• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Oficeri qe kthehej nga puna vone !

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Nje oficer qe kthehej vone nga puna , nje nate u kthye me vone se heret e tjera. Ishte shume i lodhur nga puna.

Sapo hyri ne shtepi duke, shfryre hoqi kepucen e pare e perplasi fort ne toke , hoqi te dyten dhe e perplasi edhe ate ne toke dhe u shtri ne krevat.

Pas pak minutash vjen komshiu qe banonte posht shtepise se tij dhe i troket ne dere.

tak, tak, tak

Oficeri ngrihet e hap deren dhe e pershendet komshiun e tij

Por komshiu hyn menjehere ne teme dhe i thote :- te lutem mos i perplas kepucet sepse kemi femijet ne gjume dhe na zgjohen .

Atehere oficeri i kerkon te falur komshiut dhe i premton se nuk do ta beje me.

Keshtu komshiu largohet

te nesermen , pasi oficeri vjen perseri shume vone nga puna , sapo hyn ne shtepi perseri heq nje kepuce dhe e perplas forte ne dysheme duke shfryre nga lodhja , por sapo e perplas i kujtohet komshiu poshte tij dhe kur heq tjetren ai e heq me kujdes.

E vendos avash -avash.
Dhe pret nja 5 minuta se mos vinte komshiu, pastaj iken, e bie ne shtrat.

pas nja gjysem ore troket dera
tak, tak, tak

oficeri cohet i cuditur por e hap deren dhe shikon komshiun

Komshiu i thote:- Aman kur do ta perplasesh ate kepucen tjeter se ngelem pa gjume duke pritur qe ta perplasesh .
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,554
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Oficeri qe kthehej nga puna vone !

U kthye naten vone nje oficer nga sherbimi dhe shtrihet ne krevat.
-Burre - i thote gruaja - a me blen nje aspirine te lutem se me dhemb koka.
Vete oficeri ne farmaci dhe farmacisti i thote:
-Pse nuk je me oficer ti?
-Po, oficer jam.
-Po atehere pse ke veshur uniforme polici?
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
69,587
Pikët
113
Përgjigje e: Oficeri qe kthehej nga puna vone !

Një polic shkon në hotel vonë dhe kërkon një dhomë.
Recepsionisti i thotë që po të çojë në një dhomë bashkë me një oficer, ok thot polici vetëm të lutem më zgjuaj nga gjumi në orën 05:00.
Pa merak i thotë recepsionisti dhe shkon të flejë polici.
Në 5 të mëngjesit i bie telefonit punonjësi dhe i thotë të ngrihet sepse ora vajti 5.
Polici e falenderon, lan sytë dhe fillon dhe vishet shpejt e shpejt, kur po vendoste kapelen në fund vajti të shikohej para pasqyrës dhe i habitur thotë:
-Moooosss ai trapi i recepsionit paska zgjuar oficerin jo mua. :D

Pas kësaj shkoi ja futi gjumit prap si i zgjuar gabimisht. :d
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,108
Pikët
113
Përgjigje e: Oficeri qe kthehej nga puna vone !

Nje polic therritet ne pune ne mes te nates. Pa dashur te zgjuaj gruan ai vishet ne erresire. Ne mengjes ai ve re se ne nje kembe kishte veshur nje corape te bardhe e ne tjetren nje te zeze. Une nuk do le nam, thote ai, meqe shtepia eshte afer do vete t'i nderroj. Ben nja kater-pese hapa, pastaj mendohet. Ua thote cfare idioti qe jam po te vete ne shtepi prape nje te zeze e nje te bardhe do te gjej.
 

Elsa

Anëtar i ri
Anëtar
May 9, 2018
Postime
68
Pikët
0
Vendndodhja
angli
Re: Përgjigje e: Oficeri qe kthehej nga puna vone !

Nje polic therritet ne pune ne mes te nates. Pa dashur te zgjuaj gruan ai vishet ne erresire. Ne mengjes ai ve re se ne nje kembe kishte veshur nje corape te bardhe e ne tjetren nje te zeze. Une nuk do le nam, thote ai, meqe shtepia eshte afer do vete t'i nderroj. Ben nja kater-pese hapa, pastaj mendohet. Ua thote cfare idioti qe jam po te vete ne shtepi prape nje te zeze e nje te bardhe do te gjej.
nje tjeter alternative ; kur u kthye per te shkuar ne shpi; tha ua cfar idioti qe jam prit ti telefonoj gruas qe po vi ne shpi
 
Top