeri .

Njeriu si dhe çdo gje tjeter eshte qenia me e komplikuar vertete , por vetem nese nuk e zberthen natyren e tij . Cfare deshirash ka , çfare qellimesh , çfre menyre jetese , çfare ka te shtrenjte , pra te gjitha keto na perkufizojne nje njeri .

Veshtirsia per ta njohur mendoj se eshte tek e kaluara , tek ngjarjet qe e kane skalitur , i kane nxjerre mesimet e duhura apo te gabuara .

Prandaj ne nje menyre apo nje tjeter duhet ditur se çfare ka njeriu ne shpirt nese pretendon ta njohesh sadopak . Dhe une pervete e provoj ne nje menyre apo nje tjeter deri sa te bindem . Nje gje duhet pasur parasysh , ndryshe eshte besimi qe mund tu japesh njerezve e ndryshe eshte besimi absolut dhe qe eshte i pakushtezuar .

Besimi ndaj njerezve nuk mund te jete deri ne fund asnjehere se njeriu vete nuk eshte qenie absolute e pagabuar , sikur me i dashuri e me i miri te jete ne disa gjera do te zhgenjeje :)
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,163
Pikët
113
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

E veshtir ti njohesh njerzit , zhgenjimet nuk i shmang dot.
Plas bomba aty ku s'ta pret mendja .

Thjesht kuriozitet se di sa e vertet eshte :
Kur i jep doren nje personi/eje dhe ta shtrengon fort (kuptohet jo me ta thy doren :D ) , thuhet se tregon karakter te fort.
Kur tjetri kur flet te shikon ne sy , thuhet se eshte i sinqert .
 

Sinfonia

Pentagram ♪...
Anëtar
Sep 13, 2010
Postime
41
Pikët
0
Vendndodhja
Në luginën e dashurisë.
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

Njeriu është krijesa më e përsosur në natyrë. Ekzistojnë njerëz me karaktere të ndryshme.
Në kategorinë e më të zellshmëve, shquhen ata, që sa herë ta kërkojë nevoja dalin prej lëkurës së vet. (;
 

ediplus

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 23, 2010
Postime
134
Pikët
0
Vendndodhja
Me kembe ne toke
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

Nuk besoj se mund te njihet plotesisht nje njeri dhe as ti besosh plotesisht nje njeriu, besnik vetem qeni qe eshte kafshe mund te te qendroje po jo njeriu
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

gjate dites mundemi te njohim shume njerez ose kalimtare dmth...por te njohesh dike koke e kembe eshte shume zor..mbase natyra e njeriut eshte shume e ndryshme...por mendoj se (karakteri )eshte pjesa me e forte e zbatimeve ne vepra.dhe te jep arsye te kuptosh se kush eshte ai/ajo...etj.


klm :)
 

Perla

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 10, 2010
Postime
104
Pikët
0
Vendndodhja
Città Alta
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

Mund ta vezhgosh ne heshtje, pa shfaqur shenja interesi . Nqs personi e kupton qe eshte nen vezhgim nis te shtirret dhe te fshehi difektet , apo te perpiqet te vere ne plan te pare cilesite (sipas tij/saj) me te mirat qe zoteron.

Edhe pse thuhet se nje jete e tere nuk mjafton per te njohur nje njeri :)
 

dr.Dugi

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 25, 2010
Postime
45
Pikët
0
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

Nga te bemat e tij !
 
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
4,247
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Nga kendveshtrimi i gjithsecilit prej nesh , varet me cfare syri e sheh ti ate person ,Nga vetbesimi dhe siguria qe ka ne vetvete .!
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

Njihet nga duart...

Sa per te njohur dike tjeter duhet njohur vet-vetja perpara dhe kjo eshte akoma me e veshtire...
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

.. Do te thoja qe njeriu veshtire te njihet ne kompleksitetin e tij gjithsesi duke qene racionale ne pergjigjen e temes do te thoja qe sjellja perben PRIMARITET ! Bota qe perfaqeson, individualizmi, personaliteti, idealet, afeksionin qe ai krijon per ty e gjithcka tjeter e bejne nje person te NJOHUR ne kendveshtrimin tend!
 

unlovely

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 11, 2009
Postime
483
Pikët
0
Vendndodhja
Lost in the air
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

zoti ka krijuar engjejt qe kane vec arsye,kafshet qe kane vec instikt dhe njeriun qe ka arsyen dhe instiktet.un mendoj se njeriu njihet nga arsyeja dhe mos renia pre e instikteve:)
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,177
Pikët
113
Përgjigje e: Njeriu njihet nga...!

Nuk njihet pasi qe.....
Nenvetedija njerezore ka nje rendesi kolosale.
N-q.se personaliteti njerezor eshte nje akullnaje e madhe,vetem maja e aisbergut,pjesa e tij e dukeshme eshte vetedija,kurse thuajse i tere aisbergu qe ndodhet nen te eshte nenvetedije.
PS: e shkruar nga nje Psikolog Shqiptar.....i bazuar ne nje PSIKOLOG te huaj.
E ka SEa si firme(ose e ka pasur).
Mip.
 
Top