• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Nora Istrefi nudo

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Nora Istrefi këto ditë ka hedhur në treg klipin më të ri të titulluar “Dy shokë”. Kënga është punuar në studion e Flori Mumajesit, ndërsa videoklipi vjen i realizuar nga produksioni kosovar, Entermedia.


Për dukjen e këngëtares janë përkujdesur Kastriot Leshi dhe Sellma. Karakteristikë e veçantë në klip është zhveshja e këngëtares për herë të parë. Nora si duket po i ndjek hapat e yjeve botërore dhe duke ditur që suksesi në karierë është edhe pamja fizike, ekstravaganca në klipet e saj po rritet.

Edhe pse videot e realizuara më herët kanë pasur një dozë të vogël ekstravagance për sa i përket paraqitjes së këngëtares, klipi më i fundit i saj, ka totalisht disa skena ku Nora paraqitet “nudo”, duke mbuluar me duar gjoksin e saj.

Kënga i kushtohet Robertit të fejuarit

Ende pa u publikuar videoklipi, në media kishin filluar të dalin fjalë se Nora në këtë projektin e fundit do të jetë më e zhveshur se zakonisht. Në anën tjetër këngëtarja mohoi këtë duke thënë se asgjë nuk është jashtë normales. “Do të kenë rastin edhe shikuesit të shohin videoklipin, dhe do të vërejnë se asgjë nuk është vulgare.

Është një videoklip i thjeshtë, por që ka disa detaje interesante kompjuterike”, ka sqaruar Nora. Këto ditë kur edhe klipi ka filluar të qarkullojë nëpër televizionet muzikore, shumë bukur mund të shihen sekuencat edhe atë në minutën e 0:18-0:19, pastaj diku edhe nga fundi i klipit, 3:10-13 dhe 3:27-29 minuta, këngëtarja paraqitet totalisht e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, duke mbuluar gjoksin e saj vetëm më duar.

A ishte një gënjeshter hyrja në Vip Shtëpia?

Unë kam marrë ftesë, por e kam refuzuar nga obligimet që kam, sepse nuk jam e gatshme t’i anuloj koncertet që i kam planifikuar që një kohë të gjatë. Gjithashtu nuk e konsideroj vetën të gatshme për një”reality show”, ka qenë refreni i përsëritur nga këngëtarja në gjithë intervistat e dhëna, por më në fund edhe ajo u bë pjesë e lojës qoftë edhe për një natë.

Javën që kaloi, këngëtarja ishte pjesë e lojës, ku për një natë qëndroi brenda në shtëpi e mbyllur me banorët e tjerë Vip, duke bërë spektakël për shiquesit deri në orët e hershme të mëngjesit. Nora në këtë show performoi disa hite të njohura botërore.





Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Nora Istrefi nudo

ufff kjo lol shume antipatike per mua eshte dhe cka do presish me shume nga kjo
 

trestenik

Heavy Metall
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
735
Pikët
0
Përgjigje e: Nora Istrefi nudo

piiiiii nora ska lidhje me muzik kjo nuk din as te kendon
 

Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,556
Pikët
38
Përgjigje e: Nora Istrefi nudo

mos me lini me rrejt..
me duket lexova ne gazetat..se kjo nora po nderton nje vile ne prishtine qe kushton 600 000 euro..

uauuu..

pare te madhe kan kosovaRET..
 
Top