• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Olta refuzon ftesën për “VIP Shpija”

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
562
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Olta Gixhari ka qenë një tjetër personazh i njohur, që ka marrë ftesën për të hyrë në garën e personazheve VIP “Shtëpia e madhe” e Kosovës, që nis transmetimin në RTV21 më 1 Prill.


Aktorja simpatike Olta Gixhari ka qenë një tjetër personazh i njohur, që ka marrë ftesën për të hyrë në garën e personazheve VIP “Shtëpia e madhe” e Kosovës, që nis transmetimin në RTV21 më 1 Prill. Por Olta Gixhari nuk ka pranuar të jetë pjesë e kësaj gare, në të cilën deri tani janë konfirmuar se do të hyjnë disa emra të njohur nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Aktorja nuk ka shpjeguar arsyen pse nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë “reality show”, edhe pse pas xhirimeve të filmit “Farmakon”, nuk është e angazhuar me ndonjë projekt artistik. Në “Shtëpinë e madhe” të Kosovës pritet të nisin bashkëjetesën e tyre për një garë të fortë disa këngëtarë, aktorë dhe gazetarë.

Deri tani përveç Big Mamës, janë zbuluar emra të njohur në fushën e show-bizz-it. Kështu në “Shtëpinë e madhe” do të hyjnë Nora Istrefi me të fejuarin Robert Berisha, moderatori i RTV21, Labinot Gashi, grupi i humoristëve “Stupcat”, këngëtarët Kastro Zizo, Meda, Albërie Hadërgjonaj, Gjyste Vulaj dhe Elvana Gjata,etj.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top