• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nju Jork, planifikohet monumenti i Skënderbeut

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Vendosja e monumentit të Skënderbeut në New York është një nismë e Institutit Shqiptaro-Amerikan “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Presidenti i Institutit, Rrape Rruci ka bërë të ditur se së shpejti do të planifikohet dhe realizohet nisma e bërë për vendosjen e këtij monumenti të figurës historike kombëtare në metropolin amerikan. Idesë i janë bashkëngjitur edhe shoqatat dhe institucionet e tjera shqiptare dhe amerikane në SHBA, ndërsa për këtë është njoftuar edhe misioni shqiptar pranë OKB-së në Nju Jork.

Agjencia e lajmeve INA njofton se për vendosjen e monumentit pritet të kërkohet leja nga guvernatori i bashkisë së New Yorkut, Michael Blumberg.

Në fund të këtij tubimi Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave me qendër në New York e mbledhur në Institutin “Gjergj Kastriot Skënderbeu” ka nderuar me certifikatën e nderit pas vdekjes profesorin nga Dibra e Madhe, Lutfi Turkeshin, ish kryetarin e degës së kësaj Akademie në Shkup, me motivacionin: "Me pietet e respekt për njeriun që një jetë të tërë i`a kushtoi çështjes kombëtare, zhvillimit të arsimit në Dibër të Madhe dhe të gjitha trojet shqiptare, si Maqedoni, Kosovë e rreth saj - atë që jo vetëm që brumosi me dije nxënësit e tij, por edhe me atdhedashuri gjithë popullin shqiptarë”! .

Me certifikatë nderi të Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave u nderua edhe profesori i njohur i gjuhës frënge, dibrani Nuri Koleci.
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Re: New York, planifikohet monumenti i Skënderbeut

sa mjerim esht kur mer vesh qe ne nji vend te huaj vendoset statuja e heroit tone legjendar e ne shqiperi botohen libra qe bejne te dyshimte prejardhjen e tij
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: New York, planifikohet monumenti i Skënderbeut

Ti nderojne bota se ne jemi per bla bla bla e asgje me shume , ndaj dhe kemi ber shume perpara si komb BREF!
 
Top