• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Oni dhe Anbeta ne gjyq

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Gjykata vendos rrëzimin e padisë, si të pabazuar në prova e në ligj. Shpenzimet gjyqsore i ngarkohen paditëses Bujana Toromani.


Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij…”.

Me këto fjalë fillon vendimi i Gjykatës së Tiranës që lidhet me dy emra të njohur të botës së spaktaklit, por edhe pretendentë për tregtarë të vegjël. Çfarë ka ndodhur?

Oni Pustina dhe Bujana Toromani (motra e Ambeta Toromanit) kishin një llogari të përbashkët bankare në bankën S.P., në Tiranë dhe vendosnin e tërhiqnin lekë sipas nevojave që kishin për të drejtuar një dyqan që kishte hapur Oni.

Bujana kryente derdhjen e lekëve dhe tërheqjen edhe në mungesë të Onit. Në atë llogari bankare kishte rreth 53 mijë euro, të cilat Oni i kishte tërhequr dhe Bujana pretendonte se aty kishte pjesë edhe vetë ajo.

Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e palëve, vendosi të rrëzojë kërkesën e Bujanës, duke cilësuar të drejtë vendimin e Onit që lekët i takonin atij dhe jo Ambetes apo motrës së saj. Për këtë kishin një prokurë të posaçme të firmosur nga të dy për tërheqjen e lekëve. Ndërkohë, Ambeta kishte shitur aksionet e saj te vetë Oni.

Ka mbaruar me kaq?? Jo! Kjo që shkruam më sipër është vetëm padia e parë. Ka edhe një padi të dytë. Ambeta ka kërkuar që shitja e aksioneve të saj te dyqani të shpallet e pavlefshme. Gjyqi për këtë padi të dytë vazhdon. (Në dy tabelat shoqëruese, janë të dhënat e hollësishme mbi këto dy padi).

PADIA E PARË

Nr. i Çështjes: 5026
Dt. e regjistrimit: 19.01.2010
Paditësit: Bujana Toromani
Të paditurit: Fation Pustina
Lloji i Çështjes: Padi Begatim Pa Shkak (Neni 655-658)
Objekti: Detyrim i palës së paditur për të më kthyer shumën e begatuar pa shkak
Gjyqtari: Agim Bendo
Nr. i vendimit: 5375
Dt. e vendimit: 29.06.2010
Men. Përfundimit: Rrëzuar

PADIA E DYTË

Nr. i Çështjes: 8803
Dt. e regjistrimit: 04.05.2010
Paditesit: Anbeta Toromani
Te paditurit: Fatjon Pustina
Gjyqtari: Fatime Decolli
Objekti: – Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të aktit noterial prokurë e posaçme datë 15.10.2009 përpiluar nga noteri Xhevdet Hamzaj.
- Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të aktit noterial: “Marrëveshje shitblerje kuotash të vërtetuar nga noteri Julian Zhelegu.
- Rregullimin e pasojave që kanë sjellë aktet e mësipërme, duke vendosur perfundimsht kalimin e pjesëve të kapitalit (objekt i mareveshjes për shitblerjen e kuotave) paditëses Anbeta Toromani./Shekulli/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top