• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Omega 3 - acidet yndyrore që mund ta zgjerojnë trurin

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Studimet fillestare kanë treguar më shumë masë të përhimë në zonat e trurit që rregullojnë gjendjen shpirtërore.
Omega-3, acidet yndyrore, të gjetura në ushqime të ndryshme, përfshirë arrat, lirin dhe peshqit dhjamor, si salmoni dhe sardelet, mund të zgjerojnë zonat trurore që e udhëheqin humorin (gjendjen emocionale).

Studimet e zhvilluara në Universitetin e Pittsburgh-ut, kanë analizuar 55 të rritur të shëndetshëm, që kanë ngrënë ushqimet e zakonshme, që i hanë edhe ditëve tjera. Pjesëmarrësit, pastaj i janë nënshkruar skenimit duke përdorur rezonancën magnetike.

Studiuesit u fokusuan në masën e përhirtë – e cila përcjell informacionet – të lokalizuar në tri zona të trurit të cilat rregullojnë gjendjen psikike. Pjesëmarrësit me konsumim më të madh të acideve yndyrore omega-3 kishin më shumë lëndë të përhitur në këto zona, siç tregojnë studimet.

Por, ende nuk ka ndonjë konkluzion përfundimtar. Këto studime nuk kanë dëshmuar se këto acide yndyrore, omega-3, kanë ndërtuar vetë masën e përhime. Ndoshta pjesëmarrësit me sasi më të madhe të masës së përhime në ato zona kanë pëlqyer ushqimin e pasur me këto acide yndyrore. Por, nëse omega-3 zgjerojnë masën e përhime, kjo mund t’i sqarojë gjetjet e mëhershme që lidhin me rregullimin e gjendjes shpirtërore.

Këto të arritura u prezantuan në Budapest, Hungari, në konferencën vjetore shkencore të 65-të, të Shoqatës Psikosomatike Amerikane./
 
Top