• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Noizyt dhe TBA përfundojnë në pranga

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Pas sherreve të vazhdueshme dhe pas përplasjeve me armë midis dy grupeve muzikore OTR dhe TBA, policia arreston dy vëllezër pjesëtarë të grupit muzikor OTR, të drejtuar nga Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij të artit Noizy.


Ata dyshohen për plagosjen e Denis Dollapajt si dhe të Dritan Vitrinës.Bexhet dhe Rigers Kruda, 20 dhe 21-vjeç, me banim në Tiranë, u arrestuan dje nga Policia e kryeqytetit, me
akuzën e vrasjes me dashje e mbetur në tentative me pasojë plagosjen e një personi.

Arrestimi i dy vëllezërve u konfirmua dje nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës, ku thuhet se këta të fundit janë të kërkuar për plagosjen me thikë të Denis Dollapajt, ngjarje e ndodhur në me 28 prill të këtij viti në Tiranë.

Kjo përplasje vijoi edhe më vonë, kur në fund të muajit maj, Jetnis Dollapaj, tentoi të vriste me armë zjarri, Rigels Rajkun.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top