• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

odkastet, prirje e re e teknologjisë së internetit

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,993
Pikët
113
Vendndodhja
Podkastet janë dosje informacioni elektronik që mund të regjistrohen në mjete elektronike si iPodi. Podkastet fillimisht ishin një metodë e përdorur nga artistë të pazbuluar ende nga industria muzikore, të cilët ia përcillnin interpretimet e tyre publikut që përdor internetin. Por këto dosje elektronike kanë hyrë në përdorim të gjerë edhe nga stacionet televizive dhe mediat e tjera, të cilat shpresojnë se së shpejti do tëi shndërrojnë podkastet në një burim të ardhurash:

Podkastet janë dosje elektronike për regjistrim të tingujve. Ato mund tëi regjistrosh në kompiuter ose tëi transferosh në iPOD apo në ndonjë magnetofon dore. Janë pak a shumë si një program i shkurtër radioje, por ndryshe nga radio-stacionet që transmetojnë përmes internetit, përmes podkasteve mund të dëgjosh programet e preferuara kudo të jesh dhe kur të duash.

Përdorimi i podkasteve mori hov verën e kaluar, pas hedhjes në treg të iPOD-it, një mjet i ri elektronik që lejon regjistrim automatik të dosjeve.

Podkastet u bënë një zgjedhje e preferuar e mediave të pavarura, muzikantëve, artistëve apo kujtdo që donte të krijonte një program radiofonik, por nuk i jepej mundësi të përdorte valët e një radio-stacioni ose nuk kishte para për të blerë liëencën për radio.

Brajan Rasëll përgatit për transmetim një program të përjavshëm të titulluar Audi-Aktivizmi. Ai thotë se është shumë e thjeshtë të përdorësh podkastet:

ëTë duhet një mikrofon, një mjet për të regjistruar zërin dhe një kompiuterë.

Kështu krijoheshin dosjet podkast vjet. Por sivjet podkasti ka hyrë në përdorim të gjerë. Politikanë, si ish-senatori demokrat Xhon Eduards, po përdorin podkastet për të përcjellë mesazhin e tyre, ndërsa rrjeti televiziv Fox po krijon dosjet e veta me programet më të ndjekura. Rrjete të tjera televizive si CBS ofrojnë gjithashtu dosje podkast ku janë të regjistruara emisionet e lajmeve, të cilat mund tëi dëgjosh kur je duke u kthyer nga puna më këmbë apo me tren. Dik Mejër është kryeredaktor i faqes elektronike CBSnews.com

ëKonsumatori amerikan nuk kënaqet më vetëm kur merr lajmet që ofrojnë mediat. Ne kemi tashmë teknologjinë për tëu ofruar dëgjuesve lajme dhe informacion të freskët, nga platforma të ndryshme. Përmes podkasteve do të bëjmë tashmë edhe më shumëë.

Ndër të rejat e fundit nga dosjet podkast është krijimi i faqes elektronike iTunes nga kompania Apple, përmes së cilës mund të regjistrosh menjëherë podkastet e preferuara në një magnetofon dore, pasi ke bërë një abonim në temat e preferuara. Për disa mund të jetë e vështirë, por Dik Mejër thotë se nuk është thjeshtë një teknologji e re e kërkuar nga konsumatorët, por edhe një burim i ri të ardhurash:

ëNa janë drejtuar drejtues të kompanive reklamuese me kërkesën për tëiu bashkangjitur dosjeve podkast që ne ofrojmë për dëgjuesit. Ata duan tëi përdorin podkastet për reklamaë.

Aktualisht ka mbi 7 mijë podkaste në transmetim dhe ky numër rritet për ditë ë një mundësi e re për të komunikuar me konsumatorin, që reklamuesit nuk mund ta lënë në harresë
 
Top