• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Olsi dhe Noçja fejohen

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Dy të dashuruarit e edicionit të parë të “Big Brother”, Olsi dhe Noçja, këtë vit kanë vendosur që të fejohen.


Me gjithë uljet dhe ngritjet e zakonshme në një lidhje, çifti simpatik vijon të ruajë të konsoliduar dashurinë e krijuar dy vite e gjysmë më parë në shtëpinë e “BB”.

Jeta e tyre private ka ngjallur gjithmonë kuriozitet ndaj per te shuar kurreshtjen e tyre, Olsi Mingomatës,ka sjell nje rrefim te sinqerte per*’Summer pages’*përmes së cilit*ka zbuluar detaje të fejesës dhe*të jetës së tyre private.

‘Fejesa është diçka që diskutohet në një çift, sidomos kur qëndron për një kohë të gjatë me një njeri, shkallët ngjiten gradualisht, lidhja kalon nga një nivel në një tjetër dhe si pasojë, vjen momenti për të marrë vendime. Përderisa ne jemi bashkë dhe për më tepër mendojmë që të rrimë bashkë, pse të mos e bëjmë më tradicionale lidhjen’ , ka thene Olsi.

Me tej ai ka treguar arsyet e funksionimt te lidhjes se tij te shumeperfolur me Noçen:
”Ne thjesht e duam njëri-tjetrin. Nuk është se kemi ndonjë sekret të madh, të pazbuluar. Jemi mësuar me njëri-tjetrin dhe mua personalisht më duket shumë rrugë e gjatë të nis një lidhje nga e para. Nuk më ngjall interes ndonjë femër tjetër, madje nuk marr mundimin të njoh njeri tjetër duke qenë se nuk besoj se do të gjej ndonjë gjë më tepër tek një femër tjetër” .


Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top